29.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025
Home Blog Page 7111

Zhbogar: Gjykata Speciale nuk ka të bëjë me ndjekjen penale të UÇK-së

0

Zhbogar6-13Shefi i Zyrës se BE-së, Samuel Zhbogar ka reaguar për vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për çështjen e Gjykatës së Posaçme.

Zhbogar në deklaratën e tij ka përgëzuar qeverinë për përkushtimin ndaj kësaj Gjykate, derisa ka thënë se kjo Gjykatë nuk ka të bëjë me ndjekjen penale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por me përcaktimin e përgjegjësisë penale të individëve.

“Ne përgëzojmë Qeverinë e Kosovës për vazhdimin e përkushtimit ndaj Gjykatës së Posaçme, e iniciuar nga Shkëmbimi i Letrave dhe të miratuar nga Kuvendi. Gjykata e Posaçme nuk ka të bëjë me ndjekjen penale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por me përcaktimin e përgjegjësisë penale të individëve”, shkruan televizioni publik.

“Vendimi i sotëm rikonfirmon përkushtimin e autoriteteve të Kosovës për të larguar një re të zezë që po qëndron mbi Kosovë që nga publikimi i raportit të Këshillit të Evropës i vitit 2011”, ka deklaruar Zhbogar.

Përmbyllet manifestimi “Epopeja e UÇK-së” në Prekaz

0

zjarri ne prekzMe “Natën e Zjarreve” në Prekaz, është përmbyllur manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së”, në 17-vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe 56 jasharëve të tjerë, në luftën e lavdishme të 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998.

“Epopeja e UÇK-së” i kushtohet sakrificës dhe veprës sublime të komandantit legjendar të UÇK, Adem Jashari dhe të familjes Jashari, për lirinë e vendit, për shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.

Gjatë tri ditë të manifestimit, mijëra qytetarë nga anë të ndryshme të Kosovës, si dhe qytetarët nga të gjitha trojet etnike dhe nga Diaspora, kanë nderuar figurën emblematike të lirisë së Kosovës, komandantin legjendar Adem Jashari, familjen Jashari dhe gjithë dëshmorët dhe të rënët për liri, shkruan “Zëri”.

Kanë nderuar në Prekaz edhe krerë të institucioneve të shtetit, liderë të subjekteve politike, ish-luftëtarë dhe delegacione të komunave të Kosovës, të cilët sakrificën e Jasharëve dhe të ikonës së luftës së UÇK-së e kanë vlerësuar si rast të pashembullt të dashurisë dhe vetëmohimit për atdheun.

Komandanti legjendar dhe familja e madhe Jashari, gjithashtu janë cilësuar si pjesë përbërëse e identitetit tonë kombëtar, simbol i bashkimit të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë, ata që bënë kthesën në historinë e popullit shqiptar të Kosovës.

Në natën e tretë të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së” – “Nata e Zjarreve”, në prani të shumë qytetarëve, është realizuar skenari i njëjtë sikurse herë të tjera. Saktësisht në ora 17:45 minuta ka nisur “riti i dëshmorëve”, ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Flakadanë të lirisë, që mbanin në duar pjesëtarë të UÇK-së, që vinin nga bunkeri, nga i cili komandanti Adem Jashari vëzhgonte lagjen Jashari, si dhe djem dhe vajza me veshje kombëtare, që bënë nderime te kulla e Jasharëve, janë bashkuar tok te varri i komandanti legjendar, Adem Jashari, e që për simbolikë ka bashkimin e popullit.

“Populli dhe ushtria bashkë”, të gjitha ata bashkë kanë nderuar te varri i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe kanë mbajtur një minutë nderim.

Ndërkaq, nxënësit e gjimnazit “Hamzë Jashari”, kanë vendosur buqeta lulesh te secili varr në kompleksin e varrezave.

Në momentin që janë ndezur 56 flakadanët përreth kompleksit të varrezave të dëshmorëve të Jasharëve, ka shpërthyer zjarri nga kulla e improvizuar, që për simbolikë kishte ndezjen e zjarri të luftës dhe shpërndarjen në të gjitha pjesët e vendit, shkruan “Zëri”.

Para se të niste programi artistik i manifestimit qendror “Nata e Zjarreve” në sheshin “Adem Jashari”, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK, Xhavit Dauti, tha se në këtë manifestim janë mbledhur mijëra qytetarët për të mbajtur të freskët lavdinë e mijëra dëshmorëve të UÇK-së, për të mbajtur të freskët kujtimin e marsit të ftohët të vitit 1998, i cili do të mbahet në mend aq sa do të zgjasë edhe ekzistenca e jonë si komb.

“Ne sonte mbajmë të freskët kujtimin për Ademin, Hamzën, Bac Shabanin e dajë Osmanin dhe të gjithë burrat, gratë dhe fëmijët që ranë. Populli shqiptar kishte burra që kanë zgjidhur hallet e popullit të tyre me armë dhe burra që u kanë paraprirë me pendë. Ata qëndrojnë në kujtesën e kombit si të përhershëm, jo që ata deshën të mbesin të përkujtuar, por gjithçka erdhi natyrshëm. Sot heronjtë tanë të penës dhe të pushkës janë pjesë e jetës sonë të përditshme. Përderisa për shumë nga ata heronj u desh kohë e gjatë që të mbjellën në kujtesën e popullit, rasti i familjes Jashari është i një natyre krejtësisht të veçantë. Për t’u ngritur miti i tyre nuk u deshën shumë vite e dekada. Miti i tyre u ngrit që të nesërmen e rënies së tyre. Komandanti legjendar, Adem Jashari, për një kohë të shkurtër u bë pjesë e çdo familje shqiptare”, tha mes tjerash nënkryetari i OVL të Kosovës, Xhavit Dauti, transmeton zeri.info.

Ndërkaq, pjesa artistike e manifestimit “Nata e Zjarreve”, në të cilin merrnin pjesë yje të muzikës kosovare ka zgjatur deri vonë./zeri/

Çoçaj, mësimdhënësve: Vendi ynë është shkolla, jo rruga

0

Nexhat Cocaj-DKAPDrejtori i Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj pasdite ua ka uruar mësimdhënësve, 7 Marsin- Ditën e Mësuesit.

Ai nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka ironizuar me protestuesit dhe i ka falënderuar mësimdhënësit që nuk ju kanë bashkuar protestës.

Postimi i plotë dhe origjinal i Çoçajt në Facebook:

Te respektuar mesimdhenes pranoni urimet me te perzemerta me rastin e dites me te shenjte per arsimin shqip – 7 Marsin.

Me kete rast ju falenderoj publikisht per mos pergjigjien e juaj fteses publike te partive politike qe kete feste mesuesit e Prizrenit ta shenojne rrugeve.

Mos pergjigjia e juaj sot, ishte nje deshmi per dinjitetin e mesimdhenesve prizrenas.

Kjo deshmon se ju jeni pjese e sukssseve te arsimit dhe se vendi yne eshte shkolla e jo rruga.

Detyra jone eshte puna e jo trillimet dhe shpifjet.

URIME 7 MARSI -DITA E MESUESIT

11039583_10205800494189788_1783101526_n

Nxënësit rinovojnë klasën e tyre në Bukosh të Suharekës (Foto)

0

klasa bukoshhNjë aksion i rrallë është marrë nga nxënësit e klasës së V-1 të shkollës fillore “Vëllezërit Frashri” në Bukosh të Suharekës. Ata vullnetarisht kanë mbledhur fonde për renovimin e klasës, ku ndjekin procesin mësimor. Iniciativa e tyre është mbështetur financiarisht edhe nga prindërit dhe Drejtoria e Arsimit. Nxënësi shprehen të gëzuar për renovimin e klasës.

Nxënësja Albenita Sopaj tregon se ndjehet e lumtur që kanë arrit të rinovojnë klasën ku mësojnë.

“Gjithçka që po shihni këtu nuk do te ishte e mundur pa ndihmën e prindërve”, shprehet Sopaj.

klasa
“Kur filluam planifikimin për renovimin e klasës nuk parashikuam ndihmën e shumë personave dhe mbështetjen e vazhdueshme që kemi marr çdo dite”, tregon ajo.

Albenita falënderon për përkrahje veçanërisht mësuesen Blerta Sopajn.

“Mësuesja Blerta do të mbetet shembull i mirë për përkushtimin që ka treguar për të na përkrahur në renovimin e klasës”.

Ndërkaq, mësuesja e klasës Blerta Sopa, tregon se ideja për renovimin e klasës ka lindur nga nxënësit.

“Kjo ide ka lindur nga nxënësit dhe është përkrahur nga unë, drejtori i shkollës dhe nga prindërit e fëmijëve”, tregon ajo.

“Tash klasa e tyre duket e bukur dhe ata mezi presin të ulën në këtë klasë për të mësuar më shumë dhe në kushte më të mira”. /PrizrenPress.com/

Svevo hodhi pikëpyetje mbi psikanalizën e Frojdit

0

Italo-Svevo“Jeta aktuale është e ndotur që në rrënjë…çfarëdolloj përpjekjeje për të na sjellë shëndet, është e zbrazët. Ai i përket vetëm kafshës që njeh vetëm një progres, atë të organizmit të saj…”. Zeno Kazini, personazhi kryesor i një prej romaneve përfaqësuese të letërsisë italiane “Ndërgjegjja e Zenos” duket se e parashikon herët brerjen e shoqërisë. Duke zbuluar sëmundjet e tij të brendshme, ai zbulon shqetësimet e shoqërisë italiane të pas viteve 1900, por dhe parashikon një kufi gjithnjë e më të brishtë mes shoqërisë dhe moralit. Enela Hila shqipëruesja e këtij libri të ardhur në shqip nga shtëpia botuese “Saras” e sheh Svevon një autor që përmes meditimeve të tij të çon drejt një filozofie më të thellë, që është ajo çfarë ndodh sot me njeriun…Kur ende studente la Shqipërinë për të mbërritur përmes detit në vendin fqinj, Hila nuk mund ta mendonte se njohja e saj me këtë vend, do të kalonte në të tilla dimensione. Të përkthesh një autor si Svevo, ke hyrë në një terren të identitetit të kësaj gjuhe, e cila të lidh pashmangshmërisht. Këtë ndjesi ndien tani Hila, teksa duket që ende s’është larguar nga “efekti” Svevo, dëshirën për t’u ndalur te një tjetër autor dhe një tjetër libër…

“Ndërgjegjja e Zenos” konsiderohet si romani i parë psikanalitik i letërsisë italiane. I shkruar në formën e një komunikimi mes pacientit dhe psikanalistit, ky libër bën një hulumtim të gjatë në subkoshiencën njerëzore. Por sipas përkthyeses dhe pse libri është tërësisht psikanalitik, personazhi kryesor i tij dhe vetë shkrimtari janë mosbesues ndaj psikanalizës dhe kritikë ndaj saj.

Ndergjegjja e ZenosCili qe kontakti juaj i parë me Italo Svevon. Kur e lexove për herë të parë këtë autor, për të mbërritur më pas te vendimi për të sjellë në shqip një nga librat më të mirë të tij “Ndërgjegjja e Zenos”?

Svevon dhe pikërisht “Ndërgjegjja e Zenos”, e kam lexuar për herë të parë në fillimet e qëndrimit tim në Firence, andej nga vitet ’90 e më pas lexova librat “Një jetë”, “Pleqëri” etj. Por iu riktheva veprës së Svevos në 2009-n. Ndoshta, këndvështrimi i një tjetër moshe, privilegji i dyzet e kusur viteve jetë dhe ritmi i tyre më i zbutur, më bëri ta vlerësoja dhe shijoja shumë më tepër. E thjesht për kënaqësinë time zura ta përshtatja në shqip këtë roman argëtues e njëkohësisht mjaft të thellë e inteligjent, që shpresoj të lexohet e rilexohet, sepse çdo herë është e pamundur të mos zbulohet diçka e re për t’u nënvizuar.

Si ka qenë ky proces përkthimi. A pati Svevo te ty atë ndjesinë që të japin autorë të tillë, ndryshimin?

Të përkthesh Svevon, nuk është e thjeshtë, jo vetëm në sajë të stilit të tij origjinal, por edhe të gjuhës që shpesh e enkas, përdor të pastruar rrënjësisht nga dialekti triestin dhe hera-herës të influencuar nga gjermanishtja. Dikush e ka quajtur librin e mirë një “pasaportë jete”. Te një personazh i caktuar mund të gjesh vetveten dhe të personifikohesh aty për aty, në një moment të caktuar mund të kujtosh arsyetimin apo mënyrën se si e ka përballuar ai një aksh problem. Një libër i mirë pasuron të shprehurin, hap mendjen…por nuk di nëse e gjitha kjo mund të quhet “ndryshim”. Di që kur njihesh me personazhin e Zenos, batutat e tij mbeten në kujtesë, ndaj jo rrallë e gjej veten, për shembull, duke vënë buzën në gaz me: “Më duket më e lehtë të mos ushqehem ato tri herë në ditë, sesa të mos pi të panumërtat cigare, për të cilat lipset këmbëngulje e mundimshme dhe e njëpasnjëshme. Duke pasur orë e minutë në mendje një qëndresë të tillë, nuk del koha për asgjë, sepse vetëm Jul Çezari ishte në gjendje të bënte shumë punë njëkohësisht”. Dhe jam e sigurt që çdo lexues, për një kohë mjaft të gjatë, shpesh e vetvetiu do të përsërisë, në mënyrë argëtuese, me miq e shokë, dhjetëra e dhjetëra fraza nga autoironia dhe sarkazma e Zenos.

Është i sëmurë Zeno Kozini, apo shoqëria?

Zeno Kozini “pandehet” një i sëmurë që kalon herë në vetëmbrojtje, si një viktimë i ndodhive, herë në justifikim me anë të gënjeshtrës, por gjithmonë “në përpjekje për të ndryshuar” ekzistencën e tij. Të gjithë personazhet që e qarkojnë, janë të ashtuquajturit “të shëndetshëm”, të vetëdijshëm për këtë “normalitet”, pra përherë të pandryshueshëm derisa ai zbulon se ajo “sëmundje e brendshme”, nga e cila më në fund shërohet, është një gjendje e zakontë e gjithë shoqërisë dhe përkon me progresin: “Jeta aktuale është e ndotur që në rrënjë…çfarëdolloj përpjekje për të na sjellë shëndet, është e zbrazët. Ai i përket vetëm kafshës që njeh vetëm një progres, atë të organizmit të saj…”.

Një përkthyes e njeh mirë një shkrimtar, ndodh që zbulon dhe gjëra që ai ka frikë t’ia pohojë vetes. Ju çfarë keni zbuluar te Svevo?

Shkrimtari është quajtur “bashkëshort i një vepre”, ndërsa përkthyesi i mirë “i dashuri”. Ndaj si një e dashur (shpresoj besnike), mund të them se Svevo, ishte shumë i thellë, por dhe shumë kontradiktor, pra mund t’ia mohonte ose pohonte vetes gjithçka në një çast të vetëm. Pas personazhit të Zenos, (edhe pse në një letër drejtuar Montales, ai nuk e pranon romanin si një autobiografi), jeta e tij të bën ta mendosh diçka të këtillë. Zeno është i varur nga vesi i duhanpirjes, Svevo gjithashtu, për tërë jetën. Zeno është mosbesues ndaj psikanalizës, Svevo ishte një kritik i fortë i saj. Nga një korrespondencë private, zbulohet se Svevo e ka pranuar psikanalizën, por vetëm si teknikë hetimi të ndërgjegjes dhe jo si një terapi. “Njeri i madh ky Frojdi ynë – shkruan Svevo – por më shumë për romancierët sesa për të sëmurët”. Në roman, lexuesi do të gjejë: “Shëndeti, nuk analizon vetveten…” duke e quajtur kështu sëmundjen, një kusht të domosdoshëm dhe të mjaftueshëm për krijimin artistik, një filtër që pengon të shikosh realitetin nga këndvështrimi i rëndomtë prej të cilit jemi mësuar ta shikojmë. Pikërisht nga ky këndvështrim, njeriu i zakontë do të kuptojë se ç’vend zë sëmundja në gjithë të tjerët: në borgjezët e kamur e në burrat e ashtuquajtur të lartë. Me gjithë kontradiktat e tij, me gjysmë të vërtetat e përziera, Svevo ia lë lexuesit deshifrimin e vështirë aq sa dhe qartësinë për të perceptuar meditimin i tij, jo fort te problemet sociale apo politike, por te Njeriu, te vendi që ai zë në Univers, si fryt i seleksionimit natyror, rrjedhimisht i aftë të adoptohet në çfarëdolloj situate e ndryshimi.

Ju ka shtyrë ky libër të udhëtoni në Trieste(vendi ku jetoi Svevo)?

Simpatike kjo pyetje. Vërtet që e kam menduar shumë herë udhëtimin në Trieste. Sapo të piqet, do ta bëj. Është e pamundur të mos nxitesh për të shëtitur në të mizërishmen rrugë “Kavana”, në lagjen e pallateve të reja, “sepse ashtu e kishin quajtur edhe prindërit…”, në Korsia Stadio, ku “do të kish qenë turp i madh ta vriste rrufeja mu aty, por për fat gruaja e njihte për njeri me shije të çuditshme…” dhe me kënaqësi të madhe do të pija “një cigare rrugëve të Triestes” ashtu siç shkruani në artikullin tuaj.

Burrat e përshkruar nga Svevo duken kaq të ndjeshëm dhe në një luftë të vazhdueshme me moralin… Sa ka ndryshuar kjo gjini nga koha kur Svevo shkruante letërsinë e tij?

Libri është botuar në 1923-in dhe lexuesi do të shikojë i mahnitur burrin, por edhe gruan, njeriun bashkëkohor, brendësinë, ndërgjegjen e tij në raport me botën përreth. Zeno shpalos fantazitë, mendimet, por ne kuptojmë se ato nuk përputhen me realitetin. Jeta është krejt ndryshe nga ajo që imagjinon, është më e ftohtë, më e pamëshirshme. Krizë, ndjeshmëri, brejtje ndërgjegjeje, pasion, në tjetrin kah konformizëm, hipokrizi, ves, tradhti, janë të gjitha tipare që shoqërojnë njeriun e sotëm njëlloj si njëqind vite më parë.

Është folur shumë për marrëdhënien e tij me Xhejms Xhojs. Si përkthyese sa ka ndikuar kjo marrëdhënie në letërsinë e dy miqve?

Kur Svevo njihet me Xheims Xhojs, autori italian dukej i mbuluar nga indiferenca. Qe pikërisht Xhojs që vlerëson dhe lartëson stilin e Svevos. Megjithatë, nuk mund të quajmë Svevon një Xhojs italian në teknikën letrare. Për shembull, Xhojsi eksperimenton e luan me fjalën, ndërsa Svevo, përdor fjalorin e borgjezisë triestine, gjithsesi që të dy, paraqesin të njëjtën klimë kulturore të fillimviteve ‘900 që braktis vështrimin pozitivist. Ata hetojnë psikikën njerëzore deri në thellësi dhe revolucionojnë letërsinë dhe interpretimin e saj.

Cila është për ty pjesa më e bukur te “Ndërgjegjja e Zenos”?

Vërtet s’di cilin kapitull të zgjedh për të parapëlqyerin. “Duhani” më prek më nga afër, ndërsa ai që më ka goditur më shumë, është “Vdekja e babait” dhe padyshim “Psikanaliza”. Këtu Zeno ka fituar mbi “sëmundjen”, ka dalë nga plogështia dhe jo falë psikanalizës dhe doktor S (igmund?), të cilin e vë në lojë, por falë tregtisë. “Të them të drejtën, duke më ndihmuar në studimin e shpirtit tim, ai ka zhytur brenda sëmundje të reja”, thotë Zeno. “…në qoftë se nuk dua të përfundoj në çmendinë, mjaft me këto lodra!”. Megjithatë, Zeno pohon të jetë shëruar, ama vetëm në atë pak që është e mundur të shërohesh nga sëmundja që quhet Jetë. Ndryshe nga sëmundjet e tjera, jeta është gjithmonë vdekjeprurëse. Asnjë përpjekje (as psikanaliza, as tregtia, asgjë prej gjëje), nuk arrin të shërojë jetën. Ajo duhet marrë ashtu siç vjen. Dhe nëse Zeno ia doli të fitonte, e bëri në kurriz të më të dobëtit, të atij që humbi e që mbeti i sëmurë. Shoqëria njerëzore ka falimentuar. Pajisjet e ndërlikuara, pra armët, te njeriu kanë zënë vendin e pasurisë natyrore të organizmit të tij dhe “nëse ekzistonte shëndeti apo fisnikëria tek ai që i shpiku, pothuajse gjithmonë mungon tek ai që i përdor”. (Duket se Svevo parashikon bombën atomike, tridhjetë vjet përpara se të shpikej). “Njeriu bëhet gjithnjë e më dinak, gjithnjë e më i dobët”. Lufta e Parë Botërore, ka nxjerrë në pah tërë potencialin e dhunshëm që struket në shpirtin njerëzor. Mbyllja e romanit është një shpërthim: e vetmja shpresë është asgjësimi universal! Kjo është ironia e fundit. Paradoksi i fundit gjenial i Svevos.

Do vazhdoni të përktheni nga ky autor?

Tani kam në dorë një tjetër shkrimtar, por po, Svevos do t’i kthehesha me kënaqësi.

a.bardhyli

VV-ja kundër degradimit të arsimit në Prizren!

0

Artan Abrashi ne protesteSot, më 7 mars, në ditën e mësuesit, Qendra e Lëvizjes Vetevëndosje! në Prizren së bashku me “Qytetarët aktivë”, Shoqatën e Veteranëve të Arsimit dhe subjektet tjera opozitare ka organizuar protestë kundër degradimit të sektorit të arsimit në Prizren.

“Edhe pas 128 viteve nga hapja e mësonjëtoreve të para shqipe, qytetarët e Prizrenit nuk mund të kërkojnë arsimim të mirëfilltë pa pasur problem me pushtetin. Përmes frikësimeve, shantazheve dhe kërcënimeve që ka bërë dhe po i bënë punëtorëve të arsimit, pushteti aktual me të gjitha mekanizmat e vetë po vazhdon ta luftoj çdo përpjekje për shprehje të pakënaqësisë qytetare për një jetë më të mirë dhe shërbime publike më të dinjitetshme. Drejtoria e Arsimit, drejtorët e shkollave dhe sindikatat e kapura të arsimit janë vënë në veprim për t’i zmbrapsur punëtorët e arsimit që të marrin pjesë në këtë protestë. Kjo gjë vendin tonë e kthen 128 vite prapa, kur kërkesa për arsimim konsideroj krim”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizje.

“Drejtoria e Arsimit në Prizren është njëri nga sektorët më të kriminalizuar të qeverisjes së Ramadan Mujës. Që nga trashëgimi i pozitave nëpër shkolla deri tek punësimi jashtë kritereve, që nga abuzimi me paranë publike deri tek shitja e vendeve të punës, që nga punësimet partiake e deri tek punësimet me porosi nga lartë, ky sektor falë qeverisjes kriminale të këtij pushtetit ka arritur pikën më të lartë të degradimit te tij, me cilësi më të keqe në 50 vite të fundit, dhe standard me të ulët se sa në vitet 90’ta”.

“Skandalet e publikuara së fundmi flasin qartë për gjendjen e pashpresë në arsim, degradimi i së cilës kulmoi në menaxhimin e drejtorit Nexhat Çoçaj”.

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren shprehi habinë për mosveprimin e organeve të drejtësisë pas publikimeve të shumta të parregullsive në këtë sektor.

“Sipas legjislacionit në fuqi, Prokuroria e shtetit duhej te vepronte me automatizëm, sipas detyrës zyrtare, sa herë që flitet për vepra të cilat cenojnë ligjet në fuqi. Gjithashtu Këshilli Prokurorial i Kosovës duhej të vepronte sa here që ndonjë prokuror nuk i përmbahet funksionit të tij zyrtar. Mirëpo këto gjëra nuk po ndodhin edhe pse Prokuroria Publike e Qarkut në Prizren ka zgjedhur heshtjen dhe dorëzimin para krimit. Rrjedhimisht kemi një situatë ku organet e ndjekjes nuk ndjekin keqbërësit, dhe organet e drejtësisë nuk ndajnë drejtësi për abuzimet e pushtetarëve”.

“Përgjegjësia kryesore për degradimin e arsimit në Komunën e Prizrenit bie mbi Nexhat Çoçajn dhe pushtetin që përfaqëson ai. Ky pushtet i ardhur me blerje dhe vjedhje të votës, me sistemin e tij shtypës dhe abuziv po e bënë atë që nuk mundi ta bënte asnjë okupatorë, ta shkatërrojë arsimin prizrenas. Andaj, Lëvizja Vetëvendosje! konsideron se largimi i kësaj qeverisjeje të keqe tashmë paraqet kusht ekzistencial për një të ardhme më proesperuese të shoqërisë sonë”. /PrizrenPress.com/

Shënohet 8 Marsi në Malishevë

0

Begaj-8 marsiOrganizuar nga Komuna e Malishevës, zyra për Barazi gjinore dhe OSBE misioni në Kosovë, është shënuar Dita Ndërkombëtare e Gruas, përmes aktiviteteve të ndryshme. Me këtë rast është vlerësuar lartë roli i gruas. Në këto aktivitete dhe me rastin e 8 Marsit, edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar gratë malishevase, si dhe i ka inkurajuar ato që të jenë edhe më aktive dhe të luajnë rol të rëndësishëm në vendimmarrje.

Në një nga aktivitetet e organizuara sot, është shfaqur dokumentari “Ato ia dolën”, dokumentar i cili u mundësua nga ekipi i OSBE-së në Malishevë dhe zyra për barazi gjinore. Në këtë aktivitet, mori edhe Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, deputetja e Kuvendit të Kosovës Shukrie Bytyçi kryesuesi i Kuvendit Komunal Aziz Thaçi dhe drejtoresha e DRKS-së Blerta Krasniqi.

“Komuna e Malishevës nga aspekti i barazisë gjinore qëndron mirë, këtu motrat tona punojnë dhe kontribuojnë shumë për barazi, ju inkurajoj të gjitha që të angazhoheni më shumë që të gjitha femrat të punojnë dhe mos të presin nga bashkëshortët e tyre. Të jeni dhe ju deputete, drejtoresha, profesoresha, etj…” tha mes tjerash Begaj.

“Shkollimi i femrës është i domosdoshëm” ishte mesazhi që i kryetarit Begaj.

Një fjalë rasti, në këtë aktivitet e ka mbajtur edhe përfaqësuesi i OSBE-së, Yusuke Hara, cili përveç urimit, i ka inkurajuar gratë, për aktivitetet e tyre, duke ju ofruar edhe mbështetjen e OSBE-së.

Nga ana tjetër deputetja e Kuvendit të Kosovës Shukrie Bytyçi, përshëndeti dhe uroi të gjitha femrat e të gjitha komunave dhe në veçanti mësueset, për kontributin në edukimin e brezave të tërë dhe brezave të rinj që po e bëjnë. Më pastaj znj.Arlinda Thaqi, anëtare e KK të Malishevës, ka bërë prezantimin e Grupit jo formal të Grave të Komunës së Malishevës, që është formuar në nëntor të vitit 2014.

Më pastaj Begaj ka ndarë edhe një mirënjohje për Mihrije Bytyçi, e cila është nga gratë e suksesshme të komunës së Malishevës, si një grua e suksesshme, për kontributin e dhënë, në emancipimin e femrave në rajonin tonë. /PrizrenPress.com/

NYT: Kosovarët, dje luftuan për tokën e tyre, sot largohen

0

Migrantet kosovareGazeta prestigjioze amerikane, “New York Times”, në numrin e sotëm, i kushtuar një shkrim gjendjes në Kosovë, të krijuar nga emigrimi ilegal i shtetasve, për në vendet e BE-së dhe me gjerë.

Shkrimi kësaj gazete nis me familjen Cakaj, e cila ka ndërtuar disa shtëpi përgjatë bulevardit “Tony Blair” në Prishtinë, por tani, kur kufiri me Serbinë është hapur, këta dëshirojnë të ikin për një të ardhme më të mirë.

“Djali im nuk kishte asnjë zgjidhje. Ai kishte vetëm një lopë, qumështin e të cilës e shiste në një treg në Prishtinë”, shprehet Xhevat Cakaj.

NYT thotë se gjendja ekonomike në vend është katastrofike.

Afrim Syla, një 48-vjeçar nga Prishtina, që bën ëmbëlsira për të jetuar, tha se i biri i është bashkuar eksodit: “Dikur kosovarët jepnin jetën për të qëndruar këtu. Tani kemi ardhur në një gjendje ku largohemi me vullnetin tonë”.

Gazeta shkruan se askush nuk e di se çfarë e provokoi eksodin. Disa thonë situata politike në vend dhe statusi i Kosovës në botë.

“Zgjedhjet e qershorit të shkuar nuk u zgjidhën për muaj, derisa partia e ish- kryeministrit Hashim Thaçi, një hero në luftën kundër Serbisë, i akuzuar së fundmi nga kritikët si i etur për pushtet dhe i korruptuar, e hapi me forcë rrugën drejt koalicionit qeverisës. Ai është tani ministër i Jashtëm”, shkruan NYT.

Por thelbi i problemit është ekonomia dhe korrupsioni. Si rast i këtij të fundit, gazeta përmend rrugën që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Prokuroria kërkon dëshminë e ish– kryeministrit Berisha

0

sali berisha ne kuvendProkuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar zyrtarisht që edhe ish-kryeministri Sali Berisha të japë dëshminë e tij në lidhje me akuzat e ngritura nga deputeti Tom Doshi për kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Në fletën e thirrjes të dorëzuar në Kuvend është caktuar dita e hënë, në orën 9 në mëngjes që ish-kryeministri të dëshmojë si person që ka dijeni për ngjarjen.

Një ditë më parë Berisha deklaroi se ishte i gatshëm të jepte para organeve të drejtësisë të faktet që ishte në dijeni.

Në prokurori do të shkojë edhe deputeti i Partisë Demokratike Mhill Fufi që pretendohet prej Frrokut se do të eliminohej si pjesë e të njëjtit komplot./TV Klan/

Dërguti zëvendëson Konjufcën në Kryesi të Kuvendit

0

Aida DergutiLëvizja Vetëvendosje ka parashtruar kërkesë në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, për ndryshimin e nënkryetarit Glauk Konjufca. Vetëvendosje do që në pozitën e nënkryetares ta emërojë deputeten Aida Dërguti.

Ky ndryshim bëhet për faktin se Glauk Konjufca ka marrë detyrën e shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pozitë të cilën e la deputeti Visar Ymeri, kur mori drejtimin e partisë.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin Koha.net, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi.

“Po, Aida Dërguti është propozimi ynë për nënkryetare të Kuvendit”, ka thënë Vraniqi.

Kërkesën e LVV-së, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do ta shqyrtojë në mbledhjen e së hënës, derisa formalizimi i këtij ndryshimi pritet të bëhet në seancën e ardhshme plenare.