21.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Hutimi i Mustafës me pasoja fatale për Kosovën

muhamet_hamitiLideri i LDK-së, Isa Mustafa sot e mori edhe një goditje të rëndë. Kësaj radhe nga familja e fuqishme e LDK-së, ajo e Hamitëve. Muhamet Hamiti e ka goditur rëndë Isa Mustafën me një postim në Facebook duke thënë se “hutimi dhe stepja para vëshitrësive e liderit të saj Isa Mustafa dhe i disa bashkëpunëtorëve të tij, është me pasoja potencialisht fatale për Kosovën”
Lexojeni të plotë reagimin e Muhamet Hamitit.
Pakti jo i mirë nuk ndreqet me një pakt më të keq
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), partia që krijoi një kulturë e vetëdije shtetërore e kombëtare tash e një çerek shekulli, falë vizionit të Presidentit Ibrahim Rugova dhe të lëvizjes shembullore shqiptare që i priu, është në udhëkryq.

Hutimi dhe stepja para vëshitrësive e liderit të saj Isa Mustafa dhe i disa bashkëpunëtorëve të tij, është me pasoja potencialisht fatale për Kosovën që po përballet me krizën më të rëndë në historinë e vet të re për shkak se elitat politike dhe jopolitike të vendit qe një kohë të gjatë kanë bërë pakt me të keqen, në emër të kompromisit. Paraliza është rezultat i atrofimit të vlerave, të pajtimit me një sjellje manipulative të politikanëve lojcakë, që ndërrojnë deklarata e qëndrime për interesa të momentit.

Tash maskat po bien, me gjasë. Protagonistët që i nxorri në skenë koha e fundit të mos hidhërohen pse ne të tjerët mbajmë mend përbetimet e tyre të mëhershme dhe nuk u duartrokasim të rejave. Nuk u kemi besuar fort asnjëherë, tash hiq.
Shpresojmë që politikanët lojcakë të nxjerrin mësime. Për hir të vetes së tyre, më shumë për veten tonë.

Pakti i LDK-së dhe i formacioneve të tjera që u bënë gjoja Bllok për të mos lejuar një Qeveri Thaçi 3 – që do të ishte vazhdim i rrënimit të ekonomisë, të arsimit (kujto mësymjen që do të plandosë Universitetin e Prishtinës) dhe të vetë palcës shoqërore të Kosovës – nuk mund të ndreqet duke bërë një pakt edhe më të keq. Pakti me djallin mbaron keq, siç e dëshmon miti i Faustit.
Le të mendojë kush mundet dhe di, le të kundërshtojë kush ka guxim katandisjen e fatit tonë. Lavdi njerëzve që kundërshtojnë të keqen, qoftë edhe kur deklarativisht bëhet në emër të së mirës së përgjithshme! Lavdi pakicës që mendon! Dhe që vepron, nëse mundet. Për hir të mundësisë që pastaj, ngadalë, të nisë rruga e rimëkëmbjes së Republikës sonë të dashur.

Më Shumë

Hodaj: 1697 ankesa nga qytetarët në Inspektoratin Policor të Kosovës

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka nisur raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës...

Askush përveç vetes sonë nuk mund të na lirojë mendjen

Thënie nga Bob Marley – “E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen...

Lajmet e Fundit