18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Musmurati: Nesër ia dëgjoni zanin PDK-së

BasriMusmurati6-06Përderisa parterët e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-NISMA tash e disa ditë po përplasen për postin e kryeministrit, PDK-ja duket se këto zhvillime po i shikon me durim dhe vëmendje të shtuar.

Edhe pse kjo parti nuk e ka përjashtuar asnjë parti për koalicion, ajo ende nuk është përcaktuar se cilën parti do ta dëshironte në bashkëqeverisje.

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, tha për KALLXO.com se ende nuk kanë qëndrim të prerë për këtë çështje, por shtoi se shpejt do t’i dëgjohet “zani” kësaj pune.

“Nuk dua të them asgjë. Besoj ia dëgjon zanin nesër”, tha shkurt Musmurati.

I pyetur se cilën parti e shohin si partnere në bashkëqeverisje, ai tha se PDK-ja nuk e përjashton asnjë parti, përveç atyre që e kanë përjashtuar veten.

“Nuk e përjashtojmë asnjë parti, përveç atyre që e kanë përjashtuar veten”, tha Musmurati, duke mos saktësuar se cila është ajo parti.

Në deklarimet e shumta deri më tani, kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi, ka përdorur një shprehje të përgjithësuar, duke thënë se preferon ta ketë në koalicion ndonjë nga partitë e spektrit të djathtë politik, duke lënë të kuptohet se është vetëm Vetëvendosje ajo me të cilën nuk e ka në plan të bashkëqeverisë në mandatin e ardhshëm qeverisës.

Më Shumë

Fitojnë Ballkani e Llapi po jo edhe Drita

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës, por jo edhe Drita. Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën,...

Shpërndarja e mundshme e Kuvendit, flet Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje thotë se marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë në rend dite nesër, do të kenë një rëndësi të...

Lajmet e Fundit