37.6 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 7126

Slobodan Millosheviç, përgjegjës për mbi 200 mijë viktima

0

milloshovicQë nga viti 1989 kur ishte emëruar si president i Serbisë, diktatori dhe gjakpirësi Sllobodan Millosheviç ka zhvilluar tri luftëra të mëdha në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

Regjimi i tij është përgjegjës për më shumë se 200 mijë persona të vrarë, dhjetëra mijëra të tjerë të plagosur, dhjetëra mijëra gra të dhunuara e milion të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, transmeton “Zëri”.

Ai nesër bënë 9 vite nga vdekja e tij në Gjyqin e Hagës duke mbetur kështu pa u dënuar për krimet e shkaktuara. Millosheviq është një prej kriminelëve më të mëdhenj të shekullit të kaluar.

Ndërsa sot, tentohet që një rruge në Kosovë respektivisht në komunën e Ranillugut, t’i vihet emri i tij.

Lufta që nisi në Kroaci në mars të vitit 1991 e që zgjati 4 vjet e 7 muaj deri në nëntor të vitit 1995, kishte lënë të vdekur mbi 15 mijë kroatë duke përfshirë këtu ushtarë dhe civilë.

Mbi 37 mijë kroatë ishin plagosur ndërsa rreth 400 mijë të tjerë kishin lëshuar vendin si refugjatë, transmeton zeri.info. Ende më keq e kishte pësuar Bosnja.

Lufta që nisi në Bosnje në prill të vitit 1992 dhe e cila zgjati për afro 4 vite ka lënë mbi 100 mijë boshnjakë të vdekur. Rreth 40 mijë gra boshnjake ishin dhunuara ndërsa mbi 2 milion të tjerë ishin larguar nga shtëpitë e tyre duke e bërë këtë konfliktin më shkatërrues në Evropë që nga Lufta e Parë Botërore, transmeton Zeri.info.

Krimi i tij i fundit përfundoi në Kosovë. Forcat kriminale të Millosheviqit kanë vrarë mizorisht mbi 10 mijë shqiptarë të Kosovës. Afro 1 milion ishin larguar nga Kosova ndara edhe sot ka ende shumë viktima trupat e të cilëve nuk janë gjetur.

Ndërsa sot, tentohet që një rruge në Kosovë respektivisht në komunën e Ranillugut, t’i vihet emri i tij. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. /Zeri/

Bora deri në dy metra, por të gjitha rrugët e hapura

0

Kosove-boraaBora në malet e Berishës, ku gjinden disa fshatra të Komunës së Malishevës, ka arritur në disa vende deri në afro dy metra, mirëpo rrugët nga pasditja e djeshme, janë të gjitha të kalueshme dhe nuk ka asnjë rrugë të bllokuar nga bora. Këto fshatra sot i ka vizituar përsëri kryetari i Komunës së Malishevës së Malishevës, Ragip Begaj, ku ka parë nga afër rrugët e këtyre fshatrave, si dhe punën që ka bërë njësia e “Eko regjionit” në Malishevë, e cila i ka hapur të gjitha rrugët.

Banorët e Berishës dhe Fshatit të Ri, dy fshatrat më të thella, kanë falënderuar komunën dhe të gjithë punëtorët e “Eko regjionit”, të cilët për 48 orë pa ndërprerë kanë punuar në hapjen e rrugëve, pasi sasia e borës ishte shumë e madhe dhe erërat kanë bartur borën, duke krijuar pengesa të mëdha në rrugë.

Kompania “Eko regjioni”, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, gjatë tërë fundjavës ka qenë e angazhuar në largimin e borës nga rrugët, ndërsa në 48 ortë e fundit, kanë qenët të angazhuar vetëm në këtë pjesë, ku me katër makina të rënda, kanë larguar borën nga rrugët, duke e mundësuar qarkullimin e banorëve të kësaj pjesë dhe lidhjen me qendrën komunale.

Kryetari i fshatit Berishë, Eshref Berisha, pasi u takua me kryetarin Begaj, e ka falënderuar atë për angazhimin e komunës në hapjen rrugëve në këtë pjesë, si dhe për vizitat e vazhdueshme dhe kujdesin e treguar. Berisha, po ashtu ka falënderuar të gjithë ata që anë qenë të angazhuar në largimin e borës.

Makina përplas për vdekje 59-vjeçarin

0

Aksident shiritatNjë person ka gjetur vdekjen ditën e sotme pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Pushimi i shoferit-Divjakë. Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit, ku 59-vjeçari Petraq Kina, 59 vjeç, nga fshati Gradishtë është përplasur për vdekje nga një automjet teksa kalonte rrugën me biçikletë.

Viktima është gjetur disa orë më vonë, në një kanal nga kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se 59-vjeçari është përplasur nga një makinë që ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi mjaft të lartë, pasi në vendngjarje nuk janë gjetur fare gjurmë frenimi të gomave.

Varrosen edhe dy të vrarët e tjerë në Prizren

0

varrosen-edhe-dy-t-euml-vrar-euml-t-e-tjer-euml-n-euml-prizren-foto_hdSapo janë varrosur edhe dy të vrarët e tjerë të vrasjes së para dy ditëve në Prizren.

Viktimat Ferdi Shishko dhe Bilgin Ersoy, janë varrosur në orën 15:00 në “Varrezat e Myslimanëve”, në Prizren, raporton Express.Ndërkohë njëri nga dorasit është dorëzuar në polici dhe e ka pranuar fajësinë.

Pamje të transferimit për në Prizren të të dyshuarit për vrasje të trefishtë

0

policia e kosovesSot në stacionin numër 2 në Prishtinë është vetëdorëzuar i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Prizren. Pasi që është vetë dorëzuar në Prishtinë ai u shoqërua për në stacionin e policisë në Prizren.

Vrasjet e ndodhura të dielën me datë 8 Mars lanë të vrarë Haki Thaçi, Ferdi Shishko dhe Bilgin Ersoin.

Mahmut Halimi, avokat i të dyshuarit E.Sh., i caktuar sipas detyrës zyrtare tha për KALLXO.com se me të marrë lajmin është nisur për në Prizren.

“Për momentin jam duke shkuar për në Prizren, arsyeja pse është dorëzuar në Prishtinë e jo në Prizren duhet të jetë për shkaqe sigurie ai tanimë vetëm është tranferuar në Prizren”, tha avokati Halimi.

KALLXO.com ka raporuar për historinë e marrëdhënieve në mes të dyshuarve për vrasje dhe të vrarëve.

Një muaj paraburgim për blerësit dhe shpërndarësit e drogës

0

Bleresit dhe shperndarësit e drogesGjyqtarja e procedurës paraprake – Departamenti Për Krime të Rënda e Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurve Fatmir Maxhuni dhe Driton Dollamqi që të dy nga Vushtrria, iu caktohet masa e paraburgimi, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni 273 par.2 në lidhje me nenin 31 të KP-së.

“Të pandehurit do të mbahen në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 08.03.2015 në ora 17:00, dhe do të zgjasë deri me datën 08.04.2015”, thote zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Gjyqtarja e Procedurës Paraprake e miratoi kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit e cila kërkoi mbajtjen në paraburgim të pandehurve”.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal , se me datën 08.03.2015, rrethe orës 12:45 minuta në pikën kufitare në Vërmicë të pandehurit pa autorizim transportojnë substancat psikotrope e dyshuar si e llojit marihuanë, në atë mënyrë që gjatë kontrollimit nga ana e policisë kufitare së bashku me oficerë të doganës, në automjetin ,,Fordfocus,, të cilën e drejtonte i pandehuri D. Dollamqi ku si pasagjer ishte F. Maxhuni, në automjet janë gjetur katër qese të substancës psikotropike e dyshuar si të llojit marihuanë në sasi prej 1.195 gr”. /PrizrenPress.com/

Vrasësi i katërfishtë dënohet me 35 vjet burg

0

xhuvani35Gjykata e Krimeve të Rënda e Tiranës dha sot vendimin për Konstandin Xhuvanin, i akuzuar për vrasjen e katërfishtë në lokalin Antegrand në rrugën e Elbasanit në nëntorin e vitit të kaluar.

Djali i ish– deputetes, Luiza Xhuvani është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e Enea Xhait, Edison Jahos, Arbër Demirajt dhe Paolo Azolës.

Në bazë të provave të administruara dhe dëshmive nga roja i sigurisë Anton Binaku dhe personave të tjerë Gjykata ka vlerësuar se Konstandin Xhuvani është personi që ka qelluar mbi Enea Xhain dhe Edison Jahon, ndërsa plumbat e dalë nga arma e tij kanë vrarë dhe shokun e tij Arbër Demiraj dhe shtetasin italin Paolo Azola.

I pandehuri kishte kërkuar gjykim të shkurtuar çka u pranua nga Gjykata, duke shpëtuar të akuzuarin nga burgimi i përjetshëm. Gjykata e dënoi Xhuvanin edhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. /Tv Klan/

Profesorët nga Kosova me praktika ndërkombëtare

0

ConsusGjatë muajve të ardhshëm, 12 anëtarë të stafit akademik të Kolegjit Universum, do të ndjekin trajnime të avansuara në fushën e mësimdhënies për zhvillim të qëndrueshëm në 4 universitete evropiane edhe atë në Universitetin e Limerickut në Irlandë, Universitetin Leuphana në Luneburg të Gjermanisë, Universitetin e Gracit, Austri dhe Universitetin BOKU në Vienë, praktika mësimdhënie të cilat do ti bartin pastaj në punën e tyre me studentët në Universum.

Gjithë ky zhvillim bëhët në kuadër të projektit Consus, i financuar nga një grant prej 1.1 milion euro përmes rogramit Tempus të Bashkimit Evropian, ku Universum është pjesë e konsorciumit.

“Projekti Consus i cili për synim ka të zhvilloj bashkëpunimin shkencë-shoqëri në inovacion të qëndrueshëm, do ti mundësoj Kolegjit Universum dhe partnerëve tjerë të zhvillojnë burime të reja mësimore te cilat ngërthejnë koncepte nga zhvillimi i qëndrueshëm dhe forcojnë bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit; të trajnohen në mbi 16 metodologji të reja të mësimdhënies dhe të zbatojnë gjithë këto metoda në praktikë, në punën e tyre me studentët në Universum”.

Kolegji Universum është shumë aktiv në fushën e ndërkombëtarzimit dhe përveç pjesëmarrjes në projekte nga Bashkimi Evropian, ofron edhe mundësi të diplomave të dyfishta me Universitetet Middlesex dhe Grimsby në Mbretëri të Bashkuar dhe Universitetin Arel nga Stambolli i Turqisë. Së fundi, Universum ka filluar të ofroj lëndën për Konkurrueshmëri dhe Strategji Biznesi, zhvilluar dhe autorizuar nga Harvard Business School.

Ekzekutivi merr vendim për rregullimin e kanalizimit në Gorozhup dhe Planejë të Hasit

0

Muja ne mbledhjeEkzekutivi i Prizrenit ka marrë vendim për rregullimin e kanalizimit për fshatrat Gorozhup dhe Planejë.

Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha, tha se vendimi është marrë pas kërkesës së Drejtorisë së Shërbimeve Publike për rregullimin e kanalizimit të këtyre dy fshatrave në Has.

“Në takimin e sotëm janë miratuar edhe propozimet e Drejtorisë së Bujqësisë, që kryesisht kishin të bënin me rregullimin e rrugëve fushore nëpër disa vendbanime rurale të komunës së Prizrenit, si dhe është miratuar propozimi për transportin e nxënësve të fshatit Leskovec për në qytet, propozim ky nga DKA”.

Ai më tej bëri të ditur, se në mbledhjen e sotme i është dhënë drita e gjelbër edhe propozimit të Drejtorisë së Shëndetësisë, për vizitat e radhës sistematike të fëmijëve, projekt ky që tani është futur si kategori ligjore në komunën tonë /TVPZ/

Rrëfehet babai për vrasjet në Prizren: Unë i vrava, jo djali im

0

pz-viktima2Babë e birë ishin të dyshuarit kryesorë për vrasjen e trefishtë në Prizren e cila shokoi gjithë Kosovën. Eshref Shemallari dhe djali i tij Ejup Shemallari deri sot ishin në arrati.

Ndërsa sot para disa orësh në Stacionin Policor në Prishtinë është dorëzuar babai Eshrefi.

Lajmin për “Zërin” e ka konfrimuar drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi.

Ai ka thënë se dorasi ka dorëzuar edhe një pistoletë, me të cilin ka thënë se ka kryer vrasjen.

Nënkolonel Krasniqi, duke iu referuar deklarimit të parë të të dyshuarit, tha se Shemallari ka thënë se vetëm ai ka kryer vrasjen, ndërsa djali i tij nuk ka qëlluar, përpos që ka qenë në shoqërim me të.

Djali Ejupi vazhdon të mbetet në arrati. /Zeri/