18.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Anarkinë s’e do askush

HalilMatoshi-analistAnalisti Halil Matoshi vlerëson se qëndrimi i Vetëvendosjes për ta larguar me protestë nga pushteti PDK’në dhe Hashim Thaçin, si zgjidhja e fundit e mbetur për t’i dhënë një përgjigje bllokadës politike, në të cilën vendi po hyn në muajin e pestë, mund të eskalojë në kaos.

Në një prononcim për Politiko.net, Matoshi tërheq vërejtjen se veprimet e tilla në këto momente mund të krijojnë anarki në vend.

“Në fakt, protestat në rrugë, mund të eskalojnë në kaos, sidomos tashti pas një vale euforie (pas incidentit në Beogard me Kombëtaren Shqiptare), si dhe duke marrë parasysh vlimet sociale e pakënaqësitë me spektrin politik që as pas pesë muajsh nuk ia doli të ndërtojë institucionet e shtetit”.

“Pra, secila protestë në këtë momentum mund të krijojë anarki në vend, gjë që nuk e dëshiron askush normal”.

Vetëvendosje, reagimin qytetar po e sheh si rrugën e fundit për ta larguar nga pushteti Kryeministrin Hashim Thaçi. Ata po kërkojnë edhe përkrahjen e partnerëve të koalicionit LDK-AAK-Nisma.
Duke folur për Politiko.net, Matoshi dyshon se VV do ta ketë mbështetjen e Bllokut, pasi, sipas tij, LDK-AAK-Nisma nuk janë të interesuar për protesta në rrugë.

“Lëvizja Vetëvendosje me vetë faktin se ka nënshkruar një marrëveshje në parim me Bllokun Opozitar LAN do të duhej të ishte e përmbajtur nga aktet unilaterale”.

“Pra, do të duhej që ta përfillë marrëveshjen, sepse edhe ashtu kjo marrëveshje po e shpenzon vetëveten, pra pas deklaraatave famoze të Albin Kurtit për ‘Superligën dhe Ligën e Dytë’ të hajnave, marrëveshja ka shënuar disa çarje, pra është luhatur duke mos dhënë asnjë efekt për daljen nga kriza institucionale”.

Në anën tjetër, Blloku LAN duket se nuk është i interesuar për protesta në rrugë dhe në këtë aspekt deklaratat e Vetëvendosjes, sipas Matoshit, shërbejnë për ta matur pulsin politik dhe të shoqërisë.
“Duket, megjithatë, se këto janë deklarata për të matur pulsin e politikës dhe shoqërisë si dhe për të blerë kohë, deri në ndonjë veprim më kreativ të palëve”.

“Mendoj se partitë politike parlamentare do të duhej që me urgjencë të merren vesh ose për lëshim pe e marrëveshje, ose që t’i drejtohen Komisionit të Venedikut, pa humbur tutje kohë koti”. / Politiko.net

Më Shumë

Ndodh përsëri: Blero ndahet nga e dashura e tij

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka konfirmuar ndarjen nga e dashura e tij e fundit. Lajmi është konfirmuar “Prive”, ku në një kronikë të javës...

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

Lajmet e Fundit