21.6 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 7389

Rrënohen objektet pa leje në lagjen “Vesli Klark” në Prizren

0

rrenimet-620x330Në rrugën “Vesli Klark ” në Prizren, janë rrënuar sot disa objekte të vogla biznesore të cilat kanë qenë të ndërtuara në mënyrë ilegale.

Pronarët e objekteve nuk kanë bërë rezistencë, por kanë pasur disa shqetësime të tyre.
Sebahate Salla, ka thënë se nuk janë kundër vendimeve të Komunës për lirimin e hapësirave publike, por sipas saj , “në këtë gjendje të rëndë për bizneset ato në masë të madhe po dëmtohen edhe përmes këtij aksioni”.

Inspektorët e Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë vazhduar aksionin e rrënimit në këtë lagje.

Sefedin Krasniqi, thotë se e mirëpret këtë aksion.

“Jemi të vetëdijshëm se kemi vepruar në prona publike”, ka thënë Krasniqi.
Drejtori i Inspektoratit në Prizren, Bedri Bytyçi, tha ndërkaq se aksionet e filluara për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Prizrenit nuk do të ndalen, sidomos në ato pjesë që janë paraparë në Planin detal rregullativ. Ai tha se së shpejti priten aksione të ngjashme edhe në disa objekte banimi në lagjën ‘Ortakoll’ për tejkalime urbanistike./TV Prizreni/

I sëmuri mendor, sulmon dy policë në Malishevë

0

Policia-StopDy pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Malishevë, janë sulmuar fizikisht nga një person me të meta mendore. I dyshuari pas arrestimit është liruar me procedurë të rregullt.

“Një persona me të meta mendor është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht dy policë”, njofton Policia e Kosovës. I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.

Ndërkaq, një kërcënim ndaj pjesëtarëve të policisë ka ndodhur në fshatin Bellanicë të Malishevës. Tre persona kanë kërcënuar zyrtarët e policisë gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare.
“Me urdhër të prokurorit tre persona e dyshuar janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Thaçi: Qeveria e re duhet të jetë shumetnike

0

Thaci14-17aKryeministri i Kosovës Hashim Thaçi thotë se qeveria e re duhet të jetë shumetnike. Thaçi ka folur edhe për prioritetet e ekzekutivit të ri duke potencuar zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës, vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe luftën kundër korrupsionit.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Thaçit në Facebook.

Të dashur miq,

E ritheksoj edhe një herë se institucionet e reja të Republikës së Kosovës duhet të kenë legjitimitet të fuqishëm qytetar dhe përfshirje gjithë-etnike. Për më tepër, duhet të kemi një agjendë të qartë për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, vazhdimin e dialogut dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel, funksionim efektiv të rendit dhe ligjit duke u përqendruar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, betejën e pakompromis kundër çfarëdo lloj ekstremizmi, si dhe vazhdimin e reformave rrënjësore për përmbushjen e kritereve për integrim në NATO dhe BE.

Eshtë me rëndësi tëpotencojmë se Partia Demokratike e Kosovës, si parti e qendrës se djathtë, për realizimin e këtyre synimeve thelbësore në interes të vendit dhe qytetarëve, do të punojë me përkushtim me partitë politike të cilat janë të mishëruara me këto vlera dhe synime programatike.

Përcillet ‘Dr. Flori’, fjalët e fundit për të vëllain (Video)

0

Dr Flori-homazheËshtë përcjellë për në banesën e fundit “Doktor” Flori.

Homazhet ndaj 35-vjeçarit që ndërroi jetë paraditen e së hënës, u bënë në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar, ku krahas artistëve dhe kolegëve të tij morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe politikanë të tjetër.

Kryeministri Edi Rama nuk ishte në ceremoni, teksa një kurorë me lule me emrin e tij ndodhej mbi arkivolin e të ndjerit.

Kujtojmë se Rama pat kënduar me Grupin Wes Side Family, ku bënte pjesë edhe Florian Kondi këngën “Tirona” ose kënga tjetër për fushatën elektorale “Çohu”.

Ai u përcoll me duartrokitje dhe muzikë në sfond. Në media dalin edhe fjalët e fundit të tij, siç edhe ndodh në të tilla raste.

“Alban, unë po shkoj. Duket se po fluturon edhe ti me mua, por ti zbrit”, mësohet t’i ketë thënë të vëllait të tij.

Tahiri: Vizitat e zyrtarëve serbë, vetëm me leje

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë për “Epokën e re” se vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë, mund të realizohen vetëm me leje të shtetit të Kosovës.

Kështu Tahiri i është kundërpërgjigjur oficerit ndërlidhës të Beogradit në Prishtinë, Dejan Paviqeviq, i cili sot ka deklaruar se zyrtarët serbë për vizitat në Kosovë më nuk do të kërkojnë leje nga shteti i Kosovës, por vetëm do t’i paralajmërojnë vizitat për shkaqe sigurie.

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e cila udhëheq edhe dialogun teknik me Serbinë, ka deklaruar se vizitat e tilla do të bëhen në përputhje me rregullat diplomatike ndërkombëtare.

“Nuk do të ketë vizita të zyrtarëve të shtetit serb pa pëlqimin e shtetit të Kosovës. Kështu janë rregullat diplomatik sipas Konventës se Vjenës. Pra edhe marrëveshja e arritur të premten në Bruksel e respekton pikërisht procedurat diplomatike, ku bëhet njoftimi, me pas merret leja dhe pastaj realizohet vizita”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka treguar se marrëveshja që është arritur të premten në Bruksel në mënyrë të qartë e parasheh sesi bëhen vizitat e përfaqësuesve të Serbisë në Kosovë apo anasjelltas.

“Mënyra e bërjes se vizitave bazohet në marrëveshje dhe është e qartë se zyrtarët që kërkojnë vizita në shtetin tjetër e njoftojnë përfaqësuesin diplomatik të shtetit tjetër, pra zyrtarët e serbë duhet ta njoftojnë përfaqësuesin diplomatik të Kosovës dhe anasjelltas. Pas njoftimi sigurisht se pason dhënia e lejes, përkatësisht aprovimi i vizitës apo mos aprovimi i vizitës, varësisht nga situata”, ka thënë zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri.

Arrestohen 26 persona brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

0

PoliciaKS-prangatPolicia e Kosovës ka arrestuar 26 të dyshuar brenda 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të Policisë, të arrestuarit dyshon për vepra të ndryshme penale, të kryera nëpër pjes të ndryshme të Kosovës.

Arrestimet kryesisht kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt e Prizrenit.

Lista Serbe, e “vonuar” për koalicione

0

Aleksandar JablanovicPjesëmarrja e pakicave, përfshirë edhe pakicën serbe në qeverinë e re të Kosovës, është garantuar me Kushtetutë. Por, Lista Serbe, si subjekti më i madh që përfaqëson serbët në Kuvendin e Kosovës, ende nuk është orientuar drejt ndonjë koalicioni të mundshëm, vlerësojnë drejtuesit e saj.

Ky mos orientim, sipas njohësve serbë të zhvillimeve politike në vend, nuk është në favor të këtij subjekti nëse ai dëshiron që në mandatin e ardhshëm t’i adresojë qëllimet e veta.

Aleksandar Jabllanoviq, kryetar i Listës Serbe, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se nuk kanë kontaktuar me asnjërën nga dy blloqet politike, të cilat do të synojnë formimin e qeverisë së vendit.

“Problemi qëndron tek partitë politike të shqiptarëve të Kosovës. ne po presim që ata të merren vesh”, tha Jabllanoviq.

Por, këtë pritje Rangjel Nojkiq nuk e konsideron si veprim të mençur politik. Sipas tij, Lista Serbe është dashur që të orientohet më herët drejt një opsioni të mundshëm për koalicion.

Qëndrimi i mëhershëm i Listës Serbe ishte të mos marrë pjesë në një qeveri pjesë së cilës është edhe Lëvizja Vetëvendosje. Nojkiq vlerëson se Lista Serbe nuk duhet ta përjashtojë opsionin e tillë eventual, sepse një gjë e tillë do të ishte edhe një sfidë e re për serbët.

Jabllanoviq shton se është e pamundur të jesh pjesë e një qeverie dhe të mos ekzistojë bashkëpunimi i definuar me ndonjë marrëveshje ndërmjet partive politike.

“Në qoftë se Lista Serbe do të hyj si faktor në qeverinë e ardhshme të Kosovës, atëherë ajo duhet t’i pranojë disa kushte. Por, në anën tjetër, edhe partitë tjera politike duhet t’i njohin interesat e Listës Serbe për formimin e qeverisë”, tha Jabllanoviq.

Megjithatë, Nojkiq shpreh mendimin se Lista Serbe ka mundësi edhe tash të orientohet drejt një koalicioni apo marrëveshjeje me partitë politike.

“Lista Serbe mund ta bëjë tash një lloj marrëveshje me partnerët e koalicionit dhe të ketë qëndrim shumë të qartë, që në fillim, se si mund t’i realizojë kërkesat e saj”, theksoi Nojkiq.

Ndryshe, zyrtarët e Listës Serbe thonë se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë t’ia prezantojnë problemet Beogradit dhe se do të konsultohen me të. Ndërkaq, njohësit serbë të zhvillimeve politike shprehin mendimin se Lista Serbe duhet të bëj marrëveshje me Beogradin që çështjet të cilat do t’i parashtrojnë në të ardhmen, në Qeverinë e Kosovës, të kenë bazë reale!

LDK çel derën për PDK

0

HakiRugova-ldk14Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të marrë vendim të prerë, në takimin e nesërm, për rolin që do t’ia caktojë vetes në krijimin e institucioneve.

Para së gjithash, do ta sqarojë pozicionin lidhur me qëndrimin ose jo në Bllok, ku përcaktues është posti i Kryeministrit i kërkuar nga LDK ndërkohë që Ramush Haradinaj ka vendosur të mos lëshojë pe nga Marrëveshja e 10 qershorit.

Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova, thotë për Politiko.net se vendimi për hapat e ardhshëm të kësaj partie do të merret nesër, në takimin e Këshillit të Përgjithshëm.

“Ne kemi dalë sot me një prononcim, pas takimit të Kryesisë. Më vonë, e kemi një takim edhe me Kryetarët e Degëve, ndërsa nesër e kemi Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së, ku do të dalim me qëndrim më të qartë se çka më tutje”.

Por, a do ta përjashtonte LDK një koalicion me PDK’në, në rast se projekti i menduar i Bllokut dështon?

Haki Rugova është zyrtari i parë nga Kryesia e LDK’së që publikisht nuk përjashton mundësinë që të bisedohet edhe me PDK’në, e cila zyrtarisht ishte refuzuar deri tash nga kjo parti.

“Nuk jemi të mbyllur për asnjë lloj bisede, me askënd. Do ta shohim se çfarë do veprojmë më tutje”, ka deklaruar Rugova për Politiko.net.

LDK, si partia e dytë më e madhe në vend, ka tri opsione para vetës në tavolinë, për të cilat do të diskutohet në takimin e nesërm të Këshillit të Përgjithshëm.

Opsioni i parë është që të mos tërhiqet nga insistimi që LDK’së ta ketë Kryeministrin e nominuar nga Blloku, e që rrjedhimisht, nëse AAK mban qëndrimin e saj për të mos lëshuar pe, nënkupton prishjen e Bllokut. Më tutje, LDK do të përcaktohet të mbetet në opozitë, ose të shkojë në koalicion me PDK’në me kushtin që ta ketë Kryeministrin.

Musmurati: Nesër ia dëgjoni zanin PDK-së

0

BasriMusmurati6-06Përderisa parterët e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-NISMA tash e disa ditë po përplasen për postin e kryeministrit, PDK-ja duket se këto zhvillime po i shikon me durim dhe vëmendje të shtuar.

Edhe pse kjo parti nuk e ka përjashtuar asnjë parti për koalicion, ajo ende nuk është përcaktuar se cilën parti do ta dëshironte në bashkëqeverisje.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, tha për KALLXO.com se ende nuk kanë qëndrim të prerë për këtë çështje, por shtoi se shpejt do t’i dëgjohet “zani” kësaj pune.

“Nuk dua të them asgjë. Besoj ia dëgjon zanin nesër”, tha shkurt Musmurati.

I pyetur se cilën parti e shohin si partnere në bashkëqeverisje, ai tha se PDK-ja nuk e përjashton asnjë parti, përveç atyre që e kanë përjashtuar veten.

“Nuk e përjashtojmë asnjë parti, përveç atyre që e kanë përjashtuar veten”, tha Musmurati, duke mos saktësuar se cila është ajo parti.

Në deklarimet e shumta deri më tani, kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi, ka përdorur një shprehje të përgjithësuar, duke thënë se preferon ta ketë në koalicion ndonjë nga partitë e spektrit të djathtë politik, duke lënë të kuptohet se është vetëm Vetëvendosje ajo me të cilën nuk e ka në plan të bashkëqeverisë në mandatin e ardhshëm qeverisës.

Punëtorët e Komunës së Malishevës në ndihmë të 14 vjeçarit Ilir Berisha

0

MalishevaIlir Berisha, 14 vjeç nga fshati Gurbardh i Komunës së Malishevës, vuan nga një sëmundje e rëndë e veshkave dhe si pasojë, ai duhet që urgjentisht të bëj transplantim të veshkave. Iliri 14 vjeç, nxënës i klasës së nëntë, aktualisht është në dializë të rëndë dhe po kurohet në një spital jashtë vendit. Për këtë qëllim punëtorët e administratës dhe qeverisë komunale në Komunën e Malishevës, kanë filluar një aksion për ta ndihmuar Ilirin.

Fillimisht, këtë aksion e kanë nisur drejtorët e drejtorive komunale, të përkrahur edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, për t’ju bashkuar më pas kësaj iniciative edhe punëtorët e administratës komunale, në mënyrë që sadopak, të riut 14 vjeçar, ti ndihmohet në shërimin e tij, deri në transplantimin e veshkave.

Iniciuesi i këtij aksioni humanitar, Ahmet Morina, tha se punëtorët e administratës dhe drejtorët e drejtorive komunale, e kanë përkrahur aksionin në masë të madhe dhe shuma e grumbulluar është e konsiderueshme, por 14 vjeçarit Ilir Berisha i duhen ende mjete të tjera, ndërsa familja nuk ka mundësi të mbuloj shpenzimet për shërimin e tij, andaj Morina, kërkon mbështetje edhe nga institucionet tjera dhe njerëzit e vullnetit të mirë, që me aq sa kanë mundësi të ndihmojnë në shërimin e Ilir Berishës.

Përndryshe, Iliri, i cili gjendet në regjim të rëndë të terapisë së dializës, pasi veshkat e ka jashtë funksionit përgjithmonë, i duhet të bëj transplantim të veshkës, nga prindërit e tij, por ky transplantim, është i kushtueshëm dhe plotësisht i papërballueshëm për familjen e tij, e cila nuk ka asnjë person të punësuar./PrizrenPress.com/