28.6 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 7387

Ushtria formohet këtë vit

0

FSK-marrshPor njohës të fushës së sigurisë, fajësojnë politikën, e cila sipas tyrë ishte shkaktare për dështimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kuvend në legjislaturën e kaluar

Drejtues të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës konsiderojnë se vonesa e formimit të institucioneve dhe periudha e stërzgjatur e krizës politike po e prolongon procesin e transferimit të FSK-së në Forca të Armatosura.

Megjithëse ministri në detyrë i FSK-së, shprehet optimist se me formimin e institucioneve të reja, ky projekt madhor për shtetin e Kosovës do të ndodhë gjatë këtij viti. Por njohës të fushës së sigurisë, fajësojnë politikën, e cila sipas tyrë ishte shkaktare për dështimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kuvend në legjislaturën e kaluar./Kosova Sot/

Tomka dhe shokët e tij do të kthehen në Berat pas 37 vjetësh

0

98195Aktorët e vegjël të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, do të rikthehen pas 37 vjetësh, tashmë të rritur, në qytetin e Beratit, aty ku ata xhiruan një nga filmat më të dashur për fëmijë.

Bashkia e Beratit ka organizuar një premierë speciale të këtij filmi më 24 nëntor në këtë qytet, pasi filmi është restauruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vjen vjen me një cilësi fantastike, punuar nga një nga studiot më të njohura të botës.

Në këtë premierë janë ftuar disa prej aktorëve të vegjël të atij filmi, realizues të tij si dhe do të nderohet regjisorja Xhanfise Keko me titullin “Qytetare Nderi” e Beratit.

Isa Mustafa: LDK ofron rol prijës në qeveri, e hapur për bashkëpunim

0

isa mustafa 3Lidhja Demokratike e Kosovës, sot do të ofrojë rolin e saj prijës në qeverisjen e vendit, shkruan lideri i saj, Isa Mustafa, por me mundësi të partneritetit me të gjithë ata që janë të vendosur për ndërtimin e shtetit ligjor, për zhvillim ekonomik, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“LDK respekton dhe vlerëson lart partnerët e koalicionit paszgjedhor dhe mbetet e përkushtuar që në harmoni me rrethanat e reja të krijuara dhe kriteret për mandatimin e institucioneve të vendit të gjejë zgjidhje e cila është në interes të këtij partneriteti por edhe zgjidhje të cilat hapin mundësi reale për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale”, ka shkruan Mustafa në Facebook.

Sot, Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vendos për të ardhmen e këtij subjekti politik sa i përket rolit në konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë.

LDK-ja tashmë ka shprehur qëndrimin e qartë se marrëveshja e 10 qershorit mes LDK-AAK-Nisma, ose duhet të zbatohet në tërësi ose ajo është e pazbatueshme.

Për një qëndrim të tillë LDK ka marrë mbështetje edhe nga kryetarët e degëve, por këta të fundit kanë kundërshtuar një koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës.

Më poshtë ju sjellim shkrimin e liderit të LDK, Isa Mustafa, të shkruar në Facebook:

Anëtarë të nderuar të LDK-së

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën do të vendosim të krijojmë mundësitë që, në harmoni me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të kritereve të deklaruara nga Presidentja e vendit dhe miqtë tanë ndërkombëtar, ta konstituojmë sa më shpejtë Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të zgjedhim Qeverinë.

Në këtë proces Lidhja Demokratike e Kosovës ka një rol vendimtar. Këtë rol ne do ta realizojmë me marrje të përgjegjësisë, me sjellje të përgjegjshme dhe demokratike brenda forumit më të lartë të LDK-së, duke pasur parasysh situatën shumë të rëndë në të cilën po kalon Kosova, përkrahjen që e kemi nga Partitë Popullore Evropiane, në familjen e të cilave tani jemi, si dhe partneritetin, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian, të cilat kanë dhënë kontribut historik në çlirimin e vendit tonë dhe në ndërtimin e tij demokratik.

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot do të ofrojë rolin e saj prijës në këtë proces dhe në qeverisjen e vendit, me mundësi të partneritetit me të gjithë ata që janë të vendosur për ndërtimin e shtetit ligjor, për zhvillim ekonomik, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. LDK, si gjithherë në situate të tilla, do të vej interesin e vendit në plan të parë dhe do të reflektojë fuqinë dhe rolin e saj të pazëvendësueshëm në ndërtimin dhe drejtimin e institucioneve të vendit.

LDK është vetëdijshme për klimën politike brenda anëtarësisë dhe strukturave të saj dhe për shumë vërejtje për qeverisjen e deritanishme të vendit. Ne shprehim përkushtimin tonë për një qeverisje të mirë. I mbetemi besnik parimit se uniteti dhe vlerat e LDK-së, kur janë në pyetje interesat madhore të vendit, vazhdojnë të shprehen si sinteze e një kulture demokratike të krijuar për shumë vite e jo të zërave të cilat kanë logjikë të interesave lokale apo promovimeve personale.

LDK respekton dhe vlerëson lart partnerët e koalicionit paszgjedhor dhe mbetet e përkushtuar që në harmoni me rrethanat e reja të krijuara dhe kriteret për mandatimin e institucioneve të vendit të gjejë zgjidhje e cila është në interes të këtij partneriteti por edhe zgjidhje të cilat hapin mundësi reale për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale.

Qasja jonë do të jetë pozitive dhe konstruktive ndaj gjithë atyre që dëshirojnë të punojnë me ne për të përballuar shumë probleme me të cilat po ballafaqohen qytetarët tanë dhe për të krijuar e forcuar ura bashkëpunimi e integrimi në Bashkimin Evropian.

Bllok brenda bllokut

0

Blloku VVKërkesa për ridizajnim të marrëveshjes brenda bllokut LVAN nuk po gjen mirëkuptim në AAK. Kësisoj, LDK po e shqyrton mundësinë e largimit nga koalicioni i formuar 5 muaj më parë. Por, në këtë linjë nuk pritet të veprojnë VV, AAK dhe NISMA. Këto të fundit pas disa takimeve në dy ditët e fundit kanë vendosur që të ruajnë bashkëpunimin mes tyre.

Burime të gazetës Tribuna brenda bllokut bëjnë të ditur se LDK nuk e ka ndërmend të vazhdojë bashkëpunimin e paraparë më marrëveshjet e arritura më 10 qershor dhe 10 shtator, që ia pamundëson kësaj partie postin e kryeministrit. Tani partia e Isa Mustafës, me çdo kusht po insiston në udhëheqjen e Qeverisë.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve VV, AAK dhe NISMA po e shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një blloku te ri i cili do të regjistrohej si subjekt i përbashkët parlamentar dhe në këtë formë do të qëndronin në opozitë për të kundërshtuar çdo nismë të Qeverisë. I kontaktuar nga gazeta, Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nuk ka përgjigje për këtë opsion…/tribuna/

Maliqi: Preferoj qeveri teknike

0

ShkelzenMaliqiNjohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, ka thënë se preferon që Kosova të ketë një qeveri teknike me mandat një vit e gjysmë.

Kjo qeveri, sipas Maliqit, do të duhej të udhëhiqej nga një kryeministër konsensual.

Ndërkaq, duke iu referuar zhvillimeve të fundit brenda LDK-së dhe AAK-së për postin e kryeministrit, Maliqi ka thënë se partitë e bllokut qysh nga 10 qershori kanë pasur qasje të gabuar, edhe për faktin se e kanë injoruar PDK-në.

“PDK-ja nuk ka mund të injorohet as në fillim, as në mes e as në fund, sepse ka besimin më të madh politik”, është shprehur Maliqi. /epoka e re/

LDK vendos sot

0

LDK kryesiaSot, Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vendos për të ardhmen e këtij subjekti politik sa i përket bllokut paszgjedhor.

LDK-ja tashmë ka shprehur qëndrimin e qartë se marrëveshja e 10 qershorit mes LDK-AAK-Nisma, ose duhet të zbatohet në tërësi ose ajo është e pazbatueshme.

Në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur një ditë më parë, nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri, deklaroi se posti i kryeministrit po bisedohet intensivisht që t’i takoj LDK-së, sepse me marrëveshjen e 10 qershorit janë marr vesh që postin ta merr për mandat Ramush Haradinaj, por marrëveshja nuk është implementuar si e tillë.

Për një qëndrim të tillë LDK ka marrë mbështetje edhe nga kryetarët e degëve, por këta të fundit kanë kundërshtuar një koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës.

Fillimisht “rënia” e Bllokut, pastaj thirrja e seancës

0

Kuvendi i Kosoves14Partia Demokratike e Kosovës është në pritje të vendimit definitiv që mund të dalë për vazhdimin apo prishjen e marrëveshjes së koalicionit LVAN, para se të vendosë të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

PDK, sipas burimeve të besueshme të gazetës “Tribuna”, po i shfrytëzon në maksimum “privilegjet” që i ka krijuar fakti që ka përbrenda Grupit Parlamentar deputeten më të vjetër, Flora Brovina, e cila mbetet kryesuese e seancës deri në momentin e zgjedhjes së kryetarit.

Andaj, PDK është vënë në cilësinë e spektatorit, duke vështruar dhe pritur se çka po ndodhë me koalicionin e partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje.

Prishja eventuale e këtij koalicioni për shkak të mospajtimeve për postin e kryeministrit, po shihet nga PDK-ja si një mundësi e mirë që edhe ajo të përfshihet në procesin e formimit të institucioneve, sidomos të koalicionit të ardhshëm qeverisës.

Zyrtarë të PDK-së i kanë thënë gazetës në kushte anonimiteti se thirrja e seancës pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse mund të jetë me pasoja. Sipas tyre, nëse Blloku LVAN bie përfundimisht të mërkurën atëherë do të hapej një mundësi që të diskutohet me partnerin apo partitë partnere për postet, si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri. /Tribuna/

PDK-ja nis pazarin me AAK-në

0

Thaci e haradinajDerisa Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po “dorëzohet” për të shkuar në një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, është partia e Ramush Haradinajt – AAK, e cila gjithnjë e më shumë po i afrohet Hashim Thaçit.
Burimet e gazetës “Zëri” kanë konfirmuar se gjatë gjithë ditës së martë janë zhvilluar takime “tinëz” ndërmjet zyrtarëve të PDK-së dhe atyre të AAK-së për t’ia lidhur kryet një koalicioni qeveritar.

Mirëpo në këtë drejtim thuhet se nuk ka munguar “shigjetimi” as në drejtim të LDK-së, edhe pse kjo e fundit duket më e vendosur për t’i qëndruar deri në fund sloganit “Anti-Hashim”. /Zëri/

Hutimi i Mustafës me pasoja fatale për Kosovën

0

muhamet_hamitiLideri i LDK-së, Isa Mustafa sot e mori edhe një goditje të rëndë. Kësaj radhe nga familja e fuqishme e LDK-së, ajo e Hamitëve. Muhamet Hamiti e ka goditur rëndë Isa Mustafën me një postim në Facebook duke thënë se “hutimi dhe stepja para vëshitrësive e liderit të saj Isa Mustafa dhe i disa bashkëpunëtorëve të tij, është me pasoja potencialisht fatale për Kosovën”
Lexojeni të plotë reagimin e Muhamet Hamitit.
Pakti jo i mirë nuk ndreqet me një pakt më të keq
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), partia që krijoi një kulturë e vetëdije shtetërore e kombëtare tash e një çerek shekulli, falë vizionit të Presidentit Ibrahim Rugova dhe të lëvizjes shembullore shqiptare që i priu, është në udhëkryq.

Hutimi dhe stepja para vëshitrësive e liderit të saj Isa Mustafa dhe i disa bashkëpunëtorëve të tij, është me pasoja potencialisht fatale për Kosovën që po përballet me krizën më të rëndë në historinë e vet të re për shkak se elitat politike dhe jopolitike të vendit qe një kohë të gjatë kanë bërë pakt me të keqen, në emër të kompromisit. Paraliza është rezultat i atrofimit të vlerave, të pajtimit me një sjellje manipulative të politikanëve lojcakë, që ndërrojnë deklarata e qëndrime për interesa të momentit.

Tash maskat po bien, me gjasë. Protagonistët që i nxorri në skenë koha e fundit të mos hidhërohen pse ne të tjerët mbajmë mend përbetimet e tyre të mëhershme dhe nuk u duartrokasim të rejave. Nuk u kemi besuar fort asnjëherë, tash hiq.
Shpresojmë që politikanët lojcakë të nxjerrin mësime. Për hir të vetes së tyre, më shumë për veten tonë.

Pakti i LDK-së dhe i formacioneve të tjera që u bënë gjoja Bllok për të mos lejuar një Qeveri Thaçi 3 – që do të ishte vazhdim i rrënimit të ekonomisë, të arsimit (kujto mësymjen që do të plandosë Universitetin e Prishtinës) dhe të vetë palcës shoqërore të Kosovës – nuk mund të ndreqet duke bërë një pakt edhe më të keq. Pakti me djallin mbaron keq, siç e dëshmon miti i Faustit.
Le të mendojë kush mundet dhe di, le të kundërshtojë kush ka guxim katandisjen e fatit tonë. Lavdi njerëzve që kundërshtojnë të keqen, qoftë edhe kur deklarativisht bëhet në emër të së mirës së përgjithshme! Lavdi pakicës që mendon! Dhe që vepron, nëse mundet. Për hir të mundësisë që pastaj, ngadalë, të nisë rruga e rimëkëmbjes së Republikës sonë të dashur.

LDK duhet të rri me bllokun!

0

Abdulla Thaci LDKShkruan: Abdullah V. Thaçi

Kur Vetëvendosje ofrojë alternativën për krijimin e këtij “Blloku” të famshëm, treshja e liderëve e njohur si LAN menjëherë ndau edhe poste udhëheqëse institucionale.

Jo rastësisht, duke i njohur apetitet, Ramushit ju nda posti i kryeministrit .! Kjo me vet faktin ndarjen e përjetshme të afërsisë dhe më vonë kthimin e miqësisë në armiqësi në mes PDK-së dhe AAK-së. Ky qëllim me kohë u arrit, deklaratat dhe goditjet direke të Ramushit dhe lidershipit të AAK-së kundër PDK-së dhe vet Hashim Thaçit shkuan duke u rritur, deri në nivelin kur Hashimi u quajt edhe “monstrum” .Kur u vërtetua se këto deklarata ishin dëshmi e mjaftueshme se Ramushi dhe Hashimi përgjithmonë i kanë të ndara rrugët politike, më shumë se vendimet e gjykatës politike të Enver Hasanit, e bënë të sigurt lojën e një skenari krejt të pa moralshëm.

Personalisht, në momentin e krijimit të bllokut, nga LDK-ja nuk isha i kënaqur me dhënien e postit të kryeministrit, për herë të dytë, Ramush Haradinajt. Por, pasi që momenti ishte historik, duke e njohur Ramushin se pa këtë post as që do të pranonte rreshtin krah bllokut, edhe u pajtova.

Duke qenë aktiv në politikë, jo çdo herë vendimi dhe vullneti politikë duhet të përputhen mes vete. Duke qenë kështu, bazuar në qëllimin e formimit të vet bllokut, fuqishëm gjatë gjithë këtyre muajve, si shumica e qytetarëve të vendit, e mbështeta konceptin e këtij blloku .

Sot, kur jemi në rrethana të reja, normal që blloku ka nevojë për ri formulim të marrëveshjes, por assesi të mos ndryshohen pozicionet udhëheqëse. Edhe në rrethanat e reja ku Isa Mustafa nuk do të ketë mundësin të jetë spiker kuvendi, për qëllimin madhor dhe nevojën për ndryshim pushteti që ka Kosova, kjo lehtësisht dhe mençur duhet të tejkalohet nga LDK-ja.

Blloku ka mundësi të shumta që të harmonizojë qëllimet e veta strategjike afat gjate. Ky mandat edhe ashtu nuk duhet të jetë më i gjatë se dy vite, pra diku deri ne 2016. Deri atëherë kur presidentes Atifete Jahjaga i skadon mandati, e kur edhe zyrtarisht ajo anëtarësohet në PDK . Në atë kohë qeveria e bllokut duhet të vet shkarkojë vetën, dhe LDK dhe AAK më pastaj të hynë në një listë të përbashkët zgjedhore, ku Ramushi nga pozita e kryeministrit, tani më rrethana të reja, duhet të kalojë në postin e Presidentit të Kosovës ndërsa LDK-së ti takojë mandati I plotë i kryeministrit në qeverinë 2016-2020 .

Nëse kjo nuk do të realizohet këtë herë, atëherë një gjë është e vërtetë e hidhur, do të kemi koalicion mafioz PDK-LDK. E ku LDK në një koalicion me PDK, në këto rrethana e ka të sigurt se do të shkojë drejtë zhbërjes.

Pavarësisht se Vetëvendosje, AAK dhe NISMA do të ngelin në opozitë, ato një gjë e kanë të sigurt, do të fitojnë simpatinë e popullit të Kosovës .
Unë dëshirojë që LDK me as një çmim të mos hy në koalicion me PDK-në, të rrijë aty ku është brenda bllokut, ta rishqyrtojë marrëveshjen strategjike, nga e cila ajo si parti politike do ta forcojë të ardhmen afatgjate politike.