24.6 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025
Home Blog Page 7110

Ashpërsohet gara brenda partive

0

Partite politike-fushateNë kohën kur partitë politike janë zhytur nën ethet e zgjedhjeve të brendshme “gjakrat” janë rritur dhe lufta nga brenda është ashpërsuar. “Fronti” është hapur jo vetëm në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e cila tashmë është në proces zgjedhor, por edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe në Aleancën Kosova e Re (AKR).

Pranvera e sivjetme i gjen këto tri subjekte politike në një proces të brendshëm zgjedhor, derisa është Lëvizja “Vetëvendosje”, ajo e cila sapo ka përmbyllur këtë proces që ka nxjerrë një strukturë të re drejtuese dhe lidership të ri. Edhe brenda tri partive politike, LDK-së, AAK-së dhe AKR-së thonë se zgjedhjet e brendshme do të prodhojnë reforma të thella dhe ndryshime në strukturat drejtuese, ndonëse lidershipi i LDK-së dhe AAK-së pritet të jetë i njëjti për dallim nga AKR-ja që pritet të drejtohet nga Mimoza Kusari –Lila. /Zëri/

Gjykata cakton datën e fillimit gjyqësor për rastin e manifestimit “Java e Remzi Ademaj”

0

Nexhat Cocaj-DKAPGjykata Themelore në Prizren, ka cakuar datën e fillimit gjyqësor për rastin e manifestimit “Java e Remzi Ademaj”. Zëdhënësja e e Gjykatës, Afërdita Kicaj ka konfirmuar se gjykimi për këtë rast do të fillojë me datën 23 të këtij muaj.

“Ky rast do të fillojë të gjykohet me 23 mars të këtij viti”, konfirmoi Kicaj për “PrizrenPress”.

Drejtori i Arsimi në Prizreni, Nexhat Çoçaj akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren se keqpërdori për 5 vjet rresht manifestimin “Java e Remzi Ademaj”.

Prandaj Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prizrenit në dhjetor të vitit të kaluar ka ngritur aktakuzë të re ndaj drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nexhat Çoçaj dhe dy arsimtarëve të po kësaj komune, Bekim Thaçi dhe Bedri Çejku.

Çoçaj ngarkohet me 5 pika, që të gjitha për keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar.

Ai dyshohet se gjatë pesë viteve të manifestimit të javës “Remzi Ademaj” keqpërdori 61 mijë e 303 euro.

Sipas pikës 1 të aktakuzës, Nexhat Çoçaj, gjatë periudhës kohore maj- qershor të vitit 2008 në Prizren, si person zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të fitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në atë mënyrë që si kryetar i këshillit organizativ “Manifestimi i javës Remzi Ademaj” në xhirollogarinë e tij bankare, alokohet shuma 12 mijë e 803 euro nga Komuna e Prizrenit.

I akuzuari Çoçaj, përmes kësaj shume të mjeteve, pa një procedurë të tenderimit ka paguar fatura furnitorëve përmes transferit, ka bërë blerje me kartelë nëpër qendra tregtare, ka tërhequr mjete në shuma të ndryshme nga bankomati, ka bërë po ashtu tërheqje të parave nga llogaria rrjedhëse, të cilat i ka alokuar Kuvendi Komunal i Prizrenit, dhe atë më datë 14.11.2008, shumën prej 2 mijë euro dhe më datë 04.12.2008 shumën prej 1 mijë e 137 euro, pa u ditur destinacioni i shpenzimit të parasë publike.

Po ashtu, nga këto mjete janë bërë furnizime nga firma “Bogdani” pronar i të cilit është vet Çoçaj, edhe atë njëherë 196 euro dhe njëherë tjetër 1 mijë e 420 euro, të gjitha këto shpenzime janë bërë jashtë destinimit për të cilin ishin alokuar mjetet për të mbuluar shpenzimet e manifestimit.

Me këtë ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës ose autoritetit zyrtar.

Në pikën e dytë të aktakuzës, Çoçaj, akuzohet se gjatë periudhës maj- qershor 2009 në Prizren, ka keqpërdorur sërish manifestimin e javës që mbahet në emër të dëshmorit “Remzi Ademaj”.

Kësaj radhe Çoçaj, nuk merr mjetet në xhirollogarinë e tij, por mjetet prej 11 mijë euro, alokohen në xhirollogarinë e ndërmarrjes botuese “Bogdani”, pronar i së cilës është vet ai.

Përmes këtyre mjeteve, pa procedura tenderimi, Çoçaj, ka paguar fatura furnitorëve, ka tërhequr para në bankomat, ka blerë në qendra tregtare, si dhe janë bërë furnizime nga firma “Bogdani” në shumën prej 822 euro.

Të gjitha këto shpenzime, Çoçaj, i kishte bërë jashtë destinimit për të cilin ishin alokuar mjetet, madje është bërë tejkalimi i shumës së lejuar prej 4 mijë e 141 euro, pa një vendim përkatës nga ana e Komunës për tejkalim.

Ndërsa në pikën e tretë të akuzës, Çoçaj akuzohet së bashku me arsimtarin Bekim Thaçi, nga fshati Nashec, se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës ose autoritetit zyrtar.

Gjatë periudhës maj- qershor 2010, Bekim Thaçi, si person zyrtar duke keqpërdorur detyrën zyrtare, i tejkalon kompetencat e tij, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore për të akuzuarin Nexhat Çoçaj.

Thaçi, në cilësinë e kryetarit të këshillit organizativ “Manifestimi i javës së Remzi Ademaj” pas alokimit të shumës prej 10 mijë euro, në xhirollogarinë e tij bankare në “ProCredit Bank” në Prizren, menjëherë e bart pjesën e shumës prej 5 mijë 650 euro, e pastaj shumën prej 4 mijë e 350 euro, të gjitha në xhirollogarinë e të akuzuarit Nexhat Çoçaj, i cili pa një procedurë të tenderimit u ka paguar fatura furnitorëve, ka bërë blerje me kartelë, ka tërhequr para nga bankomati në Durrës, poashtu ka bërë edhe shpenzime nga firma personale “Bogdani” në shumën prej 724 euro.

Në pikën katër të akuzës, Çoçaj, sërish në vitin tjetër, gjatë muajve maj- qershor 2011, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, së bashku me arsimtarin Bekim Thaçi.

I akuzuari Bekim Thaçi, si kryetar i këshillit organizativ “Manifestimi i javës Remzi Ademaj” pas alokimit të mjeteve nga Komuna, në shumën prej 12 mijë euro në xhirollogarinë e tij bankare, menjëherë sikurse në vitin 2010, shumën e tij bankare prej 3 mijë euro i bart të akuzuarit Nexhat Çoçaj.

Më pas, më datë 06 maj 2011, në emër të huazimit i bart sërish te Çoçaj, shumën prej 9 mijë euro, të cilat Çoçaj, pa procedurë tenderimi ka paguar fatura furnitorëve, ka tërhequr para nga llogaria rrjedhëse, poashtu ka paguar këstin e kredisë dhe këstin e qerasë dhe ka bërë blerje nëpër qendra tregtare.

Poashtu, në xhirollogarinë e Nexhat Çoçajt, më datë 29.08.2011, janë derdhur mjetet në shumën prej 3 mijë e 500 euro, ndërsa më datë 21.11.2011, është derdhur shuma prej 2 mijë euro, të gjitha këto shpenzime janë bërë, jashtë destinimit për të cilin ishin alokuar mjetet për të mbuluar shpenzimet e manifestimit, të dhëna këto të përshkruara sipas mendimit të ekspertit financiar Agim Kastrati.

Çoçaj, në pikën e pestë të aktakuzës, akuzohet se në bashkëkryerje me arsimtarin Bedri Çejku, nga Prizreni, kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës ose autoritetit zyrtar.

Bedri Çejku akuzohet se gjatë periudhës maj- qershor 2012, si kryetar i këshillit organizativ “Manifestimi i javës Remzi Aemaj” pas alokimit të mjeteve në xhirollogarinë e tij bankare, në shumën prej 10 mijë euro, një pjesë të mjeteve nga periudha kohore prej 28 maj 2012, deri më 04 qershor 2012 paguan me kesh porositë që i ka bërë për manifestimin, ndërsa pjesën tjetër të parave i’ a ka dhënë të akuzuarit Nexhat Çoçaj.

Ky i fundit, pos që kishte bërë porosi dhe pagesën për manifestimin e javës “Remzi Ademaj”, ka transferuar para në llogari kursimi për fëmijët, ka paguar këstin e kredisë dhe të qerasë, poashtu ka bërë blerje me kartelë nëpër qendra tregtare duke tërhequr mjete në shuma të ndryshme nga bankomati, si dhe ka bërë tërheqje të parave nga llogaria rrjedhëse pa u ditur destinacioni i shpenzimit të parasë publike./PrizrenPress.com/

Urimi i Mujës për 8 mars

0

Ramadan Muja 2Kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja, ka uruar të gjitha nënat dhe femrat e komunës me rastin e 8 marsit.

“Kjo ditë shërben, jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe e drejtësi”, thuhet në urimin e Mujës.

“8 marsi u dedikohet të gjitha grave, të cilat në saje të vlerave të tyre ndryshuan historinë botërore, kjo ditë u kushtohet grave të cilat për shekuj luftuan për barazinë e gruas në shoqëri”.

“Komuna jonë po benë përpjekje maksimale që përmes politikave publike dhe përkrahjeve shumëdimensionale të mbështesë të gjitha aktivitetet dhe evenimentet që realizojnë femrat në komunën tonë”./PrizrenPress.com/

Isa Mustafa: Gratë kosovare heroina, meritojnë më shumë

0

isa mustafa 3Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin.Mustafa, duke folur për rolin e gruas kosovare ndër vite, ka thënë se ato meritojnë edhe më shumë, kujdes më të madh të shoqërisë.Ai i ka cilësuar femrat si të guximshme, të afta dhe vetëflijuese.

Më poshtë, mund të lexoni shkrimin e plotë të Mustafës:

Historia e Ditës së Gruas nuk njeh vetëm kërkesat e grave për të drejtat e tyre; të votës, qeverisjes, punës, arsimimit, për ndalimin e diskriminimit por edhe për kundërshtimin e tyre ndaj dhunës, luftës, urisë…

Këso ishin edhe gratë kosovare të fundshekullit të njëzetë. U gjetën në radhët e para të protestave kundër dhunës e terrorit. U përplasën me makinerinë ushtarake e policore për të ruajtur dinjitetin kombëtar, për ta mbrojtur familjen dhe për ta fituar lirinë e vendit të tyre. Ishin luftëtare, heroina, dëshmore të kombit.

Të tilla janë edhe sot. Në institucionet më të larta të vendit, bartëse të arsimit e edukimit, mjeke e afariste, police e pjesëtare të FSK-së, kultivuese të familjes e edukatore të fëmijëve. Meritojnë edhe më shumë. Kujdesin më të madh të shoqërisë.

Shoqëritë e emancipuara cilësohen me pozitën sociale të gruas, me përfshirje të madhe të grave në të gjitha aktivitetet ekonomike e sociale. Vlerat e një shoqërie nuk maten me numra të veçuar, ato pasqyrohen përmes harmonisë. Do të punojmë së bashku të ndërtojmë vlerat tona.
Zonja të nderuara, Ju uroj 8 Marsin!

S’ka kredibilitet

0

Gjyqtaret e Gjykates KushtetueseGjykata Kushtetuese dhe kryetari i saj, Enver Hasani, s’kanë më kredibilitet për të mbrojtur Kushtetutën. Ndikimi politik dhe shkeljet e ligjit kanë përfshirë punën e tyre. Pavarësia e tyre është vënë në pikëpyetje.

Dyshimet për përfshirjen e Enver Hasanit edhe në vepra penale janë forcuar edhe më shumë kur Prokuroria Speciale ka nisur hetimet nën dyshimin për falsifikim kur ishte vendosur për lëndën e Avokatit të Popullit rreth mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, mandatin e të cilëve ua kishte vazhduar presidentja Atifete Jahjaga.

Dosje të tjera penale për të ka në Prokurori qe shumë vjet. Megjithatë, Hasani vazhdon ta drejtojë Gjykatën Kushtetuese që luan rolin e gardianit të Kushtetutës. Largimi i Hasanit shihet si veprim i domosdoshëm për të kthyer besimin e humbur në këtë institucion.

Agim Krasniqi shumë vjet ka qenë gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës. Ai nuk sheh asnjë mundësi të çlirimit të institucioneve të tjera pa çlirimin e Gjykatës Kushtetuese nga Enver Hasani. Numëron plot arsye se pse Hasani nuk do të duhej të lejohej ta përfundonte mandatin, por të shkarkohej dhe të ndiqej penalisht.

Krasniqi ka disa ndërhyrje flagrante të Gjykatës Kushtetuese dhe shkelje ligjore. Si më të rëndat përmend dy prej tyre: rastin e prishjes së aktgjykimit të ish-kryetarit të Ferizajt, Bajrush Xhemajli, dhe prishjen e vendimit të Këshillit Prokurorial për zgjedhjen e kryeprokurorit pa u shterur të gjitha mjetet juridike. Të dyja këto raste janë përmendur si shkelje nga ana e Gjykatës Kushtetuese edhe në dy raporte të progresit të Komisionit Evropian…/koha ditore/

Smaka: Gjykata Kushtetuese, në shërbim të politikës ditore

0

RizaSmaka-profesorKryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, si titullar i institucionit do të duhej të jepte përgjegjësi për veprimet e tij, ka thënë njohësi i kushtetutës, Riza Smaka. Në një intervistë për “Kohën Ditore” ish-deputeti Smaka ka deklaruar se të dhënat të cilat i ka prezantuar Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, lënë vend për dyshime se nuk është gjithçka pastër në Gjykatën Kushtetuese.

Smaka ka thënë se përderisa kjo aferë nga Avokati i Popullit prezantohet publikisht dhe me shkresa, letra e dokumente, atëherë del se Gjykata Kushtetuese nuk vepron në mënyrën dhe metodologjinë që do të duhej të funksiononte.

Smaka e ka vlerësuar të padrejtë përfshirjen e Gjykatës në procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit. Sipas Smakës, Jahjaga po të ishte tamam presidente në kuptimin e mirëfilltë të fjalës dhe të vepronte sipas Kushtetutës dhe autorizimeve që i ka, do ta dekretonte zgjedhjen e kryeprokurorit.

Mjegull në Kushtetuese

KD: Së fundi, Avokati i popullit, Sami Kurteshi, ka akuzuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, për mashtrim dhe falsifikim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtari Carolan e ka pranuar se nuk ka marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes së trajtuar. Si e interpretoni ju këtë rast? A ka këtu vepër penale?

Smaka: Para së gjithash, dua të them se derisa nuk e verifikon gjykata përfundimisht çështjen, askush nuk mund të thotë se ka bërë vepër penale, kushdo qoftë, madje edhe vetë kur e pranon kryesi i veprës penale. Pra kjo është rregulla juridike. Por të dhënat të cilat i ka prezantuar Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi, janë indikative se çështja është e mjegullt dhe aty është përzier diçka dhe nuk është gjithçka pastër.

Po ashtu është për brengosje të sinqertë veprimi i tillë në Gjykatën Kushtetuese, e cila është instancë e lartë për vlerësimin e drejtë dhe të saktë të Kushtetutës, harmonisë së bazës ligjore me Kushtetutën. Me fjalë të tjera, e ka një pozicion shumë të lartë në hierarkinë gjyqësore, ku do të duhej të punohej me konformitet konsekuent, me kushtetutën e ligjin.

Jo të veprohet asisoj ku zotëri Carolan thotë “unë nuk kam qenë dhe nuk kam votuar”, e në anën tjetër ai figuron se ka marrë pjesë në votim. Me këtë rast del se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është i ligjshëm, sepse po mbulohet një votë, pa votën e Carolanit, nuk janë shtatë vota. Kjo është çështja..

Zhbogar: Gjykata Speciale nuk ka të bëjë me ndjekjen penale të UÇK-së

0

Zhbogar6-13Shefi i Zyrës se BE-së, Samuel Zhbogar ka reaguar për vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për çështjen e Gjykatës së Posaçme.

Zhbogar në deklaratën e tij ka përgëzuar qeverinë për përkushtimin ndaj kësaj Gjykate, derisa ka thënë se kjo Gjykatë nuk ka të bëjë me ndjekjen penale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por me përcaktimin e përgjegjësisë penale të individëve.

“Ne përgëzojmë Qeverinë e Kosovës për vazhdimin e përkushtimit ndaj Gjykatës së Posaçme, e iniciuar nga Shkëmbimi i Letrave dhe të miratuar nga Kuvendi. Gjykata e Posaçme nuk ka të bëjë me ndjekjen penale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por me përcaktimin e përgjegjësisë penale të individëve”, shkruan televizioni publik.

“Vendimi i sotëm rikonfirmon përkushtimin e autoriteteve të Kosovës për të larguar një re të zezë që po qëndron mbi Kosovë që nga publikimi i raportit të Këshillit të Evropës i vitit 2011”, ka deklaruar Zhbogar.

Përmbyllet manifestimi “Epopeja e UÇK-së” në Prekaz

0

zjarri ne prekzMe “Natën e Zjarreve” në Prekaz, është përmbyllur manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së”, në 17-vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe 56 jasharëve të tjerë, në luftën e lavdishme të 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998.

“Epopeja e UÇK-së” i kushtohet sakrificës dhe veprës sublime të komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari dhe të familjes Jashari, për lirinë e vendit, për shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.

Gjatë tri ditë të manifestimit, mijëra qytetarë nga anë të ndryshme të Kosovës, si dhe qytetarët nga të gjitha trojet etnike dhe nga Diaspora, kanë nderuar figurën emblematike të lirisë së Kosovës, komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari dhe gjithë dëshmorët dhe të rënët për liri, shkruan “Zëri”.

Kanë nderuar në Prekaz edhe krerë të institucioneve të shtetit, liderë të subjekteve politike, ish-luftëtarë dhe delegacione të komunave të Kosovës, të cilët sakrificën e Jasharëve dhe të ikonës së luftës së UÇK-së e kanë vlerësuar si rast të pashembullt të dashurisë dhe vetëmohimit për atdheun.

Komandanti legjendar dhe familja e madhe Jashari, gjithashtu janë cilësuar si pjesë përbërëse e identitetit tonë kombëtar, simbol i bashkimit të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, ata që bënë kthesën në historinë e popullit shqiptar të Kosovës.

Në natën e tretë të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së” – “Nata e Zjarreve”, në prani të shumë qytetarëve, është realizuar skenari i njëjtë sikurse herë të tjera. Saktësisht në ora 17:45 minuta ka nisur “riti i dëshmorëve”, ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Flakadanë të lirisë, që mbanin në duar pjesëtarë të UÇK-së, që vinin nga bunkeri, nga i cili komandanti Adem Jashari vëzhgonte lagjen Jashari, si dhe djem dhe vajza me veshje kombëtare, që bënë nderime te kulla e Jasharëve, janë bashkuar tok te varri i komandanti legjendar, Adem Jashari, e që për simbolikë ka bashkimin e popullit.

“Populli dhe ushtria bashkë”, të gjitha ata bashkë kanë nderuar te varri i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe kanë mbajtur një minutë nderim.

Ndërkaq, nxënësit e gjimnazit “Hamzë Jashari”, kanë vendosur buqeta lulesh te secili varr në kompleksin e varrezave.

Në momentin që janë ndezur 56 flakadanët përreth kompleksit të varrezave të dëshmorëve të Jasharëve, ka shpërthyer zjarri nga kulla e improvizuar, që për simbolikë kishte ndezjen e zjarri të luftës dhe shpërndarjen në të gjitha pjesët e vendit, shkruan “Zëri”.

Para se të niste programi artistik i manifestimit qendror “Nata e Zjarreve” në sheshin “Adem Jashari”, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK, Xhavit Dauti, tha se në këtë manifestim janë mbledhur mijëra qytetarët për të mbajtur të freskët lavdinë e mijëra dëshmorëve të UÇK-së, për të mbajtur të freskët kujtimin e marsit të ftohët të vitit 1998, i cili do të mbahet në mend aq sa do të zgjasë edhe ekzistenca e jonë si komb.

“Ne sonte mbajmë të freskët kujtimin për Ademin, Hamzën, Bac Shabanin e dajë Osmanin dhe të gjithë burrat, gratë dhe fëmijët që ranë. Populli shqiptar kishte burra që kanë zgjidhur hallet e popullit të tyre me armë dhe burra që u kanë paraprirë me pendë. Ata qëndrojnë në kujtesën e kombit si të përhershëm, jo që ata deshën të mbesin të përkujtuar, por gjithçka erdhi natyrshëm. Sot heronjtë tanë të penës dhe të pushkës janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Përderisa për shumë nga ata heronj u desh kohë e gjatë që të mbjellën në kujtesën e popullit, rasti i familjes Jashari është i një natyre krejtësisht të veçantë. Për t’u ngritur miti i tyre nuk u deshën shumë vite e dekada. Miti i tyre u ngrit që të nesërmen e rënies së tyre. Komandanti legjendar, Adem Jashari, për një kohë të shkurtër u bë pjesë e çdo familje shqiptare”, tha mes tjerash nënkryetari i OVL të Kosovës, Xhavit Dauti, transmeton zeri.info.

Ndërkaq, pjesa artistike e manifestimit “Nata e Zjarreve”, në të cilin merrnin pjesë yje të muzikës kosovare ka zgjatur deri vonë./zeri/

Çoçaj, mësimdhënësve: Vendi ynë është shkolla, jo rruga

0

Nexhat Cocaj-DKAPDrejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj pasdite ua ka uruar mësimdhënësve, 7 Marsin- Ditën e Mësuesit.

Ai nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka ironizuar me protestuesit dhe i ka falënderuar mësimdhënësit që nuk ju kanë bashkuar protestës.

Postimi i plotë dhe origjinal i Çoçajt në Facebook:

Te respektuar mesimdhenes pranoni urimet me te perzemerta me rastin e dites me te shenjte per arsimin shqip – 7 Marsin.

Me kete rast ju falenderoj publikisht per mos pergjigjien e juaj fteses publike te partive politike qe kete feste mesuesit e Prizrenit ta shenojne rrugeve.

Mos pergjigjia e juaj sot, ishte nje deshmi per dinjitetin e mesimdhenesve prizrenas.

Kjo deshmon se ju jeni pjese e sukssseve te arsimit dhe se vendi yne eshte shkolla e jo rruga.

Detyra jone eshte puna e jo trillimet dhe shpifjet.

URIME 7 MARSI -DITA E MESUESIT

11039583_10205800494189788_1783101526_n

Nxënësit rinovojnë klasën e tyre në Bukosh të Suharekës (Foto)

0

klasa bukoshhNjë aksion i rrallë është marrë nga nxënësit e klasës së V-1 të shkollës fillore “Vëllezërit Frashri” në Bukosh të Suharekës. Ata vullnetarisht kanë mbledhur fonde për renovimin e klasës, ku ndjekin procesin mësimor. Iniciativa e tyre është mbështetur financiarisht edhe nga prindërit dhe Drejtoria e Arsimit. Nxënësi shprehen të gëzuar për renovimin e klasës.

Nxënësja Albenita Sopaj tregon se ndjehet e lumtur që kanë arrit të rinovojnë klasën ku mësojnë.

“Gjithçka që po shihni këtu nuk do te ishte e mundur pa ndihmën e prindërve”, shprehet Sopaj.

klasa
“Kur filluam planifikimin për renovimin e klasës nuk parashikuam ndihmën e shumë personave dhe mbështetjen e vazhdueshme që kemi marr çdo dite”, tregon ajo.

Albenita falënderon për përkrahje veçanërisht mësuesen Blerta Sopajn.

“Mësuesja Blerta do të mbetet shembull i mirë për përkushtimin që ka treguar për të na përkrahur në renovimin e klasës”.

Ndërkaq, mësuesja e klasës Blerta Sopa, tregon se ideja për renovimin e klasës ka lindur nga nxënësit.

“Kjo ide ka lindur nga nxënësit dhe është përkrahur nga unë, drejtori i shkollës dhe nga prindërit e fëmijëve”, tregon ajo.

“Tash klasa e tyre duket e bukur dhe ata mezi presin të ulën në këtë klasë për të mësuar më shumë dhe në kushte më të mira”. /PrizrenPress.com/