17.7 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025
Home Blog Page 7432

Në sheshin e “Lidhjes së Prizrenit’ zbulohet një monument arkeologjik

0

Sheshi i LSHPNjë monument shumë i veçantë arkeologjik, është zbuluar sot gjatë punimeve në “Sheshin i Lidhjes” në qytetin e Prizrenit.

Pas informacionit se punëtorët që janë të angazhuar në realizimin e projektit tek sheshi i Lidhjes në Prizren, kanë hasur në një monument të vjetër është informuar edhe arkeologu Shafi Gashi , drejtor i Institutit Arkeologjik i Kosovës.
“Në këtë vend mund të zbulohen terma Romake, të antikitetit, të shekullit të II-të ose të III-të, të erës sonë”, tha Gashi.

Sipas tij, duke u bazuar në literaturën e mëhershme të xhamisë së vjetër dhe Shkollës së Priftërinjve, “ky vend, mund të na qojë në një kompleks të tërë të kësaj periudhe”.

“Në aspektin shkencorë, ky objekt mund të konfirmojë se, Prizreni është ndërtuar mbi një qytet të antikitetit të vonë.

“Deri më tani nuk janë gjetur materiale të lëvizshme, por gjatë procedurave të mëtutjeshme, mund të hasim në to , thotë Gashi. Gjatë punës së operatorit ekonomik, ky lokacion është dëmtuar pak, por sipas ekspertëve, të gjitha materialet e nxjerra, do të vendosen sipas pozicionit fillestarë. Nëse ky vend nxjerr gjurmët e qytetit të vjetër të quajtur “Therandë”, mendohet të jetë një lokacion atraktiv për vizitorë.

Ndërkaq, më i rezervuar në informacione ka qenë Samir Hoxha, drejtor i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore. Ai shprehet se, pas sondazheve do të vazhdohet me procedura të tjera. /TV Prizreni/

PDK: Qosja bëri një reagim “non sens”!

0

PDK-logo8-07Reagimi i akademikut Rexhep Qosja rreth postimit të një fotografie të kryeministrit Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook, është vlerësuar si “non sesns” nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Me postimin e kësaj fotografie nuk është bërë kurrfarë falsifikimi dhe as mashtrimi. Është përzgjedhur një foto që mund ta shohë secili me kërkim në ‘google image’. Aty ka edhe fotografi të tjera të nënshkrimit të kësaj marrëveshje, fotografi ku shihet edhe akademiku Rexhep Qosja dhe publicisti Veton Surroi, por është përzgjedhur ajo që është postuar me ish-presidentin, si ilustrim për 70-vjetorin e tij të lindjes”, ka thënë ky zyrtar i PDK-së për lajmi.net.
Ky zyrtar, me kusht anonimiteti tha se reagimi “non sens” i Qosjes nuk është marrë me seriozitet prej tyre dhe se nuk dëshirojnë ta komentojnë “shijen” e akademikut Qosja.

“Çka ka shpija”, seriali më i ri në RTK

0

seriali cka ka shpiaMbrëmë ne RTK ka filluar seriali më i ri vendor “Çka ka shpija”.

Seriali i ri humoristik “Çka ka shpija” vjen ekskluzivisht çdo të hënë në RTK 1. Skenarin e këtij seriali e ka bërë Astrit Kabashi, regjinë Zana Radogoshi, derisa producent është Naser Rafuna. Në këtë serial janë të përfshirë aktorët e mirënjohur Leze Qena, Adem Mikollovci, Gresa Pallaska, Irena Cahani, Naser Rafuna, Orik Morina , Majlinda Kasumovic, Dardan Gashi etj.

Qysh në episodin e parë ky serial ka arritur ta bëjë publikun për vete, pasi është parë një gërshetim i kulturave brenda një familje, sikurse është familja në serialin “Çka ka shpija”.

E veçanta e këtij seriali është se shikuesit kanë rastin të shohin aktorët e njohur, por të transformuar krejtësisht në rolet e “Çka ka shpija”, siç është rasti me aktoren Irena Cahani, e cila luan një karakter krejt ndryshe me ato të mëparshmet.

Seriali “Çka ka shpija”, me producent Naser Rafuna do të transmetohet çdo të hënë në RTK 1 dhe pa dyshim batutat e aktorëve do t’iu bëjnë të qeshni pa masë. Po ashtu të gjitha episodet e këtij seriali do të mund t’i shikoni në vazhdimësi edhe në kanalin zyrtar të RTK-së në youtube dhe në ueb faqen rtklive.com.

Tito kishte origjinë shqiptare!?

0

TitoNë librin e tij “Tito: The Story from Inside”, të Millovan Gjillasit, përmenden ca fakte interesante për prejardhje e liderit komunist të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito.
Gjillas, që ishte një nga figurat kryesore të lëvizjes partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore, më vonë do të jetë një nga disidentët kryesor të ish-Jugosllavisë dhe Bllokut Lindor komunist.

“Mbiemri Broz vjen nga Ambroz, që si emër daton që nga shekulli XV. Por, nuk ka të dhëna se familja e Titos e vjen nga brezi i parë i Brozëve. Sipas të dhënave të familjes së Titos, Brozët paraardhës të tyre kishin emigruar nga rajoni kufitar mes Bosnjës dhe Dalmancisë, për në Zagorje, ku u vendosën mbase në shekullin XVI. Para kësaj, sipas Titos, ata ishin shpërngulur nga fisi i Kuçit në Mal të Zi”, thuhet në faqen 39 të këtij libri, transmeton Telegrafi.

Nga vetë emërtimi, fisi Kuç kuptohet se ishte fis shqiptar. Ata deri vonë folën gjuhën shqipe dhe ushtronin fenë e tyre katolike, por ndërkohë u detyruan me forcë dhe dhunë të tmerrshme nga serbo-malazezët të ndryshojnë gjuhën e fenë.

Sipas Gjon Vuksanit, fisi i Kuçit përmendet që nga viti 1335. Ndërsa, nga ky fis dalin shumë fise malazeze. Për këtë P. M. Prelaj shkruante: “Hoti, Piperi, Kuçi e Vasoviqi janë nji gjakut shqyptar. Koça e Kuçit, Luhari, Vashoviqi, Meduni, Orova, Besjova, Berskuta, Opsanica, janë katunde të Kuçit. Ndër këto, Koça e Kuçit dhe Luhari janë besimtarë katolikë e flasin të gjithë shqyp, nësa në katunde, mosha 50 vjeçare e ditëve tona e dijnë gjuhën shqype, porse e majnë veten sllav . Ndër këto fshate nji pjesë ene e ruejnë emnat katolikë e shqyptar – Gjokë, Mixho, Pero, Frani, Antoni, Pjetër, Gjoka, Kuç, Ded Gjin Kola”.

Kuçi kishte dërguar përfaqësuesit e vet në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ndërsa, shumë malazezë që identifikohen sot me këtë fis, nuk mohojnë prejardhjen e tyre shqiptare. Ndërkaq, emri Ambroz dhe Broz janë shumë të njohur në viset veriore të Shqipërisë, sidomos në Mirditë dhe në Shalë.

Se a ka pasë prejardhje shqiptare Tito, kjo ka pak rëndësi, përderisa ai e mbante veten jugosllav, e përderisa biografia e tij thotë se babën e kishte kroat e nënën sllovene. Dikush mund të mendojë ndryshe, por gjatë sundimit të tij shumë të zeza ju bënë shqiptarëve – gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore, e sidomos kur në pushtet ishte bashkëpunëtori i tij kryesor pas Eduard Kardelit, Aleksandar Rankoviq. Në kohën e sundimit të Titos vriten dhe persekutohen shqiptarët, e edhe shpërngulen masovikisht në Turqi. Prandaj, se a kanë familja mbretërore Karagjorgjeviq e Tito prejardhje shqiptare, kjo ka pak rëndësi, apo jo? /Telegrafi/

Mamushë: Daja me nipat rrëmbejnë borxhliun

0

arrestim-300x225Një dajë me tre nipat e vet kanë bërë dje në Mamushë tentim për të rrëmbyer një person, i cili u ka pasur një borxh të vjetër, njoftoi Drejtoria e Policisë Rajonale të Prizrenit.

Katër personat, dy nga Rahoveci dhe dy nga Retia, kanë shkuar te viktima në Mamushë dhe pasi kanë biseduar me të e kanë bindur të hyjë në veturën e tyre “Fiat Tipo” dhe më pas kanë filluar ta keqtrajtojnë.

Gjatë tentativës për t’u larguar nga fshati, viktima kishte kundërshtuar të qëndrojë më tej në veturë dhe ishte kacafytur me të dyshuarit dhe kishte bërtitur. Më tej, sipas komunikatës, në qendër të Mamushës, të dyshuarit e lënë të lirë viktimën dhe marrin arratinë.

Policia njofton se më vonë i ka gjetur dhe arrestuar të dyshuarit. Pas sqarimit të rrethanave të rastit, në konsultim me prokurorin e shtetit, dy të dyshuar janë ndalur me masën e arrestit policor, ndërsa dy të tjerë do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë

Shkuarja e Thaçit në New York shtyn finalizimin e marrëveshjes PDK-LDK

0

Hashim thaci 4Edhe pse ishte e paraparë që sot të finalizohej marrëveshja për qeverisje mes liderëve të koalicionit PDK dhe LDK, kjo me gjasë do të shtyhet në mungesë të liderit të PDK-së Hashim Thaçi.
Burime të Radio Kosovës brenda koalicionit PDK –LDK thonë se kjo pritet të ndodhë pas kthimit të kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, nga New Yorku.

Thaçi ka udhëtuar në mëngjes për në New York për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të flitet edhe për Kosovën.

Qosja për Thaçin, stalinist dhe falsifikator

0

Rexhep QosjaAkademik Rexhep Qosja ka reaguar ashpër të martën lidhur me një postim në rrjetin social Facebook nga kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi i cili përkujton presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova në 70 vjetorin e lindjes, e që e shoqëron me një fotografi të konferencës së Rambouillet, ku sipas Qosjes janë hequr nga fotografia Rexhep Qosja dhe e Veton Surroi.

Kjo fotografi ka mjaftuar që akademik Rexhep Qosja ta cilësojë veprimin e Thaçit, si staliniste.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Qosjes.

Sot e lexova urimin që Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli në faqen e tij në Facebook me rastin e përvjetorit të lindjes së ish-kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi me përkushtim të veçantë e me ndjenja sentimentale thekson bashkëpunimin e tij “pivotal” me Ibrahim Rugovën. Di shumë, ndoshta çdo gjë, për këtë bashkëpunim “pivotal” mes tyre prej Konferencës së Rambujesë e deri në vdekjen e parakohshme të Ibrahim Rugovës. Është e zakonshme në botën e qytetëruar që urimet për ditëlindje si dhe ngushëllimet për vdekje të jenë të sinqerta.

Vetëkuptohet se nuk do ta bëja këtë reagim për urimin e Kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi me rastin e përvjetorit të lindjes së Ibrahim Rugovës sikur ky urim të mos ishte përcjellë me një falsifikat: me shkurtimin e fotografisë nga nënshkrimi i Marrëveshjes Shqiptaro-Serbe në Rambuje prej së cilës në mënyrë staliniste, jo vetëm në këtë rast, janë hequr fotografia e Rexhep Qosjes dhe e Veton Surroit.

A e këtillë duhet të jetë demokracia jonë? A e këtillë duhet të jetë historia jonë? Le të gjykojnë lexuesit. Mua s’më duhen fotografitë! Mua dhe krejt popullit shqiptar i duhen sot më tepër se kurrë përgjegjshmëri shtetërore dhe ndershmëri politike, demokratike dhe historike, që aq tmerrshëm po i mungojnë Kosovës në këtë kohë.

Gjashtë muaj burgim për Besart Memçajn

0

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren, ka dënuar me gjashtë muaj efektiv burgim Besart Memçajn nga Prizreni.

“Dënimi iu shqiptua të akuzuarit Besart.M pasi u shpall fajtor, për veprën penale të vjedhjes së rëndë nga neni 253 par.1 të KPK-së”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.
“I akuzuari me datën 25.05.2012 gjatë orës së natës në Prizren pikërisht në qebaptoren ,”Besi” me qëllim të përvetësimit të kunderligjshëm për vete merr pasurin e lujtshme personit tjetër të dëmtuarit A.M. me ç’rast me mjet të përshtatshëm e thyen xhamin afër skarës hyn mbrenda, nga aty merr 100 euro dhe largohet nga vendi i ngjarjes”./PrizrenPress.com/

Ministria e Kulturës pranon shkeljet ligjore në rastin e drejtorit të Muzeut

0

MemliKrasniqi_ministri kulturesMuzeu i Kosovës është bërë institucioni i tretë i cili brenda gjashtë muajsh mbetet pa drejtor sherri i Ministrisë së Kulturës, e cila ka pranuar shkeljet që i ka konstatuar Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Pos procedurave, ky organ kishte konstatuar se Komisioni Vlerësues i MKRS-së kishte bërë manipulime me pikë në rastin e vlerësimit të kandidatëve

Prishtinë, 2 dhjetor – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka pranuar shkeljet në rastin e zgjedhjes së Arsim Mehmetit në postin e drejtorit të Muzeut të Kosovës. Ky institucion është pajtuar me vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ku konstatohet se MKRS-ja e ka zhvilluar procedurën e rekrutimit për drejtor të MK-së duke bërë një varg shkeljesh ligjore.

“MKRS-ja ka respektuar vendimin e KPMShCK-së, ka anuluar procedurën e rekrutimit, ka njoftuar KPMShCK-në dhe ka bërë kërkesë në Ministrinë e Administratës Publike për inicimin e procedurës se re për hapjen e konkursit publik për pozitën e drejtorit të Muzeut të Kosovës”, ka thënë të hënën Veton Firzi, sekretar i përgjithshëm i MKRS-së.

Organi mbikëqyrës i shërbimit civil po ashtu kishte konstatuar se Komisioni Vlerësues i MKRS-së kishte bërë manipulime me pikë në rastin e vlerësimit të kandidatëve për drejtor të Muzeut të Kosovës. Pavarësisht kësaj, drejtori i MK-së, Arsim Mehmeti, ende nuk e njeh vendimin e KPMShCK-së. Ai ka thënë se ende nuk është në dijeni as për vendimin e MKRS-së për respektimin e konstatimeve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.

“Jam duke vijuar punën. MKRS-ja ma ka bërë kontratën dhe unë e përfill vendimin e institucionit që më ka dhënë punë. Do të reflektoj karshi vendimit që do të marrë MKRS-ja”, ka thënë Mehmeti, tek ka shtuar se nuk i komenton vendimet e institucioneve. Sipas tij, është Ministria e Kulturës institucioni që e vlerëson vendimin e KPMShCK-së.

“Ata e dinë se a është vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës i bazuar apo i pabazuar. Nuk e kam parë as vendimin e KPMShCK-së e as atë të MKRS-së. Prej meje personalisht nuk është kërkuar asgjë”, ka thënë Mehmeti. Sipas tij, krejt procesi përmes të cilit është zgjedhur drejtor është legjitim, ngase i është nënshtruar konkursit publik, si dhe testeve me shkrim e intervistës sikurse të gjithë kandidatët që ia kanë mësyrë që të udhëheqin me institucionin më të lartë muzeor në vend../koha ditore/

Mushkolaj: Kryeministri i LDK-së s’mund t’i menaxhojë ministrat e PDK-së

0

Imer MushkolajNjohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, konsideron se kushdo që do të zgjidhet kryeministër nga LDK-ja, do ta ketë të pamundur që t’i menaxhojë ministrat e zëvendësministrat e PDK-së. Kjo, sipas tij, do ndikojë që në kabinetin qeveritar të ketë më shumë se një adresë të dhënies së përgjegjësisë, respektivisht do të ofrojë mundësinë e krijimit të feudeve të vogla, që qeverisin sipas interesave individuale e grupore

Pavarësisht numrave që janë krijuar në Kuvend si rezultat i marrëveshjes për koalicion bashkëqeverisës mes PDK-së e LDK-së e që kjo mund të kuptohet si qeverisje e qëndrueshme, Imer Mushkolaj konsideron se ky koalicion megjithatë është i brishtë. Sipas tij, kushdo që do të zgjidhet kryeministër nga radhët e LDK-së, do ta ketë të vështirë t’i menaxhojë ministrat që vijnë nga radhët e PDK-së. Mushkolaj në një intervistë për gazetën Tribuna ka thënë që ky koalicion vështirë se do t’i përmbushë pritjet e qytetareve. E për zvarritjen që po ndodhin në moskrijimin e institucioneve të reja ai mendon se shkaktar është mosdefinimi i qartë i detajeve të marrëveshjes mes Thaçit e Mustafës. Ai ka bindjen se Thaçi në të ardhmen do të jetë president i vendit. Ndërsa prishjen e Bllokut LVAN, Mushkolaj e sheh si gabim të liderëve partiakë që ishin pjesë e kësaj marrëveshjeje, pasi, sipas tij, ata që nga fillimi kishin gabuar kur i kanë ndarë postet.

Tribuna: Si e vlerësoni koalicionin mes PDK-së e LDK-së, a është ky koalicioni i duhur?
Mushkolaj: Koalicioni PDK-LDK do të jetë një koalicion i cili vështirë se do t’i përmbushë pritjet e qytetarëve. Pavarësisht se posti i kryeministrit mund t’i takojë LDK-së, bartëse e koalicionit është PDK, një parti e cila gjatë viteve që ka qenë në pushtet është shquar për keqqeverisje e papërgjegjshmëri. Me vendimin për t’u bërë bashkë me PDK-në në qeveri, Isa Mustafa ka pranuar të bashkëqeverisë me ata që i ka kritikuar e akuzuar vite me radhë, me ata që kanë qenë pjesë e strukturës së SHIK-ut, me ata që kanë “shtrirë rrjetin” në të gjitha institucionet e vendit. Ata që presin rezultate të dukshme nga bashkëqeverisja PDK-LDK do të zhgënjehen, sepse shkollat qeverisëse të të dyja këtyre partive qytetarët tashmë i njohin dhe i kanë provuar.

Tribuna: Duke njohur dallimet e mëdha mes këtyre partive, sa do të jetë funksional ky koalicion?
Mushkolaj: Nëse i shohim numrat në Kuvend, koalicioni mund të konsiderohet stabil. Por, ky është një stabilitet i brishtë, duke pasur jo vetëm dallimet e mëdha ndërmjet dy partive, por edhe të kaluarën e tyre në bashkëqeverisje. Kushdo që të zgjidhet kryeministër nga LDK-ja e ka të pamundur që të menaxhojë ministrat e zëvendësministrat e PDK-së. Kjo bën që në kabinetin qeveritar të ketë më shumë se një adresë të dhënies së përgjegjësisë, respektivisht ofron mundësinë e krijimit të feudeve të vogla, që qeverisin sipas interesave individuale e grupore. Duke pasur parasysh edhe përvojën e bashkëqeverisjes së këtyre dy partive në të kaluarën, atëherë është pak e besueshme se koalicioni do të mund ta çojë mandatin deri në fund. Thënë figurativisht, PDK do ta ketë rolin e maces, ndërkaq LDK atë të miut në koalicion. Vetë koalicioni do të jetë një lojë ndërmjet maces e miut.

Tribuna: Ka më shumë se 10 ditë që është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje, ndërkohë Kuvendi nuk është konsistuar akoma. Pse nuk ka ndodhur një gjë e tillë?
Mushkolaj: PDK dhe LDK do të duhej t’i kishin të qarta detajet e marrëveshjes qysh në ditën që e nënshkruan atë. Por, duket se jo gjithçka ka shkuar si duhet. Qytetarët ende nuk e dinë nëse Isa Mustafa do të jetë kryeministër, apo Hashim Thaçi mund ta marrë edhe një mandat qeverisës. Në fakt, as Mustafa vetë duket se ende nuk e di nëse do të jetë në krye të qeverisë. Me vendimin për t’iu bashkuar Thaçit ai është futur në një rrugë pa krye, duke vënë në lojë fatin e vet politik dhe fatin e partisë që drejton.

Po ashtu, ende nuk dihet se cili do të jetë fati politik i Thaçit, nëse ai nuk merr postin e kryeministrit ose të kryetarit të Kuvendit. Është përfolur mundësia që ai të marrë postin e presidentit pas dy vjetësh, por është e paimagjinueshme që ai, thjeshtë, të presë deri atëherë pa pasur funksion publik. Besoj se Thaçi e Mustafa, përveç komponimit të qeverisë së re, janë duke i biseduar edhe opsionet e akomodimit të Thaçit. Unë pres që ai ta marrë postin e presidentit në një të ardhme të afërt, pa e pritur përfundimin e mandatit të Atifete Jahjagës. Se si do të arrihet kjo, formulën e kanë Thaçi e Mustafa.

Arsye tjetër pse po zvarritet krijimi i institucioneve të reja është edhe ndarja e “kulaçit” qeveritar ndërmjet partnerëve të koalicionit, si dhe akomodimi i sa më shumë interesave. Ata që presin zvogëlim të numrit të ministrive mendoj se do të zhgënjehen. Unë madje pres shtim të numrit të tyre, duke pasur parasysh se koalicionin e përbëjnë dy partitë më të mëdha dhe, rrjedhimisht, apetitet për pushtet të individëve e grupeve brenda tyre janë të mëdha.

Tribuna: Cilat do të duhej të ishin prioritetet kryesore të qeverisë së re?
Mushkolaj: Qeveria e re do të gjendet në një “sandviç” situatë. Në njërën anë duhet t’i kënaqë pritjet e bashkësisë ndërkombëtare – që prej themelimit të Gjykatës Speciale, deri te vazhdimi i dialogut me Serbinë. Kurse, në anën tjetër duhet t’i kënaqë pritjet e qytetarëve, të cilëve u është premtuar hapja e vendeve të punës dhe zhvillim ekonomik. Prioritet kryesor do të duhej të ishte zhvillimi ekonomik por, po ashtu, prioritete duhet të jenë edhe shëndetësia e arsimi.

Tribuna: Pse marrëveshja e Bllokut nuk arriti të jetësohet?

Mushkolaj: Partitë e Bllokut nuk ia dolën të qëndrojnë bashkë deri në fund, sepse interesat personale të liderëve dolën përmbi interesin madhor që ata ia kishin vënë vetes synim – moslejimin e krijimit të Qeverisë Thaçi 3. Partitë e Bllokut bënë gabim qysh në hapat e parë, duke ndarë postet, gjë që atyre iu hakmor më vonë. Qytetarët nisën të shpresojnë se mbase do të kishin një qeverisje ndryshe, edhe pse kjo ishte e vështirë të realizohej, ngase parti dhe anëtarë të tyre që përbënin Bllokun kishin qenë edhe më herët në pushtet dhe gjithashtu ishin shquar për keqqeverisje e papërgjegjshmëri. Mu kjo shpresë e krijuar bëri që reagimet për vendimin e Mustafës që t’i bashkohet Thaçit të ishin të ashpra, në radhë të parë nga vetë simpatizantët e LDK-së, të cilët e kishin votuar Mustafën për kryeministër, por jo në qeveri me Thaçin.

Thaçi e Mustafa nuk bënë koalicion të zorit, por të qejfit. I zorshëm mbetet realizimi i premtimeve të dhëna gjatë fushatës parazgjedhore. E zorshme mbetet edhe mbijetesa politike e Mustafës dhe PDK-së pas vendimit për t’iu hedhur Thaçit në krahë.