21.8 C
Prizren
E enjte, 1 Maj, 2025
Home Blog Page 7486

Gjendet i plagosur fëmija 10-vjeçar

0

Policia-shqiperiNjë fëmijë 10-vjeçar është gjetur i plagosur ditën e sotme në fshatin Kaçinar të Mirditës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se i mituri mund të jetë plagosur nga shpërthimi i një granate.

Mësohet se 10-vjeçari po transportohet në spitalin e Rrëshenit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë efektivët e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nesër fillon viti i ri akademik në UPZ

0

UPZ 45Universiteti Publik i Prizrenit Ukshin Hoti,  njofton se më 1 tetor, fillon viti i ri akademik 2014/2015.

Sipas njoftimit me këtë rast do të organizohet edhe një ceremoni e fillimit të studimeve për gjeneratën e re të studentëve të pranuar sivjet.

Ceremonia e fillimit të vitit të ri në bazë të fakulteteve do të organizohet  në bazë të orarit si më poshtë:  studentët e ri të Fakultetit Ekonomik dotë nisin në orën 10:00 në Amfiteatrin e ri  Fakulteti Juridik në orën 11:00 në Amfiteatrin e ri, Fakulteti Shkencave Kompjuterike në orën 12:00 në Amfiteatrin e ri, Fakulteti Edukimit në orën 10:00 në Amfiteatrin 27, dhe  Fakulteti i  Filologjisë në orën 11:00 në Amfiteatrin 27./TV Opinion/

Blloku dhe pakicat mblodhën 83 nënshkrime

0

Kuvendi i Kosoves 7Sipas portalit “Kosova Info” Blloku opozitar VLAN dhe partitë parlamentare nga radhët e pakicave, kanë mbledhur hiq më pak se 83 nënshkrime, përmes së cilave do të kërkojnë nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, që atyre t’ju njihet e drejta e kandidimit për kryetar të Kuvendit, në bazë të nenit 127 të Gjykatës Kushtetuese. Në të kundërtën, nëse presidentja ka paqartësi, atëherë ajo t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për qartësim shtesë.

Në anën tjetër, i nominuari për kryeministër nga Blloku VLAN, Ramush Haradinaj, në takimin e sotëm të Bllokut, ka deklaruar se në seancën e 2 tetorit duhet të ketë debat pasi që kjo, sipas tij, do ta binte vendin në një zgjidhje.

“I zgjedhur është ai që merr shumicën, edhe pse PDK-ja, ka të drejtën e propozimit. Me rëndësi është që nuk ka zgjedhje. Nga debati jam i bindur se do të dilet nga zgjidhja. Andaj, plan në Kosovë ka vetëm shumica parlamentare, as nuk ka zarfe”, ka thënë ai.

Edhe Ismet Beqiri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka theksuar se kanë një plan konkret se si do të veprojnë nëse nuk u lejohet debati i kërkuar.

“Kemi një plan shumë të detajuar se si do të veprojmë, nëse vazhdon keqpërdorimi i detyrës së Flora Brovinës, si kryesuese e seancës”, ka thënë Beqiri, pas takimit të Bllokut VLAN. /Kosova Info/

Winkelmeier: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese kundërshton rregullat e parlamentarizmit

0

Elizabeth Winkelmeier-BeckerDeputetja e Bundestagut, Elizabeth Winkelmeier-Becker, në një takim të zhvilluar sot me zyrtaret e LDK’së, Vjosa Osmanin dhe Teuta Sahatçiun, ka diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë.

Deputetja e cila ka shërbyer për rreth 13 vite si gjyqtare në Gjermani, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese si të padrejtë dhe në kundërshtim me rregullat e parlamentarizmit në sistemin demokratik.

Sipas saj, është e pabesueshme që një Gjykatë të vijë në përfundim se ata që janë bashkuar rreth një shumice parlamentare të mos lejohen t’i formojnë institucione.

Me këtë rast, Winkelmeier ka përmendur disa raste kur edhe në Gjermani, partia që kishte marrë më së shumti vota në zgjedhje e nuk kishte pasur mundësi ta krijonte shumicën parlamentare dhe si rrjedhojë institucionet i kishin formuar ata që kanë mundur ta formojnë shumicën.

Po ashtu u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të CDU-së dhe LDK-së, si dy parti të qendrës së djathtë të anëtarësuara në EPP.

Përjashtohet kolegji gjyqësor në rastin “Kleçka”

0

fatmirLimaj-tomGashiPranohet kërkesa e avokatëve për përjashtimin e kolegjit gjyqësor në “rastin Kleçka”

“Kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj, me anë të një aktvendimi ka pranuar kërkesën për përjashtimin e kolegjit gjyqësor në rastit “Kleçka “, paraqitur nga ana e disa avokatëve të këtij rasti, në seancën e shqyrtimit të 17 dhe 18 shtatorit 2014”, njofton Zyra për Informim e kësaj gjykate.

Për vendosjen e kësaj çështje penale do të caktohet një kolegj tjetër në bazë të planit vjetor të punëve të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për këtë vit.

Avokati i Limajt, Karim Khan në seancën e fundit kishte paraqitur vërejtje të kolegjit gjyqësor, Sipas tij, trupi gjykues ka marr rolin e Prokurorit.

“Mënyra sipas së cilës trupi gjykues ka bërë pyetje e ka marr rolin e prokurorit, me vjen keq por sjellja e trupit gjykues dje është karakterizuar me pyetje sugjestive dhe mungesë durimi”, ka thënë Khan para kolegjit gjykues.

Avokati Khan kishte kërkuar nga trupi gjykues që ta diskualifikojë veten.

Sylë Hoxha: Prokurorët të merren me raste të rënda

0

syle hoxha 23Kryeprokurori i shtetit, Sylë Hoxha, thotë se prokurorët kanë guxim të merren me raste të rënda.

Mirëpo, sipas tij, ata më shumë janë zëvendësuar me prokurorët ndërkombëtar për shkak të njohtësive e rrethanave tjera që ekzistojnë në Kosovë.

Hoxha thotë se prokurorët duhet ta dinë qysh para aplikim për pozitë të prokurorit se me çfarë përgjegjësi dhe me çfarë obligime do të merren ata, pa u hamendësuar fare.

Në një prononcim për lajmi.net, kryeprokurori i shtetit ka thënë se nuk ka raste kur ka ndodhur ndonjë shkarkim me një arsye të tillë, por nuk ka përjashtuar se ka pasur ulje të pozitës së prokurorëve kur ata kanë refuzuar të merren me raste të rënda.

“Një qëndrim nga shefi në ikje i EULEX-it, Bernard Borchard, që thotë se prokurorët vendor duhet të shkarkohen nga puna nëse ata s’mund të marrin raste të rënda, unë e përkrah. Prokurori kur aplikon për këtë pozitë, ai i di përgjegjësitë dhe obligimet që i ka pa hamendje dhe mëdyshje. Duhet ta kryejë punën ashtu siç është i obliguar me ligj”.

“Deri më tash nuk ka ndodhur ndonjë shkarkim, por janë dhënë disa masa disiplinore, ulje prej detyrës prej një niveli më të lartë, e ndoshta do të ndodhin edhe masa më të ashpra, varësisht prej shkeljeve të prokurorëve”, ka thënë Hoxha.

Raste të shumta që nga paslufta në Kosovë kanë treguar që kanë qenë prokurorët ndërkombëtarë ata të cilët i kanë marrë përsipër rastet e ndjeshme. Por, Hoxha arsyeton këtë “braktisje” të detyrës nga vendorët për shkak të territorit të vogël të Kosovës e cila u krijon mundësi njerëzve të njihen më lehtë e të mos jenë pastaj objektiv në shqyrtimin e lëndëve.

“Kjo ka ndodhur për shkak të disa rrethanave të cilat kanë qenë në Kosovën e Pasluftës, një Kosovë që është vend i vogël dhe njihemi, e kështu me radhë… Përndryshe, unë nuk dyshoj as në profesionalizmin por as në guximin profesional të prokurorëve. Mund të jetë ndonjë individ që kërkon të largohet, mirëpo sistemi prokurorial i Kosovës konsideroj se ka prokuror mjaft të guximshëm dhe të ngritur profesionalisht”.

Javë më parë, kryeprokuroria kishte thënë se ka në fokus dhe se po merret me hetimin edhe të peshqve të mëdhenj, duke aluduar në disa deputetë e fytyra të njohura politike për publikun. Por, deri më tani ajo s’ka shfaqur asnjë rezultat në këtë drejtim, edhe pse kryeprokurori thotë se nuk do të ketë seleksionime për askënd.

“Varësisht prej rasteve të cilat na vijnë prej policisë apo agjensioneve të ndryshme, me të cilët ne bashkëpunojmë dhe të cilët merren me sundimin e ligjit, ne do të veprojmë. Nuk do të ketë seleksionim nuk do të ketë pardon për askënd”.

Sa i përket moskryerjes së punëve në fjalë nga prokurorët vendorë i është lënë faji edhe pagës së ulët, por, që nga 1 janari pagat janë rritur, mirëpo, siç thotë Hoxha, ato ende nuk janë dinjitoze përball punës që ata bëjnë.

“Paga që prokurori sot merr nuk është dinjitoze, as edhe e gjyqtarëve duke pasur parasysh përgjegjësinë dhe peshën e punës dhe aktivitetit profesional që e zhvillojnë”, ka thënë Hoxha.

VV në Malishevë: Komuna me buxhet klientelist, jozhvillimor

0

VV ne malisheve 1Lëvizja Vetëvendosje! në Malishevë e ka kundërshtuar miratimin e buxhetit të kësaj Komune. Sipas VV-së, buxheti nuk është aspak zhvillimor e as në funksion të së mirës së përbashkët, por veç klientelist e në funksion të pasurimit të mëtutjeshëm të pushtetarëve dhe rrethit të tyre.

“Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Malishevë e ka shqyrtuar dhe analizuar me kujdes projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, dhe si rrjedhojë konstaton se projektimet buxhetore nuk shprehin kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të Malishevës, sikurse nuk shfrytëzojnë fare potencialin lokal për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, thuhet në kumtesën e këtij subjekti politik.

“Ky projektbuxhet është hartuar larg syve të qytetarëve dhe nevojave të tyre, duke mos mbajtur dëgjime publike, dhe kështu duke ju pamundësuar qytetarëve pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në përcaktimin e kahjes së shpenzimit të parasë publik”.

“Lëvizja Vetëvendosje! kishte adresuar një numër kërkesash që të futen në projektbuxhet si: sigurimi i nga një shujte ditore për nxënësit e shkollave fillore deri ne klasë të 5-të; kontrolli mjekësor sistematik i të gjithë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme; lidhja me trotuar e qytetit të Malishevës, me fshatrat përreth si Dragobili, Banja, Carralluka dhe Mirusha; siguria e lëvizjes për nxënësit dhe qytetarët e Komunës së Malishevës përmes ndërtimit të trotuareve që lidhin shkollat me lagjet e fshatrave si dhe vendosja e ndriçimit në këto hapësira; si dhe investimet në bujqësi përmes subvencionimit të naftës, farës, hardhive, makinave bujqësore, grumbullimin dhe finalizimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, varësisht nga nevojat”.

“Asnjëra nga këto propozime të Lëvizjes Vetëvendosje! nuk u morën parasysh nga pushteti aktual, i cili përgjatë tërë qeverisjes së deritanishme po dëshmon papërgjegjësi dhe mungesë të kapaciteteve qeverisëse. Për më tepër, vendimmarrja për buxhetin i është nënshtruar një pazari të ulët nga tri subjektet politike si NISMA, PDK, LDK, përmes së cilës janë realizuar interesa të ngushta klienteliste, familjare, duke mos u marrë fare për bazë mirëqenia e qytetarëve dhe nevoja për zhvillim ekonomik dhe social në këtë Komunë”.

“Projektbuxheti ka mangësi të shumta që nga mungesa e detajimit të shpenzimeve për projekte të veçanta, e deri tek orientimi i buxhetit i cili është fokusuar vetëm në projekte infrastrukturore të tipit beton, asfalt, hekur, e përmes së cilave pushteti aktual sikurse ai i kaluari po përpiqet në njërën anë t’i gënjejë qytetarët duke përfshirë investimeve kapitale me çmime qesharake, dhe në anën tjetër të shpërblejë me tenderë kompanitë e afërta me ta”.

Ndryshe, sot në Kuvendin Komunal të Malishevës u shqyrtua dhe projektbuxheti i Komunës për vitin 2015. Buxheti vjetor paraqet një dokument të rëndësishëm për Komunën, ku mënyra e planifikimit dhe e shpërndarjes së tij ndikon direkt në mirëqenien e qytetarëve dhe në zhvillimin lokal. /PrizrenPress.com/

Forumi “Transparenca” debatoi për prokurimin (jo)publik

0

Forumi Transparenca14-30Forumi “Transparenca”, sot ka mbajtur debatin e gjashtë “Ballafaqim” me temë “Prokurimi (jo)publik” ku folën Isa Osmankaj, Shef i Zyrës së Prokurimit në Prizren dhe Osman Hajdari, anëtarë i Komitetit për Politik dhe Financa pranë KK-së në Prizren.

Panelistët kishin një përballje me anëtarët e Forumit Transparenca dhe përfaqësuesve nga partitë politike opozitare në Prizren, ndërsa debati u moderua nga gazetari Fisnik Minci.

Fillimisht, debati u fokusua në çështjen e Prokurimit Publik në Komunën e Prizrenit. Në veçanti mbi rrjedhën e procedurave të prokurimit publik, tenderimin e lëndëve, nivelin e profesionalizmit të komisioneve vlerësuese, respektimin e dispozitave të Ligjit të Prokurimit, koordinimin e Zyrës së Prokurimit me institucionet tjera sikurse edhe problematikën e çmimeve dhe moszbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm, pavarsimit të zyrës së prokurimit dhe zyrtarëve, mos transparencës dhe mbylljes në tërësi të komisioneve vlerësuese, mos raportimeve të rregullta, problemet në planifkime paraprake, konstatimet e Auditorit të Përgjithshëm dhe mos respektimit të rekomandimeve të ZAP-it sikurse edhe ruajtjes së parasë publike, trendit të shpalljes së tenderëve para fushatës zgjedhore./PrizrenPress.com/

Pesë vjet dhe gati një milion euro s’mjaftojnë për Shtëpinë e Kulturës në Zhur

0

shtepia e kultures ne zhurPunimet në ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në fshatin Zhur ka pesë vjet që kanë nisur dhe ende nuk kanë përfunduar.

Qeveria komunale e Prizrenit për këtë projekt deri më tani ka shpenzuar mbi 900 mijë euro dhe kohë më parë ka nxjerrë edhe një konkluzion për lëshimin e 52 mijë eurove për realizimin e punimeve shtesë. Mirëpo sigurimi i këtyre mjeteve pritet që të bëhet nga rishikimi i buxhetit të vitit 2014, i cili është votuar në Kuvendin Komunal të Prizrenit, por që për të hyrë në fuqi duhet të miratohet edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Përfaqësuesi i fshatit Zhur, Bedri Hoxha, ka kërkuar nga ekzekutivi lokal që të bëjë çmos për të gjetur edhe pak mjete për ta vënë në funksion të plotë Pallatin e Kulturës.

“Duhen edhe pak investime për finalizim të punimeve dhe presim që ato të sigurohen në mënyrë që objekti të vihet në funksion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme, të hapet biblioteka dhe të krijohet hapësira për pensionistët”, ka thënë Hoxha, gjatë një debatit të kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, me qytetarët e Zhurit në lidhje me buxhetin e vitit 2015.

Ndërsa pensionisti Masar Ademaj ka rikujtuar se ka pesë vite që zhvillohen punimet në këtë objekt, por pa rezultate të pritura, ngase banorët e Zhurit ende nuk mund ta shfrytëzojnë Shtëpinë e Kulturës. “Objekti u ndërtua, por s’funksionon. Si pensionistë na është thënë se do të kemi hapësirën brenda këtij Pallati, por qe pesë vjet jemi duke pritur kot. Askush s’interesohet se pse objekti nuk është vënë ende në funksion”, është shprehur Ademaj.

Në anën tjetër, drejtori i Kulturës, Arhim Ajazi, ka shpjeguar se që nga viti 2009 e deri më tani në ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Zhur janë shpenzuar afër 920 mijë euro dhe se ka mbetur që të realizohen edhe disa punime shtesë në vlerë prej 52 mijë eurosh.

Komuna e Prizrenit cakton lokacionet për therjën e kurbanëve

0

Therja e kurbanitKomuna e Prizrenit cakton lokacionet për therjën e kurbanëve për festën e “Kurban Bajramit”.

Drejtoria e Inspektoratëve, më rastin e festës së “Kurban Bajramit”, i fton të gjithë blegtorët dhe bujqit që të bëjnë shitjen e kafshëve të tyre në tri lokacione të caktuara nga Drejtoria e Inspektorateve e që janë:
1. Tregu i bagëtive në lagjen “Arbana”,
2. Lokacioni në lagjen “Bazhdarhane” (te kullat) dhe
3. Lokacioni përballë tregut të gjelbër “Fatoni”, në lagjen “Bajram Curri”.

Komuna e Prizrenit apelon dhe rekomandoone blegtorët që mos të shesin dhe blejnë kafshë të imta jashtë lokacioneve të lartëshënuara, por të orientohen në vendet ku organet komunale i kanë caktu. /PrizrenPress.com/