19.5 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 7506

Kosova nuk do të mbetet peng i krizës

0

Atifete Jahjaga 2Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e di se deri kur do t’i presë liderët e partive politike që të gjejnë zgjidhje për krijimin e institucioneve.

Në një intervistë për gazetën Tribuna, ajo nuk ka përmendur data, por ka thënë se koha deri kur do të presë, definohet nga nevoja për miratimin e buxhetit dhe afatet e organizimit të zgjedhjeve.

“Nuk do të përcaktoj afate kohore, sepse ato janë tashmë të përcaktuara në bazë të nevojave buxhetore dhe afateve të caktuara ligjore për të organizuar zgjedhje”, ka thënë presidentja Jahjaga.

Jahjaga i ka vlerësuar zgjedhjet e parakohshme si opsion i fundit, por ka shpjeguar se ua ka bërë të qartë edhe liderëve të partive se vendi nuk mund të mbetet pafundësisht peng i krizës dhe në mungesë të vullnetit për zgjidhje, edhe zgjedhjet janë opsion. /Tribuna/

Afera e EULEX-it kalon kufijtë e Kosovës

0

EULEX-kosoveNiveli më i lartë i BE-së menaxhon krizën që ka prekur misionin e saj në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa zyrtarisht në BE pohojnë se “i marrin shumë seriozisht akuzat për korrupsion në EULEX” dhe se “që nga viti 2013 po vazhdojnë hetimet”, pjesë e strategjisë mbrojtëse duket të jetë akuza ndaj prokurores Maria Bamieh se “ajo është një grua e frustruar që po hakmerret për shkak se nuk i është vazhduar kontrata”.

Por gazetarët e shumtë në Bruksel kanë insistuar që të sqarohet se pse vetëm ajo është suspenduar. /koha/

Malisheva dhe Orhangazi zotohen për bashkëpunim

0

Begaj ne OrhagazPas qëndrimit pesë ditor, delegacioni nga Malisheva, ka përfunduar vizitën në komunën e Orhangazit në Turqi, komunë me të cilën Malisheva është binjakëzuar tash e gjashtë vite, ndërsa në takimin e sotëm përshëndetës, kryetarpt e dy komunave, Ragip Begaj dhe Neset Çaglayan, janë zotuar për vazhdimin e bashkëpunim në të gjitha fushat, mes dy komunave.

“Në emër timin dhe në emër të delegacionit nga Malisheva, ju falënderoj për mikpritjen tuaj vëllazërore dhe për kohë keni ndarë gjatë qëndrimit tonë. Ne jemi komuna tashmë të vëllazëruar dhe Orhangazin e konsiderojmë si komunën tonë dhe mendojmë që bashkëpunimi ynë, duhet të thellohet edhe më shumë, në të gjitha fushat”, ka thënë kryetari Begaj, sot në takimin përshëndetës me kryetarin e Orhangazit, Neset Çaglayan.

Nga ana tjetër, kryetari i Orhangazit, Çaglayan, tah se “Orhangazi është edhe komuna juaj dhe besoj që ju nuk do ta harroni shtëpinë dhe vëllezërit tuaj këtu, sikur që ju presim të vini përsëri, pasi sa herë që vini, ju na nderoni”.

Delegacioni nga Malishevë, i prirë nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka qëndruar pesë ditë në Orhangazi, të Bursës në Turqi, ku kanë bërë vizita të shumta në institucione, pastaj vizita të bizneseve vendase, dhe në gjitha këto takime e vizita, është krijuar hapësirë për bashkëpunim të ndërsjellë në fushat e ekonomisë, kulturës, biznesit dhe në fusha tjera me interes të ndërsjellë./PrizrenPress.com/

Kurti: Zgjedhjet nuk janë sport, siç mendon Thaçi

0

AlbinKurti1205Në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se PDK si pakicë parlamentare tani i ka vënë në lëvizje tre persona: Flora Brovinën, Enver Hasanin dhe Atifete Jahjagën.

“Janë këta tre persona të cilët pamundësimin që ia kemi bërë ne PDK-së që ta ripërtërijë regjimin e vjetër me një Qeveri të re, në të njëjtën kohë e kanë shndërruar në një bllokim të shumicës parlamentare që të mos lejohet që ne ta konstituojmë Kuvendin e më pas ta formojmë edhe Qeverinë e re”, tha Kurti.

Duke folur për PDK-në, si një parti-shtet, Kurti tha se kjo parti përveç të tjerave e ka keqkuptuar edhe idenë e zgjedhjeve demokratike.

“Zgjedhjet demokratike nuk janë garë sportive mbi atë se kush doli i pari siç mendon PDK. Shumica e tërësisë shënon rezultatin legjitim. Por, PDK-ja nuk e konsideron tërësinë – popullin dhe republikën, por veten – partinë me farefis”, u shpreh Kurti.

Ai më tej shpjegoi para të pranishmëve marrëveshjen e arritur me LDK-në, AAK-në dhe Nisman më 10 shtator, duke e shtjelluar në detaje secilën pikë të saj.

“Për çështjet themelore si puna e privatizimeve neoliberale dhe negociatave me Serbinë, jo vetëm në Kosovën e pasluftës por realisht edhe në atë të paspavarësisë nuk ka pasur fare qeveri. Privatizimi dhe negociatat kanë qenë përherë të paqeverisshme. Ato kanë qeverisur me shtetin dhe qeverinë. Marrëveshja jonë e 10 shtatorit e ndryshon këtë”, theksoi Kurti.

Studentët e pranishëm në këtë tubim shprehën shqetësimet e tyre lidhur me gjendjen aktuale në Kosovë, dhe jepnin komente të ndryshme lidhur me atë se si do të mund të dilej nga kjo situatë.

Njëri nga studentët pyeti Albin Kurtin nëse VETËVENDOSJE! dhe LAN e kanë konsideruar ndonjëherë mundësinë që ta lejojnë PDK-në në postin e Kryeparlamentarit, me ç’rast Kurti u përgjigj se ata besojnë se shumica duhet t’i formojë institucionet.

“Mendoj që PDK nuk është e interesuar për kryeparlamentarin. Janë të interesuar ta mbajnë qeverinë, siç e tha edhe vetë Bajram Rexhepi. Ata nuk ngopen me kryeparlamentarin. Ata duan marrëveshje paketë. Flora Brovina kur e ka shtyrë seancën, ende pa u bërë 24 orë e ka thënë shumë qartë që pa marrëveshje të liderëve nuk thërret seancë. Pra, PDK nuk do marrëveshje për kryeparlamentarin, por për të gjitha. Duan marrëveshje totale!”

Isa Boletini rivarroset me 28 nëntor

0

Memli Krasniqi me familjaret e Isa BoletinitPas vërtetimit se mbetjet mortore të sjella nga Mali i Zi, janë të Isa Boletinit, ministri i Kulturës, Memli Krasniqi me kërkesë të familjarëve ka vendosur që eshtrat e tij të rivarrosen me 28 nëntor.

Ministri Krasniqi, ka pasur një takim me familjarët e Heroit Kombëtar Isa Boletinit, Kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin si dhe Arsim Gërxhaliun, Drejtorin e Departamentit të Mjekësisë Ligjore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri Krasniqi ka thënë pas takimit se meqë Departamenti i Mjekësisë Ligjore ka vërtetuar se mbetjet mortore janë të Isa Boletinit dhe mbetjet tjera janë të një prej nipave të Isa Boletinit, do të kalohet në fazën tjetër.

“Unë i falënderoj të gjitha institucionet që kanë punuar deri tash në mënyrë profesionale në finalizimin e këtij procesi, që ka nisur para 3 vjetësh. Pas raportit të sjellë nga zoti Gerxhaliu ne biseduam për fazën tjetër të punës që është përgatitja e ceremonisë së rivarrimit të heroit tonë Isa Boletinit. Duke e ditur simbolikën dhe si kërkesë e familjarëve të Isa Boletinit, është vendosur që ceremonia të mbahet me datë 28 Nëntor 2014”, ka thënë ministri Krasniqi, duke shtuar se gjithçka tjetër sa i përket ceremonisë do të vendoset në fillim të javës së ardhshme.

Në njoftim thuhet se, MKRS-ja ka përkrahur financiarisht realizmin e analizave të ADN-së të te gjitha 8 mbetjeve mortore në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup dhe në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Universitetin e Strasbourgut.

Sipas raportit të hartuar nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, nga 8 mbetje kockore të sjella nga Mali i Zi, përveç vërtetimit se një palë janë të Isa Boletinit, është theksuar në raport se një palë tjetër janë të Jonuz Ahmet Boletinit, ndërsa për 6 palë tjera nuk është arritur të vërtetohet identiteti.

Ministri Krasniqi, citohet të ketë thënë pas takimit, se figura e Isa Boletinit është gjithëkombëtare dhe për organizimin e ceremonisë do të ketë koordinim dhe bashkëveprim edhe me institucionet e Republikës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i familjes Boletini, Gazmend Boletini falënderoi ministrin Krasniqi dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për përkushtimin e treguar në gjithë këtë proces. Ai tha se do të angazhohen si familje për ceremoninë e rivarrimit.

Flori: Isha naiv që u takova me Kamberin, por s’kam marrë para

0

flori i eulexitFracesko Flori e quan vetën naiv që ishte takuar me Ejup Kamberin rreth 6 herë por mohon pretendimet e Bamihes se kishte fituar para nga sekserët si Kamberi e të tjera për të mbyllur raste politike në vend.

Në Rubikon të KTV-së, Fracesko Flori është përballur me prokuroren Maria Bamieh e cila po e akuzon atë për kurdisje gjykimesh. Ndërkohë Bamieh është e vendosur se pretendimet e saj janë të bazuara dhe se EULEX-i duhet të jap përgjegjësi për shumë çështje.

Nga distanca prokuroria e suspenduar Maria Bamieh është përballë me ish-gjykatës e EULEX-it, Francesko Florit, të cilin ajo e akuzon se ka kurdisur gjykime për përfitime materiale.

Nga Udina e Italis, Fracesko Flori ka demantuar pretendimet e Bamieh por nuk e ka mohuar faktin se është takuar rreth 6 herë me Ejup Kamberin dhe në takimin e parë dhe të fundit ai i kishte folur për rastin Limaj respektivisht atë të Ilir Tolajt.

Për emisioni Rubikon, Flori thotë se është treguar ndoshta pak naiv, por mohon faktin se kishte marr para për të mbyllur raste. Por Bamihe thotë se ekzistojnë faktet e bazuar për pretendimet e saj.

Deri sa Fracesko Flori, është shprehur i gatshëm që të bashkëpunoj me drejtësinë e EULEX-it pasi sipas tij kjo punë është zgjatur shumë dhe pretendimet e Bamieh i quan tregim të gangsterësh.

E Maria Bamieh e cila pretendon të bëhet një Julian Asange thotë se EULEX-i duhet të jap shumë llogari për shumë gjëra në Kosovë, përcjell koha.net.

Ndërsa ish – gjyqtari Flori, nuk ka qëndruar deri në fund të emision me gjithë insistimin e drejtuesit të emision me pretendimet se ka punë në gjykatën ku është duke punuar aktualisht.

Anarkinë s’e do askush

0

HalilMatoshi-analistAnalisti Halil Matoshi vlerëson se qëndrimi i Vetëvendosjes për ta larguar me protestë nga pushteti PDK’në dhe Hashim Thaçin, si zgjidhja e fundit e mbetur për t’i dhënë një përgjigje bllokadës politike, në të cilën vendi po hyn në muajin e pestë, mund të eskalojë në kaos.

Në një prononcim për Politiko.net, Matoshi tërheq vërejtjen se veprimet e tilla në këto momente mund të krijojnë anarki në vend.

“Në fakt, protestat në rrugë, mund të eskalojnë në kaos, sidomos tashti pas një vale euforie (pas incidentit në Beogard me Kombëtaren Shqiptare), si dhe duke marrë parasysh vlimet sociale e pakënaqësitë me spektrin politik që as pas pesë muajsh nuk ia doli të ndërtojë institucionet e shtetit”.

“Pra, secila protestë në këtë momentum mund të krijojë anarki në vend, gjë që nuk e dëshiron askush normal”.

Vetëvendosje, reagimin qytetar po e sheh si rrugën e fundit për ta larguar nga pushteti Kryeministrin Hashim Thaçi. Ata po kërkojnë edhe përkrahjen e partnerëve të koalicionit LDK-AAK-Nisma.
Duke folur për Politiko.net, Matoshi dyshon se VV do ta ketë mbështetjen e Bllokut, pasi, sipas tij, LDK-AAK-Nisma nuk janë të interesuar për protesta në rrugë.

“Lëvizja Vetëvendosje me vetë faktin se ka nënshkruar një marrëveshje në parim me Bllokun Opozitar LAN do të duhej të ishte e përmbajtur nga aktet unilaterale”.

“Pra, do të duhej që ta përfillë marrëveshjen, sepse edhe ashtu kjo marrëveshje po e shpenzon vetëveten, pra pas deklaraatave famoze të Albin Kurtit për ‘Superligën dhe Ligën e Dytë’ të hajnave, marrëveshja ka shënuar disa çarje, pra është luhatur duke mos dhënë asnjë efekt për daljen nga kriza institucionale”.

Në anën tjetër, Blloku LAN duket se nuk është i interesuar për protesta në rrugë dhe në këtë aspekt deklaratat e Vetëvendosjes, sipas Matoshit, shërbejnë për ta matur pulsin politik dhe të shoqërisë.
“Duket, megjithatë, se këto janë deklarata për të matur pulsin e politikës dhe shoqërisë si dhe për të blerë kohë, deri në ndonjë veprim më kreativ të palëve”.

“Mendoj se partitë politike parlamentare do të duhej që me urgjencë të merren vesh ose për lëshim pe e marrëveshje, ose që t’i drejtohen Komisionit të Venedikut, pa humbur tutje kohë koti”. / Politiko.net

Enver Petrovci pretendent për Eurovizionin 2015

0

EnverPetrovci-aktorAktori dhe regjisori i njohur shqiptar Enver Petrovci do të jetë surpriza e edicionit të 53-të të Festivalit të Këngës në RTSH që do të mbahet në Shqipëri në fund të dhjetorit. Ai vjen si konkurrent me këngën e titulluar “Të vranë bukuri”.

Emri i tij është zbuluar sot nga organizatorët e këtij festivali, eveniment që do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka, ka prezantuar sot për mediat formulën dhe listën e këngëtarëve fitues që do të garojnë sivjet për çmimin e parë të festivalit.

Do të jenë 28 këngë që do të garojnë sivjet në këtë festival, ku do të marrin pjesë emra të njohur të muzikës së lehtë shqiptare, por edhe këngëtarë nga Kosova, Maqedonia, e trevat e tjera shqiptare. Një tjetër emër surprizë krahas artistit Petrovci është edhe Elhaida Dani, këngëtarja e talentuar shqiptare që korri sukses në Itali duke rrëmbyer çmimin e parë në edicionin e “The Voice of Italia”.

“Enver Petrovci për kuriozitet ka sjellë një këngë, edhe ne jemi habitur. Po ju zbulojmë vetëm kaq; unë nisur nga ky kuriozitet e kam dëgjuar kolonën, do ta dëgjoni, i këndon dashurisë, por jo asaj dashurie që ne e perceptojmë gjithmonë”, ka thënë Leka, teksa ka folur edhe për Elhaida Danin.
“Ajo ka konkurruar si të gjithë këngëtarët e tjerë, është absolutisht si gjithë këngëtarët e tjerë në konkurrim”.

Edhe gazetarja Mira Tuci, këtë herë si skenariste e Festivalit të 53-të u shpreh se ishte habitur me emrin e aktorit Petrovci si këngëtar në këtë festival.

“Duke e parë nga një sy i jashtëm, syri i gazetarit, shoh emra të njohur por njëkohësisht që do t’i sjellin edhe mjaft freski këtij festivali, sepse janë emra prestigjiozë të muzikës aktuale shqiptare sot. Menjëherë po filloj me emrat. Ka edhe surpriza, kam përshtypjen se do reagoni ashtu si kam reaguar unë kur kam parë një emër që do e lexoj pak më poshtë. Enver Petrovci, me “Të vranë bukuri, aktori”, tha Mira Tuci ndër lexoi listën e 28 këngëtarëve që do marrin pjesë në festival.

Bashkë me drejtorin artistik të festivalit për këtë vit, Shpëtim Saraçin dhe skenaristen Mira Tuci, Martin Leka ka deklaruar se formula e këtij viti do të jetë që 28 këngët do të këndohen në dy netët e festivalit, ndërsa në finale do të këndohen 18 këngë të përzgjedhura gjatë dy netëve të para.

Ndërsa Edmond Zhulali, ka bërë me dije se për të marrë pjesë në Festival, pas njoftimit nëpërmjet mediave, janë paraqitur më shumë se 50 artistë, por janë përzgjedhur 28 këngë. Siç kanë shpjeguar organizatorët, praktika e përvitshme është që këngëtari fitues shkon edhe në Eurovizion, por Leka sqaroi se nuk është dhe nuk duhet të jetë ky qëllimi i “Festivalit të Dhjetorit”, pasi qëllimi primar është të ruhet tradita e këtij festivali përmes muzikës së lehtë shqiptare.

Por shumë këngëtarë tha ai e shohin Festivalin e RTSH si një trampolinë për të shkuar në Eurovizion. Edhe në këtë edicion gjykimin do ta japë një juri profesioniste, emrat e të cilës do të bëhen publike në ditët në vijim, bashkë dhe me prezantuesit që nuk janë përzgjedhur ende.

Zyrtare: Presidentja nuk shkon në Beograd

0

Atifete Jahjaga 2Presidentja e Kosovës nuk do të udhëtojë drejt Beograd më 1 nëntor pasi ka vendosur të refuzojë ftesën e bërë nga Komisioni Trelateral, konfirmon për Indeksonline zyra për informim e Presidentes Atifete Jahjaga.

“Presidentja e Republikës së Kosovës pas një analize të hollësishme të ftesës së Grupit Evropian të Komisionit Trilateral për pjesëmarrje në konferencën që organizohet në Beograd më 1 Nëntor, ka marrë vendimin që të mos marrë pjesë në konferencë, për shkak të gjendjes së krijuar në vend me pamundësinë e ndërtimit të institucioneve të reja.

Qëndrueshmëria e shtetit dhe domosdoshmëria për të ndihmuar procesin e ndërtimit të institucioneve në vend kanë përcaktuar edhe vendimin e Presidentes Jahjaga, karshi edhe analizës së agjendës së përcaktuar të konferencës, nivelit të pjesëmarrësve dhe aspektet protokollare dhe organizative”, thuhet në përgjigjen e këshilltarit të Presidentes, Arbër Vllahiu.

Kjo është vizita e katërt që Jahjaga e ka anuluar për shkak të krizës politike në të cilën gjendet Kosova prej zgjedhjeve të 8 qershorit.

Vllahiu më tej ka thënë se “Presidentja Jahjaga e ka falënderuar organizatorin e konferencës së Grupit Evropian të Komisionit Trilateral, për ftesën për pjesëmarrje në njërin nga panelet e kësaj konference dhe vlerëson hapin e ndërmarrë si një përpjekje drejt krijimit të një klime të mirëbesimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidentja Jahjaga thekson se, pavarësisht nga pamundësia e pjesëmarrjes në konferencë, relaksimi I marrëdhënieve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor hap perspektivën evropiane për të gjithë dhe ndihmon në krijimin e mirëbesimit ndërmjet qytetarëve të të gjitha vendeve”./Indeksonline/

Shkurte Fejza nderohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

0

jahjaga shkurte fejzaKëngëtarja e muzikës popullore, Shkurte Fejza, u nderua me Medaljen Presidenciale të Meritave për nder të 40 vjetorit të karrierës së saj.

Medaljen ia dhuroi presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila të enjten gjatë takimit me këngëtaren, e dekoroi me këtë çmim për angazhimin dhe kontributin e dhënë në kulturë.

Medalja Presidenciale e Meritave u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si: arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri e shërbim civil.