Presidente mos e … punën!

ADRIAN ÇOLLAKUAdrian Çollaku

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga duket se ende nuk ka arritur që ta kuptojë se çfarë roli ka. E mbetur thuajse totalisht nën hijen e zarfit, tash e tre vjet, ajo ende nuk arriti që të dal nga ai zarf i ish- ambasadorit amerikan, Dell.

Tash ajo e ka momentin, madje këto dy-tri ditë i ka vendimtare që të dalë përfundimisht nga zarfi dhe të tregoj se pse është në krye të shtetit.
Atifete Jahjaga për disa muaj rresht u ankua se partitë duhet të japin propozime konkrete se si mund të tejkalohet situata politikr në të cilën është katandisur aq keq vendi.

Mirëpo, tash pas një muaji u mor vesh se paska pasur madje, edhe propozime konkrete.
Dhe për më tepër, këto propozime u bën edhe realitet. Blloku LDK- AAK- Nisma dhe Vetëvendosje hoqën dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit, dukei hapur kështu rrugën edhe konstituimit të Kuvendit, ashtu siç edhe vendosi Gjykata Kushtetuese pas kërkesës së PDK-së për çështjen e kryetarit të Kuvendit.

“Topi” tash pas këtij veprimi ra në terrenin e PDK-së dhe të presidentes së vendit.
PDK dhe Flora Brovina edhe publikisht deklaruan se nuk do të thërrasin seancën konstituive pa pasur marrëveshje edhe për qeverinë. Pra, ky qëndrim i PDK-së është shumë i qartë- s’ka as Kuvend pa ia dhënë atyre edhe qeverinë.

PDK dhe Flora Brovina me këto qëndrime pos që po e bllokojnë vendin, po e shkelin edhe Kushtetutën dhe nuk po e respektojnë as vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Dhe pas këtyre qëndrimeve, më nuk ka institucion tjetër, pos Presidentes së shtetit, që të veproj.
E para e vendit, pasi që refuzoj që ta dërgoj edhe njëherë çështjen e kryetarit të Kuvendit në Gjykatën Kushtetuese, për sqarime të mëtutjeshme, tani situatën e ka shumë të qartë. Pra, duhet qysh nesër të kërkoj nga Flora Brovina dhe PDK që të thërras seancën e Kuvendit, në mënyrë që të konstituohet organi më i lartë legjislativ në vend.

Në të kundërtën këtë duhet ta bëjë vetë, duke u thirrur në rolin e saj kushtetutes dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Dhe menjëherë, po në atë moment që zgjedhet kryetari i Kuvendit të inicoj procedurat sipas Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë.
Le ta nominon Hashim Thaçin, dhe nëse i ka numrat le ta bëj qeverinë. I ka dy javë kohë. Nëse s’i ka numrat, Jahjaga e ka para vetes Kushtetutën dhe verdiktin e Kushtetueses, dhe ta nominoj kandidatin tjetër që e ka shumicën, kushdo qoftë ai.

Sepse, në fund të fundit, për qytetarët dhe për vetë shtetin e Kosovës është shumë më e rëndësishme formimi më i shpejtë i institucioneve, e jo kalulimet e vetë Atifete Jahjagës, Flora Brovinës apo kujtdo tjetër.

Presidente mos prit edhe ndonjë reagim nga ambasadorja amerikane t’ju thotë edhe njëherë të gjithë mos e “dh… punën”.
Andaj, Presidente vepro e mos e … punën.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Lajmet e Fundit