18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Ministria e Kulturës pranon shkeljet ligjore në rastin e drejtorit të Muzeut

MemliKrasniqi_ministri kulturesMuzeu i Kosovës është bërë institucioni i tretë i cili brenda gjashtë muajsh mbetet pa drejtor sherri i Ministrisë së Kulturës, e cila ka pranuar shkeljet që i ka konstatuar Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Pos procedurave, ky organ kishte konstatuar se Komisioni Vlerësues i MKRS-së kishte bërë manipulime me pikë në rastin e vlerësimit të kandidatëve

Prishtinë, 2 dhjetor – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka pranuar shkeljet në rastin e zgjedhjes së Arsim Mehmetit në postin e drejtorit të Muzeut të Kosovës. Ky institucion është pajtuar me vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ku konstatohet se MKRS-ja e ka zhvilluar procedurën e rekrutimit për drejtor të MK-së duke bërë një varg shkeljesh ligjore.

“MKRS-ja ka respektuar vendimin e KPMShCK-së, ka anuluar procedurën e rekrutimit, ka njoftuar KPMShCK-në dhe ka bërë kërkesë në Ministrinë e Administratës Publike për inicimin e procedurës se re për hapjen e konkursit publik për pozitën e drejtorit të Muzeut të Kosovës”, ka thënë të hënën Veton Firzi, sekretar i përgjithshëm i MKRS-së.

Organi mbikëqyrës i shërbimit civil po ashtu kishte konstatuar se Komisioni Vlerësues i MKRS-së kishte bërë manipulime me pikë në rastin e vlerësimit të kandidatëve për drejtor të Muzeut të Kosovës. Pavarësisht kësaj, drejtori i MK-së, Arsim Mehmeti, ende nuk e njeh vendimin e KPMShCK-së. Ai ka thënë se ende nuk është në dijeni as për vendimin e MKRS-së për respektimin e konstatimeve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.

“Jam duke vijuar punën. MKRS-ja ma ka bërë kontratën dhe unë e përfill vendimin e institucionit që më ka dhënë punë. Do të reflektoj karshi vendimit që do të marrë MKRS-ja”, ka thënë Mehmeti, tek ka shtuar se nuk i komenton vendimet e institucioneve. Sipas tij, është Ministria e Kulturës institucioni që e vlerëson vendimin e KPMShCK-së.

“Ata e dinë se a është vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës i bazuar apo i pabazuar. Nuk e kam parë as vendimin e KPMShCK-së e as atë të MKRS-së. Prej meje personalisht nuk është kërkuar asgjë”, ka thënë Mehmeti. Sipas tij, krejt procesi përmes të cilit është zgjedhur drejtor është legjitim, ngase i është nënshtruar konkursit publik, si dhe testeve me shkrim e intervistës sikurse të gjithë kandidatët që ia kanë mësyrë që të udhëheqin me institucionin më të lartë muzeor në vend../koha ditore/

Më Shumë

Në 25-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, djali i tij publikon një letër të shkruar nga i ati

Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit, Andin Hoti, në 25-vjetorin e zhdukjes së babait të tij, veprimtarit Ukshin Hoti, e ka përkujtuar atë mënyrë...

Policia kryen bastisje në Prizren, gjenden substanca narkotike

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën (më 13.05.2024) në orën 18:00, ka kryer bastisje në një banesë në Prizren. Sipas policisë,...

Lajmet e Fundit