18.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 7729

24 seanca gjyqësore në Prizren

0

Prizren-GjykataNë Gjykatën Themelore në Prizren do të mbahen sot 24 seanca gjyqësore.

“Departamenti i Përgjithshëm do t’i procedojë 22 seanca gjyqësore, dhe Departamenti për të Mitur do t’i mbaj 2 seanca gjyqësore”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj. /PrizrenPress.com/

Ramadan Muja filloi të hapet, por nuk mjafton

0

RamadanMuja-makinaPas thirrjeve të vazhdueshme të Forumit Transparenca drejtuar kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja që të hapë vendimmarrjen, para disa ditësh ai vendosi t’i hapë takimet e tij me drejtorët për mediat dhe shoqërinë civile. Për Forumin Transparenca, ky veprim paraqet një lëvizje pozitive drejt transparencës dhe llogaridhënies, por në asnjë mënyrë përmbushje të plotë të këtyre parimeve të qeverisjes demokratike. Për këtë arsye, ne i bëjmë thirrje kryetarit të komunës që këtë veprim fillestar ta pasojë me hapa të tjerë të rëndësishëm. Hapja e takimeve ku votohet vetëm formalisht dhe merren vendimet e dakorduara paraprakisht paraqet një manifestim të zbehtë të transparencës dhe llogaridhënies.

Për të vazhduar me veprime të njëmendta drejt qeverisjes demokratike, nga kryetari i komunës kërkojmë publikimin e gjithë materialit (propozimeve) një javë para se të mbahet takimi i tij me drejtorët. Kjo do të mundësonte hapjen e vendimmarrjes dhe do t’u ofronte kohë të mjaftueshme të gjitha palëve të intersuara që të japin komente para se të merren vendimet përfundimtare. Pasi që kryetari i komunës ka krijuar praktikën e takimeve përgatitore me drejtorët (një javë para takimeve të vendimmarrjes), nga ai kërkojmë që edhe ato takime t’i hapë për mediat dhe shoqërinë civile.

Në të njëjtën kohë, duke e vlerësuar rëndësinë që ka në qeverisjen demokratike, Forumi Transparenca kërkon që mediave dhe shoqërisë civile t’u ofrohet qasje në të gjitha fazat e procesit të prokurimit publik. Ne mendojmë që komuna e Prizrenit vazhdon të jetë e mbyllur, duke e kufizuar menaxhimin e parasë publike në disa individë brenda ekzekutivit. Kjo praktikë është në kundërshtim të plotë me parimet e qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse. Për këtë arsye, Forumi Transparenca kërkon që mediave dhe shoqërisë civile, e përmes tyre edhe gjithë qytetarëve, t’u ofrohet mundësia e monitorimit të të gjitha proceseve të prokurimit publik, nga vendimet për shpalljen e thirrjeve deri në hapjen dhe vlerësimin e ofertave.

Forumi Transparenca është trup joformal i përbërë nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike dhe misioni i tij është koordinimi i veprimeve të këtyre akterëve për të rritur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies së qeverisjes lokale të Prizrenit. /PrizrenPress.com/

KPF jep disa rekomandime Kuvendit të Malishevës

0

KPF ne Malisheve-mbledhjaKomiteti për Politikë dhe Financa (KPF), i drejtuar nga kryesuesi Enver Hoti, ka mbajtur mbledhjen e shtatë të radhës, ku veç rendit të ditës janë trajtuar disa nga pikat e mbledhjeve të kaluara, janë dhënë disa rekomandime për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Anëtarët e KPF-së kanë miratuar dhe rekomanduar për kuvend kërkesën për marrjen e vendimit për dhënien në shfrytëzim të Hapësirave përmbi objektin e Kullës në Qytezën e Malishevës me qëllim të vendosjes së antenave të telefonisë mobile, si dhe raportin financiar Janar-Dhjetor 2013 nga K.R.M “Ekoregjioni” SH.A, njësia operative në Malishevë, raporti vjetor i punës për vitin 2013, dhe Plani operativ i shërbimit të mbeturinave dhe zgjerimi për vitin 2014, pika këto nga mbledhjet e kaluara.

Ndërsa pika tjera të cilat u shqyrtuan dhe u rekomanduan për kuvend ishte raporti i punës për vitin 2013 i Qendrës për punë sociale dhe plani i punës për 2014, pastaj raporti i punës për vitin 2013 i zyrës së prokurimit dhe plani i punës për 2014, kërkesa këto që vijnë nga LDK.

Rekomandim për kuvend anëtarët e KPF-së dhanë edhe raportin e DKAE-së për fillimin e vitit shkollor për vitin 2014/15, pik tjetër e rekomanduar ishte edhe shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve nga komisioni komunal për plotësimin dhe ndryshimin e Statusit të Komunës së Malishevës. /PrizrenPress.com/

Zgjedhjet “djegin” Ramushin

0

Ramush haradinaj ne zgjedhjeRamush Haradinajt do t’i rrezikohet përkrahja e partive të Bllokut, nëse Kosova detyrohet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë, si mundësi e vetme për të dalë nga kriza institucionale në vend, shkruan Zëri.

Një kandidaturë të mundshme për kryeministër, edhe nëse LDK, AAK dhe Nisma do të arrinin koalicion parazgjedhor, do ta synonte LDK-ja, si partia më e madhe në koalicion.

Arsim Gërxhaliu tërhiqet nga gërmimet: Nuk duroj ma

0

Arsim GerxhaliuUdhëheqësi i gërmimeve në Rashke dhe në vendet e tjera Serbe për gjetjen e trupave, Arsim Gërxhaliu, duket se është tërhequr nga ky proces.

Ai ka shkuar në rrjtin social Facebook se nuk mundet më ta vazhdojë këtë punë.

“15 vjet vullnetar …durova…por me tu perzi edhe ne profesion …nuk duroj ma….Boll Ma”.

Gërxhaliu është është doktor i mjëksisë ligjore edhe më herët është ankuar për pengesat që po i bënë shteti serb për ti idetifikuar trupat atje.

Politikë apo rektor?

0

RektoriatiEdhe tri ditë kanë mbetur për t’u përmbyllur konkursi për rektor të Universitetit të Prishtinës. Mirëpo që nga 8 gushti e deri në ditën e martë, në ndërtesën e Rektoratit vetëm një kandidat ka dërguar formularin e tij për aplikim.

Ky konkurs për zgjedhje të rektorit ka ardhur si pasojë e shkarkimit të ish-rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi. Përderisa dorëheqja e rektorit Gashi tashmë është arritur, zgjedhjet për rektorin e ri kanë filluar.

Mirëpo ekspertët e arsimit shprehen në mëdyshje se në zgjedhjen e rektorit nuk do të ketë ndërhyrje politike. Sipas tyre, është e pamundur që Universiteti i Prishtinës të shkëputet nga politika, sepse brenda vetë Universitetit të Prishtinës ka njerëz që janë të kyçur në politikë.

Eksperti për çështje arsimore, Dukagjin Popovci, thotë se duhet të krijohen parakushtet që rektori i ardhshëm të jetë jashtë ndikimit të politikës ditore. Sipas tij, ngjarjet e para gjashtë muajve kanë lënë mesazh se deri ku do të mund ta sillte gjendjen në Universitetin e Prishtinës ndërhyrja e politikës.

“Nga ngjarjet e para gjashtë muajve në Universitet e kemi parë se deri ku mund ta sjellë UP-në ndërhyrja e politikës . Prandaj shpresoj që këtë radhë nuk do të ketë ndërhyrje politike. Mirëpo, nëse eventualisht do të ketë ndërhyrje të tilla, atëherë me siguri që gjendja në UP nuk do të mund të përmirësohej”, ka thënë Popovci, shkruan Tribuna.

Punonjësit e administratës së Prizrenit pa pushime verore

0

Administrata e prizrenitAdministrata komunale e Prizrenit ka anuluar pushimet verore të stafit për shkak të fluksit të madh të qytetarëve për tu pajisur me dokumente.

Drejtori i Administratës, Ilir Baldedaj thotë se punonjësit mund ti shfrytëzojnë ato pas përfundimit të sezonit veror kur edhe bie numri i kërkesave për tu pajisur me dokumente të ndryshme administrative, transmeton RTK.

Mbi 30 punëtorë të administratës në Prizren po punojnë pa ndërprerë për tu ofruar shërbimet e duhura qytetarëve me theks të veçantë mërgimtarëve që shfrytëzojnë pushimet për tu pajisur me dokumente personale. Baldedaj thotë se gjatë kësaj vere ka qenë një punë e lodhshme për stafin administrative për shkak të kërkesave të shumta.

Shefi i administratës në Prizren, thotë se edhe përkundër fluksit të madh të qytetarëve në hollin e komunës, nuk ka pas tollovi e as pritje të gjata pas aplikimit të drejtpërdrejtë përmes internetit nga ana e qytetarëve, por edhe lehtësimit të shërbimeve.

Mirëpo, edhe kryerja e shërbimeve qytetarëve në një sportel u ka lehtësuar bukur shumë punën edhe qytetarëve të cilët për tu pajisur me një certifikatë është dashur të presin në radhë viteve paraprake thotë Baldedaj i cili premton se administrata në Prizren do të jetë gjithmonë e gatshme tu dal në ndihmë qytetarëve.

Zgjedhjet e reja, rikomponim i strukturës parlamentare

0

KuvendiKosoves5-27Janë dy parti që nuk u druhen zgjedhjeve të parakohshme, pavarësisht nga ajo se sa shpejt mund të organizohen ato.

Është Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka fituar zgjedhjet e fundit dhe Lëvizja Vetëvendosje e cila ka pasur rritje të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e parafundit parlamentare, shkruan Tribuna.

Analistët i shohin të arsyeshme ndrojtjet që kanë zyrtarët e partive të koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Megjithatë, mundësia që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja nuk shihet si diçka që do të joshte qytetarët për t’ia mërsyer prapë kutive të votimit.

Mbajtja e zgjedhjeve për herë të tretë brenda një viti siç vlerësojnë analistët do të ishte një maltretim i madh për qytetarinë kosovarë, pasi që këta të fundit nuk janë të obliguar për t’iu ndihmuar subjekteve politike në krijimin e numrave për formim të institucioneve shtetërore.

Kjo sipas tyre, do të reflektonte mosrespektim të vullnetit të tyre qytetarë.

“Kjo ndodh pikërisht për shkak të mosrespektimit të vullnetit të këtyre qytetarëve e të cilën nuk e kanë për borxh që sa herë t’u teket politikanëve të dalin në zgjedhje në mënyrë që t’u ndihmonin atyre për të bërë numrat që do të mund të krijonin qeverinë, sipas tekeve dhe interesave të tyre personale partiake”, ka thënë Mushkolaj.

Ndërkombëtarët nuk kërkojnë koalicion me PDK-në

0

AvdullahHoti-LDKLDK-ja është e palëkundur në koalicionin me dy partitë e Bllokut dhe as nuk e paramendon një koalicion të madh me PDK-në.

Kështu thotë gjatë një interviste për “Zërin” anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai shprehet i bindur se nuk ka kurrfarë arsye për zgjedhje të parakohshme, pasi që, siç thotë ai, tani gjithçka është zgjidhur sa u përket numrave dhe dilemave se kush duhet ta formojë qeverinë.

ISIS i pret kokën gazetarit amerikan

0

1133333Një gazetar amerikan është ekzekutuar nga rebelët e ISIS, duke i dërguar kështu mesazh Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gazetari James Wright Foley ishte i raportuar si i zhdukur që nga 22 nëntori i vitit 2012 dhe së fundi ishte parë duke raportuar nga Siria.

ISIS – që tashmë ka marrë nën kontroll një pjesë të madhe të Sirisë dhe Irakut – ka postuar fotografi dhe video për ta dëshmuar aktin e tyre barbar.

Ekzekutuesi i maskuar, në videon makabre që është shpëndarë, flet në anglishte me aksent britanik, ku thotë se kjo vrasje ndodh si përgjigje ndaj sulmeve të urdhëruara nga Presidenti i SHBA’ve, Barack Obama, ndaj ISIS, 12 ditë më parë.