Urbanizmi, në hall me lejet ndërtimore të viteve ‘80 në lagjen “Dardania” në Prizren

dardania ne pzPersonat që janë pajisur me leje ndërtimore gjatë viteve ‘80 për ngastrat e tyre në lagjen “Dardania” (ish-Jaglenicë) e që nuk kanë ndërmarrë asnjë aktivitet ndërtimor në to rrezikojnë që të humbin këtë të drejtë.

Drejtori i Urbanizimit dhe i Planifikimit Hapësinor, Nijazi Kryeziu, e ka ngritur këtë çështje në mbledhjen e fundit të qeverisë lokale, me ç’rast ka bërë të ditur se ka pranuar 13 kërkesa për lejimin e ndërtimit, nga palët që në vitet ‘80 kishin marrë leje të tilla dhe se ka dilema ligjore se si të veprohet me këto raste.

“Në vendimet që janë lëshuar në atë kohë thuhet se pala e humb të drejtën e ndërtimit nëse 3 vjet pas pajisjes me leje të ndërtimit nuk e bën objektin të banueshëm. Për arsye të ndryshme ata nuk kanë ndërtuar dhe kërkojnë që tani ta bëjnë këtë. Janë 13 raste, por në përgjithësi mund të jenë deri në 30 raste komplet.

Nëse i lejojmë njërit duhet t’ia lejojmë secilit. Kemi dilema si të veprojmë dhe ndoshta është e udhës që çështja te drejtohet në Komitetin e Politikës dhe të Financave dhe në Kuvendin Komunal”, ka thënë Kryeziu, shkruan sot gjerësisht Koha Ditore.

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit