17.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Punëtorët e Komunës së Malishevës në ndihmë të 14 vjeçarit Ilir Berisha

MalishevaIlir Berisha, 14 vjeç nga fshati Gurbardh i Komunës së Malishevës, vuan nga një sëmundje e rëndë e veshkave dhe si pasojë, ai duhet që urgjentisht të bëj transplantim të veshkave. Iliri 14 vjeç, nxënës i klasës së nëntë, aktualisht është në dializë të rëndë dhe po kurohet në një spital jashtë vendit. Për këtë qëllim punëtorët e administratës dhe qeverisë komunale në Komunën e Malishevës, kanë filluar një aksion për ta ndihmuar Ilirin.

Fillimisht, këtë aksion e kanë nisur drejtorët e drejtorive komunale, të përkrahur edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, për t’ju bashkuar më pas kësaj iniciative edhe punëtorët e administratës komunale, në mënyrë që sadopak, të riut 14 vjeçar, ti ndihmohet në shërimin e tij, deri në transplantimin e veshkave.

Iniciuesi i këtij aksioni humanitar, Ahmet Morina, tha se punëtorët e administratës dhe drejtorët e drejtorive komunale, e kanë përkrahur aksionin në masë të madhe dhe shuma e grumbulluar është e konsiderueshme, por 14 vjeçarit Ilir Berisha i duhen ende mjete të tjera, ndërsa familja nuk ka mundësi të mbuloj shpenzimet për shërimin e tij, andaj Morina, kërkon mbështetje edhe nga institucionet tjera dhe njerëzit e vullnetit të mirë, që me aq sa kanë mundësi të ndihmojnë në shërimin e Ilir Berishës.

Përndryshe, Iliri, i cili gjendet në regjim të rëndë të terapisë së dializës, pasi veshkat e ka jashtë funksionit përgjithmonë, i duhet të bëj transplantim të veshkës, nga prindërit e tij, por ky transplantim, është i kushtueshëm dhe plotësisht i papërballueshëm për familjen e tij, e cila nuk ka asnjë person të punësuar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Xhamia më e veçantë në Ballkan, ndodhet në Delvinë

Xhamia më e veçantë në Ballkan ndodhet në Delvinë. Për një mijë e një arsye. Historia dhe emri i xhamisë, janë unike. Quhet xhamia...

“Paratë tona, idetë tona, Prizreni ynë”, Totaj thotë se rritën buxhetin e investimeve për projektet e qytetarëve

Komuna e Prizrenit për të dytin vit me radhë ka nisur një praktikë të re të përzgjedhjes së projekteve nga qytetarët. Kryetari i Komunës së...

Lajmet e Fundit