Home Blog Page 7098

Sylë Hoxhaj: Gjykata liroi Bernard Përlazrin

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj, fajin për lirimin e të dyshuarit për vrasjen e Hekuran Morinës dhe plagosjen e vëllait Fadilit, ia lë Gjykatës Themelore në Prizren.

“Prokurori çështjes nuk ka dhënë pëlqimin për t’ju ndërprerë paraburgimi të dyshuarit për vrasje “, ka thënë Hoxha për Klan Kosova.

Ai pranon se i dyshuari për vrasjen e Hekuranit, Bernard Përlazri dhe një grup prej 9 anëtarësh janë të dyshuar për shumë vepra penale.

“Janë të dyshuar për tentim vrasje, kërcënime dhe për fenomenin e fajdeve”, tregon Hoxha./PrizrenPress.com/

Kush është Nexhmi Krasniqi – “Skifteri 500”?

0

Komandanti i Policisë Rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, u suspendua sot, pas disa informacioneve të marra nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) dhe ankesave nga qytetarët.
Po kush është Nexhmi Krasniqi, drejtor i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit?

Nexhmi Krasniqi është i lindur më 16 tetor 1962 në fshatin Terpezë të Drenasit, ndërsa tash jeton në Prizren, ku ka qenë pjesëtar i UÇK-së, gjatë luftës i njohur me nofkën “Skifteri 500”.

Krasniqi është akuzuar po ashtu nga EULEX-i për krime lufte në shtatë pika të aktakuzës dhe atë në një pikë për Krime të Luftës kundër Popullatës Civile dhe të Burgosurve të Luftës dhe gjashtë pika për Krime Lufte kundër të Burgosurve të Luftës. Ai më pas është liruar nga të gjitha akuzat. Krasniqi ka qenë i akuzuar bashkë me Fatmir Limajn.

Krasniqin ditët e fundit është akuzuar nga Bernard Përlazri që është na arrati për shkak të vrasjes së Hekuran Morinës. Përlazri e ka akuzuar Krasniqin si njëri ndër njerëzit kryesor që kryen shërbimet për ‘mafian’ e këtij qyteti ku kryesisht merret me rastet e haraçit dhe fajdesë, transmeton Gazeta Fjala.

Sipas Përlazrit, ka qenë pikërisht Krasniqi ai që ka ndikuar te i ndjeri Hekuran Hoxha që mos t’ia kthejë paret e kjo ka quar edhe deri te vrasja.

Nexhmi Krasniqi po ashtu është akuzuar edhe nga Dibran Hoxha, një person me precedent penal, që ishte arrestuar për shkak të armbajtës pa leje në një lokal nate në Pirzren i quajtur “Kobra City” dhe pjesëmarrje në një rrahje masive në një pompë derivatesh.

Hoxha e ka akuzuar Krasniqin se këtë është duke ia bërë qëllimisht për shkak se është duke iu hakmarrë.

Nexhmi Krasniqi konfirmon se është suspenduar

0

Nexhmi Krasniqi, drejtor rajonal i policisë në Prizren, e ka konfirmuar për Klan Kosovën se ka marrë njoftimin për suspendim nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Ai nuk ka dashur t’i komentojë arsyet e largimit të tij nga posti i deritanishëm në krye të policës së Prizrenit.

Sipas Inspektoratit të Policisë së Kosovës kërkesa për suspendim të Krasniqit është, “pranimi i disa informacioneve dhe ankesës nga qytetarët, si dhe pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore preliminare”.

Elina Duni në Tiranë, promovon albumin “Dallëndyshe”

0

“Dallëndyshja” e këngëtares Elina Duni do të stacionohet në datat 14 dhe 15 shtator në Tiranë. Albumi me këtë titull i këngëtares, prodhuar në një ndër shtëpitë më të mira diskografike në botë sa i takon muzikës jazz, vjen në Shqipëri pas promovimit në Berlin, Paris, Suedi e Estoni. “Dallëndyshja’ e Elina Dunit do të qëndrojë dy ditë në kryeqyet për të vijuar shtegtimin e saj në Beograd.

“Albumi ‘Dallëndyshe’ është publikuar tek shtëpia diskografike legjendare e jazz-it në botë. Kisha shumë dëshirë që të bëhej dhe në Ballkan dhe në gjithë vendet shqipfolëse. Për mua është shumë e rëndësishme, ashtu siç shkruaj dhe këndoj shqip, të vi dhe t’i sjell këngët nga kurbeti i tyre zviceran t’i risjell në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Ishte shumë e rëndësishme për mua që ky tur të kapte gjithë njerëzit, gjithë shqiptarinë dhe pjesa e fundit e turit është Beogradi, do të këndoj shqip në Beograd ”, thotë Duni.

Ky album, thotë këngëtarja, përmban këngë mërgimi dhe dashurie duke sjellë një pjesë të shpirtit të Elinës. Titulli i zgjedhur enkas, si për të treguar dhimbjen dhe mallin që Elina përjeton në vazhdimësi si një emigrante e dashuruar me vendlindjen, ndonëse me famë botërore dhe shumë e suksesshme në lëvrimin e muzikës jazz.

“Kuarteti është “Kuarteti Elina Duni” në kemi dhjetë vjet që luajmë nëpër Europë, ky është albumi i katërt. Do të prezantojmë 12 këngët e këtij albumi që quhet “Dallëndyshe” dhe ka këngë të vjetra mërgimi dhe dashurie shqiptare, të gërshetuara me jazz-in, me tingujt e jazz-it bashkëkohor”, rrëfen Duni.

Elina Duni do të mirëpresë publikun e kryeqytetit në koncertin e saj live, në datat 14 dhe 15 shtator në sallën e Katedrales së Kishës Ortodokse. /Top Channel/

Suspendohet Nexhmi Krasniqi

0

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), pasi ka pranuar disa informacione dhe ankesa nga qytetarët, si dhe pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore preliminare, i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve të PK-së (njëri nga ta me pozitë të Drejtorit Rajonal të PK-së në Prizren kurse tjetri udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjes në të njëjtën Drejtori Rajonale).

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media të dërguar nga IPK, ndërsa thekson se rekomandimi për suspendim deri në njoftimin tjetër bazohet në Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës, neni 17 – paragrafi 12.

“IPK asnjëherë nuk paragjykon vendimin final të organeve të drejtësisë (bazuar në parimin e prezumimit të pafajësisë). Inspektorati Policor garanton qytetarët e vendit se çdo herë do të angazhohet për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve por edhe ruajtjes me vendosmëri të kredibilitetit të Policisë së Kosovës”, theksohet në njoftim.

Komuna e Prizrenit, ndihmon familjet e dëshmorëve

0

Komuna e Prizrenit të enjten e kësaj jave do të shpërndanë ndihma për familjet e dëshmorëve.

Zëdhënësi i KK-së, Ymer Berisha njofton se vërtetimet merren në  Zyrën e Komunës.

“Më datën 17.09.2015 fillon shpërndarja e ndihmave emergjente për familjet e dëshmoreve”, njofton Berisha .

“Vërtetimet merren në zyrën e Komunës, duke filluar nga ora 8.00”./PrizrenPress.com/

Familjarët e Hekuran Morinës kërkojnë drejtësi

0

Familjarët e Hekuran Morinës që po protestojnë në Prizren, janë zhvendosur para ndërtesës së Prokurorisë Themelore.

Deri më tani ata kanë qenë duke protestuar para ndërtesës së gjykatës, ndërsa takimi ka përfunduar.

Pas takimit, Aziz Morina, familjar i Herkuranit të vrarë tha se ka marrë premtimin nga kryetari i gjykatës, Ymer Hoxha, për zbardhjen e rastit.

“Ymer hoxha na ka premtuar se do ta çojë deri ne fund këtë rast. Nëse nuk zgjidhet ne do obligohemi të vetëmbrohemi”, tha Aziz Morina.

14:41
Familjarët e Hekuran Morinës, të vrarë më 7 shtator në Prizren, kanë nisur sot një protestë sot para ndërtesës së Gjykatës Themelore në këtë qytet në kërkim që drejtësia të nisë punën në ndriçimin e këtij rasti.

Aziz Morina, i afërm i viktimës së fundit në Prizren, tha se Hekurani i ndjerë ishte viktimë e fajdeve.

“Hekuranit i kanë kërku fajde. Baba i Hekuranit nuk i ka pasë borxh asnjë individi apo grupi. Fajdexhinjtë kur e kanë pa që s’po realizohen kërkesat ia kanë nisë me kërcënime. Kanë pasuar rrahjet, e kemi lajmëru ne polici me shpresën që drejtësia do e zgjidhë, por mjerisht drejtësia që po zhvillohet në shtetin tonë nuk po jetësohet sipas ligjit”, tha Aziz Morina gjatë protestës.

Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta ku shkruante “Stop Haraçit”, “Duam Siguri”, “Duam Drejtësi”, “Ndriçone Rastin”…

Për Aziz Morinën “krimi është i lidhur me pushtetarët dhe me gjyqësinë”.

Ai ka paralajmëruar protestë të gjatë të familjarëve para gjykatës.

“Do qëndrojmë para gjykatës derisa dikush të dalë dhe të bisedojë me ne”, u shpreh ai.

Më 7 shtator, te rrethi i “Bazhdarhanes” në këtë qytet u vra Hekuran Morina dhe u plagosën tre persona, mes tyre edhe vëllai i Hekuranit, Fadili./Kallxo.com/

Amy Winehouse, një shpirt i bukur!

0

Më 14 Shtator, Amy Winehouse do të kishte mbushur 32-vjeç. Për ta kujtuar në këtë ditë do të shfaqet në kinematë botërore një dokumentar mbi jetën e këngëtares që i dha shumë muzkës. Filmi dokumentar është përgatitur nga regjisori, Asif Kapadia.

Në këtë film të shkurtër vijnë momentet më të bukura nga jeta personale dhe artistike e këngëtares së ndjerë britanike.

Dokumentrari është realizuar në bashkëpunim me familjen Winehouse.

Amy ishte e gjatë 1.59 cm. Por ajo që e bëri të veçantë ishte padyshim zëri unik dhe stili i saj. Modeli i flokëve – shkruan revista Vanatifair i jepte edhe 15 cm më shumë gjatësi.

Ky lloj modeli flokësh kishte lindur në vitet ’70 dhe u krijuar nga parukierja Margaret Vinci Held nga Chicago. Amy e përqafoi menjëherë stilin e saj duke e sjell këtë look me lule të freskëta në kokë.

Edhe makiazhi ishte pjesë e pamjes nga artistja e famshme që i çudiste të gjitha. Sytë si mace ishin modeli që ajo i qëndroi besnike deri në vdekje. Madje ajo nuk dilte kurrë nga shtëpia pa make up-in që e bënte të ndihej ndryshe nga të tjerat.

Shpëtimi nga çmenduria

0

Ingmar Bergman: Kam punuar gjithë kohën dhe kjo është si një përmbytje ndaj peizazhit të shpirtit. Është si spastrim. Ndryshe, me siguri do të isha çmendur.

“A e dini se çfarë është realizimi i filmave?”, pyeste regjisori i famshëm suedez Ingmar Bergman (1918-2007), në një intervistë të vitit 1964.

“Tetë orë pune të vështira çdo ditë, për të prodhuar 3 minuta film. Dhe gjatë këtyre 8 orëve, janë ndoshta vetëm 10 apo 12 minuta, nëse ju jeni me fat, krijimtari e vërtetë artistike. Dhe ndoshta ai moment nuk vjen. Pastaj duhet të sfilisni veten edhe për 8 orë të tjera e të luteni, që të merrni më të mirën tuaj e 10 minutave këtë herë”.

Por, realizimi i filmave për Bergman ishte edhe shkrimi i skenarit, proces që ai përherë e krynte në shtëpinë e tij në ishullin e largët Faro, Suedi. Atje ai ndoqi në thelb të njëjtin rregjim pune për dekada të tëra:ngrihej në orën 8:00 dhe nga ora 9:00 deri në mesditë shkruante, pastaj hante një vakt të kursyer.

“Ai hante vazhdimisht të njëjtat ushqime në drekë”, kujton aktorja Bibi Andersson.

“Nuk ndryshonte asgjë. Konsumonte qumësht soje shumë të trashë, një përzierje luleshtrydhesh, shumë të ëmbla, si dhe një lloj të çuditshëm ushqimi për fëmijë, që e shoqëronte me drithra misri”.

Pas dreke, Bergman punonte sërish nga ora 1:00 deri në 3:00, pastaj flinte për një orë. Në pasditen e vonë ai dilte për një shëtitje, ose shkonte me tragetin e linjës në ishullin fqinj, për të marrë gazetat dhe postën. Në mbrëmje, lexonte, takonte miq, shfaqte për ta një film nga koleksioni i tij i madh, apo shikonte televizor.

“Unë nuk kam pirë kurrë drogë apo alkool. Zakonisht pi një gotë verë, dhe kjo më bën tepër të lumtur”, shprehej ai.

Muzika ishte “absolutisht e domosdoshme” për të, dhe Bergmani dëgjonte me endje çdo gjë nga Bach tek Rolling Stones.

Kur u moshua, filloi të kishte probleme me gjumin, duke mos ia dalë kurrë të flinte më shumë se 4 apo 5 orë në natë, çka ndikoi që filmat e tij të fundit të ishin tepër të rëndë në aspektin emocional dhe psikologjik.

Por, edhe pasi u tërhoq nga bërja e filmave kinematografikë në vitin 1982, Bergman vazhdoi të realizojë filma televizive, vuri në skenë drama dhe opera, si dhe shkroi drama, romane, dhe një autobiografi.

“Kam punuar gjatë gjithë kohës, dhe kjo është si një përmbytje ndaj peizazhit të shpirtit. Është diçka e mirë, sepse merr përpara shumë gjëra. Është si një lloj spastrimi. Nëse s’do kisha punuar gjatë gjithë kohës, me siguri që do të isha çmendur”.

Haradinaj: Gjykata Speciale, EULEX-i e UNMIK-u janë i njëjti “material”

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin Info-Box të Tv Dukagjinit, duke folur për Gjykatës Speciale, ka thënë se e keqja më e madhe e kësaj gjykate, është se ajo sipas tij, është selektive – i prek vetëm shqiptarët.

Ai më tutje ka thënë se nuk e çudit fakti se Gjykata Speciale mund të kërkoj prova dhe të bëjë hetime në zonën e Dukagjinit, sepse dihet ku është bërë lufta.

“Lufta është bërë në Dukagjin, duke mos përfunduar lufta më herët si në disa zona tjera. Ka ndodhur lufta gjithë kohën. Ka qenë lufta më intensive. Krejt insistimet që i ka bërë Serbia për të bërë hetime pas luftës, kanë qenë të fokusuara më së shumti në këtë zonë. Krejt çka ka ndodhur në zonën e Dukagjinit – e vogël ose e madhe – është shtjelluar në Tribunalin e Hagës”, ka thënë ai.

Haradinaj ka theksuar se nuk e kupton se si po kanë fytyrë bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë hetimet për ish-pjesëtarët e UÇK-së, kur sipas tij, më këtë çështje është marrë UNMIK-u, Tribunali i Hagës, EULEX-i.

Sipas tij, edhe Gjykata Speciale është një mashtrim i radhës.

“Një mashtrim i radhës që po vjen. Ky është qasi materiali, kanë me përfitu disa njerëz duke marrë rroga – asgjë më tepër”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj. /Telegrafi/