26.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 7449

Historianët e Deçanit: Eshtrat e Isa Boltenit të qëndrojnë për disa orë në Isniq

0

Isa boletiniZyra për Komunikim me Publikun e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, nëpërmjet kësaj komunikate për media, i benë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit shtetëror të Kosovës e Shqipërisë, që eshtrat e heroi kombëtar, gjeneralit të Pavarësisë së Shqipërisë Isa Boletini, të qëndroj për disa orë para shtatores së Isa Boletinit në Isniq të Deçani.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, mbështet idenë e disa intelektualëve të Isniqit që eshtrat e Isa Boletinit të qëndrojnë për disa orë para shtatores në Isniq, ku qytetarët e Isniqit dhe të Komunës së Deçanit të kenë mundësi që të kryen nderim për jetën dhe kontributin e madh të Isa Boletinit për shtetit shqiptar. Dihet historikisht që nga ky vend dolën edhe të parët e Isa Boletinit në vitin 1750.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e përkushtuar që cermonit në nderim të gjeneralit të Pavarësisë së Shqipërisë të kalojnë me aktivitete të shumta.
Me poshtë po ju përcjellim edhe mesazhin e historianit Mr.Shkodan Imeraj asistent në Institutin e Historisë në Prishtinë :

“Në kuadër të ceremonive për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, është e udhës që eshtrat e tije dhe të Januz (Ahmet) Boletinit të qëndrojnë për disa orë edhe në Isniq të Deçani, ngase aty me 1750 Hajdar Dema (katërgjyshi i Isa Boletinit), u largua në drejtim të Brrakav të Isniqit (pjesa malore) e me pas, pas shumë lëvizjen me në fund u vendos në Boletin të Mitrovicës.
Isa Boletini, çdo herë ka qenë i lidhur me Isniqi, kjo argumentohet edhe me rastin e organizimit dhe mbajtjes së Kuvendit të Parive në Isniq në mars-prill 1910 në Kullën e Osdautaj. Nga aty u morr vendimi për pajtimin e Gjaqeve të Verrat e Llukës dhe fillimin e Kryengritjes së vitit 1910.
Po ashtu Isa Boletini, ka pasur edhe me qindra luftëtar në qetat e tijë të cilët ishin nga Isniq. Edhe me rastin e vrasjes në Mal të Zi, bashk me të u vra edhe Misin Bala nga Isniq.
Isniqasit, gjithmonë e kanë nderuar dhe respektuar figurën madhore të Isa Boletinit, andaj edhe Komisioni ndër shtetëror i Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, është mirë që të vendosin që eshtrat e Isa Boletinit të pushojnë për disa orë para shtatores së tije në Isniq të Deçani

PDK favorizon Kuçin për kryeparlamentar

0

Kuci-hajredin5-30Pas lëshimit pe të Bllokut që PDK-së t’i takojë kryetari i Kuvendit, duket se krerët e kësaj partie kanë vendosur të mos shkojnë me të njëjtin kandidat për të parin e Kuvendit- pra Arsim Bajramin.

Gazeta Blic mëson se krerët e PDK-së, Hashim Thaçi dhe kadri Veseli janë duke u hamendur që për këtë post ta nominojnë Hajredin Kuçin, i cili do të duhej të jetë më i pranueshëm,sesa Arsim Bajrami, pasi që ky i fundit pos faktit që herën e kaluar nuk i mori votat në të njejtën kohë nuk do të ishte edhe aq fleksibil në procesin e dytë- atë të formimit të Qeverisë për të cilën Thaçi i ka dy javë afat.PDK-ja përndryshe është duke insistuar që para se të thirret seanca të shkohet tek Presidentja dhe të merren vesh në pako me Bllokun. Por gjasat për këtë janë të barabarta me zero. Kjo për shkakun që si Thaçit ashtu edhe PDK-së u është bërë e qartë që zgjedhja e të parit të Kuvendit është proces më vete kundruall atij të formimit të Qeverisë.

Burime ndërkombëtare i kanë thënë Gazetës Blic që PDK-ja ka kohë deri të martën të vendosë nëse do ta thërrasë vazhdimin e mbledhjes së Kuvendit.

Ndryshe Blloku do të mund të procedojë me mbledhjen e nënshkrimeve dhe zëvendësimin e Flora Brovinës me deputeten më të re të Kuvendit, Teuta Rugovës. Mundësia për të shkuar edhe në zgjedhje është e barabartë me zero pa konstituim të Kuvendit të Kosovës. PDK do të ketë një periudhë tepër të vështirë javën që vjen pasi që të gjitha gjasat janë që kjo parti- me apo pa dëshirën e saj, deri në fund të nëntorit do të duhet ta dorëzojë qeverinë pasi që shumica parlamentare e Bllokut atë e ka vënë para aktit të kryer.

Në të gjitha këto rrethana duket që gjasat e Kuçit për kryeparlamentar janë shumë më të mëdha sesa të të paparashikueshmit Arsim Bajrami. /Gazeta Blic/

Apel publik, presidentes Jahjaga

0

Arben Ahmeti-gazetarArben Ahmeti

Presidentja e Republikës, si garantuese e unitetit të popullit, funksionalitetit të institucioneve dhe mbrojtëse e interesit shtetëror të Kosovës, ka obligim të sigurojë se mund të formohet vetëm një qeveri që nuk do të jetë satelit (direkt apo indirekt) i Beogradit. Një qeveri me një shumicë të brishtë parlamentare (diçka mbi 61 vota), ku faktor kyç është Lista Srpska, nuk është asgjë tjetër pos vazale në heshtje e qeverisë në Beograd.

Presidentja ka obligim të sigurojë se do të kemi një qeveri stabile, të përkushtuar ndaj obligimeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, por jo e varur nga numrat e listës Srpska. Kjo qeveri ka obligim kushtetues të përfshijë listën Srpska, por duhet gjetur një formulë ku 61 votat e domosdoshme për të siguruar shumicën të mos jenë të varura nga numrat e këtij subjekti.

Liderët politikë duhet të jenë të vetëdijshëm për 13 mijë viktimat e luftës, për mijëra të burgosur politikë, për të zhdukurit që ende i kërkojmë, për vitet e humbura të rinisë sonë kur jemi shkolluar në bodrume dhe shumë sakrifica të tjera, para se të vendosin për formula qeverisëse që atyre ua sigurojnë pushtetin, por njëherësh e sakatosin shtetin dhe dinjitetin tonë si popull.
Po flas si qytetar, si shqiptar i Kosovës, si kryeredaktor, por mbi të gjitha po flas në emër të së ardhmes të fëmijëve tanë. Ata nuk na kanë borxh që ne t’ua lëmë trashëgim një shtet të kushtëzuar nga Beogradi.

Fatkeqësisht, po kthehemi në situatën e para katër muajve, kur frika reale ishte se krijim i një qeverie ku deputetët e Srpskas janë faktor, do ta bënte qeverinë e ardhshme të varur nga Aleksandër Vuçiq.
Motivimi kundër dhënies së kësaj peshe ndaj Srpskas nuk ka të bëjë me racizëm apo frikë nga komuniteti serb në Kosovë, por me faktin e qartë: ky subjekt nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe nuk e do ndërtimin e tij, përkundrazi e do shkatërrimin e tij.

VLAN do të mund të krijonte një qeveri që nuk varet nga Srpska, por vetëm si VLAN dhe jo si LAN. Pa VV-në brenda, qeverisja e bllokut do të varej nga votat e Srpskas.

Edhe PDK nëse bën qeveri vetëm me Srpska-n dhe një grup deputetësh që ata i shohin si numra do të krijonte qeveri të varur nga Beogradi.

E nëse Srpska vazhdon të jetë kundër përfshirjes së Vetëvendosjes në koalicionin qeverisës, LAN-i ose duhet të ulet me PDK-në ose duhet të kërkojë zgjedhje para se të provojë ta krijojë qeverinë e varur nga Beogradi.

Opinioni i Gjykatës Kushtetues kërkon që mandatari për jkryeministër të përfaqësojë shumicën por edhe gjithpërfshirjen. Kjo e fundit, fatkeqësisht duket se bënë Srpskan të domosdoshme në çfarëdo koalicioni.

I dhimbshëm është ky kushtëzim dhe gjithë kjo peshë që ia kemi dhënë subjektit politik që nuk na e njeh shtetin. Ndoshta dhimbja më e madhe e një aventure që pati pesë liderë të verbëruar për pushtet. Verbërinë e të cilëve, i takon presidentes të mos na e shndërrojë në terr kolektiv./Tribuna/

Brikena, gruaja e Adi Krastës ikën nga Ministria e Kulturës

0

brikena krastaBrikena Krasta, një prej njerëzve më të rëndësishëm dhe profesionistë në Ministrinë e Kulturës, ka dhënë dorëheqjen. Ajo mbante postin e Drejtoreshës së Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Artin dhe Kulturën. Lajmi është konfirmuar për “Gazetën Shqiptare” nga vetë zyra e shtypit pranë ministrisë.

Sipas kësaj zyre, arsyet e dorëheqjes së gruas së Adi Krastës janë personale. Pos saj, mësohet se dorëheqja është dhënë edhe nga një prej varteseve të saj, J. G., Drejtore e Krijimtarisë dhe Edukimit Përmes Kulturës, e sjellë në ministri, po nga Krasta, por kjo e dyta nuk konfirmohet nga Ministria e Kulturës.

Të dy drejtoreshat janë marrë me disa prej projekteve më të rëndësishme të kësaj ministrie, siç ka qenë edhe pritja e Papës, ndërsa së fundi do merreshin me përgatitjet për 70-vjetorin e çlirimit.

24 të dyshuarve për terrorizëm u vazhdohet paraburgimi

0

Arrestohet per terrorizemGjyqtari i procedurës paraprake Vehbi Kashtanjeva ua ka vazhduar të premten paraburgimin prej dy muajsh 24 personave, shumica e të cilëve u arrestuan nën dyshimin për terrorizëm më 11 gusht.

Për 22 prej tyre masa e paraburgimit vlen në periudhën kohore nga 9 nëntori deri më 9 janar 2015. Dy të tjerët do të jenë në paraburgim deri më 12 janar 2015.

Gjykata ua zëvendësoi masën e paraburgimit, me atë të arrestit shtëpiak për dy muaj dy të arrestuarve tjerë të këtij grupi.

Arresti shtëpiak për dy muaj iu vazhdua edhe tre të dyshurve për terrorizëm, ndërsa kjo masë iu ndërpre katër të tjerëve.

Për këta të katër u caktua masa e paraqitjes në stacion policor për dy muaj.

Shumica e të dyshuarve u arrestuan në aksionit e 11 gushtit, kur anekënd Kosovës u prangosën 40 persona.

Ata po hetohen për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, nxitje të urrejtjes përçarëse ose mosdurimit racor, fetar, kombëtar apo etnik dhe rekrutim për terrorizëm.

Gjykata arsyetoi vendimin për këto masa me rrezikun e fshehjes, ose arratisjes së të dyshuarve, pasi ata tash e dinë se për çfarë po hetohen.

Sipas gjykatës ekziston mundësia që të dyshuarit me anë të lidhjes me persona tjerë t’u bashkohen luftërave në Siri e Irak, duke u bërë kështu të paarritshëm për policinë ose prokuroritë kosovare.

Më 17 shtator nën akuza të ngjashme janë arrestuar edhe 15 individë tjerë, shumica prej tyre imamë. Deri tash shumë prej tyre janë liruar.

Ramadani: Ndryshimi po vjen

0

Burim Ramadani AAKSekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, thotë se qeverisjes së deritashme po i vjen fundi, kurse kërkon maturi në deklaratat nga partnerët e Bllokut.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ramadani ka thënë se ditët dhe javët në vijim janë më të rëndësishmet në zhvillimet politike për qeverisjen e re në Kosovë.

Lexojeni të plotë postimin e Ramadanit:

“Edhe pak ditë na ndajnë nga arritja e objektivit tonë të përbashkët për largimin e qeverisjes së deritashme.

Deklaratat e pakujdesshme, që pasqyrojnë pozicione të ngushta nuk kanë qenë dhe nuk duhet të jenë diskursi i Koalicionit.

Partitë politike janë bërë bashkë si kurrë më herët me të vetmin qëllim: ndryshimin në Kosovë.

Ditët dhe javët në vijim janë më të rëndësishmet në zhvillimet politike për qeverisjen e re në Kosovë” (sic), ka shkruar Ramadani. /

Ramushi e ka fjalën

0

Ramush Haradinaj 1Dilemat u hoqën. LDK tashmë e kërkoi hapur postin e kryeministrit. Por, një marrëveshje e re në Bllokun LAN ende nuk është arritur. Pritet çka do të thotë Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj, në vitin 2004, i kishte bërë 100 ditë si kryeministër, ndërsa në vitin 2014 i ka bërë 150 ditë si i nominuar për kryeministër.

Në të dyja rastet – herën e parë kur kishte ardhur në krye të Qeverisë së Kosovës, ndërsa herën e dytë kur kishte shpresuar se do të ngjitej sërish aty – e ka bërë përmes marrëveshjeve me LDK-në.

Por, kur të premten Blloku opozitar hoqi dorë nga pretendimi për Kryeparlamentarin, rrjedhimisht marrëveshja fillestare për koalicion u prish, ndërkohë që LDK shfaqi hapur synimin për postin e Kryeministrit.

Burime të Politiko.net pohojnë se Ramush Haradinaj, njësoj si Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj, është pajtuar që Blloku ta votojë kryeparlamentarin e PDK-së dhe vendi të çlirohet nga ngërçi, pasi këtë e kërkoi qartësisht Ambasadorja Amerikane, Tracy Jacobson, mirëpo ai ende nuk është deklaruar se pajtohet për ridizajnimin e marrëveshjes.

Vendimin për tërheqjen e Bllokut nga kryeparlamentari, gjatë ditës, e bëri publik Fatmir Limaj.

Në mbrëmje, ndërkaq, LDK u shfaq me një komunikatë për media – në të cilën tha se ajo do ta drejtojë Qeverinë, me Ismet Beqirin që deklaroi se Haradinaj di për synimin e LDK-së për kryeministrin, si dhe me Arben Gashin që shprehu besimin e tij për një qëndrim pozitiv të AAK-së.

Vetëm AAK nuk u shfaq në opinion, me një qëndrim.

Limaj dhe Beqiri pohuan sërish atë që e kanë përsëritur pareshtur tash e pesë muaj, se Blloku i tyre është unik, ndërsa në ditët në vazhdim do të diskutojnë lidhur me marrëveshjen e re mes tyre.

Nëse Blloku do të arrijë të vazhdojë të mbetet ende bashkë, këtë pritet ta vendosë Ramush Haradinaj.

Të premten, nuk pat një deklaratë të përbashkët të tyre, me të cilën do të tregonin, ashtu si më 10 qershor, çfarë e kanë ndërmend të bëjnë tash e tutje LDK-AAK-Nisma. Pat vetëm një deklaratë të LDK-së, e cila tregoi se e do kryeministrin.

Vendimi e MPB-së po shkel të drejtat e njeriut

0

Policia-rrugorePolicia e Kosovës vazhdon ta respektojë udhëzimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që pas shqiptimit të gjobave kundërvajtëse në trafik të konfiskojë edhe patentë shoferët. Ndonëse ky veprim është cilësuar si shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut, MPB nuk heq dorë nga vendimi që e ka marrë.

Gazeta Tribuna ka kontaktuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, për të marrë sqarimin rreth këtij udhëzimi, por i njëjti ka kërkuar që për këtë temë të kontaktohet zyra për media. Ndërsa kjo e fundit nuk ka koment për këtë temë. “Ju lutemi drejtohuni Policisë së Kosovës me këto pyetje”, ka qenë përgjigja e zyrtares për informim në MPB, Rroksana Qarri..

Akreditohet programi i matematikës në UP

0

FerdijeZhushi-Etem-drejtoresh KKCBordi i Agjencisë për Akreditim i Kosovës (AAK) ka akredituar dhjetë programe dhe ka refuzuar katër programe tjera në arsimin e lartë publik dhe në atë privat. Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) ka marrë vendimet për aplikimet për akreditim që janë dorëzuar me vonesë për t’iu nënshtruar procesit të vlerësimit të jashtëm.

Në listën e programeve të akredituara figuron edhe Departamenti i Matematikës në nivelin bachelor në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) dhe një program në master. Vendimet e akreditimit të programeve u janë dorëzuar të premten institucioneve të arsimit të lartë.

Pas dorëzimit të vendimeve pritet që Universiteti i Prishtinës të shpallë konkursin për pranimin e studentëve të rinj në programet e akredituara.

Vendimin për akreditimin e programit të matematikës e ka konfirmuar për “Zërin” kryetarja e KKSH-së në këtë agjenci, Ferdije Zhushi – Etemi.

Cilat janë universitetet që shkollojnë më së shumti miliarderë?

0

Universiteti PensilvanisëNumri më i madh i miliarderëve të sotëm ka studiuar në Universitetin e Pensilvanisë. Në vendin e dytë gjendet Harvardi, ndërsa Yale në vendin e tretë, thuhet në listën e përpiluar nga BBC.

Në tetë pozitat e para të listës me 20 universitete, gjenden ato nga SHBA-të. Kështu, në vendin e katërt gjendet Universiteti i Karolinës së Veriut, Princetoni i pesti, në të gjashtin Cornell, kurse Stanford dhe Berkeley në të shtatin, përkatësisht në pozitën e tetë.

Në vendin e nëntë të kësaj liste pozicionohet një universitet jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa ai gjendet në Mumbai të Indisë. Në pozitën e dhjetë është London School of Economics. Universiteti Shtetëror i Moskës zë vendin e njëmbëdhjetë në listën e sipërpërmendur.

Në vendin e 12-të, sipas numrit të të diplomuarve të cilët më pas u pasuruan, është Universiteti i Teksasit; kolegji i Dartmouth zë pozitën e 13-të, i cili ndiqet nga Michigani, New Yorku, Duke dhe Universitetin i Columbias.

Lista prej njëzet universiteteve përfundon me Universitetin e Brownit në vendin e 18-të; në vendin 19 është Universiteti i Teknologjisë i Massachusettsit; ndërsa në fund gjendet Universiteti ETH.

Midis 2300 miliarderëve që janë shkolluar në këto universitete, një e katërta e tyre ka përfunduar studimet profesionale ose universitare aty, ndërsa doktoraturën çdo i dhjeti.

Universitetet më të mira evropiane, të tilla si Oxford apo Cambridge, zakonisht nuk janë bazamenti i miliarderëve të ardhshëm.

Hulumtimet kanë treguar se numri më i madh i miliarderëve zakonisht jetojnë në New York, Moskë apo Londër, dhe se shumica e tyre punojnë në sektorin financiar, bankar dhe investues.

Çuditërisht, Nigeria është vendi me numrin më të madh të fëmijëve që nuk shkollohen, por kanë numrin më të madh të miliarderëve në kontinentin afrikan.