Politikë apo rektor?

RektoriatiEdhe tri ditë kanë mbetur për t’u përmbyllur konkursi për rektor të Universitetit të Prishtinës. Mirëpo që nga 8 gushti e deri në ditën e martë, në ndërtesën e Rektoratit vetëm një kandidat ka dërguar formularin e tij për aplikim.

Ky konkurs për zgjedhje të rektorit ka ardhur si pasojë e shkarkimit të ish-rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi. Përderisa dorëheqja e rektorit Gashi tashmë është arritur, zgjedhjet për rektorin e ri kanë filluar.

Mirëpo ekspertët e arsimit shprehen në mëdyshje se në zgjedhjen e rektorit nuk do të ketë ndërhyrje politike. Sipas tyre, është e pamundur që Universiteti i Prishtinës të shkëputet nga politika, sepse brenda vetë Universitetit të Prishtinës ka njerëz që janë të kyçur në politikë.

Eksperti për çështje arsimore, Dukagjin Popovci, thotë se duhet të krijohen parakushtet që rektori i ardhshëm të jetë jashtë ndikimit të politikës ditore. Sipas tij, ngjarjet e para gjashtë muajve kanë lënë mesazh se deri ku do të mund ta sillte gjendjen në Universitetin e Prishtinës ndërhyrja e politikës.

“Nga ngjarjet e para gjashtë muajve në Universitet e kemi parë se deri ku mund ta sjellë UP-në ndërhyrja e politikës . Prandaj shpresoj që këtë radhë nuk do të ketë ndërhyrje politike. Mirëpo, nëse eventualisht do të ketë ndërhyrje të tilla, atëherë me siguri që gjendja në UP nuk do të mund të përmirësohej”, ka thënë Popovci, shkruan Tribuna.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve të paguajnë këstin e parë të tatimit në pronë deri më 30 qershor

Komuna e Prizrenit  ka rikujtuar për qytetarët se afati i fundit për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë është deri më...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit