17.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025
Home Blog Page 7109

Vritet me thikë një 50-vjeçar

0

Sulm me thikeNjë 50-vjeçar ka humbur jetën gjatë ditës së diel në Selenicë të Vlorës, teksa viktima është identifikuar si Ferdinand M.

Nga sulmi me armë të ftohtë, thikë, atij i janë shkaktuar plagë të rënda, të cilave nuk ka mundur t’u mbijetojë edhe pse është drejtuar menjëherë për në spitalin rajonal të Vlorës.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi, por mësohet se policia ka ndaluar një shtetas 45-vjeçar, Spiro Mitro, i cili dyshohet të ketë qëlluar viktimën me mjetin e mprehtë. /TCH/

Cameron e çon fëmijën në shkollë publike

0

Cameron me vajzenAi vetë ka studiuar në Eton, në Kolegjin e elitës britanike, në ndërkohë që vajzën do ta dërgojë në një shkollë publike.

David Cameron shndërrohet kështu në kryeministrin e parë britanik që një prej fëmijëve të tij do të studiojë në një shkollë publike.

Që nga viti i ardhshëm, Nancy, 11 vjeçe, do të shkojë në shkollën ”Grey Coat Hospital”, në Westminster.

Shkollë publike, por jo një shkollë çfarëdo, pasi ndodhet vetëm pak metra nga Downing Street.

Këtë fakt, media britanike e sheh si një shenjë që Cameron është i sigurt se do t’i fitojë zgjedhjet e 7 majit.

Shkolla, ku ai dhe bashkëshortja Samantha kanë vendosur të çojnë vajzën e tyre, konsiderohet si një nga më të mirat në Britaninë e Madhe.

Shumetnike, por me një theks të fortë fetar, ”Grey Coat Hospital” është një shkollë shumë e ashpër.

Nëse një nxënës harron librat në shtëpi apo shpërqendrohet gjatë orës së mësimit, atëherë detyrohet të qëndrojë në shkollë përtej orarit të mësimeve duke u mbyllur në një dhomë të veçantë.

Përplasje me armë: 1 e vdekur dhe 2 të plagosur, autori në kërkim

0

Shkoder-vrasjaPolicia e Shkodrës ka dhënë informacione për ngjarjen e së shtunës, ku gjeti vdekjen një 20-vjeçare dhe u plagosën rëndë 2 persona të tjerë. Bëhet e ditur se policia ka shoqëruar në komisariat një 31-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një person që dyshohet si autor i vrasjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e natës së të shtunës, në një lokal nate në Kryebushat të Shkodrës. Një femër është vrarë me armë zjarri dhe dy persona të tjerë janë plagosur rëndë, pas një shkëmbimi zjarri. Viktima është shtetësja Elsa Tusha, 20 vjeçe, ndërsa dy të plagosurit janë shtetasit Paulin Ndoja, 34 vjeç, nga fshati Narac, dhe Selim Aleti, 56 vjeç, nga fshati Bërdicë.

Konflikti mes personave të përfshirë në këtë ngjarje ka nisur rreth orës 22:30 në ambientet e brendshme të lokalit me muzikë “live”, në kompleksin “Argenti”, në vendin e quajtur Kryebushat.

Pas një përleshjeje fizike, disa nga personat e përfshirë në konflikt kanë tentuar të largohen me automjetin e tyre BMW X5, me targa SH 6969 E, që ndodhej në afërsi të lokalit. Në këtë moment, mes palëve dyshohet se ka pasur dhe shkëmbim zjarri, ku për pasojë shtetësja Elsa Tusha, që ndodhej në sediljen e pasme të makinës BMW X5, ka marrë disa plumba në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa dy të plagosurit kanë marrë disa plagë serioze dhe i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Shkak i këtij konflikti dyshohet se është bërë një grindje e çastit për motive banale.

Nga hetimet që po zhvillohen, dyshohet se 56-vjeçari i plagosur Selim Aleti ka tentuar të ndërhyjë për të shuar konfliktin. Ndërkohë dyshohet se janë të paktën dhe dy persona të tjerë, autorë në këtë ngjarje, të cilët kanë mundur të largohen.

Policia vazhdon hetimet për të përcaktuar pozicionin e personave të plagosur dhe të viktimës në këtë konflikt. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja automatiku dhe pistolete. /Top Channel/

97 aksidente trafiku, në 48 orët e fundit

0

Aksident ne boreBora e rënë ditëve të fundit ka shkaktuar aksidente të shumta trafiku, si dhe vështirësi në qarkullimin rrugorë.

Gjatë 48 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 97 aksidente trafiku, ku 74 prej tyre janë me dëme materiale, ndërsa në 23 aksidente ka pasur edhe persona të lënduar, por asnjë me fatalitet. Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Tribuna, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Sipas Kelanit të gjitha rrugët në Kosovë janë të qarkullueshme në përjashtim të magjistrales Pejë – Kullë – Rozhajë që për momentin është e bllokuar.

Vështirësi në qarkullim ka edhe në zonat e thella malore. Kelani, bën thirrje tek qytetarët të kenë pajisjet dimërore për veturat dhe të kenë kujdes të shtuar në orët e hershme të mëngjesit dhe në mbrëmje, ngase sepse tij, ngricat në këto kohë janë më të evidentuara.

Anglia, me shpresë për triumf në Eurovizion

0

Alex Larke dhe Bianca NikolasDjali zakonisht performon në stilin e Mick Jagger, ndërsa vajza është vetëm 26 vjecare. Të dytë kanë bashkuar forcat për të përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në Festivalin Eurosong në Vjenë.

Alex Larke dhe Bianca Nikolas me këngën “Still in love with you” është techno electric ndërsa do të performohet në shpresë që Mbretëria e Bashkuar të ketë rezultate më të mira në Festivalin më të madh dhe të ndjekur evropian.

Mbretëria e Bashkuar vitin e kaluar përfundoi në vendin e 17-të me këngëtaren Molly Downes dhe këngën “Children of the Universe”. Historikisht, në Eurovizion Mbretëria e Bashkuar ka fituar plot pesë herë.

Mbetet Irlanda shteti që ka fituar Eurovizionin plot shtatë herë, dhe kështu mban rekordin për fitore.

Hasani: Paslufta krijoi “njerëz me diploma” e jo të dijshëm

0

Nait HasaniKryetari i komisionit parlamentar për Arsim, Shkencë, teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, Nait Hasani, tha se zhvillimi i arsimit të Kosovës, ka kaluar në faza të ndryshme, që janë lidhur edhe me zhvillimin politik të Kosovës.

“Pas lufte arsimi ka pas nj ngërç brenda vetes. Reformat që kanë filluar kane qenë një eksperiment i rrezikshëm që ka sjellë deri tek rënia e cilësisë në nivelin e arsimit në Kosovë. Sot me ligjin për arsimin e lart është munduar të ruhet arsimi, por përsëri ka pas defekte brenda tij, për shkak të korrikulave dhe qasjes jo serioze ndaj arsimit, të pushtetarëve”, tha Hasani.

Ndërhyrjen e politikës në sistemin e arsimit Hasani e sheh si përpjekje për të krijuar “njerëz me diploma”.

“Nevojën urgjente për të mbuluar mungesën e njerëzve me dije, pasluftës e mbuluan njerëzit me diploma, që sollën një kaos të dijes dhe diplomës, dhe kjo bërë që të bie edhe cilësia e arsimit në Kosovë. Unë mendoj se ky arsimin Ad Hok ka çrregullua arsimin. Dhe marrja e diplomave për një vend pune ka paralizuar shtetin dhe kemi krijuar një mori të masterëve dhe doktoraturave pa dije serioze, dhe në baza shkencore. Shkencën e kemi dëmtuar keq dhe shumë rëndë me vetëdije si gjeneratë”, tha Hasani.

Ai shpreson se me ligjet e arsimit, të ndalet kjo dukuri në arsim. Sepse sipas tij me arsim duhet të konkurrojmë në cilësinë e dijes në Evropë./Botasot/

Ashpërsohet gara brenda partive

0

Partite politike-fushateNë kohën kur partitë politike janë zhytur nën ethet e zgjedhjeve të brendshme “gjakrat” janë rritur dhe lufta nga brenda është ashpërsuar. “Fronti” është hapur jo vetëm në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila tashmë është në proces zgjedhor, por edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe në Aleancën Kosova e Re (AKR).

Pranvera e sivjetme i gjen këto tri subjekte politike në një proces të brendshëm zgjedhor, derisa është Lëvizja “Vetëvendosje”, ajo e cila sapo ka përmbyllur këtë proces që ka nxjerrë një strukturë të re drejtuese dhe lidership të ri. Edhe brenda tri partive politike, LDK-së, AAK-së dhe AKR-së thonë se zgjedhjet e brendshme do të prodhojnë reforma të thella dhe ndryshime në strukturat drejtuese, ndonëse lidershipi i LDK-së dhe AAK-së pritet të jetë i njëjti për dallim nga AKR-ja që pritet të drejtohet nga Mimoza Kusari –Lila. /Zëri/

Gjykata cakton datën e fillimit gjyqësor për rastin e manifestimit “Java e Remzi Ademaj”

0

Nexhat Cocaj-DKAPGjykata Themelore në Prizren, ka cakuar datën e fillimit gjyqësor për rastin e manifestimit “Java e Remzi Ademaj”. Zëdhënësja e e Gjykatës, Afërdita Kicaj ka konfirmuar se gjykimi për këtë rast do të fillojë me datën 23 të këtij muaj.

“Ky rast do të fillojë të gjykohet me 23 mars të këtij viti”, konfirmoi Kicaj për “PrizrenPress”.

Drejtori i Arsimi në Prizreni, Nexhat Çoçaj akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren se keqpërdori për 5 vjet rresht manifestimin “Java e Remzi Ademaj”.

Prandaj Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit në dhjetor të vitit të kaluar ka ngritur aktakuzë të re ndaj drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nexhat Çoçaj dhe dy arsimtarëve të po kësaj komune, Bekim Thaçi dhe Bedri Çejku.

Çoçaj ngarkohet me 5 pika, që të gjitha për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar.

Ai dyshohet se gjatë pesë viteve të manifestimit të javës “Remzi Ademaj” keqpërdori 61 mijë e 303 euro.

Sipas pikës 1 të aktakuzës, Nexhat Çoçaj, gjatë periudhës kohore maj- qershor të vitit 2008 në Prizren, si person zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të fitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në atë mënyrë që si kryetar i këshillit organizativ “Manifestimi i javës Remzi Ademaj” në xhirollogarinë e tij bankare, alokohet shuma 12 mijë e 803 euro nga Komuna e Prizrenit.

I akuzuari Çoçaj, përmes kësaj shume të mjeteve, pa një procedurë të tenderimit ka paguar fatura furnitorëve përmes transferit, ka bërë blerje me kartelë nëpër qendra tregtare, ka tërhequr mjete në shuma të ndryshme nga bankomati, ka bërë po ashtu tërheqje të parave nga llogaria rrjedhëse, të cilat i ka alokuar Kuvendi Komunal i Prizrenit, dhe atë më datë 14.11.2008, shumën prej 2 mijë euro dhe më datë 04.12.2008 shumën prej 1 mijë e 137 euro, pa u ditur destinacioni i shpenzimit të parasë publike.

Po ashtu, nga këto mjete janë bërë furnizime nga firma “Bogdani” pronar i të cilit është vet Çoçaj, edhe atë njëherë 196 euro dhe njëherë tjetër 1 mijë e 420 euro, të gjitha këto shpenzime janë bërë jashtë destinimit për të cilin ishin alokuar mjetet për të mbuluar shpenzimet e manifestimit.

Me këtë ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës ose autoritetit zyrtar.

Në pikën e dytë të aktakuzës, Çoçaj, akuzohet se gjatë periudhës maj- qershor 2009 në Prizren, ka keqpërdorur sërish manifestimin e javës që mbahet në emër të dëshmorit “Remzi Ademaj”.

Kësaj radhe Çoçaj, nuk merr mjetet në xhirollogarinë e tij, por mjetet prej 11 mijë euro, alokohen në xhirollogarinë e ndërmarrjes botuese “Bogdani”, pronar i së cilës është vet ai.

Përmes këtyre mjeteve, pa procedura tenderimi, Çoçaj, ka paguar fatura furnitorëve, ka tërhequr para në bankomat, ka blerë në qendra tregtare, si dhe janë bërë furnizime nga firma “Bogdani” në shumën prej 822 euro.

Të gjitha këto shpenzime, Çoçaj, i kishte bërë jashtë destinimit për të cilin ishin alokuar mjetet, madje është bërë tejkalimi i shumës së lejuar prej 4 mijë e 141 euro, pa një vendim përkatës nga ana e Komunës për tejkalim.

Ndërsa në pikën e tretë të akuzës, Çoçaj akuzohet së bashku me arsimtarin Bekim Thaçi, nga fshati Nashec, se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës ose autoritetit zyrtar.

Gjatë periudhës maj- qershor 2010, Bekim Thaçi, si person zyrtar duke keqpërdorur detyrën zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore për të akuzuarin Nexhat Çoçaj.

Thaçi, në cilësinë e kryetarit të këshillit organizativ “Manifestimi i javës së Remzi Ademaj” pas alokimit të shumës prej 10 mijë euro, në xhirollogarinë e tij bankare në “ProCredit Bank” në Prizren, menjëherë e bart pjesën e shumës prej 5 mijë 650 euro, e pastaj shumën prej 4 mijë e 350 euro, të gjitha në xhirollogarinë e të akuzuarit Nexhat Çoçaj, i cili pa një procedurë të tenderimit u ka paguar fatura furnitorëve, ka bërë blerje me kartelë, ka tërhequr para nga bankomati në Durrës, poashtu ka bërë edhe shpenzime nga firma personale “Bogdani” në shumën prej 724 euro.

Në pikën katër të akuzës, Çoçaj, sërish në vitin tjetër, gjatë muajve maj- qershor 2011, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, së bashku me arsimtarin Bekim Thaçi.

I akuzuari Bekim Thaçi, si kryetar i këshillit organizativ “Manifestimi i javës Remzi Ademaj” pas alokimit të mjeteve nga Komuna, në shumën prej 12 mijë euro në xhirollogarinë e tij bankare, menjëherë sikurse në vitin 2010, shumën e tij bankare prej 3 mijë euro i bart të akuzuarit Nexhat Çoçaj.

Më pas, më datë 06 maj 2011, në emër të huazimit i bart sërish te Çoçaj, shumën prej 9 mijë euro, të cilat Çoçaj, pa procedurë tenderimi ka paguar fatura furnitorëve, ka tërhequr para nga llogaria rrjedhëse, poashtu ka paguar këstin e kredisë dhe këstin e qerasë dhe ka bërë blerje nëpër qendra tregtare.

Poashtu, në xhirollogarinë e Nexhat Çoçajt, më datë 29.08.2011, janë derdhur mjetet në shumën prej 3 mijë e 500 euro, ndërsa më datë 21.11.2011, është derdhur shuma prej 2 mijë euro, të gjitha këto shpenzime janë bërë, jashtë destinimit për të cilin ishin alokuar mjetet për të mbuluar shpenzimet e manifestimit, të dhëna këto të përshkruara sipas mendimit të ekspertit financiar Agim Kastrati.

Çoçaj, në pikën e pestë të aktakuzës, akuzohet se në bashkëkryerje me arsimtarin Bedri Çejku, nga Prizreni, kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës ose autoritetit zyrtar.

Bedri Çejku akuzohet se gjatë periudhës maj- qershor 2012, si kryetar i këshillit organizativ “Manifestimi i javës Remzi Aemaj” pas alokimit të mjeteve në xhirollogarinë e tij bankare, në shumën prej 10 mijë euro, një pjesë të mjeteve nga periudha kohore prej 28 maj 2012, deri më 04 qershor 2012 paguan me kesh porositë që i ka bërë për manifestimin, ndërsa pjesën tjetër të parave i’ a ka dhënë të akuzuarit Nexhat Çoçaj.

Ky i fundit, pos që kishte bërë porosi dhe pagesën për manifestimin e javës “Remzi Ademaj”, ka transferuar para në llogari kursimi për fëmijët, ka paguar këstin e kredisë dhe të qerasë, poashtu ka bërë blerje me kartelë nëpër qendra tregtare duke tërhequr mjete në shuma të ndryshme nga bankomati, si dhe ka bërë tërheqje të parave nga llogaria rrjedhëse pa u ditur destinacioni i shpenzimit të parasë publike./PrizrenPress.com/

Urimi i Mujës për 8 mars

0

Ramadan Muja 2Kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja, ka uruar të gjitha nënat dhe femrat e komunës me rastin e 8 marsit.

“Kjo ditë shërben, jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe e drejtësi”, thuhet në urimin e Mujës.

“8 marsi u dedikohet të gjitha grave, të cilat në saje të vlerave të tyre ndryshuan historinë botërore, kjo ditë u kushtohet grave të cilat për shekuj luftuan për barazinë e gruas në shoqëri”.

“Komuna jonë po benë përpjekje maksimale që përmes politikave publike dhe përkrahjeve shumëdimensionale të mbështesë të gjitha aktivitetet dhe evenimentet që realizojnë femrat në komunën tonë”./PrizrenPress.com/

Isa Mustafa: Gratë kosovare heroina, meritojnë më shumë

0

isa mustafa 3Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin.Mustafa, duke folur për rolin e gruas kosovare ndër vite, ka thënë se ato meritojnë edhe më shumë, kujdes më të madh të shoqërisë.Ai i ka cilësuar femrat si të guximshme, të afta dhe vetëflijuese.

Më poshtë, mund të lexoni shkrimin e plotë të Mustafës:

Historia e Ditës së Gruas nuk njeh vetëm kërkesat e grave për të drejtat e tyre; të votës, qeverisjes, punës, arsimimit, për ndalimin e diskriminimit por edhe për kundërshtimin e tyre ndaj dhunës, luftës, urisë…

Këso ishin edhe gratë kosovare të fundshekullit të njëzetë. U gjetën në radhët e para të protestave kundër dhunës e terrorit. U përplasën me makinerinë ushtarake e policore për të ruajtur dinjitetin kombëtar, për ta mbrojtur familjen dhe për ta fituar lirinë e vendit të tyre. Ishin luftëtare, heroina, dëshmore të kombit.

Të tilla janë edhe sot. Në institucionet më të larta të vendit, bartëse të arsimit e edukimit, mjeke e afariste, police e pjesëtare të FSK-së, kultivuese të familjes e edukatore të fëmijëve. Meritojnë edhe më shumë. Kujdesin më të madh të shoqërisë.

Shoqëritë e emancipuara cilësohen me pozitën sociale të gruas, me përfshirje të madhe të grave në të gjitha aktivitetet ekonomike e sociale. Vlerat e një shoqërie nuk maten me numra të veçuar, ato pasqyrohen përmes harmonisë. Do të punojmë së bashku të ndërtojmë vlerat tona.
Zonja të nderuara, Ju uroj 8 Marsin!