23.8 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025
Home Blog Page 7378

PDK-LDK, pa plan për zvogëlimin e numrit të ministrive

0

PDK LDK logoPDK-ja dhe LDK-ja akoma nuk janë përcaktuar sa ministri do t’i ketë Qeveria që do ta formojnë. Në këto subjekte kanë thënë se janë duke e diskutuar një çështje të tillë dhe se pritet që të vendoset bashkërisht.

Ndërkohë anëtarë të subjekteve opozitare si dhe analistë politikë kanë vlerësuar se numri aktual i ministrive përbën një shifër të madhe dhe se ajo duhet të zvogëlohet.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë të hënën se çështjen e ministrive e kanë temë trajtimi me partnerin qeverisës. “Ende jemi në konsulta me LDK-në dhe vendosim bashkërisht si të veprohet”, ka thënë ai…/koha ditore/

Pabesi mes Thaçit e Mustafës

0

Thaci e Mustafa14-23Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka “kërcënuar” partnerin e koalicionit, PDK-në e Thaçit, se në rast se nuk merr postin e kryeministrit, do të tërhiqet nga marrëveshja për bashkëqeverisje.

Mustafa, pas kësaj deklarate në mesditën e djeshme rreth orës 13.00 është takuar edhe me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Nga burimet e LDK-së mësohet se Mustafa është duke kërkuar garanci për postin e kryeministrit edhe nga ndërkombëtarët, duke mos i zënë besë kreut të PDK-së, Hashim Thaçi.

Mësohet se me presidenten kanë biseduar rreth procedurave të ardhshme të themelimit të institucioneve.

Ndërkohë që Mustafa ka bërë me dije se marrëveshja për ndarjen e ministrive do të finalizohet brenda dy ditësh.

Por, derisa kreu i LDK-së zyrtarisht këmbëngul se posti i kryeministrit të ardhshëm do t’i takojë atij, na anën tjetër PDK-ja e Thaçit vazhdon të mos komentojë rreth kësaj çështjeje.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, tha të hënën pas takimit që kanë zhvilluar liderët politikë dhe anëtarët e grupeve punuese për ndarjen e përgjegjësive se partia e tij nuk do të hynte në koalicion me PDK-në sikur të mos i jepej posti i kryeministrit. /Zëri/

Maloku: “Interesi” i shtetit “rimartoi” PDK-në e LDK-në

0

Fadil Maloku-analistNjohësi i çështjeve politike, Fadil Maloku, ka thënë se “interesi” për shtetin ka realizuar “martesën” e PDK-së me LDK-në.
Por, sipas tij, kjo “rimartesë” do t’i dëmtojë të dyja partitë në të ardhmen.

Maloku ka thënë se nga rrafshi social e ekonomik koalicioni PDK-LDK jep shpresa për përmirësim të gjendjes, kurse nga prizmi politik ky koalicion do t’i “përpijë” koncesionet e Brukselit.

Ndërkohë, sa i përket rolit të opozitës, Maloku ka thënë se partitë opozitare tani e tutje, përveç petkut të nacionalizmit, duhet t’u kthehen edhe problemeve reale. /epoka e re/

LDK-ja heq dorë nga parimet që i kishte firmosur me Bllokun

0

Isa mustafaaaLDK-ja ka hequr dorë nga parimi i akorduar muaj më parë me LVV-në, AAK-në e Nismën që dialogu me Serbinë të bazohet në “parimin e reciprocitetit dhe respektimin e ndërsjellë të sovranitetit dhe të integritetit territorial”.

Tani nuk flet për reciprocitet. E respektimin e sovranitetit nga Serbia e ka vetëm synim për ta mbërritur me dialog.

Ndryshimi i qëndrimeve është shprehur në një draft të Programit të Qeverisë, që grupe punuese të PDK-së dhe LDK-së tashmë e kanë afër finalizimit.

Ka gati një muaj që kur LDK-ja është tërhequr nga Blloku, i cili donte ta dërgonte PDK-në në opozitë pas dy mandatesh në pushtet.

Dhe pozicionimi që Blloku kishte marrë përkitazi me dialogun, kishte bërë që formula qeverisëse të mos gëzonte mbështetje ndërkombëtare. /koha/

PJ Harvey boton libër me fotografi nga Kosova

0

PJ HarveyKëngëtarja dhe tekstshkruesja britanike, PJ Harvey, ka njoftuar se do të publikojë librin e saj të parë me poezi, “The Hollow Of The Hand”, vjeshtën e vitit 2015.

Projekti 224-faqësh do të jetë një bashkëpunim me filmbërësin dhe fotografin Seamus Murphy, i cili ka punuar me Harveyn edhe në të kaluarën duke prodhuar disa video-klipe për albumin e saj të tetë, “Let England Shake”.

Pas këtij projekti të vitit 2011, dyshja udhëtoi në shumë vende të botës për të gjetur inspirimin e tyre poetik dhe fotografik për “The Hollow Of The Hand”, raporton Koha.net.

“Mbledhja e informatave nga burime dytësore nuk më flinte në shpirt për atë që doja të shkruaja. Doja ta ndjeja ajrin, ta ndjeja tokën dhe të takoja njerëz të vendeve me të cilat jam fascinuar”, ka thënë Harvey.

Libri do të përfshijë fotografi nga Kosova, Afganistani, Washington DC e më gjerë. Fotografi Murphy ka bërë disa udhëtime në Afganistan dhe ka publikuar filmin dhe një libër më 2008 në lidhje me foto-gazetarinë të quajtur “A Darkness Visible: Afghanistan”.

“The Hollow Of The Hand” pritet të lansohet më 25 tetor, 2015 nga shtëpia botuese “Bloomsbury”.

Tek e qift

0

Abdulla Thaci LDK
Për kohën e shkuar kot
Vetmia është arma që vret
Në ditën e shpresës që rilind
Secili në jetën e vet ka një ditë
Ku nga ajo ditë e tutje
Përjetësisht nuk është vetëm.
Secila gjë në këtë jetë
Nuk është tek por qift.
E ne nga qifti,
Tek u lindëm .!
Por një qift,
Vazhdimisht lindi një tek tjetër .
Që në një ditë të caktuar
Me caktimin e Zotit Krijues
Të jetë qifti yt .
Për të vazhdua me tutje
Që si qift,
Të krijojmë një tek
Për dikë tjetër .
Deri atëherë,
Deri në pa mbarim …..
Deri në fundin e kësaj bote
Që veç një Zot e di .

Shkruan: Abdullah Thaçi

Haradinaj: Thaçi ma ofroi postin e kryeministrit

0

Ramush Haradinaj 1Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zgjedhur një media në Shqipëri për të folur për prapaskenat e Bllokut dhe zhvillimeve politike në Kosovë.

Duke folur për emisionin “A Show” në Agon Channel me Adi Krastën, Haradinaj ka thënë se menjëherë pas zgjedhjeve Thaçi ia kishte ofruar postin e kryeministrit në koalicionin PDK-AAK, por ai e kishte refuzuar, transmeton Koha.net.

Sa i përket largimit të LDK-së nga Blloku, ai ka thënë se partia e Mustafës kishte një para-marrëveshje me PDK-në.

Kreu i AAK-së tha se Mustafa nuk e donte në asnjë mënyrë Vetëvendosjen në qeveri, dhe në takimin e fundit kishte thënë se ai duhej të ishte i nominuar i LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s bashkë.

Nëna akuzohet për vrasjen e foshnjës

0

DjepiPara dy javësh humbi fëmijën. Shaqir Berisha po akuzon bashkëshorten për humbjen e fëmijës, pasiqë dyshon se nëna vrau foshnjën.

Ai po pretendon se nëna e mbyti foshnjën derisa ishte në gjumë.

Në një kronikë të realizuar nga Klan Kosova, Berisha rrëfen për bashkëshorten e tij.

Shaqir Berisha thotë se bashkëshortja e rrahte foshnjën e tyre.

Zbuluesi i ADN-së shet Nobel-in për mbijetesë

0

James WatsonJames Watson, tashmë 86 vjeçar, në vitin 1953 zbuloi strukturën e dyfishtë helikoidale të ADN-së. Për këtë zbulim, ai dhe kolegët e tij, britaniku Francis Crick dhe Maurice Wilkinson, në vitin 1962 u vlerësuan me çmimin Nobel në biologji.

Mirëpo, 52 vjet më vonë, i ndodhur në kushte të mjerueshme jetese, shkencëtari i madh amerikan është i detyruar të nxjerrë në ankand medaljen e Çmimit Nobel, për shkakun se gjendja e tij materiale është përkeqësuar së tepërmi.

Në fakt, më shumë sesa përgjegjësia e shoqërisë, gjendja e tij e mjerueshme është rrjedhojë e deklaratave të tij të nxituara dhe të vlerësuara gjithashtu shumë të gabuara, të padrejta dhe për më tepër antishkencore, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2007, Watson do të deklaronte në një interviste për Sunady Time, se zezakët janë më pak inteligjentë sesa të bardhët.

Kjo deklaratë ka mjaftuar jo vetëm për ta izoluar atë nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe sigurisht në radhë të parë asaj shkencore, por edhe për ta larguar nga të gjitha bordet shkencore, në të cilat ai ishte pjesëmarrës dhe rrjedhimisht edhe nga të gjitha honorarët që lidheshin me to.

Më pas shkencëtari amerikan ishte penduar për fjalët e tij të nxituara, madje ai tentoi që ta lidhte këtë edhe me kronistin që i mori intervistën, por dëmi ishte bërë tashmë, të cilin ai ishte i detyruar ta pësonte në kurrizin e tij. Po kështu, edhe justifikimet e tij për ta lidhur deklaratën me një kontekst të kohës dhe autokritika që bëri, nuk e ndihmuan atë për të rifituar atë që kish humbur tashmë përgjithmonë.

Në këto kushte, shtëpia e famshme e ankandeve ‘Christie’, ka programuar shitjen në ankand të medaljes, e cila mendohet se do të mund të kapë vlerën e 2.2 milionë dollarëve, ose 1,7 milion euro. Vetë medalja është e përberë prej 175 gram flori 18 karatesh e veshur me flori 24 karatesh. Ajo ka një diametër prej 66 mm.

Remi: Bashkë mundemi

0

RrustemMustafa–RemiDeputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi, i cili që nga fillimi i ngërçit politik ishte i bindur se do të ndodhte koalicioni i madh PDK-LDK, është marrë me deklaratën e kreut të LDK-së, Isa Mustafa i cili ka thënë se nëse ai nuk bëhet kryeministër, atëherë prishet koalicioni.

“Cili mundet të thotë? Nëse nuk jam kryeministër, nuk prishet koalicioni!!! E di, ka shumë politikanë të përgjegjshem!! Na duhet Qeveri ku sundon rendi, ligji ku rritet liria! BASHKË MUNDEMI”, ka shkruar Mustafa në Facebook.