17.8 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 7424

Fazliu: Fati i 1 mijë nxënësve duhet të qartësohet

0

Faik FazliuDuhet të qartësohet fati i njëmijë nxënësve që po presin të nisin studimet në Universitetin e Prishtinës. Veteranët duhet të jenë të matur në protesta. Qëndrimet e Ministrisë së Arsimit dhe të Kryeministrit janë të qarta. Shefi i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK’së në Zyrën e Kryeministrit, Faik Fazliu, flet për Express.

Express: Cila është këshilla juaj për veteranët, të cilët do të dalin për të protestuar me kërkesë për pranimin e familjarëve të tyre në Universitetin e Prishtinës?

F. Fazliu: Nuk kam ndonjë këshillë, por ne si Zyra e Kryeministrit jemi duke punuar me procesin e verifikimit të veteranëve të UÇK’së dhe jemi në fund. Kam qenë në njohuri se ka ekzistuar një njohuri mes UP’së dhe këtyre kategorive. Por, gjithsesi organet e shoqatave të dala nga lufta, gjithsesi, mendoj se duhet të jenë gjithë të matur dhe duhet që kërkesat dhe të drejtat e këtyre kategorive të realizohen në bazë të ligjit dhe asaj që iu takon.

Express: Rrjedhimisht, sipas jush, duhet të respektohet Memorandumi dhe të pranohen ata njëmijë studentë në UP?

F. Fazliu: Nuk po e them këtë e as atë, sepse nuk është çështje që na takon neve. Këto janë çështje që janë mes shoqatave dhe Rektoratit. Ju e dini edhe qëndrimin e Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministri ka kërkuar që këto çështje të zgjidhen në mënyrë institucionale dhe të mos ketë përplasje ose trazira në mënyrë që të kërkohet një zgjidhje e drejtë. Personalisht, nuk kisha dashur të bëhem pjesë e asnjërës palë. Por, gjithsesi do të ishte mirë që vendimet e organeve të shoqatave të dala nga lufta të jenë vendime të arsyeshme.

Express: A është gabim nëse ata dalin dhe protestojnë dhunshëm para Rektoratit?

F. Fazliu: Kjo nuk është pyetje që më takon mua të përgjigjem dhe nuk dua të përgjigjem në këtë pyetje. Për këtë mund të flisni me shoqatat e dala nga lufta.
Express: Sipas jush, a duhet të qartësohet gjithë kjo situatë pasi ata njëmijë studentë po presin të nisin studimet?

F. Fazliu: Mendoj se kjo duhet të qartësohet, por ju nuk e keni thirrur njeriun e duhur për të folur për këtë temë.

Jakup Krasniqi veteranëve: Rektori s’ka faj

0

JakupKrasniqi10-29Ish– Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka komentuar protestën e sotme të veteranëve. Ai ka thënë se problemi për këtë nuk është te rektori, por te Qeveria e Kosovës.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Krasniqit.

ZGJIDHJE LIGJORE APO DICKA TJETER?

Nuk ka asnjë dyshim, çdo grupim shoqëror e ka të drejtën për të ndikuar në zhvillimet shoqërore, por krejt çështja është, si të ndikohet e ndihmohet. Kjo e drejtë është edhe e Shoqatave të dala nga Lufta Çlirimtare. Nuk ka asnjë dyshim se jo vetëm shoqatat gjatë gjithë këtyre viteve të pas luftës kanë ndërhyrë në Universitetin e Prishtinës dhe kjo ndërhyrje është bërë nga individë të fuqishëm të UCK-së, që kanë dëshiruar të “vranë e kthjellin” në Universitetin e Prishtinës dhe në gjithë jetën institucionale në Kosovë!? Prandaj e kemi ketë gjendje, për fatin e keq tonin, jo vetëm në Universitetin Publik.

Unë konsideroj që problemi nuk është te Rektori i UP-së, problemi është te Qeverinë e Kosovës, përkatësisht në Ministrin e Arsimit, të cilat janë përgjegjësit kryesor për planifikimin e përgjithshëm shoqëror, si edhe për planifikimin e Arsimit të Lartë. A e kanë bërë institucionet në fjalë, planifikimin për regjistrimin e studentëve në Universitetet Publike te Kosovë? Nëse e kanë bërë, a e kanë planifikuar edhe numrin e mundshëm të kategorive të përmendura, të cilave më se paku u duhet ky problematizim? Shoqatat e dala nga lufta çlirimtare, të gjitha kërkesat e veta është dashur ti adresojnë te Qeveria e cila nuk e ka vetëm përgjegjësinë e regjistrimit të studentëve të kategorive të caktuara, por edhe për të krijuar mundësi të tjera materiale, e mbi të gjitha kushte të duhura për studim, arsim e edukim.

Nga kjo del se shoqatat është dashur të komunikojnë me qeverinë, kurse Kryeministri e Ministri te bisedonin me Rektorin, gjithnjë mbi bazën e ligjit e të planifikimit dhe mundësive të studimit (kapaciteteve të fakulteteve të ndryshme). Të gjitha segmentet e shoqërisë sonë, se kush në kapacitetet e veta duhet të ndihmojnë Rektorin ne ndryshimin e gjendjes në Universitetet Publike, nëse e dom perspektiven dhe zhvillimin e këtij vendi.

Kështu siç kemi vepruar deri më tani, nuk mund të ndryshojmë asgjë. Rektori e ka përgjegjësin për të menaxhuar me Universitetin, për të krijuar kushte pune e studimi si për studentë ashtu edhe për kuadrin akademik, ashtu si ia jep ligji. Rektori nuk e ka asnjë obligim që tu përgjigjet grupeve të ndryshme të interesit, qofshin ato edhe shoqatat e përmendura. Pra adresimi i problemit duhet të bëhen mbi qeverinë e jo mbi Rektorin e rektoratin. Mbështetja e Kryeministrit në detyrë apo e atij në ardhje, në ketë rast nuk duhet të bëhej përmes rrjeteve social (fb). Kryeministri duhet të veproj konkretisht e sinqerisht!?

Rektori e ka përgjegjësinë për të ndryshuar përmbajtësisht cilësinë e studimeve ne Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Çdo ndërhyrje për te vazhduar gjendja ekzistuese apo për të përkeqësuar atë në Universitet, nuk i ndihmohet asnjë studenti dhe asnjë kategorie, e më se paku u ndihmohet atyre që kanë kontribuar më se shumti për lirinë e pavarësinë tonë.

Rektori nën presione të mëdha, por nuk dorëzohet

0

Ramadan ZejnullahuPërderisa protesta ende është duke vazhduar në oborrin e Rektoratit të UP-së, burime të Zërit pranë rektorit Ramadan Zejnullahu thanë se edhe përkundër presioneve të ministrit në detyrë të Arsimit, Ramë Buja, që ai të dorëzohet, rektori do qëndrojë prapa qëndrimeve të tij.

“Protesta pritet të vazhdojë. Por, rektori nuk e ka ndërmend që të dorëzohet”, ka thënë ky burim.

Sipas të njëjtit burim, Zejnullahu “nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga premtimet e tij dhënë qytetarëve të vendit se në UP do të regjistrohen vetëm me dije e jo në forma të tjera”. /Zëri/

Takohen Thaçi e Vuçiq, zotohen për vazhdim të dialogut

0

Thaci-VucicKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, sot është takuar me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kanë diskutuar për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se me Vuçiqin është takuar në selinë e OKB-së dhe kanë biseduar për vazhdimin e dialogut dhe implementimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

“Sapo përfundova në selinë e OKB një takim me kryeministrin e Serbisë z.Vucic me të cilin diskutuam për vazhdimin e dialogut, implementimin e marrëveshjeve të arritura për paqe dhe stabilitet në rajon. Kosova mbetet fuqimisht e dedikuar projektit të integrimit në BE dhe dialogut me fqinjë”, ka shkruar Thaçi.

Përfundon protesta

0

protesta ne up(E plotësuar) Ka përfunduar protesta para Rektoratit. Kjo pasi Ministri i Arsimit në detyrë Ramë Buja u ka kërkuar protestuesve para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ që të përfundojnë protestën pasi ai ka arritur marrëveshje me rektorin Ramadan Zejnullahu për verifikimin e listave të studentëve të kategorive të dala nga lufta.

“Në takimin që patëm me rektorin dhe përfaqësuesit e veteranëve u dakorduam për ta formuar një komision për verifikimin e listave të studentëve’, tha Buja, raporton Express.

Nga ana tjetër Smajl Elezaj u ka kërkuar protestuesve që të lënë oborrin e Rektoratit pasi qëllimi i tyre është arritur dhe se për këtë kanë si garanci Ministrin Buja.

Brenda javës pritet arritja e zgjidhjes dhe realizimi i kërkesave të protestuesve.

 

Rektori ofron zgjidhje, por veteranët duan dorëheqjen e tij

Xhavit Jashari nga OVL e UÇK’ve pas takimit me Rektorin Ramdan Zejnullahu tha se rektori ka ofruar një zgjidhje , por atë nuk e pranojnë veteranët.

Ai tha se Zejnullahu u ka thënë që të formohet një komision i verifikimit të listës së studentëve që ka propozuar OVL’ja.

Jashari është këmbëngulës që s’ka zgjidhje tjetër në këtë situatë dhe ai thotë se ata këmbëngulin veç në dorëheqjen e Ramdan Zejnullahut.

“Unë këkoj me çdo kush dorëheqjen e tij. Pas gjithë ketyre fyerjeve qe na ka bere neve veteraneve nuk pranojmë asnjë bashkëpunim”, tha Jashari.

 

Jashari: Po e presim shkarkimin e Rektorit Zejnullahu!

Xhavit Jashari, përfaqësues i OVL të UÇK-së ka thënë se pas takimeve me ministrin Buja dhe reagimit Faik Fazliu, udhëheqësit të Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK-së në Zyrën e

Kryeministrit, presin shkarkimin e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu.

“Pas deklaratës së rektorit se nuk do ta respektojë vendimin e MASHT-it, ne kemi reaguar përmes përfaqësuesit tonë në qeveri dhe jemi duke e zhvilluar një takim me ministrin Buja dhe presim që të ndodhë shkarkimi i rektorit”.

“Nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, ne do t’iu informojmë më hapat me mëtejshëm që t’i ndërmarrim”.

“Kemi kërkuar nga media që të mos bëjnë desinformata, ku në disa prej tyre është shkruar se ka pasur eskalim të protestës dhe më pastaj janë shpërndarë, gjë që nuk është e vërtetë”.

Një trashëgimi pa lavd

0

Imer MushkolajShkruan: IMER MUSHKOLAJ

Një trashëgimi pa lavd është LDK’ja e Isa Mustafës sot. Një parti që dështon në momente historike, nuk mund të bëjë histori. E historia e LDK’së është e mbushur me dështime. Ashtu siç do të jetë edhe qeverisja e Isa Mustafës – nëse nuk ia dështon planet Hashim Thaçi

Pak, shumë pak njerëz publikë zgjodhën që në përvjetorin e lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova të flasin me tone kritike për të dhe për periudhën e gjatë të “mbretërimit” të tij në skenën politike kosovare. Gjithë çfarë u tha nuk i kaloi suazat e vendosjes edhe të një guri në kullën e mitizimit dhe profetizimit të tij. Sidomos nga zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, vepra e tij u çua lart e më lart. Thanë e çfarë nuk thanë ish-bashkëpunëtorë të vërtetë të tij dhe të tjerë që emrin ia përdorin për interesa personale.

Rugova nuk është më ndër të gjallët tash gati nëntë vjet dhe për të e rolin e tij duhet të shkruajë historia. Por trashëgimisë së tij politike, LDK’së, në krye të së cilës një grup intelektualësh e vunë para një çerek shekulli, sot nuk i ka mbetur thuajse asgjë nga lavdi i dikurshëm.

E themeluar si një lëvizje që bëri bashkë popullin gjatë okupimit, LDK nuk ia doli, respektivisht nuk deshi që ta çojë deri në fund vullnetin e qytetarëve për çlirim. Duke bërë gafa të mëdha dhe të pafalshëm politikë, ishte Rugova ai që në momente historike dështoi të bëjë histori. Janë pasuesit e tij ata që vetëm histori nuk dinë të bëjnë, duke e kthyer partinë në strehë njerëzish të cilët qëllim të vetëm e kanë përmbushjen e interesave personale e grupore në emër të Rugovës dhe “frymës rugoviane”, që vështirë dinë ta shpjegojnë çfarë nënkupton. Janë pasuesit e tij ata që pretendojnë të marrin vota në emër të liderit të vdekur shpirtëror, ngase ajo që ofron lideri i tashëm s’është gjë tjetër veçse një farsë. Një farsë që i shitet elektoratit – natyrisht, në emër të Ibrahim Rugovës.

* * *

Por, në të vërtetë, çfarë ka mbetur nga LDK’ja e Ibrahim Rugovës në partinë që e udhëheq Isa Mustafa? Emri, emri dhe lavdia e dikurshme. Plus ndonjë fosil i matufosur që s’e ka idenë çfarë ndodh në realitet, por jeton me famën e së kaluarës. Ashtu siç jetonte lideri i tyre në njëfarë “kulle të fildishtë” atëherë kur duhej vepruar, e jo bërë sehir.

Parakalojnë atypari edhe dezerterë partish tjera që e kanë zbuluar me vonesë “frymën rugoviane”, por edhe lloj-lloj profiterësh. Natyrisht, ka dhe njerëz të ndershëm që për partinë i mban lidhur emri i ish-liderit.

Që nga vdekja e liderit historik, LDK ende nuk ia ka dalë të rikthejë fuqinë e partisë më të madhe. Në vend që të reformohet e forcohet, ajo është stërkequr edhe më, duke vazhduar të mbetet subjekti i dytë politik në vend jo falë punës dhe angazhimit të udhëheqjes së saj, por falë inercionit dhe emrit të Ibrahim Rugovës. Zyrtarë të partisë – që nga më i larti e deri tek më pak të rëndësishmit – vazhdojnë të kërkojnë vota në emër të një lideri që nuk jeton më, ndërkohë që bëjnë pak, shumë pak për të sendërtuar atë që ata e quajnë “filozofi rugoviane”.

Që nga vdekja e Rugovës, LDK nuk ia ka dalë që të vihet në ballë të proceseve, por gjithnjë është gjendur “aty diku”, duke e mbajtur “frontin” shpesh me fjalë të thata e veprime kurrfare, karshi PDK’së së Hashim Thaçit – rivalit të Rugovës që tash i thur elozhe për ditëlindje.

* * *

Gjatë gjithë viteve në qeverisje, LDK i ka lëshuar rastet historike që të ofrojë një model menaxhimi që do të bënte ndryshimin. Që nga koha e Rugovës është luajtur me besimin e qytetarëve, duke iu dhënë poste qeveritare njerëzve prepotentë e arrogantë, veprimet e të cilëve e kanë dëmtuar jo veç partinë, por edhe vendin. Njerëz të paaftë dhe aspak të denjë për postet që i kanë mbajtur janë tallur me qytetarët, me mënyrën që kanë zgjedhur për të qeverisur. Dhe një pjesë të madhe të përgjegjësisë për mjerimin ekonomik, social e politik në të cilin është zhytur vendi e mban pikërisht LDK – pikërisht kjo LDK e cila tash pretendon të bëjë ndryshimin nën diktatin e Hashim Thaçit.

Dhe, paramendoni, ndryshimin pretendon ta bëjë ai që për shtatë vjet qeverisjeje në Prishtinë nuk ia doli ta nxjerr kryeqytetin nga kaosi ku e futën paraardhësit e tij – të gjithë të LDK’së. Ata që ende kanë dilema se si mund të qeverisë Isa Mustafa – nëse Thaçi pajtohet t’ia jep postin, Prishtinën e kanë modelin më të mirë. E ata që te Mustafa shohin shpresën për ndryshim, me siguri kanë problem me perceptimin e shprehjes “ndryshim”. Sepse, ndryshimi nuk bëhet nga njerëzit nuk mund të ndryshojnë për të mirë veten, as shtëpinë e vet.

Mustafa ka dështuar ta bëjë më të mirë LDK’në, ta reformojë e forcojë atë. Me vendimin për t’u bërë bashkë me PDK’në, ai ka varrosur shpresën e qytetarëve për ndryshim. Një trashëgimi pa lavd është LDK’ja e Isa Mustafës sot. Një parti që dështon në momente historike, nuk mund të bëjë histori. E historia e LDK’së është e mbushur me dështime. Ashtu siç do të jetë edhe qeverisja e Isa Mustafës – nëse nuk ia dështon planet Hashim Thaçi./Gazeta Express/

Familja Shasivari nuk pranoi t’i rrënohet shtëpia, përleshet me Policinë

0

POOO-620x330Familja e Shadan Shasivarit nuk ka pranuar që t’i rrënohet shtëpia nga inspektorët e Komunës së Prizrenit. Anëtarët e kësaj familjeje gjatë aksionit të rrënimit të objekteve pa leje nuk kanë dashur as të largohen nga shtëpia e tyre.

“Gjatë intervenimit të policisë, është përdorur edhe dhunë ndaj anëtarëve të familjes”, është ankuar Shasivari. Ai ka paralajmëruar se këtë veprim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës do të denoncoi në organet e tjera të drejtëisë.
“Policia vetëm ka zbatuar urdhërat dhe fajin më të madh për këtë ngjarje e kanë organet të cilat kanë vendosur për rrënimin e objekteve në këtë pjesë të qytetit”.

Në aksionin e përbashkët të Drejtorisë së Inspektoratit dhe asaj të Urbanizmit kanë asistuar edhe pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë. Për shkak të rrënimit te një pjesë të këtij objekti, policia ka kërkuar nga anëtarët e familjes Shasivari që të largohen nga shtëpia për shkak të rrezikut të shembjes së tërë objektit. Por një kërkesë e tillë është refuzuar nga këta familjarë, me ç’rast policia ka intervenuar në largimin e tyre.

Lidhur me këtë incident TV Prizreni, ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë të Prizrenit, kapiten Hazir Berisha.

“Pas mbledhjes së informacioneve, Zyra për Informim publik e Drejtorisë rajonale të Policisë në Prizren do të dal me një raport të përgjithshëm lidhur me këtë incident”, ka thënë Berisha.

Ndërkaq, në vendngjarje ka dalë edhe drejtori i Inspektorateve, Bedri Bytyçi”

“Qysh në aksionin e parë për rrënimin e objekteve në rrugën “ Ueslli Kllark” pronarët e objekteve janë informuar që brenda 10 ditëve të largojnë gjërat me vlerë nga shtëpitë e tyre, ndërsa pohoi se inspektorët komunal do të zbatojnë vendimin për rrënimin e pjesëve të objekteve që ndodhen në pronën komunale. Gjatë incidentit të sotëm, ka qenë i nevojshëm edhe intervenimi i mjekëve nga Qendra e Urgjencës në Prizren, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore që ndodheshin disa të moshuar./TV Prizreni/

Isa Mustafa kryeministër, Ramiz Kelmendi zëvendëskryeministër

0

Ramiz Kelmendi-aakBiznesmeni Ramiz Kelmendi pritet të jetë zëvendëskryeministër për çështje ekonomike në Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se një gjë e tillë është arritur gjatë diskutimeve të grupeve punuese në mes të dy partive.

Po ashtu, këto burime bëjnë të ditur se Isa Mustafa përfundimisht do të jetë kryeministër i Kosovës.

Ndryshe, në bazë të marrëveshjes së 19 nëntorit, në mes të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, LDK do të marrë ministritë të cilat janë të lidhura më zhvillimin ekonomik.

Seanca konstituive do të mbahet 8 dhjetor, ku pritet të zgjidhet kryeparalemtari dhe nënkryetaret e Kuvendit, për t’i hapur rrugë kështu formimit të Qeverisë se re. /ORAinfo/

Fshehtësia e madhe e Titos: Ia dha Kosovën Enverit

0

TitoPresidenti i ish Jugosllavisë socialiste, Josip Broz Tito qysh në fund të vitit 1946 ia kishte “dhuruar” Kosovën, si dhe të gjitha territoret tjera me shumicë shqiptare, Shqipërisë dhe Enver Hoxhës.
Kështu shkruan portali serb, telegraf.rs.

“Është pak e njohur se Josip Broz Tito në intervistat për gazetarët e huaj në vitet 1945/46, hapur ka folur se Kosova, si dhe pjesë tjera me shumicë shqiptare, do t’i bashkohen Shqipërisë”, shkruan ky portal, transmeton Indeksonline. Tito, kur bëhet fjalë për Kosovë, për Asociated Press kishte thënë: Në rast se komunistët vijnë në pushtet në Shqipëri, ajo (Kosova) mund të jetë nën ingerencat e Tiranës.

“Shefi i shtetit shqiptar, Enver Hoxha gjithmonë ka thënë se marshall Tito kah fundi i vitit 1946 personalisht i ka premtuar se Kosova do të jetë në kuadër të Shqipërisë, ashtu si edhe rajonet tjera ku shqiptarët janë shumicë, pasi që i ka dashur ata. Megjithatë, këto deklarata nuk janë transmetuar në publik, pasi që marrëdhëniet e Tiranës dhe Beogradit gjithmonë kanë qenë të tensionuara”, shkruan tutje portali serb.

Dora e djathtë e Titos, Edvard Kardeli, sipas disa teorive konspirative, me rastin e vizitës së tij në Moskë dhe në ish BRSS, i kishte thënë Stalinit që Kosova do t’i ‘jepet’ Shqipërisë.

Tensionohet situata, Njësia Speciale edhe brenda Rektoratit

0

protesta ne upE plotësuar:Protestuesit sërish po gjuajnë gjësende në drejtim të Rektoratit, ndërkaq situata është tensionuar dhe protestuesit kanë filluar të shtyhen dhe përleshen direkt me Policinë. Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta iu kanë bërë thirrje protestuesve të mbajnë qetësinë, pasi sipas tyre, pritet një takim me ministrin e Arsimit, Ramë Buja për të shqyrtuar situatën.

Vazhdon protesta, lëndohet një polic

Në protestat para rektoratit të UP-së është lënduar një protestues i moshuar. Demonstruesit po vazhdojnë protestën duke tentuar të hyjnë dhunshëm në Rektorat, ndërkohë që Policia Speciale po vëzhgon situatën. Protestuesit kanë filluar të gjuajnë me gjësende në drejtim të Rektoratit, ndërsa është lënduar edhe një polic.

Përfaqësuesi i veteranëve, Smajl Elezi u ka bërë thirrje protestuesve që të mos shtyhen me Policinë e Kosovës sepse ata nuk kanë faj, por një thirrje të tillë nuk po e dëgjojnë protestuesit.

Ai u tha protestuesve të kërkojnë dorëheqjen e rektorit Zejnullahu, por jo të përleshen me Policinë.

Protestuesit përleshen me Policinë, tentojnë të hyjnë dhunshëm në Rektorat

Protestuesit në këto momente po tentojnë të hyjnë dhunshëm brenda objektit të Rektoratit, ndërkaq janë duke u përleshur me forcat policore.

Protestuesit ultimatum rektorit: Dorëheqje ose s’marrim përgjegjësi për situatën

E plotësuar: Protestuesit para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës i kanë dhënë kohë 20 minuta rektorit Ramadan Zejnullahu për të dhënë dorëheqje, në të kundërtën sipas protestuesve nuk marrin përgjegjësi për eskalimin e situatës.

Përfaqësuesit e protestuesve kanë kërkuar nga të pranishmit që të shpërndahet përreth tërë Rektoratit për t’ia pamundësuar rektorit të dalë nga objekti.

Përfundon takimi i protestuesve me rektorin, s’ka marrëveshje

E plotësuar: Xhavit Jashari pas takimit me rektorin Zejnullahu tha se kanë biseduar me rektorin, por sipas tij me protestë do të vazhdohet deri në realizimin e kërkesave.

Sipas Jasharit, rektori Zejnullahu ka thënë se do të respektojë çdo vendim që vjen nga kryeministri Thaçi ose ministri Ramë Buja. Megjithatë Jashari ka thënë se do të vazhdohet me protestë deri në realizimin e kërkesës.

“Nuk ka marrëveshje me rektorin. Rektori ka thënë unë e dëgjoj fjalën e kryeministrit. Ne nuk do të largohemi nga këtu derisa të marrim fjalën e kryeministrit. Mos bëni veprime pa u konsultuar me ne. E vetmja mënyrë që me hjek këtë masë nga këtu është dorëheqja e rektorit”, ka thënë Xhavit Jashari.

Protestuesit kanë djegur fotografitë e rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, ndërkohë që kanë tentuar të hyjnë edhe brenda Rektoratit. Megjithatë situata është qetësuar, pasi disa demonstrues kanë bërë thirrje për qetësi.

Policia Speciale para Rektoratit, disa protestues hyjnë në objekt

E plotësuar: Përfaqësues të OVLUÇK-së dhe studentëve kanë hyrë në objektin e Rektoratit për të biseduar me rektorin Ramadan Zejnullahu lidhur me situatën, ndërkaq para Rektoratit ka arritur edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

—–

Qindra protestues po marshojnë drejt hyrjes së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, më saktësisht ndodhen brenda oborrit të Rektoratit. Protestuesit të prirë nga drejtuesit e organizatave të dala nga lufta po brohorisin “UÇK UÇK, Poshtë rektori”.

Gazetari i Telegrafit mëson se protestuesit kanë ardhur nga disa qytete të Kosovës.

Smajl Elezaj, përfaqësues i organizatave të dala nga lufta tha se nuk po kërkojnë asgjë më shumë se të drejtat që iu takojnë veteranëve të luftës në të gjitha vendet tjera.

Ai tha se javën e fundit është zhvilluar një fushatë e ashpër kundër tyre nga mediat dhe shoqëria civile.

Pavarësisht kësaj, Elezaj deklaroi se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

Edhe Xhavit Jashari nga OVLUÇK tha se nuk do të lejojnë të shkelet dinjiteti i luftës së UÇK-së. Ai kërkoi dorëheqjen e rektorit Ramadan Zejnullahu.

Rektorati rrethohet nga forcat policore

Ende para fillimit të protestës së paralajmëruar nga organizatat e dala nga lufta, të cilat kërkojnë regjistrimin e studentëve nga kjo kategori, Rektorati i Universitetit të Prishtinës është rrethuar nga forca policore.

Forcat policore tashmë janë vendosur përreth ndërtesës së Rektoratit, por policë shihen edhe brenda oborrit të Rektoratit. Aktualisht janë mbledhur rreth 100 protestues, raporton Telegrafi.

Protestuesit kanë thënë se sot do të kërkojnë largimin e rektorit të sapozgjedhur Ramadan Zejnullahu.

Në mbrojte të rektorit janë deklaruar kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, KMDLNJ, lideri i LDK-së Isa Mustafa dhe avokati i Popullit, Sami Kurteshi. /Telegrafi/