22.4 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 7747

Të aksidentuarit për vdekje në Kroaci ishin shqiptarë

0

aksidenti ne kroaciMediat britanike kanë publikuar detaje të reja për familjen britanike që përjetoj fatkeqësi të rëndë komunikacioni në Slanome afër Dubrovnikut.

Bëhet fjalë për familjen Isufi me prejardhje nga Shqipëria e cila kur ndodhi fatkeqësia po udhëtonin drejt Shqipërisë për të takuar të afërmit e tyre.

37 vjeçari Erion Isufi, 15 vjeçari Richard dhe 14 vjeçarja Ramela mbetet të vdekur në fatkeqësi komunikacioni, derisa nëna Meri dhe djali më i ri Clive vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, por stabile.

Fqinjët e tyre britanik në Barking në Londrën lindore, kanë thënë për Daily Mail se ata ishin familje shumë e dashur, e cila shpesh udhëtonte.

E qeshura e femrës

0

Girl-Smile-Face-637x424Nëpërmjet mënyrës se si qeshin, mund të zbulojmë disa anë të karakterit të atyre që kemi përballë.

– Nëse një femër, ndërsa është duke qeshur, vë herë pas here gishtin e vogël te buzët, ajo dëshiron të jetë vetë në qendër të vëmendjes.

– Në qoftë se gjatë të qeshurës bashkëbiseduesja juaj mbyll gojën me dorë, kjo do të thotë se ajo është modeste dhe jo shumë e vendosur. Një grua e tillë e ka shumë të vështirë të qëndrojë në shoqëri për shkak të hutimit dhe mungesës së shkathtësisë.

– Në rast se një femër, ndërsa qesh, e hedh kokën pas, ajo është e përzemërt, por paksa mendjelehtë, njeri që beson kollaj. Ajo, nën ndikimin e ndjenjave dhe të emocioneve, mund të kalojë shpejt në veprime impulsive dhe s’para e dëgjon zërin e arsyes.

– Në rast se gjatë të qeshurës një femër vë dorën shpesh te koka, kjo tregon se ajo ka një natyrë romantike dhe është ëndërrimtare. Baza racionale tek ajo, si rregull, është e dobët.

– Kur femra, ndërsa qesh, rrudh hundën, kjo tregon se është tekanjoze dhe se humori i saj mund të ndryshojë nga çasti në çast.

Haliti: S’ka pasur transplantim të organeve gjatë luftës

0

XhavitHaliti-pdkIsh-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se Kosova duhet ta kalojë edhe një sfidë, raportin e prokurorit të Task Forcës për Hetime Speciale të BE-së, Clint Williamson.

Sipas tij, ky raport nuk mund ta dëmtojë imazhin e luftës së UÇK-së.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Haliti ka thënë se, në rast se do të ketë një proces gjyqësor mbi bazën e raportit të Williamsonit atëherë, sipas tij, do të shfajësohen UÇK-ja dhe NATO-ja.

“Është një proces që do ta shfajësojë nga këto akuza Kosovën, në të njëjtën kohë publikisht do ta shfajësojë edhe NATO-n”, ka deklaruar Haliti.
Në këtë kontekst, Haliti ka thënë se nuk ka kurrfarë shanse të dëshmohet se gjatë luftës ka pasur trafikim të organeve.
“Një fakt dua ta them, nuk kam besuar dhe nuk besoj kurrë se mund të ketë pasur transplantim të organeve. Nuk ka shans që me këtë çështje të jetë i implikuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Nuk jam mjek, por nuk besoj të ketë pasur mundësi të transplantimit të organeve. Edhe vetë serbët kanë dhënë shpjegime se asnjëri e as tjetri nuk kanë pasur mundësi të bëjnë transplantim të organeve as në një shtëpi të verdhë e as në një shtëpi të kuqe”, është shprehur Haliti.
Xhavit Haliti, i cili është anëtari i Kryesisë së Partisë së Kosovës (PDK), ka folur edhe për situatën e krijuar politike në vend sa i përket formimit të institucioneve të reja.

Ai beson se Gjykata Kushtetuese do ta rikthejë nga fillimi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës e cila është mbajtur më 17 korrik.
Haliti ka thënë se deputetët e koalicionit LDK-AAK-Nisma kanë bërë gabime të rënda ligjore dhe procedurale gjatë kësaj seance.
“Ata kanë bërë gabime të rënda gjatë seancës konstituive. Nuk jam i sigurt, por besoj se seanca do të rifillojë”, ka deklaruar Haliti.

Pavarësisht kësaj, Haliti ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri stabile, e cila e ka numrin e sigurt të votave për t’i shtyrë proceset përpara.
“Në duhet ta ndryshojmë Kushtetutën, duhet t’i miratojmë disa ligje të cilat janë jo shumë të këndshme për Kosovën dhe që ndërlidhen me Gjykatën Speciale. Po ashtu, duhet ta bëjmë rishikimin e buxhetit sa më shpejt dhe t’i miratojmë në Kuvend vendimet që janë kaluar më herët nga Qeveria e të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e Kosovës”, ka thënë Haliti.

Ai ka bërë me dije se PDK-ja nuk e kundërshton koalicionin qeverisës as me LDK-në, as me AAK-në, as me Nismën.
Haliti ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të reja mund të sjellë një prolongim të institucioneve.
“Po ashtu, do të krijonte edhe pakënaqësi dhe do ta sillte Kosovën në një situatë jo të këndshme për shkak të proceseve që janë në zhvillim”, është shprehur Haliti.

Blloku s’ia heq “vijën e kuqe” PDK-së

0

blloku opozitarPDK-ja ka marrë përgjigje negative të premten, në kërkesën e saj të publikuar po këtë ditë për të formuar një qeveri të spektrit të gjerë.

Koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma e do në opozitë PDK-në.

“Grupi parlamentar LDK-AAK-Nisma dhe të 83 deputetët jemi që të formojmë një Qeveri pa PDK-në. Nuk pranojmë kurrfarë oferte, e në këtë rast as atë që ka dalë nga PDK-ja”, i ka thënë Kohës Ditore zyrtari i LDK-së, Ismet Beqiri.

“Është absurde dhe, në një masë, qesharake të flasim për një qeverisje me më shumë numra, me mbi 80. Pra, po kërkon një parti e cila për vite të tëra në këmbë të qelqta e ka mbajtur Qeverinë dhe, siç e dini, shpeshherë nuk ka pasur as numra e as kuorum për të votuar ligje të caktuara”

Para Kushtetueses dalin partitë dhe jo grupet parlamentare

0

partit politike 2Për pjesëmarrje në seancën dëgjimore në rastin e kryeparlamentarit, Gjykata Kushtetuese i ka ftuar për të marrë pjesë “parashtruesin e kërkesës, si dhe përfaqësuesit zyrtarë të 14 subjekteve të tjera politike në Kuvendin e Kosovës”.

Juristët e kanë parë këtë si një indicie që eventualisht kjo gjykatë e ka një qasje që i jep një përparësi konceptit “parti politike” në Parlament përballë konceptit “grup parlamentar”.

Beteja juridike ndërmjet PDK-së dhe koalicionit LDK-AAK-Nisma zhvillohet për këto koncepte.

Kërkesa për seancë dëgjimore është vlerësuar si një veprim i gabueshëm i koalicionit LDK-AAK-Nisma.

Sipas Fisnik Korenicës, pas aprovimit nga ana e Gjykatës, kërkesa e tillë e ka shtyrë procesin e konstituimit të institucioneve për së paku 3-4 javë krahasuar me një situatë në të cilën nuk do të bëhej një kërkesë e tillë./Koha Ditore/

Vërshime në ditët në vazhdim, vera ‘vjen’ në tetor

0

Shi ne prizren2Javët në vazhdim do të jenë me të reshura të shiut, por muajt e vjeshtës do të jenë të nxehtë.

Kështu thonë meterologët, të cilët shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit, i ndërlidhin me prerjet masive të drunjëve.

Madje, sipas profesorit Sylë Tahirsylaj, ditët në vazhdim mund të priten edhe vërshimet.

“Ka rrezik të vërshimeve, por jo vetëm nga qielli por edhe për shkak të kanalizimeve dhe degradimit të natyrës”, ka thënë Tahirsylaj për RTK-në.

Temperatura më e lartë deri në fund të javës, sipas tij, do të shkojë deri në 34 gradë Celsius.

Por ai ka thënë se temperaturat do të rriten kah tetori, ku parashihet të ketë temperatura deri në 30 gradë celsius.

Bill Clinton: Ja pse nuk e vrava Bin Ladenin

0

Bill ClintonVetëm pak orë para se të ndodhte sulmi i 11 shtatorit të vitit 2001mbi kullat binjake në New York, presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton, thotë se e kishte mundësinë ta vriste liderin e taleban Osama Bin Ladenin.

Para një audience në Australi, Clinton e ka përmendur këtë detaj, në momentin kur ka folur për temën e terrorizmit, transmeton Yahoo.com.

“Vetëm po them, e dini se…sikur të isha Osama Bin Laden…Ai ishte një person i mençur. Kam shpenzuar shumë kohë duke menduar për të. Unë gati e kam kapur atë një herë”, ka thënë Clinton.

“Isha fare pranë dhe mund ta vrisja, por në këtë rast, do ta shkatërroja një qytet të vogël, i njohur si Kandahar në Afganistan dhe do të vrisja rreth 300 gra e fëmijë të pafajshëm, e pastaj, nuk do të isha aspak më i mirë se Bin Ladeni”, ka thënë Clinton.

Asnjë i vdekur nga ethet hemorragjike këtë vit

0

Rriqri8-20Problemi mjedisor, me të cilin është ballafaquar Kosova prej vitesh me pickimin e rriqrave dhe ethet hemorragjike, sipas profesionistëve shëndetësorë, është bërë një problem kronik.

Zyrtarë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë bashkë me Qeverinë e Kosovës dhe institucione tjera relevante, kanë ngritur një komitet ndërministror, i cili këtë vit ka shërbyer për parandalimin e sëmundjes në fjalë.

Si rezultat, këtë vit nuk ka pasur vdekje të personave nga ethet hemorragjike, krime kongo.

Ndryshe, nga ethet hemorragjike vetëm gjatë vitit 2013, kanë vdekur 11 persona dhe janë pickuar nga rriqrat 5.200 qytetarë, raporton REL.

Këtë vit kur edhe është paraqitur rasti i parë i pickimit nga rriqrat me datën 8 shkurt në Malishevë, ndihmë mjekësorë në këtë vend kanë kërkuar 2,125 qytetarë.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, Besim Zogaj, jep hollësi të tjera.

“Këtë vit situata paraqitet më e qetë krahasuar me vitet e kaluara. Nga data 8 shkurt kur edhe është paraqitur rasti i parë i pickimit të rriqrave, 2,125 qytetarë kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, derisa prej tyre 55 qytetarë janë udhëzuar në Klinikën Infektive, ndërsa 4 kanë rezultuar me ethe hemorragjike, por që asnjë nuk ka humbur jetën këtë vit”.

Ndërkaq, në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas infektologes Lindita Ajazaj – Berisha, fluksi i pacientëve që kërkojnë ndihmë si pasojë e pickimit nga rriqrat, ka shënuar rënie.

“Këtë vit, 91 pacientë kanë qenë të shtrirë. 372 pacientë është dashur t’ua heqim rriqrat nga trupi. Situata epidemiologjike është nën kontroll. Këtë vit kemi pasur fluks më të vogël, krahasuar me vitin e kaluar. Vetëm 5 raste janë me ethe hemorragjike, por që janë në gjendje të mirë shëndetësore. Asnjë nuk është i hospitalizuar. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Këtë vit kemi pasur edhe terapi dhe nuk kemi pasur telashe”, thotë ajo.

Ndërkaq, drejtori i QKMF-së në Malishevë, Besim Zogaj, ka theksuar se pavarësisht situatës së qetë epidemiologjike, sa i përket etheve hemorragjike, ndihmë mjekësore vazhdojnë të kërkojnë qytetarët që pickohen nga rriqrat.

“Është një rënie e numrit. Tash në ditët e fundit 10 deri 15 persona vizitojnë Qendrën e Mjekësisë, por situata është e qetë”, shpjegon Zogaj.

Zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thonë se këtë vit, gjithashtu është punuar edhe në vetëdijesimin e popullatës, gjë që konsiderohet si shumë e rëndësishme në uljen e numrit të njerëzve që pickohen nga rriqrat.

Rita e pranon se s’është edhe aq e zonja në aktrim

0

Rita Ora-Fiffty ShadesRita Ora e ka pranuar se nuk është një aktore aq e zonja, kjo pasi ka përdorur kufje në vesh gjatë xhirimit të skenave në filmin “Fiffty Shades”, pasi vazhdimisht kishte harruar rreshtat e saj.

Këngëtarja kosovare në këtë film luan rolin e Mia Grey, motra e birësuar e protagonistit kryesor të këtij filmi, Christian Gray, i cili luhet nga aktori, Jamie Dornan.

“Është dashur të mbajë dikë në kontakt të vazhdueshëm, në mënyrë që të më tregojë se çfarë duhet të them para se ta thosha, sepse sinqerisht isha paksa nervoze dhe i harroja të gjitha ato që i kisha mësuar”, ka treguar ajo.

Rita ka folur edhe për kolegen e saj, Dakota Johnson, e cila luan rolin e heroinës së këtij filmi, Ana Steel.

“Ajo është një mike e shkëlqyeshme e imja dhe ajo vërtetë më ka qetësuar mua dhe ajo ishte vërtetë e sjellshme, duke u kujdesur për mua”, ka rrëfyer Rita.

Ylli i hitit “RIP”, gjithashtu ka premtuar se ky film vetëm sa do ta bëjë edhe më të famshëm librin, në të cilin është bazuar filmi.

“Filmi është shumë i afërt me ato që janë në libër. Mendoj se aktorët janë fenomenalë në këtë dhe jam vërtetë e nderuar që jam në të njëjtin varg me ata. Ky është filmi im i parë dhe është e mrekullueshme”, ka përfunduar Rita.

Reklama për këtë film tashmë ka filluar të emetohet, ndërsa kritikat janë tejet pozitive, prandaj pritet një sukses i madh në kinema.

Heidi Klum s’e ka problem, lë t’i prekin gjoksin…

0

Heidi Klum topless1Heidi Klum ka publikuar në Instagram një foto intime, ku ajo pozon “topless”, por gjoksin ia mbulon dora e një mashkulli. Nuk do të ishte çudi po të bëhej fjalë për të dashurin e saj Vito Schnabel, mirëpo s’është ky. Ai quhet Zac Posen, me profesion stilist, por është koleg i modeles gjermane, nga koha kur ajo ka zgjedhur të jetë një nga gjyqtaret në spektaklin e modelingut “Project Runway”.

Heidi Klum toplessVetëm me një palë të mbathura veshur, Heidi ka treguar edhe një herë se ndihet shumë rehat thjesht me lëkurën e saj në..trup. Ndërkohë që foton e ka shoqëruar me komentin: “Më duhet diçka për të veshur sonte…”.

Heidi Klum topless2