18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Për Kosovën, Rama nuk ka mundur të fliste ndryshe

Jakup Krasniqi14-12Shkruan: Jakup Krasniqi

Pas një dëgjimi edhe një herë të fjalës së Edi Ramës në Konferencën për shtyp, si edhe të gjitha paraqitjet, mund të konstatoj se Edi Rama nuk provokoi aske, nuk u paraqit si hero i shqiptarëve apo arkitekt i “Shqipërisë së Madhe”, se nuk kishte shkuar të bëjë heroizëm, përkundrazi ai tregoi vlerat politike të një lideri evropian, nga do që ta marrësh.
Në Beograd, Rama së pari tregoi se prezanton filozofinë politike të shqiptarëve për një partneritet të ri në Evropën Juglindore. Ai foli si mysafir i sinqertë për një realitet tani më të njohur botërisht siç është shteti i Kosovës. E tha një të vërtetë dhe njerëzit duhet të mësohen që të vërtetën ta dëgjojnë e shohin drejt në sy. Ndoshta qenka në natyrën njerëzore që mos të pranohet e vërteta. Prandaj populli ynë thotë: “Më lehtë është me lue qarkun se me folur hakun (të drejtën)”. Ai nuk kërkoi asgjë tjetër veç të drejtën e shqiptarëve kudo janë. Të drejtën e evropianeve të ri. Ketë të drejtë më mirë e nënvizoi në shtëpinë e kulturës në Preshevë. Ai ketë të drejtë nuk e kërkoi vetëm për shqiptarët, por për të gjithë evropianët e rajonit tonë.
Se dyti, Rama me një elokuencë politike dhe intelektuale, prezantoi vlera të politikës evropiane, kur nënvizoi se vendeve të Ballkanit Perëndimor u duhet rruga e integrimeve evropiane, por edhe BE-së i duhen vendet tona. BE-ja, nuk mund të jetë Bashkim Evropian, siç pretendon të jetë pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor. Ai ndaj reagimit inatqor te mikpritësit, tregoi kulturë e tolerancë evropiane.
Se treti, Rama u foli haptas politikës në Beograd, se njohja e realitetit të shtetit të Kosovës, është interes edhe i Serbisë dhe i rajonit. Për Kosovën Rama nuk ka mundur të fliste ndryshe, ndonëse ai paraprakisht e beri të qartë se në raport me Kosovën në mes Shqipërisë dhe Serbisë ka dallime të mëdha. Ka interesa të shumta edhe për Serbinë, njohja e këtij realiteti.
Dhe se katërti, Rama foli edhe si lider vizionar i Evropës Juglindore, për të ardhmen e përbashkët të këtij rajoni me mundësi të shumta të zhvillimit e të përparimit. Shqiptarët ne nënqiellin e Evropës Juglindore nuk kërkojnë asgjë tjetër veçse të jenë të barabartë me të gjithë të tjerët në ketë pjesë të Evropës.
A do të lexohet drejt kjo që tha Edi Rama nga liderët tjerë në Evropën Juglindore, pritet që të shihet, por nëse edhe liderët tjerë të rajonit tonë, kanë shpirtngushtësinë e liderëve të ri të Beogradit që nuk e kanë guximin as të dëgjojnë një të vërtetë, duket se është e largët kjo frymë evropiane për rajonin tonë. Ne jemi të bindur se të gjithë qytetarët e kësaj pjese të Evropës meritojnë një jetë më të dinjitetshme, si të gjithë qytetarët e BE-së.
Është e vërtetë se Evropa Juglindore, përbënë pjesën më vitale të kontinentit të vjetër me pasuri të shumta tokësore e nëntokësore, me klimë te përshtatshme për bujqësi, pemëtari, perimtari, për turizëm detar, malor, historik e kulturor etj. Përbënë një hapësirë me popullsi të re dhe treg të përhershëm për vendet e zhvilluara të BE-së. Prandaj prezenca e BE-së përmes liderëve të ri si Edi Rama është domosdoshmëri dhe perspektivë për të gjithë.
Dhe krejt në fund, konstatimi i Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, se armik të përbashkëta e kemi varfërinë, duhet të merren seriozisht nga të gjithë liderët e rajonit për të pasur të përbashkët të ardhmen evropiane te gjitha vendet dhe kombet e rajonit.

Më Shumë

Moti sot: Shi, vranësira dhe diell

Për të dielën parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, ndërsa dita...

Vizita e kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj, në fabrikën ‘Proton Cable’: Një model i suksesit ‘Made in Kosova'”

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, vizitoi sot fabrikën "Proton Cable" në Prizren, me pronarë vëllezërit Fatos, Sami e Besim Dida. Kjo fabrikë prodhon mbi...

Lajmet e Fundit