24.5 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025
Home Blog Page 7440

Për Kosovën, Rama nuk ka mundur të fliste ndryshe

0

Jakup Krasniqi14-12Shkruan: Jakup Krasniqi

Pas një dëgjimi edhe një herë të fjalës së Edi Ramës në Konferencën për shtyp, si edhe të gjitha paraqitjet, mund të konstatoj se Edi Rama nuk provokoi aske, nuk u paraqit si hero i shqiptarëve apo arkitekt i “Shqipërisë së Madhe”, se nuk kishte shkuar të bëjë heroizëm, përkundrazi ai tregoi vlerat politike të një lideri evropian, nga do që ta marrësh.
Në Beograd, Rama së pari tregoi se prezanton filozofinë politike të shqiptarëve për një partneritet të ri në Evropën Juglindore. Ai foli si mysafir i sinqertë për një realitet tani më të njohur botërisht siç është shteti i Kosovës. E tha një të vërtetë dhe njerëzit duhet të mësohen që të vërtetën ta dëgjojnë e shohin drejt në sy. Ndoshta qenka në natyrën njerëzore që mos të pranohet e vërteta. Prandaj populli ynë thotë: “Më lehtë është me lue qarkun se me folur hakun (të drejtën)”. Ai nuk kërkoi asgjë tjetër veç të drejtën e shqiptarëve kudo janë. Të drejtën e evropianeve të ri. Ketë të drejtë më mirë e nënvizoi në shtëpinë e kulturës në Preshevë. Ai ketë të drejtë nuk e kërkoi vetëm për shqiptarët, por për të gjithë evropianët e rajonit tonë.
Se dyti, Rama me një elokuencë politike dhe intelektuale, prezantoi vlera të politikës evropiane, kur nënvizoi se vendeve të Ballkanit Perëndimor u duhet rruga e integrimeve evropiane, por edhe BE-së i duhen vendet tona. BE-ja, nuk mund të jetë Bashkim Evropian, siç pretendon të jetë pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor. Ai ndaj reagimit inatqor te mikpritësit, tregoi kulturë e tolerancë evropiane.
Se treti, Rama u foli haptas politikës në Beograd, se njohja e realitetit të shtetit të Kosovës, është interes edhe i Serbisë dhe i rajonit. Për Kosovën Rama nuk ka mundur të fliste ndryshe, ndonëse ai paraprakisht e beri të qartë se në raport me Kosovën në mes Shqipërisë dhe Serbisë ka dallime të mëdha. Ka interesa të shumta edhe për Serbinë, njohja e këtij realiteti.
Dhe se katërti, Rama foli edhe si lider vizionar i Evropës Juglindore, për të ardhmen e përbashkët të këtij rajoni me mundësi të shumta të zhvillimit e të përparimit. Shqiptarët ne nënqiellin e Evropës Juglindore nuk kërkojnë asgjë tjetër veçse të jenë të barabartë me të gjithë të tjerët në ketë pjesë të Evropës.
A do të lexohet drejt kjo që tha Edi Rama nga liderët tjerë në Evropën Juglindore, pritet që të shihet, por nëse edhe liderët tjerë të rajonit tonë, kanë shpirtngushtësinë e liderëve të ri të Beogradit që nuk e kanë guximin as të dëgjojnë një të vërtetë, duket se është e largët kjo frymë evropiane për rajonin tonë. Ne jemi të bindur se të gjithë qytetarët e kësaj pjese të Evropës meritojnë një jetë më të dinjitetshme, si të gjithë qytetarët e BE-së.
Është e vërtetë se Evropa Juglindore, përbënë pjesën më vitale të kontinentit të vjetër me pasuri të shumta tokësore e nëntokësore, me klimë te përshtatshme për bujqësi, pemëtari, perimtari, për turizëm detar, malor, historik e kulturor etj. Përbënë një hapësirë me popullsi të re dhe treg të përhershëm për vendet e zhvilluara të BE-së. Prandaj prezenca e BE-së përmes liderëve të ri si Edi Rama është domosdoshmëri dhe perspektivë për të gjithë.
Dhe krejt në fund, konstatimi i Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se armik të përbashkëta e kemi varfërinë, duhet të merren seriozisht nga të gjithë liderët e rajonit për të pasur të përbashkët të ardhmen evropiane te gjitha vendet dhe kombet e rajonit.

Gashi tregon se kur do të dilte LDK-ja në protestë

0

ArbenGashi-LDKDeputeti i LDK-së Arben Gashi thotë se LDK mund t’i bashkohet protestave të paralajmëruara nga Vetëvendosje por vetëm nëse konsumohen të gjithë mekanizmat.

Ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së, tha se nëse Flora Brovina nuk e thërret seancën, atëherë LVAN duhet që të shkarkojë atë dhe pastaj ai beson se një vendim të tillë do të dërgohej në Gjykatë Kushtetuese, ajo do të duhej ta vlerësoj si të drejtë, për shkak, dhe në këtë formë të ndërtohet një precedent i drejt juridik.

Por, nëse ky skenar dështon, atëherë sipas Gashit shkohet në zgjedhje së bashku si Bllok dhe nëse prap përsëritet bllokada, atëherë LDK-ja do të dalë në rrugë për ta rrëzuar Hashim Thaçin nga pushteti.

“Unë besoj se PDK do të vetëdijësohet dhe do ta thërras seancën. Seanca nuk mund të pritet më shumë se deri në fund të javës së ardhshme. Unë mendoj se nuk është koha që të bëjmë presion përmes rrugës. Ky është mendimi im personal”.

“Për të dalë nga kjo status qou-je mendoj se duhet të konsultohemi juridikisht, që PDK nuk e ka konsumuar të drejtën e saj për të kandiduar dhe ne duhet që në Kuvend të shkarkojmë Brovinën dhe të krijojmë një gjendje të re. Gjykata Kushtetuese në këtë rast do të detyrohet që të jap përgjigje se si duhet të veprohet. Nëse Gjykata Kushtetuese vendos dhe unë mendoj se ajo do të vendos që është ndërtuar një precedent i drejt juridik por që nëse kjo nuk ndodhë ne do të dalim gjithsesi nga kjo situatë. Aty mund të hyjnë edhe zgjedhjet si zgjidhje. Nëse ezaurohen të gjitha mekanizmat ne do të shkojmë në zgjedhje bashkë por nëse pas zgjedhjes përsëritet situata ne do t’i bashkohemi protestave”, tha Gashi në KTV.

Cliff: E ardhmja e Kosovës përfundimisht në BE

0

IanCliff6-12Ambasadori Britanik Ian Cliff, gjatë një ligjërate para nxënëse të kolegjit ”Mehmet Akif”, përveç tjerash foli edhe për shpërbërjen e Jugosllavisë dhe krijimin e shteteve të pavarura.

E duke folur për pavarësinë e Kosovës, Cliff shtoi se ishte qeveria britanike, SHBA’ja, Franca, Gjermania e Italia, të cilat vendosën se nuk ka alternativë tjetër pos të ecet para në menaxhimin e procesit të pavarësisë së Kosovës.

“Gjatë 3 viteve e gjysmë të qëndrimit tim këtu, puna me autoritetet kosovare ka qenë që të sigurojmë më shumë njohje, veçmas tek vendet ku ne kemi ndikim siç janë vendet anëtare te Comonwealthit, por edhe jemi përkushtuar shumë edhe tek 5 vendet e BE’së që s’e kanë njohur Kosovën për shkak se ky është një tjetër problem.

Ne besojmë që e ardhmja e Kosovës përfundimisht është në BE, prandaj kemi bërë shumë punë me autoritetet e ndryshme, përfshirë edhe parlamentin që të provojmë të ndikojmë që këto vende të lëvizin në drejtim të njohjes. Këtu kemi disa shenja të këtij rezultati si psh fakti që Rumania dhe Sllovakia i njohin dokumentet e Kosovës, por se a do të lëvizin drejt njohjes, do ta shohim”, tha Cliff.

Baton Haxhiu: Kryeministri Rama e ndryshoi fjalimin në avion

0

baton haxhiuFjalimi i kryeministrit shqiptar në Beograd, Edi Rama, është ndryshuar në avion gjatë fluturimit për në kryeqytetin serb.

Këtë detaj interesant e ka zbuluar gjatë një emisioni në “KlanKosova” drejtori i këtij televizioni në Prishtinë, Baton Haxhiu, i cili ka qenë një ndër gazetarët shqiptarë që e ka ndjekur nga afër vizitën e kryeministrit në Beograd.

“Fjalimi i Ramës është ndryshuar në avion. Rama nuk ka lejuar që fjalimi të përkthehet nga përkthyesit serb”, tha Haxhiu.

Haxhiu nuk e ka zbuluar se cila pjesë e fjalimit është ndryshuar, por ka thënë se mbetet në dorë të publikut të gjykojë nëse ai ishte i duhuri apo jo.

Haxhiu tha gjithashtu se gjatë takimit 20-minutësh mes dy kryeministrave është folur edhe për Kosovën.

“Nuk është e vërtetë që nuk është hapur çështja e Kosovës në takimin 20-minutësh mes Ramës dhe Vuçiçit”, tha Haxhiu.

Më tej analisti tha se Rama e ka ironizuar Vuçiçin në dy momente. Kjo ka ndodhur kur është folur për ndeshjen e radhës në Shqipëri me Serbinë dhe kur kryeministri Rama e ftoi Vuçiçin në Tiranë.

“Rama i ka thënë Vuçiçit që po deshe sill drona e flamurë sa të duash. Ky ka qenë një ironizim, ndërsa e dyta ka qenë ku i tha eja në Tiranë dhe shprehi qëndrimet e tua, të cilat ne nuk e cilësojmë si provokim”, tha Haxhiu.

Presidente mos e … punën!

0

ADRIAN ÇOLLAKUAdrian Çollaku

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga duket se ende nuk ka arritur që ta kuptojë se çfarë roli ka. E mbetur thuajse totalisht nën hijen e zarfit, tash e tre vjet, ajo ende nuk arriti që të dal nga ai zarf i ish- ambasadorit amerikan, Dell.

Tash ajo e ka momentin, madje këto dy-tri ditë i ka vendimtare që të dalë përfundimisht nga zarfi dhe të tregoj se pse është në krye të shtetit.
Atifete Jahjaga për disa muaj rresht u ankua se partitë duhet të japin propozime konkrete se si mund të tejkalohet situata politikr në të cilën është katandisur aq keq vendi.

Mirëpo, tash pas një muaji u mor vesh se paska pasur madje, edhe propozime konkrete.
Dhe për më tepër, këto propozime u bën edhe realitet. Blloku LDK- AAK- Nisma dhe Vetëvendosje hoqën dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit, dukei hapur kështu rrugën edhe konstituimit të Kuvendit, ashtu siç edhe vendosi Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së PDK-së për çështjen e kryetarit të Kuvendit.

“Topi” tash pas këtij veprimi ra në terrenin e PDK-së dhe të presidentes së vendit.
PDK dhe Flora Brovina edhe publikisht deklaruan se nuk do të thërrasin seancën konstituive pa pasur marrëveshje edhe për qeverinë. Pra, ky qëndrim i PDK-së është shumë i qartë- s’ka as Kuvend pa ia dhënë atyre edhe qeverinë.

PDK dhe Flora Brovina me këto qëndrime pos që po e bllokojnë vendin, po e shkelin edhe Kushtetutën dhe nuk po e respektojnë as vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Dhe pas këtyre qëndrimeve, më nuk ka institucion tjetër, pos Presidentes së shtetit, që të veproj.
E para e vendit, pasi që refuzoj që ta dërgoj edhe njëherë çështjen e kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese, për sqarime të mëtutjeshme, tani situatën e ka shumë të qartë. Pra, duhet qysh nesër të kërkoj nga Flora Brovina dhe PDK që të thërras seancën e Kuvendit, në mënyrë që të konstituohet organi më i lartë legjislativ në vend.

Në të kundërtën këtë duhet ta bëjë vetë, duke u thirrur në rolin e saj kushtetutes dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Dhe menjëherë, po në atë moment që zgjedhet kryetari i Kuvendit të inicoj procedurat sipas Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë.
Le ta nominon Hashim Thaçin, dhe nëse i ka numrat le ta bëj qeverinë. I ka dy javë kohë. Nëse s’i ka numrat, Jahjaga e ka para vetes Kushtetutën dhe verdiktin e Kushtetueses, dhe ta nominoj kandidatin tjetër që e ka shumicën, kushdo qoftë ai.

Sepse, në fund të fundit, për qytetarët dhe për vetë shtetin e Kosovës është shumë më e rëndësishme formimi më i shpejtë i institucioneve, e jo kalulimet e vetë Atifete Jahjagës, Flora Brovinës apo kujtdo tjetër.

Presidente mos prit edhe ndonjë reagim nga ambasadorja amerikane t’ju thotë edhe njëherë të gjithë mos e “dh… punën”.
Andaj, Presidente vepro e mos e … punën.

Vjen në shqip libri “Monologjet e vaginës”

0

20141111091454729646Ajo që bëri bujë dhe trazoi debatet e shoqërisë shqiptare në vitin 2002, pas një shfaqjeje teatri vjen 12 vjet më vonë në formën e një libri. “Monologjet e vagjinës”, i autores amerikane Eva Ensler, prezantohet në gjuhën shqipe në Panairin e Librit. Botuesi Aqif Hysa shprehet se pritet një interes i veçantë nga lexuesi

MONOLOGET E VAGINESPse vendosët ta sillnit këtë vepër në shqip? Pse pikërisht tani, këtë vit? Duhet thënë që kanë kaluar rreth 12 vjet kur kjo vepër e dramaturges Eva Ensler u bë e famshme për publikun shqiptar me shfaqjen në Teatrin Kombëtar

Personalisht kisha kohë që vërtitesha ta përktheja, por ishte ngërçi i gjuhës së dytë (se unë përkthej nga italishtja) që më pengonte. Kur e kam lexuar për herë të parë në italisht, gjëja e parë që kam menduar ishte sjellja në shqip. Jo thjesht për antitabunë për seksin dhe seksualitetin që paraqet, por edhe për vlerat e mirëfillta letrare. “Monologjet e vaginës” është prozë e mirëfilltë, poezi e nivelit të lartë, dramë, komedi, tragjedi, pamflet psikologjik e seksologjik. Dhe letërsia e vërtetë, vlerat e vërteta nuk kanë një kohë të caktuar, as lejojnë pyetje të tipit “pse tani?”, “pse jo më herët?”, “pse jo më vonë?”.

Pavarësisht nga kjo, pse pikërisht tani?

Sepse mendoj që ky libër do të ndihmonte jo pak në problemet e mprehta që manifestohen sot në shoqërinë shqiptare. Veçan asaj femërore. Veçan asaj feministe. Një shoqëri e hapur duhet të bazohet mbi njohjen. Ata që vetëshpallen si mendjehapur, në fakt janë më mendjembyllurit, Fakti që përpiqen të diktojnë, e tregon më së miri këtë. Të jesh mendjehapur do të thotë të pranosh veten, por dhe tjetrin. Dhe kjo arrihet nëpërmjet njohjes, jo thjesht të aspektit fizik, por para së gjithash të atij psikologjik e sociologjik të çështjes.

Ky libër edhe pse është konceptuar nga autorja si një mundësi për t’u vënë në skenë, gjithsesi, është një libër që krijon fare mirë marrëdhënie ndërpersonale dhe intime sikundër çdo libër tjetër. Përsa i përket kohës, nuk është se ka ndonjë datë konkrete, apo ndonjë ngjarje konkrete. Koha është gjithmonë për një libër të mirë dhe sot ja ku jemi, u bë e mundur të kemi në duar një libër jo vetëm të mirë, por edhe të guximshëm dhe emancipues, sepse, përtej të gjithave, ia vlen të jesh në krahë të gruas, problematikave të saj, të drejtave dhe kauzave që ajo ngre. Emancipimi i gruas nuk ka mbaruar, është një proces, as edhe thyerja e tabuve s’ka mbaruar. Madje, mund të themi, jemi ende në fillim të rrugës. Pra, pse jo tani?!

Ishte përkthyesi që jua sugjeroi, apo të dy bashkë vendosët ta sillnit në shqip këtë libër ?

Siç nisa të thosha më lart, isha në pikën e fillimit të punës për përkthimin e librit nga italishtja, kur mësova se miku im, përkthyesi Ukë Buçpapaj e kishte gati. Dhe për më tepër nga origjinali. Dhe Uka nuk ka bërë thjesht përkthim, por një sjellje pothuaj të tijën në shqip. Dhe kështu ai iu përgjigj pozitivisht kërkesës sime për botimin e kësaj vepre.

Ju vetë, kur jeni njohur me këtë vepër dhe me këtë autore ?

Prej vitesh, nga i njëjti libër, që shënon disa botime e ribotime në italisht. Është libri i vetëm që njoh nga kjo autore. Por një libër i tillë mjafton.

Ju e shihni si letërsi erotike apo më shumë një libër psikologjik?

Nuk është si e shoh unë, por si është. Nuk është letërsi erotike, letërsia erotike bazohet mbi ngjarje e personazhe, përshkruan situata, rrethana e akte erotike. Këtu jo. Këtu kemi aktin e njohjes së organit seksual femëror, nëpërmjet njohjes pastaj vjen vlerësimi i tij, kujdesi ndaj tij, parathënie e një mirëkuptimi e paqtimi me veten.

Si mendoni se do e presë lexuesi shqiptar? A e kemi kaluar ne si shoqëri ngërçin e tabusë mbi seksin dhe seksualitetin?

Lexuesi shqiptar është shumë interesant: pëlqen pa guxuar. Ose më mirë, guxon fshehtas. Duke parë suksesin në botë, (përkthyer në mbi 40 vende të ndryshme të botës, në mbi 20 gjuhë të ndryshme, mbi 40 milionë kopje të shitura) pritet një interes i veçantë. Por, fatkeqësisht nuk po ndodh. Ne ende lexojmë titujt që na sugjeron mendja vizive. Po ndodh që më shumë po tërhiqet nga pikat në periferi sesa ato të qendrës. Në Durrës, për shembull, janë shitur më shumë kopje në pikat jashtë qendrës. Në pikat pranë Pallatit të Kulturës, ku kalojnë aktorë e artistë të tjerë, s’është shitur as dhe një kopje. Njëra ndër shitëset po rrëfente se e shohin, e shfletojnë, por s’e tërheqin. Kanë turp edhe nga njëri-tjetri. Pastaj kanë drojë ta çojnë në shtëpi. Është pranuar që ngërçi, edhe për seksin dhe seksualitetin, i mban peng shqiptarët. Po kthehesha nga Panairi i Librit në Gjilan, na ndalon polici për kontroll të rutinë, sheh librat e më pyet: “Të tutë janë librat?”- “Po, i them, ishim në një panair”. – “Mund të më japësh ndonjë?”- “Po mirë, i them, po të jap këtë”, duke i zgjatur “Monologjet”. “Jo, përgjigjet, s’mund ta çoj në shtëpi, e zënë me dorë fëmijët”. “Lexoje veç ti me gruan”, i them. “Eh, ia bën, edhe nga këto gjëra të lexojnë gratë, e ec e mbaji pastaj”…Pra, ngërçi është te frika e njohjes, si hoxhallarët e dikurshëm që thoshin se librat janë punë e shejtanit, i prishin njerëzit. S’e desh harrova: ai polici në Kukës më tha edhe: “E marrin në dorë fëmijët dhe prishen”. Pra prindi, më tepër ai mashkullor, ka marrë pozicionin e hoxhës së dikurshëm, njohjen e konsideron prishje. Po prishje nga çfarë? Libri jep jo vetëm njohuri personale të trupit femëror, të organit vital, vaginës, “vendit më të bukur në botë”, siç do ta quante një poete bashkëkohore shqiptare. Dhe e dini? Komentet më kundërshtuese për këtë varg janë bërë prej grave.

Kundërmoral që vjen nga morali, apo moral që vjen nga kundërmorali?

Nëse libri konsiderohet një dritare, unë do të thosha që ky libër është edhe derë, edhe dritare. Është një derë për të hyrë brenda vetes dhe një dritare për ta riparë veten në harmoni a disharmoni me të tjerët…

Ç‘domethënie ka për ju si botues ky libër? A keni në plan t’i sillni lexuesit vepra të tjera të këtij lloji ?

Për mua, çdo libër ka një domethënie. (Përjashtoj nga kjo perifrazë morinë e librave të vetëfinancuar e pa asnjë përgjegjësi profesionale, që shtypen nga shtypshkronja me shtëpi botuese fantazma). Për “Monologjet e vaginës” domethënia merr edhe përmasat e angazhimit në sferën e njohjes së themeleve të qenies, se nga njohja vjen emancipimi. S’mund të ketë shoqëri të emancipuar pa femër të emancipuar. Vepra të tjera të këtij lloji? Po, të këtij lloji dhe të ngjashme. Edhe pse shtylla kurrizore e shtëpisë botuese “Adonis” (perëndi e fekondimit dhe pjellorisë) është poezia, pasi gjithçka është poezi, çdo lindje është poezi, çdo rritje është poezi, çdo shpërthim sythi është poezi, çdo puthje është poezi, çdo trup është poezi, çdo pjesë e trupit është poezi, çdo jetë është poezi, çdo vdekje është poezi, nuk do të mungojnë edhe libra të tillë, në prozë e studime të mirëfillta psikologjike e seksologjike, që nga tekstet e vjetra indiane, kineze, egjiptiane e arabe e gjer tek ato bashkëkohore./S.B

Muja merr dymbëdhjetë vendime të reja

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, sot ka marrë 12 vendime. Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha tha se këto vendime lidhen drejtpërdrejt me interesin e qytetarëve.

“Këto vendime adresojnë kërkesat e qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, tha Berisha.

Ai tha se të gjitha këto projekte do të kalojnë nëpër faza të obligueshme ligjore dhe do të realizohen në afatet e parapara./PrizrenPress.com/

Përfundon procedura e provave në rastin e të akuzuarve nga Guatemala

0

Gjykata-peshorjaNë Gjykatën Themelore të Prizrenit, të hënën vazhdoi seanca gjyqësore ndaj dy shtetasve të Guatemalës, të cilët po akuzohen për vepër penale të mashtrimit.

Ndryshe nga seanca e fundit e mbajtur më 14 tetor 2014, ku të akuzuarit në fund të seancës qajtën para trupit gjykues, të hënën u panë të qetë.

Gjykimi vazhdoi me marrjen në pyetje të të akuzuarit të dytë, Cirillo Antonio Zuniga Fosters, i cili para trupit gjykues tha se për herë të parë kur ka ardhur në Kosovë është vendosur në Prizren.

Si arsye të ardhjes përmendi ushtrimin e profesionit të tij si mjeshtër i artit dhe fotograf.

Kur i akuzuari u pyet nga prokurori se sa kishte qëndruar dhe me kë ishte takuar në Prishtinë, ai tha se së bashku me shokun e tij(të akuzuarin e dytë) kanë qëndruar 4 ditë në Prishtinë.

Ai mohoi se është takuar me ndokënd në kryeqytetin e Kosovës, edhe pse aktakuza i ngarkon dy shtetasit e Guatemalës se në Prishtinë mashtruan një person duke ia marrë 20 mijë euro.

“Asnjëherë nuk jam takuar me askënd në Prishtinë… asnjëherë”, tha ai.

Po ashtu i akuzuari tha se nuk e njeh personin e dëmtuar me emrin Masar Basha.

Kur prokurori e pyeti të akuzuarin se të kujt ishin medikamentet dhe letrat e bardha në formë të parave të cilat janë gjetur ditën e arrestimit, i akuzuari pranoi se kishin qenë të tijat dhe të shokut të tij.

“Medikamentet e lëngshme, pluhuri dhe të tjerat kanë qenë tonat, të gjitha kanë qenë tonat”, tha Fosters.

Ai u arsyetua se këto gjëra i kishin me vete vetëm për të mësuar dilerët e drogës se si të prodhojnë para të falsifikuara.

Me përfundimin e marrjes në pyetje të të akuzuarit Cirillo Antonio Zuniga Fosters, përfundoi edhe procedura e provave.

Këtë e konfirmoi edhe avokati kosovar i guatemalasit.

“Ka përfunduar marrja në pyetje dhe që do të thotë se ka përfunduar edhe procedura e provave dhe në seancën e radhës më 19 dhjetor pritet edhe seanca përfundimtare e mbrojtësve dhe të prokurorit”, tha avokati Nexhat Elshani.

Elshani që më parë ishte ankuar se procedura po zvarritej për shkak të shtyrjeve në distanca të largëta kohore të seancave gjyqësore, kësaj radhe ishte i kënaqur me caktimin e seancës së radhës nga trupi gjykues.

“Po duke i marrë parasysh kërkesat tona që sa më shpejt të caktohet seanca e radhës që ta japim fjalën tonë përfundimtare, megjithatë është përmbushë ajo kërkesë, do të thotë brenda nëntë dite është caktuar seanca e radhës ku edhe përmbyllet kjo çështje penale”, tha avokati.

Sipas prokurorisë së Prizrenit, Jose Manuell Monroi Rivera dhe Cirillo Antonio Zuniga Fosters, gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, pas kontaktit me dy persona të caktuar nga policia e Prizrenit, gjatë zbatimit të masave të fshehta të simulimit, të akuzuarit arrijnë që t’i mashtrojnë ata duke u marrë shumën e parave prej 50 mijë eurosh.

Të akuzuarit në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe në Prishtinë, ku i kanë marrë një të dëmtuari 20 mijë euro duke u larguar pastaj për të humbur çdo kontakt me të.

Dy guatemalasit gjenden në paraburgim nga data 1 nëntor 2013, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 19 nëntor 2014./Kallxo.com/

Edi Rama: Faleminderit Kosovë, përulësisht

0

Edi Rama presheveeKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duket se është emocionuar nga pritja e shqiptarëve të Kosovës, gjatë kthimit të tij për Tiranë.

“Per Shqiperi permes Kosoves me zemren plot, fale mijera shqiptareve qe dolen pergjate rruges per te na pershendetur#Faleminderit perulesisht”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Edi Rama dje në Beograd, në një konferencë live për media me homologun e tij serb, tha se pavarësia e Kosovës është realitet që duhet të pranohet nga të gjithë. Sot, ndërkaq, vizitoi Preshevën, e nga aty u kthye në Tiranë përmes Kosovës. Gjatë rrugës së kthimit, përpara i dolën shumë qytetarë të emocionuar dhe falënderuar për fjalët që tha në kryeqytetin serb, Beograd.

Në Rahovec 300 filloristë të prekur nga sëmundjet infektive

0

mjekDy ekipet mjekësore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare(QKMF) “Dr.Fahredin Hoti” të Rahovecit kanë kontrolluar gjendjen shëndetësore të nxënësve të klasës së parë, të pestë dhe të nëntë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të ulët të kësaj komune.

Ky kontroll ka rezultuar me 298 filloristë të prekur nga sëmundje infektuese.

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare, Agim Kadiri, ka bërë të ditur se gjatë vizitave mjekësore janë kontrolluar 3.083 nxënës të 33 shkollave amë dhe paralelet e ndara të kësaj komune. Sipas tij, kontrollit të 11 mjekëve dhe 11 teknikëve i janë nënshtruar 847 nxënës të klasave të para, 916 nxënës të klasës së pestë, si dhe 1320 nxënës të klasave të nënta.

“Nga numri total i nxënësve me sëmundjen pedikulozis (morrat) kanë dalë të jenë 245 sish, ku numri prej 120 nxënësve janë të klasave të nënta, pastaj 79 të klasave të pesta, si dhe 46 nxënës të klasave të para”, ka bërë të ditur Kadiri. Kurse me zgjebe janë identifikuar 45 nxënës të tjerë, 13 të klasave të para,14 të pesta dhe 18 nxënës të klasave të nënta,shkruan Koha Ditore.

Sipas Kadirit, me shenjat objektive të verdhëzës, kontrolli mjekësor ka zbuluar të jenë vetëm 8 filloristë, prej të cilëve 4 të klasave të pesta, 3 të parave dhe 1 nxënës i klasës së nëntë.
“Sa i përket higjienës personale, ka rezultuar se prej 3.083 nxënësve, 313 janë me nivel të ulët apo 10.5 për qind, me nivel të mesëm 2324 ose 75.38 për qind dhe me nivel të lartë të higjienës janë 446 apo 14.47 për qind të nxënësve të klasave të parathëna”, ka treguar Kadiri. Ai ka thënë se ky kontroll i ndihmon shëndetësisë, sepse me zbulimin e hershëm të sëmundjeve ngrihet niveli e higjienës personale dhe kolektive, por edhe evitohet përhapja e sëmundjeve të ndryshme.

Nga ana tjetër, drejtorët e shkollave e kanë parë të domosdoshëm kontrollin sistematik. Murat Kryeziu, drejtor i shkollës fillore “Hamëz Thaçi” në Xërxë, thotë se vizita ka qenë e nevojshme, pasi që në shkolla tona nuk ka mjekë, kurse regjistrimi i nxënësve në klasat e para bëhet pa një kontroll paraprak.
Edhe homologu i këtij të fundit nga shkolla fillore “Sylejman Vokshi” në Palluzhë, Shpend Hoti, thotë se vizita ishte e qëlluar, por ato duhet të bëhen më shpesh duke përfshirë të gjithë nxënësit. Sipas tij, ekipi i mjekëve nuk i ka lënë asnjë shënim zyrtar në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijëve. Besoj se konstatimet e nxjerra do të ndikojnë në marrjen e hapave me qëllim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor të nxënësve”, ka potencuar Hoti.

E drejtori i Shëndetësisë së Komunës së Rahovecit, Munib Durguti, ka thënë se pas këtij kontrolli të përfunduar në fillim të muajit dhjetor do të vazhdohet me kontrollin e higjienës orale dhe sëmundjeve eventuale të dhëmbëve të nxënësve në 33 shkolla fillore dhe klasave të njëjta.