22.8 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7112

Kadri Veseli tallet me Nait Hasanin: Shyqyr qe je ardhë mirë

0

Kadri veseli ,kryetar kuvendiKryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është tallur keq me deputetin e PDK-së, Nait Hasanin.

Derisa Nait Hasani fliste për një vizitë që e kishte zhvilluar në Luginë të Preshevës, ku sipas tij, librat e shqiptarëve janë konfiskuar nga ana e policisë serbe, dhe për të drejtat e shqiptarëve atje, por pasi që i kaluan minutat, iu ndërpre fjalimi, dhe Veseli jo që nuk ia vazhdoj fjalimin, por i tha “Nait shyqyr që je ardhë mirë”.

Pas këtij reagimi të Veselit, Hasani kërkoj vazhdimin e fjalimit, por që Veseli kërkoj “mirëkuptim” nga Hasani.

“Pasi që jemi bashkëpartiak, Nait më mirëkupto se sot kam pasur shumë kritika”, ka thënë Veseli.

Kurrikula e re do të sjellë një autonomi në shkollë

0

Nxenes14-03Projekti i binjakëzimit të BE-së për arsim, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, organizoi konferencën ndërkombëtare “Arsimi i cilësisë së lartë në shekullin e 21-të”.

Qëllimi i këtij projekti, është përmirësimi i cilësisë në arsim përmes zbatimit të kurrikulës së re, ndërtimit të kapaciteteve të mësimdhënësve si dhe sigurinë e cilësisë.

Konferenca “Arsimi i cilësisë së lartë në shekullin e 21-të”, ka për qëllim që të ndajë praktikat lidhur me arsimin e bazuar në kompetenca, zbatimin e Kurrikulës së re dhe sigurimin e cilësisë së arsimit parauniversitar. Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, tha se është e rëndësishme që zbatimi i kurrikulës së re në sistemin parauniversitar në Kosovë, të sjellë një autonomi për shkollat.

“BE është duke mbështetur Ministrinë e Arsimit në zhvillimin dhe zbatimin e Kurrikulës së re. Kurrikula e re do të sjellë një autonomi në shkollë dhe do të promovojë qendrat e mësimnxënies dhe aftësitë analitike të nxënësve. Kjo do të bëjë matjen e mësimnxënjes nga nxënësit dhe është një mënyrë e mirë për të matur se sa efektiv është sistemi i edukimit në Kosovë.”

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se është duke u bërë procesi i vlerësimit të Kurrikulës, duke shprehur nevojën se duhet të shikohet edhe përmbajtja e programeve mësimore.

“Unë mendoj se duhet të bëjmë një baraspeshë të programeve mësimore në favor të shkathtësive praktike. Të mos krijojmë vetëm ligjërim teorik, por edhe shkathtësi praktike, sipas praktikave më të mira evropiane. Investimi në cilësi, investimi në arsimin parauniversitar tek nxënësit dhe mësimdhënësit është investim edhe në të ardhmen dhe mirëqenien tonë.”

Kjo konferencë është organizuar nga projekti i binjakëzimit për arsim, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Finlanda dhe Austria. Ministria e Arsimit ka marrë mbështetje për zbatimin e Planit Strategjik të Arsimit 2011-2016, përmes prezantimit të kornizës së kurrikulës së re në 92 shkolla pilot. /rtk/

Haradinaj: Thaçi dhe Çeku kanë bërë një të keqe të madhe

0

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se Hashim Thaçi dhe Agim Çeku me bashkëpunëtorë e kanë bërë një të keqe të madhe sa i përket procesit të verifikimit të listave të veteranëve.

“Qeveria e ka bërë komisionin për të zbatuar ligjin të cilin e kanë vënë për tre muajt e fundit të luftës duke mos e ditur se ka pas luftë edhe më herët”, tha Haradinaj pas një takimi me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçin.

Haradinaj nuk e ka komentuar deklaratën e Melihate Tërmkollite cila deri para disa ditësh ishte anëtare e AAK-së, e cila ka thënë se pse Haradinaj nuk ka kërkuar ta hetojë SHIK-un kur ka qenë kryeministër.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi i pyetur për Gjykatën Speciale ka thënë se kjo është çështje e institucioneve të Kosovës por të gjithë do të angazhohen që lufta e drejt e UCK-së mos të merr pikë të zezë.

Shala, opozitës: Mos u merreni me thashetheme

0

alush shalaKuvendari i PDK-së, Alush Shala ka kërkuar nga kuvendarët e opozitës që faktet që i kanë për keqpërdorimet e mundshme të Drejtorisë së Arsimit t’i dërgojnë në organet e drejtësisë.

“Nuk dua t’i dalë në mbrojtje drejtorit Nexhat Cocaj, por nëse keni fakte dërgoni në Prokurori”, ka thënë Shala.

Sipas tij, opozita më shumë po merret me thashetheme.

“Mos u merreni me thashetheme”, ka porositur ai kolegët nga opozita. /PrizrenPress.com/

Mustafa: Migrimin nuk e shkaktoi as VLAN-i e as qeveria e re

0

Isa mustafaaaaDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që të komentojë rreth asaj se kush është fajtori i migrimit të qytetarëve të Kosovës.

Në këtë drejtim, kryeministri Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës, do të përqendrohet në implementimin e programit qeverisës, i cili sipas tij do të ndikonte edhe në rritjen e zhvillimit ekonomik – drejt krijimit të një gjendje më të mirë edhe për qytetarët.

“E kam thënë me vetëdije se resurset të cilat disponojmë duhet t’i shfrytëzojmë, si ato njerëzore edhe ato natyrore. Sa i përket resurseve kapitale duhet të gjejmë forma t’i rrisim ato”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Mustafa, raporton Telegrafi.

Kryesisht sipas tij do të duhej të ishte zhvillimi bujqësisë.

Ai gjithashtu ka përendur faktin e mundësisë së marrëveshje për punësime sezonale me vende tjera, si dhe reformat fiskale.

Ndërkaq rreth pyetjes së deputetit Selimi se si ai i komenton deklaratat e tani zv. kryeministrit Hashim Thaçi, se situata e migrimit është krijuar edhe si pasojë e “paqartësive” që ka shkaktuar formimi i koalicionit VLAN, Mustafa ka thënë se nuk vlerëson se këtë situatë e ka krijuar as VLAN-i por as qeveria e re – është situatë që ballafaqohemi edhe më herët.

“Të dhënat tregojnë që kroatët kanë emigruar rreth 25 mijë veta edhe pse është një vend i BE-së.
Ne duhet të ulemi ta bëjmë një vlerësim real, se cilat kushtet socioekonomike kanë ndikuar në këtë migrim. Çdo analizë dhe deklaratë tjetër e imja nuk do të kishte bazë”, ka thënë ndër tjerash kryeministri Isa Mustafa. /Telegrafi/

Skender Susuri: Të ndërrohet Nexhat Çoçaj

0

skender susuriKuvendari i Bashkimit Demokratik(BD) Skender Susuri ka kërkuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja që të ndërrjë drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçajn.

Sipas tij, Çoçaj e ka shkatërruar sistemin e arsimit në Prizren.

“Gjendja e arsimit nuk është i mirë. Nexhat Çoçaj e ka politizuar skajshmërisht”, ka thënë Susuri.

“Nexhat Çoçaj nuk zbaton ligjet e arsimit. Nuk hapë konkurs për punësime.Kam fakte dhe ato fakte do t’ia dorëzojë Ramadan Mujës në zyre”, ka thënë Susuri në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

“Ky drejtor duhet të ndërrohet. PDK-ja ka njerëz që mund të bëjnë këtë punë më mirë”/PrizrenPress.com/

Duda Bale: Më shumë kujdes për 6 komunitetet joserbe

0

Duda Balje-deputeteDeputetja Duda Bale riaktualizoi problemin e injorimit të gjashtë komuniteteve joserbe dhe përqendrimin e vëmendjes vetëm në komunitetin serb të Kosovës.

Ajo tha se në marrëveshjet e Brukselit përmenden vetëm serbët dhe këto gjashtë komunitete thuaja nuk ekzistojnë.

Bale bëri thirrje që të kthehet vëmendja nga këto komunitete, të cilat pa rezerva kanë njohur pavarësinë dhe pranuar institucionet e Kosovës, duke u integruar plotësisht në to, ndryshe nga komuniteti serb, i cili vazhdimisht bojkoton, siç po ndodh edhe aktualisht me Listën Serbe.

Ajo tha se nuk ka pritur që kryeministri i Serbisë Vuçiq të tregojë kujdes ndaj komuniteteve joserbe të Kosovës, por mëtojmë që zyrtarët e Kosovës të kthejnë vëmendjen nga këto dhe të përfaqësohen në institucionet qeverisëse të shteti, së paku me më shumë drejtorë.

Mustafa: Nuk kemi kërkesa të veçanta nga Lista Serbe

0

Isa mustafa ne kuvendKryeministri i vendit, Isa Mustafa tha të enjten në Kuvend se nuk ka asnjë kërkesë nga ministrat e Listës Serbe për kthimin në Qeveri.

Ai tha se ka kërkuar nga ministrat serb që të bisedojnë lidhur me këtë çështje, por ata ende nuk kanë shprehur gatishmëri.

“Nuk e kemi asnjë kush të paraqitur për kthim. Unë kam kërkuar nga ministrat e listës të diskutojmë, nuk kanë ardh akoma, kushte nuk kemi dhe kushte nuk pranoj sepse edhe ata do të kenë kushte të njëjta si ministrat tjerë. Nuk do të aplikojmë kushte të tjera për komunitete e tjera për ministra të tjerë”, ka thënë Mustafa.

Skandaloze: Eksperti i Haxhi Avdylit kundërshton kuvendarët e LDK-së

0

zenel ahmetajKuvendarët e LDK-së në Prizren nuk janë pajtuar me mënyrën e bartjes së mjeteve të vitit të kaluar në 2015-tën të Komunës së Prizrenit. Kuvendari i LDK-së, Haziz Hodaj tha se Komuna e Prizrenit po bënë fushatë me taksat e qytetarëve.

“Shtëpia e Kulturës në fshatin Gjonaj të Hasit nuk ka as rrymë”, ka thënë Hodaj. Sipas tij, në bartjen e mjeteve të vitit të kaluar nuk është paraparë që të përfundojnë projektete e nisura për fushatë elektorale.

Edhe Shefja e GP-së së LDK-së, Mybera Mustafa ka kundërshtuar mënyrën e përcaktimit të shpenzimeve të mjeteve të mbetura nga viti i kaluar.

“LDK-ja është kundër mënyrës së shpenzimeve të këtyre mjeteve të mbetura”, tha Mustafa në saencën e sotme të Kuvendit Komunale të Prizrenit. Në këtë seancë është diskutuar si pikë e rendit të ditës bartja e mjeteve nga vitit i kaluar.

Zyrtari Financiar i Komunës së Prizrenit, njëherësh kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Buxhet të LDK-së, Zenel Ahmetaj ka kundërshtuar kritikat që kuvendarët e partisë së tij adresuan në drejtim të Qeverisë së Ramadan Mujës. Ai para kuvendarëve ka sqaruar se ndarja e këtyre parave është bërë në mënyrë të prioriteteve.

Zenel Ahmetaj që tetë muaj zëvendëson drejtorin e Drejtorisë së Ekonomisë dhe Financa në Prizren Mehmet Bytyç, i cili është suspenduar për shkak dyshimit për pedofili. Ai në këtë drejtori punon që nga paslufta si zyrtar financiar.

Ahmetaj për tetë muaj ‘mbulon’ mënyrën e shpenzimeve të buxhetit të Komunës së Prizrenit. Në kohën sa ka qenë në detyrë drejtori i Ekonomisë dhe Financave Mehmet Bytyç, në dy mandate të Qeverisë ‘Muja’, ai ka qenë i vetmi që ka arsyetuar mënyrën e shpenzimit të buxhetit të Komunës.

Të gjitha akuzat e partive opozitare në Prizren për shpenzim joracional të buxhetit të Komunës, Ahmetaj i ka kundërshtuar duke i quajtur si të pabazuara.

Pavarësisht pozitës dhe qëndrimeve mbrojtës për shpenzimin e buxhetit të Komunës nga Qeveria ‘Muja’, kryetarit të LDK-së në Prizren, Haxhi Avdylit nuk i ka penguar që Zenel Ahmetajn të emërojë kryetar i Komisionit për Ekonomi dhe Buxhet të LDK-së./PrizrenPress.com/

Hoti do nga Kuçi të ndriçojë skandalin me rastin “Kleçka”

0

Enver Hoti-NISMADeputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti, ka folur për skandalin në lidhje me rastin Kleçka, të ciline publikoi Koha Ditore në dy artikuj në dy ditë radhazi.

Ai ka thënë se duke u thirrur në fakte që i ka sjell gazeta, dënimi për Limajn ishte i sigurt.

“Me të drejtë dhe shqetësim po shtrohet pyetja nga të gjithë qytetarët, se çka është duke ndodhur me drejtësinë në Kosovë, e cila në vend që të garantojë gjykim fer dhe të pa ndikuar politikisht, është shndërruar në instrument të politikës”, ka thënë Hoti.

Për Hotin, është shqetësuese edhe heshtja e ndërkombëtarëve në lidhje me këtë rast, mirëpo akoma më shqetësuese se kaq, sipas tij, është dhe heshtja e akterëve të Qeverisë, dhe atyre siç i ka quajtur ai “pjesëmarrës për të eliminuar kundërshtarët politikë”.

Hoti ka kërkuar nga Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, që të shfrytëzojë autoritetin e tij për të zbuluar dhe ndriçuar skandalin në rastin Kleçka.

“Ose në të kundërtën tregoni pse është kjo heshtje nga ju, nga kush keni presion”.