14.3 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025
Home Blog Page 7483

LDK e AAK refuzojnë propozimin e Enver Hoxhajt

0

Blloku VVZyrtarët e LDK’së dhe AAK’së e shohin të pamundshme idenë e nënkryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, që ngërçi politik të tejkalohet ndërmjet PDK’së, LDK’së dhe AAK’së.
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka propozuar si ide për dalje nga ngërçi politik një marrëveshje me një bazë sa më të gjerë, ku do të përfshiheshin PDK-LDK-AAK .

“Receta ime do të ishte që në situatën që jemi duhet të kemi një marrëveshje me një bazë sa më të gjerë. PDK së bashku me Lidhjen Demokratike dhe Aleancën të shohin mundësinë të nxjerrin vendin nga ngërçi politik ku ka hyrë. Së dyti të kemi një qeveri që duhet të adresojë reformat më kritike për çështjet më të rëndësishme në vend”, ka thënë Hoxhaj.

Por anëtari i Kryesisë së LDK-së, Sadri Ferati, ka thënë për “Epokën e re” se në këtë fazë tashme kur partitë e bllokut kanë arritur një marrëveshje një koalicion PDK-LDK ose edhe me AAK-në siç ka propozuar Hoxhaj është i pamundshëm të ndodhë.

Edhe anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se blloku tashme ka arritur një marrëveshje me të cilët përjashton PDK-në si partnere. Ajo ka thënë për “Epokën e re” se ngërçi mund të tejkalohet me partitë e bllokut.

“Nevoja për të sjellë një qeverisje ndryshe në Kosovë nuk lë asnjë hapësirë që PDK-ja të jetë brenda sepse atëherë nuk do të ishte ndryshim. Vendi ka nevojë për një reformë substanciale në politika ekonomike, luftim të varfërisë, korrupsionit, klientelizmit si dhe mënyrave të tanishme të qeverisjes duhet t’u vijë fundi. Përndryshe, Kosova nuk mund të vazhdojë tutje, sepse në shumë segmente po prapakthehemi”, është shprehur ajo.

Goditet me mjet të fortë një person në Zatriq të Rahovecit

0

rrahje 34Në fshatin Zatriq të Rahovecit është sulmuar me një mjet të fortë. Policia e Kosovës raporton se viktima nga ky sulm fizik ka pësuar lëndime trupore.

“Viktima ka raportuar se pas një marrëveshje i dyshuari e ka sulmuare një mjetë të fort. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, raporton Policia e Kosovës.

Policia është duke hetuar rastin./PrizrenPress.com/

Opozita në Prizren pret konfirmimin e dënimit të Ramadan Mujës

0

Ramadan MujaPartitë opozitare në Prizren, presin që Gjykata e Apelit do të konfirmojë dënimin e kryetarit të Komunës, Ramadan Mujës dhe ish-drejtorëve të tij.
Asamblisti i LDK-së, Haziz Hodaj thotë se subjekti i tij politik është i bindur në fajësin e Ramadan Mujës. ”Sigurisht presim konfirmimin e dënimit”, thotë Hodaj.

Edhe asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Drita Millaku thotë se Gjykata e Apelit duhet të forëcojë vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, për dënimin e kryetarit Muja dhe ish-drejtorët e tij. “Shpresojmë që Gjykata e Apelit nuk do të tregohet e njëanshme dhe nuk është uzurpuar sikur Gjykata Kushtetuese nga PDK- ja”, thotë Millaku për “PrizrenPress”

“Vetëvendosje! pret që Gjykata e Apelit t’i forcoi edhe më shumë akuzat dhe të jep vendimin meritor”.Sipas saj, Gjykata e Apelit duhet të veprojë më shpejt në marrjen e vendimit të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës.

“Prizreni që një vit nuk ka kryetar e as qeveri. Në këtë qytet po vepron vetëm anarkia ku secili drejtor merr vendime krye në vete dhe vendimet e tilla janë shumë të dëmshme për qytetarët e Prizrenit”.

Gjykata e Apelit, javën e kaluar ka caktuar kolegjin e gjyqtarëve që do të merren me shqyrtimin e ankesave të mbrojtjes së kryetarit të Prizrenit Ramadan Mujës dhe ish drejtorëve të tij.

“Seanca nuk është caktuar ende”, ka konfirmuar thënë zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, së bashku me pesë zyrtarë tjerë komunalë, më 13 mars, u gjetën fajtorë dhe u dënuan nga Gjykata Themelore e Prizrenit, për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar.

Muja, për katër pikat e aktakuzës, u dënua me burgim prej dy vjetësh, me kusht që ai të mos kryejë vepra tjera penale gjatë 3 vjetëve. Ai po ashtu mori edhe dënimin plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh.

Minir Krasniqi, ish-drejtor i Administratës Publike u dënua me 1 vjet e 6 muaj burgim me kusht që për dy vjet të mos bëjë vepër tjetër penale. Edhe Krasniqi nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione publike për 18 muaj.

Kadri Ukimeri, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizmit u dënuan me 8 muaj burgim me kusht që për 2 vjet të mos bëjnë vepër tjetër penale.

Avni Ademaj, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrit u dënua me 5 muaj burgim me kusht që për 1 vit të mos shkaktojë vepra tjera penale.

Historik i shkurtër i rastit Muja

Procedura ndaj Mujës dhe të tjerëve, ishte nisur më 25 mars të vitit 2013, për të përfunduar në marsin e vitit 2014.Muja dhe të tjerët akuzoheshin se kishin bërë keqpërdorime me prona komunale dhe të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Gjykimin e udhëhoqi kryetari i trupit gjykues nga radhët e EULEX-it, Vladimir Mikula.

Mozbatimi i veprimit të Gjykatës Supreme

Në vitin 2006, Gjykata Supreme kishte shpallur Komunën e Prizrenit si pronare legjitime të parcelave të tokës me numër 8617 dhe 8619 që kanë sipërfaqe prej 0.20.65 dhe 0.06.22 hektarësh. Të dyja kanë vlerë rreth 50 mijë euro.Për tri vjet rresht, nga 1 korriku 2008 deri më 29 nëntor 2011, Muja së bashku me Kadri Ukimerin, në cilësinë e Drejtorit të Gjeodezisë, nuk kanë ekzekutuar këtë aktgjykim, thuhet në pikën e parë të aktakuzës.

Edhe pse avokati publik i Komunës së Prizrenit kishte njoftuar Kryetarin e Komunës, përmes një memorandumi që vendimi i Supremes duhej ekzekutuar, Muja kishte urdhëruar Kadri Ukimerin të bënte të kundërtën.

Sipas aktakuzës, Muja “ka urdhëruar Ukimerin që të mos bënte ndryshimet e duhura në shënimet kadastrale që do ta bënin Komunën e Prizrenit pronare të ligjshme të parcelave tokësore”.

Meqenëse toka nuk ishte kthyer në pronësi të komunës, nga veprimet e kryetarit të komunës dhe drejtorit të gjeodezisë kanë përfituar Minir Krasniqin (i pandehur tjetër në këtë rast), M.Q dhe J.A.
Dhënia e tokës “Gulistanit”

Pika e dytë e aktakuzës përfshin periudhën nga 24 nëntori 2010 dhe 11 shkurt 2011, gjatë së cilës kohë Muja së bashku më Minir Krasniqin, drejtor i Administratës dhe Avni Ademajn, ushtrues detyre i Drejtorit për Gjeodezi, kanë vepruar në bashkëkryerje që t’i sjellin dobi pasurore Qendrës Edukative Arsimore “Gulistan”.

Të tretë në mënyrë të paligjshme kanë marrë në posedim parcelën e tokës me numër 800/2 me sipërfaqe prej rreth 50 mijë metra katrorë në vendin e quajtur “Boka Boka” me vlerë prej 100 mijë e 600 eurosh.

Toka ishte e regjistruar në emër të Organizatës Punuese të Pylltarisë “Sharri” dhe administrohej nga AKP-ja, andaj komuna nuk mund ta posedonte.

Në mënyrë që të administronin me të, nën organizimin e Mujës, Krasniqit dhe Ademajt, toka kishte kaluar nga AKP-ja në pronësinë e komunës së Prizrenit brenda një dite.Tokën e AKP-së Muja e mori në posedim më 24 nëntor 2010, kur kishte lëshuar vendimin 01/730. Të njëjtin ditë, Minir Krasniqi kishte kërkuar nga Avni Ademaj që të bënte ndryshimet e nevojshme në kadastër të cilat ishin bërë nga ky i fundit po atë ditë.

Kështu, tre muaj pasi kishte marrë paligjshëm tokën e AKP-së, më 11 shkurt 2011 Komuna ka nënshkruar kontratë më Qendrën Edukative Arsimore “Gulistan” me të cilën në mënyrë të paligjshme i jepej kësaj të fundit toka e AKP-së në shfrytëzim për 40 vjet pa kompensim.

Tokë edhe për fabrikën “Kamila”

Pika e tretë e aktakuzës tregon që Muja kishte vazhduar të merrte veprime të paligjshme kur bëhej fjalë për shfrytëzim pronash.

Në periudhën kohore nga 15 dhjetori 2010 deri më 14 prill 2011, Ramadan Muja dhe Sadik Paçarizi, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, kanë tejkaluar kufijtë e autorizimive të tyre, kur i dhanë tokën publike fabrikës së çokollatës “Kamila”.

Me vendim të Mujës fabrikës i është ndarë toka prej 20 mijë metrash katrorë, në vlerë prej 40 mijë eurosh, në formën e shfrytëzimit pa pagesë, pa i ndjekur procedurat përkatëse ligjore. Pika e fundit e aktakuzës, ka të bëjë me ndërprerjen e përfaqësimit të ekspertëve të gjeodezisë në lëndët e gjykatës.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, kryetari Muja me nxjerrjen e një konkluzioni më 2 gusht 2012, të cilën për nënshkrim ia kishte ofruar drejtori i Administratës Minir Krasniqi, kishte ndaluar përfaqësimin e ekspertëve të gjeodezisë në gjykatë.

Ndërsa drejtori i Gjeodezisë dhe Kadastrit, Abdullah Tejeci, në bazë të këtij konkluzioni i kishte urdhëruar ekspertët që të mos përfaqësojnë në gjykatë, kështu që ishte bërë bllokimi i lëndëve gjyqësore për gjashtë muaj rresht./PrizrenPress.com/

Fillon java e ndarjes së çmimeve Nobel

0

Cmimet Nobel-StokholmFituesit e sivjetmë të Çmimit Nobel për fizikë do të shpallen nesër, për kimi më 8 tetor, për paqe më 10 tetor, ndërsa për ekonomi më 13 tetor.

Ende nuk është kumtuar data, në të cilën do të shpallet emri i fituesit të çmimit të sivjetmë Nobel për letërsi.

Me dëshirë të Alfred Nobel (1883-1886), sipas të cilit edhe janë quajtur, çmimet ndahen për realizim në sferën e fizikës. kimisë, fiziologjisë apo mjekësisë, si dhe për arritje të dukshme letrar dhe për punë në interes të paqes botërore.

Të gjitha çmimet, përveç atij për paqe, i ndan Akademia mbretërore suedeze e shkencave. Çmimin Noble për paqë, ndërkaq e ndan Komiteti pesëanëtarësh nga Parlamenti norvgjez. prej vitit 1968 është vendosur edhe çmimi Nobel për ekonomi, i cili financohet nga Banka nacionale suedeze.

Çmimi i parë Nobel është ndarë në San Trope në vitin 1901, menjëherë pas vdekjes së Alfred Nobel. Ceremonitë e ndarjes së çmimeve të sivjetshme janë caktuar për në Stokholm dhe Osllo, më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Nobelit.

Përndryshe, çecili nga çmimet mund të ndahet më së shumti tre kandidatëve të nominuar. Çmimi përbëhet nga medalja e artë dhe kompensimi material. Për shkak të krizës financiare, prej vitit 2012 çmimi material është ulur për 20 për qind, në tetë milionë kruna suedeze (880.000 euro)./MIA/

BI-a kërkon rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit

0

kalaja ne prizrenPërfaqësuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren përmes një letre dërguar në adresë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Komunës së Prizrenit dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore kanë kërkuar rindërtimin e xhamisë së “Mahmud Pashës” në Kalanë e Prizrenit, bën të ditur sot “Koha Ditore”. Sipas tyre, ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme për dukjen e dikurshme të kësaj xhamie, sikurse që janë të pranishme edhe themelet e saj.

Kryetari i KBI-së në Prizren, Lutfi Ballëku ka shprehur qëndrimin se projekti mund të hartohet nga institucionet kompetente apo Bashkësia Islame duke angazhuar ekspertë të fushës së trashëgimisë kulturore.

“Rindërtimi i xhamisë do t’ia kthente pamjen Kalasë, që e ka pasur para se të braktiset”, thuhet në këtë letër, ku po ashtu nënvizohet se sa i përket “destinimit të xhamisë pas rindërtimit kjo nuk është shumë me rëndësi nëse xhamia do të funksionojë për kryerjen e ritualeve fetare islame apo jo”.

Ballëku në shkresën e tij ka tërhequr vërejtjen se si në Kala ashtu edhe jashtë janë duke u rindërtuar objekte pa pasur gjurmë për to.

Në anën tjetër, këshilltari i ministrit të Kulturës, Shkëlzen Dragaj, ka konfirmuar se MKRS-ja, përkatësisht Departamenti për Trashëgimi Kulturore e ka pranuar kërkesën e Bashkësisë Islame të Prizrenit për rindërtimin e xhamisë në Kala dhe se ajo kërkesë do të shqyrtohet nga komisioni përgjegjës.

Sa i përket projektit të Kalasë, respektivisht të zbatimit në përgjithësi, Dragaj ka rikujtuar të gjitha palët se projekti është shqyrtuar dhe miratuar në faza të caktuara për shkak të kompleksitetit dhe gjurmëve ekzistuese të cilat janë të dukshme.
Xhamia në Kalanë e Prizrenit supozohet se është ndërtuar pasi në të janë vendosur trupat osmane, nga shekulli XV deri në shekullin XX.

Krahas objekteve ushtarake në Kala besohet se ata ndërtuan edhe një xhami me dimensione të vogla që ka shërbyer për ushtarët osmanë, e cila supozohet se u shkatërrua nga fundi i shekullit XVII nga austriakët. Për shkak të rrethanave të kohës dhe karakterit të saj, Kalaja e Prizrenit, ka qenë në gërmadha, por sipas studiuesve disa herë është rinovuar.

Kalaja e Prizrenit, sipas historianëve, funksionin e vet primar mbrojtës e ka kryer deri në vitin 1912. Kalaja që daton qysh nga shekulli IV është e ndarë në tri pjesë./KD/

Urbanizmi, në hall me lejet ndërtimore të viteve ‘80 në lagjen “Dardania” në Prizren

0

dardania ne pzPersonat që janë pajisur me leje ndërtimore gjatë viteve ‘80 për ngastrat e tyre në lagjen “Dardania” (ish-Jaglenicë) e që nuk kanë ndërmarrë asnjë aktivitet ndërtimor në to rrezikojnë që të humbin këtë të drejtë.

Drejtori i Urbanizimit dhe i Planifikimit Hapësinor, Nijazi Kryeziu, e ka ngritur këtë çështje në mbledhjen e fundit të qeverisë lokale, me ç’rast ka bërë të ditur se ka pranuar 13 kërkesa për lejimin e ndërtimit, nga palët që në vitet ‘80 kishin marrë leje të tilla dhe se ka dilema ligjore se si të veprohet me këto raste.

“Në vendimet që janë lëshuar në atë kohë thuhet se pala e humb të drejtën e ndërtimit nëse 3 vjet pas pajisjes me leje të ndërtimit nuk e bën objektin të banueshëm. Për arsye të ndryshme ata nuk kanë ndërtuar dhe kërkojnë që tani ta bëjnë këtë. Janë 13 raste, por në përgjithësi mund të jenë deri në 30 raste komplet.

Nëse i lejojmë njërit duhet t’ia lejojmë secilit. Kemi dilema si të veprojmë dhe ndoshta është e udhës që çështja te drejtohet në Komitetin e Politikës dhe të Financave dhe në Kuvendin Komunal”, ka thënë Kryeziu, shkruan sot gjerësisht Koha Ditore.

Qosja: Fjalimin e Ramës në Kosovë, nuk ia shkrova unë

0

Rexhep QosjaAkademiku Rexhep Qosja iu përgjigjet akuzave të ishkryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

“Edi Rama në të vërtetë është krijues me prirje të gjerë artistike. Ai ka dëshmuar me shumë e shumë shkrime se di të shkruajë larg më mirë se të gjithë ata që thonë apo iu shkon mendja e shkretë të thonë se fjalimin në Kuvendin e Kosovës mund t’ia ketë shkruar Rexhep Qosja. Jo. Fjalimet e tij Edi Rama di t’i shkruajë më mirë se ç’do të dinte t’ia shkruante Rexhep Qosja”, thotë profesori.

Në një intervistë për “News 24”, Berisha la të kuptohej se fjalimi i Ramës u shkrua nga Qosja, për ç’arsye nuk u përmend në të Ibrahim Rugova, gjë që atëkohë revoltoi pa masë deputetët e LDK-së në Kosovë. Akademiku i njohur, në këtë pjesë të dytë të intervistës së tij në “Gazeta Shqiptare”, tregon si e pa vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, pse e quan të suksesshme pritjen, pse është i kënaqur me organizimin e saj dhe pse mendon ai se u refuzua Hashim Thaçi në këtë pritje. Mandej, ai komenton fjalimet e Rrok Mirditës e presidentit Bujar Nishani në pritjen e Papës dhe flet për marrëdhëniet mes Berishës dhe Rugovës. Kriza politike e Kosovës, është një tjetër pikë ku ndalet, për të nxjerrë në pah fajtorët, zgjidhjen dhe gabimet e Hashim Thaçit.

Në një intervistë te “News 24”, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Rama në Parlamentin e Kosovës lexoi një fjalim të paraqitur prej jush. A është e vërtetë? Çka mendoni ju: mund të jetë e vërtetë kjo apo është një gënjeshtër qesharake kjo?
Mos bëni shaka, ju lutem!
Do të dëshiroja që opinioni të lexonte një përgjigje tuajën më sqaruese.
Pas rënies së komunizmit, në politikën e popullit shqiptar, jo vetëm në Shqipëri po në përgjithësi, janë ngritur tre politikanë, tre shtetarë, që dallojnë me parimësinë e tyre, me sjelljet e tyre, me largpamësinë e tyre, me qëllimet e tyre, me rolin e tyre, me ndikimin e tyre në jetën shoqërore, dhe këta janë Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Edi Rama. Rexhep Meidani dhe Edi Rama edhe për nga formimi dhe profesioni i tyre janë intelektualë krijues, kurse Alfred Moisiu ishte oficer i lartë, po ashtu me cilësi dhe prirje intelektuale. Që të tre kanë dëshmuar se, përpos prirjes që të bëjnë politikë ashtu si është më së miri, që është në interesin e përtashëm dhe historik të Shqipërisë dhe të të gjithë popullit shqiptar, dinë edhe të shkruajnë mirë e mençur. Edi Rama në të vërtetë është krijues me prirje të gjerë artistike. Ai ka dëshmuar me shumë e shumë shkrime se di të shkruajë larg më mirë se të gjithë ata që thonë apo iu shkon mendja e shkretë të thonë se fjalimin në Kuvendin e Kosovës mund t’ia ketë shkruar Rexhep Qosja. Jo. Fjalimet e tij Edi Rama di t’i shkruajë më mirë se ç’do të dinte t’ia shkruante Rexhep Qosja. Edhe pa e takuar ndonjëherë, edhe kur e kam kritikuar ndonjëherë, unë Edi Ramën e kam çmuar dhe e çmoj shumë për mendjen e tij sot sipërore në politikën shqiptare. Dhe, si të mos e çmoj: po ai është intelektual, politikan e shtetar, i vetëm sot, në politikën shqiptare me ndjenjë për mision politik. Të tjerët, siç po i shohim e po i dëgjojmë, në të dy anët e kufirit, janë njerëz politikë që mendojnë si t’i fitojnë zgjedhjet, janë njerëz të politikës sot për sot, plotësisht të harruar nesër.

A keni ndikuar ju në ndonjë mënyrë që Rama të mos e përmendë Ibrahim Rugovën në atë fjalim, sikundër lë të kuptohet ishkryeministri, meqenëse ju keni dalë kundër tij disa herë?
Nuk kam dalë unë disa herë, po në vazhdimësi kundër politikës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dhe, kam dalë, kam shkruar kundër saj shumë faqe sepse ajo ishte politikë që e kishte çmobilizuar e nënshtruar popullin shqiptar të Kosovës, që mbante zgjedhje, si e thoshte LDK-ja, “të lira e demokratike” nën dhunën e terrorin e Millosheviqit. Ajo ishte politikë, në të vërtetë antipolitikë që robërimin e shqiptarëve do ta përjetësonte nën pushtimin e Serbisë. Dhe, koha më dha të drejtë për ato qëndrime që kisha ndaj Lidhjes Demokratike dhe kryetarit të saj. Krijimi i UÇK-së në realitet e tregoi statusin politik të LDK-së si status politik të kolonës së pestë – çka edhe ishte!

Në dijeninë tuaj, si ka qenë marrëdhënia e Berishës me Rugovën në kohë të ndryshme?
Nuk di e as nuk jam interesuar të di për marrëdhëniet e tyre. Kam dëgjuar, ndërkaq, se Sali Berisha, si njeri me gatishmëri për përdorimin e të tjerëve, që i vinte prej prirjes për të qenë edhe vetë i përdorur siç ishte i përdorur në kohën e komunizmit, e përdorte Rugovën e përdorshëm për nevojat e veta jo vetëm politike në Shqipëri dhe në Kosovë. Dhe, e di se kur, dikur, u ftohën lidhjet mes tyre Berisha tha se në fjalorin e Rugovës janë gjithsej tridhjetë fjalë. Pas vdekjes së Rugovës Sali Berisha e harroi varfërinë e tij foljore e politike dhe filloi ta madhërojë politikisht jo pse mendon ashtu siç flet për të, porse ashtu shpreson, kot, se do t’i “zvogëlojë” ata që për të, për Sali Berishën, mendojnë si për Rugovën.

Si e patë vizitën e Papës në Shqipëri?
Papa i sotëm Françesku është, pa dyshim, Papa më i jashtëzakonshëm në historinë e Vatikanit. Ai është Papë që dëshiron të reformojë deri sot të pareformueshmet: politikën dhe ritualet e Vatikanit, që jo rrallë herë gjatë historisë është gjetur në anën e gabuar. Kur ishte prijës fetar në Argjentinë ai nëpër Buenos Aires nuk lëvizte me veturën zyrtare, por me autobusët e tramvajet e qytetit. Në mbledhjet e kardinalëve në Vatikan ai nuk vinte me veturat zyrtare po me veturë të zakonshme. Gjatë vizitave në vende të tjera ai nuk lëviz me papamobilët e blinduar e të mëdhenj të dy paraardhësve të tij, por me papamobil të thjeshtë, shumë të thjeshtë, të hapët dhe të pablinduar. Ai nuk e kalon natën në dhomat luksoze të Vatikanit, po në hotel të zakonshëm. Edhe veshjen e tij të Papës e ka liruar prej ngjyrave të arta. Ai është Papë, që do të donte të kishte kishë të varfër për njerëz të varfër. O Zot, po ai është Papë që me një rast i lau këmbët një të varfëri dhe, madje, i puthi. Hajde e mos e adhuro pamatshëm një Papë të tillë. Papa Françesku u prit në Shqipëri, siç edhe e meritonte ai: në mënyrë madhështore. Pritja ishte për mrekulli e organizuar. Qeveria e Edi Ramës dha kështu një provim të madh, që i shërbeu shumë përmirësimit, mjerisht të përkohshëm, të pamjes së Shqipërisë në botë, që ne, me shumë veprime dhe sjellje, do ta zbehim shpejt. Por, nuk mund të mos e them: vizita e Papës u politizua dhe u politizua jo prej Papës, jo, por së pari prej kryetarit Nishani e, mandej, në mënyrë të veçantë, prej kreut të fesë katolike në Shqipëri, Rrok Mirditës. Mendoj se me atë politizim nuk iu shërbye mirë njërit prej qëllimeve kryesore për shkak të të cilit Papa Françesku zgjodhi pikërisht Shqipërinë e varfër si vendin e parë evropian që do të vizitonte: bashkëjetesës paqësore, shembullore, të feve të ndryshme – katolike, ortodokse, myslimane dhe të ateistëve në Shqipëri. Duke i dëgjuar fjalët e tyre, të kryetarit Bujar Nishani dhe të imzot Rrok Mirdita, m’u krijua bindja se është koha, se është mirë, se është e nevojshme për dinjitetin e popullit shqiptar, që, më fund, pas 24 vjetësh demokracie çfarëdo qoftë ajo, të pushojmë të vajtojmë para të tjerëve, qoftë edhe para Papës.

A ka hile rreth kinemasë “Lumbardhi”

0

Kino LumbardhiParalajmërimet për privatizimin, e tash së fundmi propozimi për shpalljen interes të përgjithshëm të lokacionit të kinemasë “Lumbardhi” në Prizren, më të vjetrës që ka mbetur, e që zakonisht hapet vetëm gjatë kohës së mbajtjes së festivalit ndërkombëtar “Dokufest “, ka shkaktuar dilema e reagime, jo vetëm të organizatorëve të festivalit, por edhe të partive politike e shoqërisë civile.

Prizreni tashmë ka një kinema funksionale gjatë tërë kohës, asaj që është adaptuar në kompleksin “Evropa”, ndërsa “frymon” falë organizatorëve të “Dokufest”-it dhe donatorëve. Por, përkundër kinemasë moderne, vetë drejtuesit të “Dokufest”-it nuk janë pajtuar që të harrohet kinemaja “Lumbardhi”, në anën tjetër të lumit me të njëjtin emër, e ku mbahet mbyllja e hapja e festivalit, që tashmë ka bërë emër jo vetëm në Evropë.

Një formë proteste kundër privatizimit të “Lumbardhit”, drejtuesit e “Dokufest”-it në gusht hapën edicionin e trembëdhjetë. Kundërshtimi ndaj privatizimit u fuqizua edhe më tej në mbrëmjen përmbyllëse. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh kundër idesë që kinemaja të bëhet parking, ndërsa këtë e tha publikisht para të pranishmëve, mes të cilëve ishte edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

“Do t’i them kryetarit të komunës se kryetarët e bashkive shkojnë e vijnë, ndërsa po shkoi ‘Dokufest’-i, nuk kthehet më”, pati thënë ai.

Pas tërë këtyre, ditë më parë, organi më i lartë lokal, Kuvendi Komunal (KK) mori vendim për shpalljen si zonë me interes të përgjithshëm të kinemasë. Por, përfaqësues të “Vetëvendosjes” në Prizren dyshojnë se këtu ka hile, pasi në mënyrë mjeshtërore po synohet rrënimi i objektit.

Qendra e LVV-së ka sqaruar se mbështet shpalljen si vend me interes të përgjithshëm publik, pasi ky akt do të pengonte privatizimin, por e ka frikën nga propozimi për zgjerim të rrugës skaj objektit, ndërsa shprehet se miratimi i këtij vendimi nga KK-ja bëhet në kundërshtim me aktet ligjore të miratuara nga vetë ky organ.

“Në bazë të Planit të Konservimit dhe Zhvillimit të Zonës Historike të Prizrenit, i cili është miratuar nga KK-ja në vitin 2008 dhe ka statusin e Planit Rregullativ për Zonën Historike të

Prizrenit, në këtë pjesë të rrugës “Remzi Ademaj” nuk parashihet zgjerim i rrugës”, thuhet në reagim.

Artan Abrashi, kryetar i Grupit të këshilltarëve të VV-së në KK, tha për “Zërin” se nëse do të ketë zgjerim të rrugës, atëherë kinemaja do të rrëzohet, pasi s’ka hapësirë tjetër.

“Zyrtarët pastaj mund të arsyetohen me faktin se një vendim i tillë është marrë në Kuvend”, ka thënë ai derisa ka shtuar se çdo intervenim rrënimi, qoftë i pjesshëm, i ndërtesës së Kinemasë, është në kundërshtim me aktet ligjore dhe vullnetin e qytetarëve.

Edhe përfaqësues të shoqërisë civile dyshojnë pikën për “zgjerimin e rrugës”. Elmedina Baxhaku, nga “Ec Ma Ndryshe”, tha për “Zërin’ se kjo vetvetiu e legjitimon vendimin për rrënim të objektit.

“Objekti duhet të mbetet. Le të zgjerohet trotuari pranë lumit. Nëse është arsyetim pengimi i komunikacionit, le të ndërpritet lëvizja për vetura në këtë pjesë”, ka thënë ajo.

Smaka: Carolan s’mund të rikthehej

0

RizaSmaka-profesor“Gjykatësi i Gjykatës Kushtetutare, sikundër këtu në vendin tonë, ashtu edhe gjetiu, mund të ushtrojë vetëm një mandat dhe kur njëherë në çfarëdo baze t’i këtë pushuar mandati, i njëjti – as në procedure të rregullt nuk mund të riemërohej. Kjo klause është e shprehur në mënyrë eksplicite edhe me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Smaka

Kthimi i gjyqtarit Robert Carolan në Gjykatën Kushtetuese, pas dorëheqjes paraprake, sipas dispozitave juridike nuk është i lejuar dhe as i rregullt, vlerëson Riza Smaka. Sipas këtij eksperti për çështje kushtetuese, Carolan do të mund të kthehej vetëm në procedurën e përcaktuar me dispozitën e nenit 84, paragrafi 19 të Kushtetutës dhe të nenit 6 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

Në një intervistë për gazetën Tribuna, Smaka ka thënë se mjafton të apostrofohet vetëm dispozita e nenit 9 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese sipas të cilës gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i pushon mandati para skadimit të kohës së rregullt për të cilën është zgjedhur në rast të dorëheqjes. Smaka në intervistë flet edhe për rolin e presidentes në tejkalimin e situatës aktuale politike.

Sigurimet shëndetësore, as në janar 2015

0

Mjekesi-udhezimiRamë Bacaj, kishte pritur më shumë se dy javë që të bëjë një ekzaminim të barkut. Por, këtë nuk e kishte bërë për kaq kohë, pasi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nuk kishte mundur të kryejë punë për ekzaminimin që i duhej, kurse në sektorin privat, ekzaminimi do t’i kushtonte shtrenjtë,shkruan Zëri.

“Prita fillimin e muajit. E mora pagën dhe iu drejtova spitalit privat. Tash po pres rezultatin”, thotë Bacaj, nga Peja, që punon në Fushë Kosovë si mësimdhënës. Ai ka thënë se sikur ta kishte sigurimin shëndetësor, nuk do të priste asnjë ditë.