18.1 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 7125

Pamje të transferimit për në Prizren të të dyshuarit për vrasje të trefishtë

0

policia e kosovesSot në stacionin numër 2 në Prishtinë është vetëdorëzuar i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Prizren. Pasi që është vetë dorëzuar në Prishtinë ai u shoqërua për në stacionin e policisë në Prizren.

Vrasjet e ndodhura të dielën me datë 8 Mars lanë të vrarë Haki Thaçi, Ferdi Shishko dhe Bilgin Ersoin.

Mahmut Halimi, avokat i të dyshuarit E.Sh., i caktuar sipas detyrës zyrtare tha për KALLXO.com se me të marrë lajmin është nisur për në Prizren.

“Për momentin jam duke shkuar për në Prizren, arsyeja pse është dorëzuar në Prishtinë e jo në Prizren duhet të jetë për shkaqe sigurie ai tanimë vetëm është tranferuar në Prizren”, tha avokati Halimi.

KALLXO.com ka raporuar për historinë e marrëdhënieve në mes të dyshuarve për vrasje dhe të vrarëve.

Një muaj paraburgim për blerësit dhe shpërndarësit e drogës

0

Bleresit dhe shperndarësit e drogesGjyqtarja e procedurës paraprake – Departamenti Për Krime të Rënda e Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve Fatmir Maxhuni dhe Driton Dollamqi që të dy nga Vushtrria, iu caktohet masa e paraburgimi, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni 273 par.2 në lidhje me nenin 31 të KP-së.

“Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 08.03.2015 në ora 17:00, dhe do të zgjasë deri me datën 08.04.2015”, thote zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve”.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se me datën 08.03.2015, rrethe orës 12:45 minuta në pikën kufitare në Vërmicë të pandehurit pa autorizim transportojnë substancat psikotrope e dyshuar si e llojit marihuanë, në atë mënyrë që gjatë kontrollimit nga ana e policisë kufitare së bashku me oficerë të doganës, në automjetin ,,Fordfocus,, të cilën e drejtonte i pandehuri D. Dollamqi ku si pasagjer ishte F. Maxhuni, në automjet janë gjetur katër qese të substancës psikotropike e dyshuar si të llojit marihuanë në sasi prej 1.195 gr”. /PrizrenPress.com/

Vrasësi i katërfishtë dënohet me 35 vjet burg

0

xhuvani35Gjykata e Krimeve të Rënda e Tiranës dha sot vendimin për Konstandin Xhuvanin, i akuzuar për vrasjen e katërfishtë në lokalin Antegrand në rrugën e Elbasanit në nëntorin e vitit të kaluar.

Djali i ish– deputetes, Luiza Xhuvani është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e Enea Xhait, Edison Jahos, Arbër Demirajt dhe Paolo Azolës.

Në bazë të provave të administruara dhe dëshmive nga roja i sigurisë Anton Binaku dhe personave të tjerë Gjykata ka vlerësuar se Konstandin Xhuvani është personi që ka qelluar mbi Enea Xhain dhe Edison Jahon, ndërsa plumbat e dalë nga arma e tij kanë vrarë dhe shokun e tij Arbër Demiraj dhe shtetasin italin Paolo Azola.

I pandehuri kishte kërkuar gjykim të shkurtuar çka u pranua nga Gjykata, duke shpëtuar të akuzuarin nga burgimi i përjetshëm. Gjykata e dënoi Xhuvanin edhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. /Tv Klan/

Profesorët nga Kosova me praktika ndërkombëtare

0

ConsusGjatë muajve të ardhshëm, 12 anëtarë të stafit akademik të Kolegjit Universum, do të ndjekin trajnime të avansuara në fushën e mësimdhënies për zhvillim të qëndrueshëm në 4 universitete evropiane edhe atë në Universitetin e Limerickut në Irlandë, Universitetin Leuphana në Luneburg të Gjermanisë, Universitetin e Gracit, Austri dhe Universitetin BOKU në Vienë, praktika mësimdhënie të cilat do ti bartin pastaj në punën e tyre me studentët në Universum.

Gjithë ky zhvillim bëhët në kuadër të projektit Consus, i financuar nga një grant prej 1.1 milion euro përmes rogramit Tempus të Bashkimit Evropian, ku Universum është pjesë e konsorciumit.

“Projekti Consus i cili për synim ka të zhvilloj bashkëpunimin shkencë-shoqëri në inovacion të qëndrueshëm, do ti mundësoj Kolegjit Universum dhe partnerëve tjerë të zhvillojnë burime të reja mësimore te cilat ngërthejnë koncepte nga zhvillimi i qëndrueshëm dhe forcojnë bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit; të trajnohen në mbi 16 metodologji të reja të mësimdhënies dhe të zbatojnë gjithë këto metoda në praktikë, në punën e tyre me studentët në Universum”.

Kolegji Universum është shumë aktiv në fushën e ndërkombëtarzimit dhe përveç pjesëmarrjes në projekte nga Bashkimi Evropian, ofron edhe mundësi të diplomave të dyfishta me Universitetet Middlesex dhe Grimsby në Mbretëri të Bashkuar dhe Universitetin Arel nga Stambolli i Turqisë. Së fundi, Universum ka filluar të ofroj lëndën për Konkurrueshmëri dhe Strategji Biznesi, zhvilluar dhe autorizuar nga Harvard Business School.

Ekzekutivi merr vendim për rregullimin e kanalizimit në Gorozhup dhe Planejë të Hasit

0

Muja ne mbledhjeEkzekutivi i Prizrenit ka marrë vendim për rregullimin e kanalizimit për fshatrat Gorozhup dhe Planejë.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha, tha se vendimi është marrë pas kërkesës së Drejtorisë së Shërbimeve Publike për rregullimin e kanalizimit të këtyre dy fshatrave në Has.

“Në takimin e sotëm janë miratuar edhe propozimet e Drejtorisë së Bujqësisë, që kryesisht kishin të bënin me rregullimin e rrugëve fushore nëpër disa vendbanime rurale të komunës së Prizrenit, si dhe është miratuar propozimi për transportin e nxënësve të fshatit Leskovec për në qytet, propozim ky nga DKA”.

Ai më tej bëri të ditur, se në mbledhjen e sotme i është dhënë drita e gjelbër edhe propozimit të Drejtorisë së Shëndetësisë, për vizitat e radhës sistematike të fëmijëve, projekt ky që tani është futur si kategori ligjore në komunën tonë /TVPZ/

Rrëfehet babai për vrasjet në Prizren: Unë i vrava, jo djali im

0

pz-viktima2Babë e birë ishin të dyshuarit kryesorë për vrasjen e trefishtë në Prizren e cila shokoi gjithë Kosovën. Eshref Shemallari dhe djali i tij Ejup Shemallari deri sot ishin në arrati.

Ndërsa sot para disa orësh në Stacionin Policor në Prishtinë është dorëzuar babai Eshrefi.

Lajmin për “Zërin” e ka konfrimuar drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi.

Ai ka thënë se dorasi ka dorëzuar edhe një pistoletë, me të cilin ka thënë se ka kryer vrasjen.

Nënkolonel Krasniqi, duke iu referuar deklarimit të parë të të dyshuarit, tha se Shemallari ka thënë se vetëm ai ka kryer vrasjen, ndërsa djali i tij nuk ka qëlluar, përpos që ka qenë në shoqërim me të.

Djali Ejupi vazhdon të mbetet në arrati. /Zeri/

Varroset Haki Thaqi, njëri nga tre të vrarët e para dy ditëve në Prizren (Foto)

0

haki thaci varrosetSot iu dha lamtumira e fundit Haki Thaqit, njërit nga tre të vrarët e para dy ditëve në Prizren.

Familjarë e qytetarë të shumtë janë mbledhur për ta përcjellë varrimin e tij. Varrimi po bëhet në “Varrezat e Myslimanëve”, në Prizren.

Në anën tjetër, dy të vrarët e tjerë do të varrosen sot në orën tre të pasdites.

Eshref Shemallari dhe djali i tij Ejupi, sipas dyshimeve të policisë, i kanë vrarë të dielen në qendër të Prizrenit: Ferdi Shishkon, Haki Thaqin dhe Bilgin Ersojin./zeri/

haki thaci varrim

Dorëzohet i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Prizren

0

vrasje ne prizrenI dyshuari për vrasjen e trefishtë në Prizren është dorëzuar sot në polici.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha konfirmoi për “PizrenPress” se njëri prej të dyshuarve është dorëzuar në polici.

Haki Thaçi, Ferdi Shishko dhe Bilgin Ersoi mbetën të vrarë të dielën pasdite në Prizren./PrizenPress.com.

Gjykata në Prizren: Jemi në grevë

0

gjykata ne grevZëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren,Afërdita Kicaj informon qytetarët se në këto ditë të grevës seancat nuk mbahen, me përjashtim të rasteve urgjente siç janë ato me paraburgim, dhuna në familje.

“Ndërsa sa i përket administratës ajo është funksionale, administrata nuk është në grevë, zyra e pranimit bënë pranimin e të gjitha shkresave, lëshon certifikata që nuk janë nën hetime. Të gjitha punët administrative mund të kryhen pa problem”./PrizrenPress.com/

Prizren: Kërcënoi me vrasje babin e gruas, përfundon në paraburgim

0

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar një muaj paraburgim Toner Kotle nga Prizreni. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të përdorimit të armës në hotel “Theranda”.

“I pandehuri Taner Kotle do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 08.03.2015,nga ora 14:30 minuta, dhe do të zgjasë deri me datën 08.04.2015.”, njofton zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.
I pandehuri dyshohet se me datën 08.03.2015, rrethe orës 11:45 minuta në rrugën

“ Remzi Ademaj”, pikërisht në restorantin e Hotelit “Theranda” përdorë armën në mënyrë kërcënuese”

“I dyshuari fillimisht e thërret me telefon të dëmtuarin M.V. babanë e gruas së tij me të cilin ishin në procesin e divorcit dhe kërkon të takohet me të në hotelin

“Theranda” lidhur me divorcimin e tij me bashkëshorten E. ,përndryshe vajzën e të dëmtuarit M.V. , i cili pranon të takohet me të pandehurin i shoqëruar nga i dëmtuari A.D.”

“ Pas një bisede i pandehuri vendos dorën në pjesën e pasme të brezit dhe nga aty nxjerr një pistoletë e të cilën ia drejton të dëmtuarit A.D. dhe i drejtohet me fjalë ,,deri me 21 mars 2015 je i detyruar me ma kthye gruan se ndryshe ju vras me krejt familjen, ta vras djalin që ke me nipa në Austri”./PrizrenPress.com/