21.7 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025
Home Blog Page 7752

“Dokufest”-i gjallëron Prizrenin

0

dokufest ne prizren1Fillimi i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe atij të metrazhit të shkurtër “Dokufest 2014”, që nisi mbrëmjen e së shtunës ka shtuar edhe më tepër ritmin e gjallërisë në qendrën jugore të Kosovës, të dytën për nga madhësia pas Prishtinës.

Prizreni jo që nuk ka shkëputur gjallërinë e nisur nga zgjedhjet qendrore të qershorit, që vazhdoi më pas me muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit, që u pasua nga kthimi për pushime i bashkatdhetarëve, por tashmë ka rritur trendin e lëvizjeve nëpër qytet, jo vetëm gjatë tërë ditës, por deri në orët e vona të natës, kur drita dëbon terrin.

Zona e parë e qytetit, në të cilën është përqendruar zhvillimi i festivalit përfshirë edhe Kinon e improvizuar me dërrasa rrëzë mureve të Kalasë, mbi Prizren, prej ku mund ta shijosh qytetin si në pëllëmbë të dorës, tashmë kanë shumë vizitorë, jo vetëm të jashtëm, por dhe ata nga vendi e Shqipëria. Këta janë njerëzit e artit, dashamirë të filmit, e pse jo edhe të vetë qytetit që shquhet për një histori, traditë, kulturë dhe tolerancë ndëretnike dhe ndërfetare.

Bashkërisht jetojnë shqiptarët dhe komunitetet pakicë turke, boshnjake dhe RAE, ndërsa në një hark prej 100 metrash, mu në qendër ndodhen tri objektete, që përfaqësojnë besimin mysliman, katolik dhe atij ortodoks.

Nita Deda, zëdhënëse e Festivalit, tha për “Zërin” se janë mbi 200 mysafirë, regjisorë, artistë, njerëz nga vende të ndryshme të botës, që do të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje.

Pranë tendës së hapur në “shatërvan” gjatë pasdites kanë qëndruar shumë të interesuar për të blerë bluza me mbishkrimet “Dokufest”.

Vajza vullnetare, Adriana Spahiu, teksa shpaloste disa sosh për t’ua treguar të interesuarve, tha se ka shitur disa sosh dhe se ka mjaft interesim, aq sa ajo nuk ka pritur në këtë masë. “Më së shumti shiten bluzat ngjyrë të bardha dhe ato të zeza”, tha ajo.

Në tenden “Doku-shpo” punon edhe vullnetarja tjetër, Bardha Shaballari, që duhet t’i ndihmojë shoqes së saj, kur para tavolinës qëndrojnë shumë njerëz. Pak metra më tutje qëndron Fjolla Hasani, e cila me një tablet ka për detyrë të intervistojë ata që blejnë gjësende nga “Dokufesti”.

“Shumica e mysafirëve thanë se kanë qenë në Prizren dhe se u pëlqen. Ata thonë se do të vijnë edhe në të ardhmen për ta përcjellë festivalin dhe për ta parë qytetin”, thotë ajo.

dokufest pz

Adhuruesit e filmit së bashku me programet speciale do të kenë mundësi të përcjellin gjithsej 237 filma dokumentar dhe të shkurtër nga 56 vende të ndryshme të botës. Ato do të garojnë në gjashtë programe garuese dhe një numër të programeve speciale. Sa i përket programit kombëtar në festival janë 25 filma shqiptar.

Përveç shfaqjeve të filmave, do të zhvillohen edhe ngjarje të tjera të ndryshme si punëtori, ekspozita fotografike, kampe dhe koncerte.

Po ashtu, në kuadër të “Dokukids”-it, do të shfaqen edhe filma për fëmijë. E veçanta e këtij edicioni është projekti “Doku-tours”, në të cilin për shtatë ditë të interesuarit kundrejt një pagese mund të vizitojnë monumentet dhe qendrat kryesore historike e turistike të Kosovës

Pare e dashnore 14 vjeçe

0

REXHEP SHAHUShkruan: REXHEP SHAHU

Në katin e dytë të selisë së Partisë Socialiste, në Sarandë, në zyrën e tij, sekretari i deputetit socialist, edhe të Sarandës, Koço Kokëdhima, (në daç aktivist apo vullnetar i Kokëdhimës që e pagoi deri me 15 korrik 2014, me lekë apo me shpërblime në natyrë) hamshori i pushtetit socialist të Kokëdhimës, i lyp nënës seks me të bijën e saj 14 vjeçe, dhe e siguron se, do t’i hipim krevatit të tre, pra do të bëjë seks njëherësh me nënë e bijë.

Hamshor i paparë pushteti. Don dy e jo një, një zoçkë e një pulë. Si duket me njërën do të bëjë seks për Koçon, për t’ia knaqë shpitin Koços, shefit të tij të pushtetit të ri të rilindjes socialiste, që sipas hamshorit, ky pushtet ka si moto e si filozofi të veten, të fitojmë sa më shumë pare e të ngopemi me dashnore. Pra, pare sa më shpejt e dashnore të njoma, ky është kali që kanë shaluar disa pushtetarë të rilindjes të së keqes. Medet PS! Medet qeveri! Medet, medet do të shkruante i pari i qeverisë në statuset e tij që ia shëmtojnë zanatin e gazetarit.
Në katin e dytë të selisë së Partisë Socialiste në Sarandë, hamshori i Koço Kokëdhimës, sekretari i tij, aktivisti apo vullnetari i paguar i tij deri me 15 korrik, i premton parajsën për vajzën nënës së 14 vjeçares, pasi të bëjë seks me të bijën e saj. Sidomos pasi Koçua ta bëjë kryetar bashkie në Sarandë. Deri atëhere 14 vjeçarja do të jetë skllavja e tij e seksit. I premton se do ta mbajë si lule pasi t’ia hipnin krevatit të tre bashkë. I premton nënës se do të bëjë seks të ngadaltë me të bijën 14 vjeçe.

Opinioni publik u trondit. Por opinioni u nda e përça. Si përherë për përversët kur u del zot politika, kur i merr në gji politika e partia dhe i rizgjedh në poste e funksione publike, kundër vullnetit të lirë të shumicës.
Njerzit e lirë e gjysmë të lirë, ata që ende nuk janë bërë varre dhe ata që ende nuk kanë nisë me çelë varret e tyre me duart e tyre, me veglat e punës që ua jep shteti i partisë, e dënojnë këtë rast.

Dhe përpiqen të jenë të kthjelltë. Me vështërsi, por e dallojnë turbullt, se skandale të tilla ndodhin në pushtetin paralel të disa të gjithpushtetshmëve që ia kanë marrë me dhunë e me pare të pistë targën Partisë Socialiste, që synojnë të bëjnë në emër të saj edhe seks me dy femra njëherësh, me nënë e bijë 14 vjeçe.

Nuk ndodhi ky pazar seksi në zyrat e shtetit, por ndodhi në zyrën e sekretarit të deputetit, aktivistit apo vullnetarit të Koço Kokëdhimës, në katin e dytë të selisë së Partisë Socialiste të Sarandës, tashmë çiflik i kryebeut socialist Kokëdhima.

Zyrat e shtetit janë kot. Zyrat e punës që reklamon se po çel qeveria e rrenave dhe reklamave të bujshme e agresive, janë kot. Aty qeveria le të vendosë manekinë dhe njerzia të shkojnë të shohin ekspozita manekinësh me e pa tesha.
Zyrat e vërteta të punës, aty ku punohet vërtetë, aty ku bëhet tregti seksi, ku përgatiten skenare seksi me të mitura 14 vjeçe, janë në selitë e Partisë Socialiste.
Socialistët janë përzënë, janë dëbuar nga zyrat e Partisë Socialiste dhe në vend të tyre janë thirrë hamshorët e Koços e Koçove që kërkojnë seks me 14 vjeçare në prani të nënës, që t’ia hipin krevatit të tre bashkë.
Socialistët varre, xhenaze që ecin, thonë nuk dënohet me burg sekretari hamshor i Koços sepse përgjimi apo regjistrimi a filmimi është i paligjshëm, nuk e ka autorizuar prokuroria apo gjykata. Sepse nuk u dënua për regjistrime të tilla as Ilir Meta, armiku i tmerrshëm i djeshëm e miku i ngushtë i sotëm i socialistëve, kur e përgjoi Dritan Prifti për punë paresh e rryshfetesh.
Socialistët që vetëm nuk po thërrasin me zë të lartë se mirë ia ka bërë asaj ku…, kanë hallin që të mos burgoset pedofili hamshor i Kokëdhimës se prishet kështu morali i Partisë Socialiste dhe i socialistëve. Kujt i plasi se burgoset apo jo.

Kurrë mos u burgostë. Rroftë e qoftë i lire, në familjen e tij, para gruas e fëmijëve të tij. Trokitshin në derë të tij të gjithë që i besojnë e kanë hall të punësojnë nënat e mjera të vajzave 14 vjeçare, në këmbim të seksit me të bijat 14 vjeçare në sy të nënave të tyre të mjera.
Ajo që ther është pajtimi i socialistëve që disa janë gati t’ia rrahin shpatullat e të shpallin kampion seksi hamshorin e Koços dhe helmojnë me shigjeta helmi viktimat të dyja, duke thënë me zë e nën zë, mirë ia ka bërë, e kanë lypë vetë kur….

Shqiptarët varre rrinë e dëgjojnë. Janë shtangë. Nuk dinë të lëvizin asnjë hap. Gojët u kanë mbetë haptë. Me ua futë gishtin në gojë nuk ta kafshojnë.
Shqiptarët, që rrejnë e rrehen, që mashtrojnë e mashtrohen, që tradhëtojnë e tradhëtohen, nuk shqetësohen shumë shumë për fatin e keq të nënës së ve dhe 14 vjeçares jetime të cilën e don për seks hamshori i deputetit Koço pashai i jugut të vendit, kryeministri i jugut të vendit, deputeti baba babaxhan i jugut të vendit.

Flitet pa zë se do të dalin njerëzia në protesta. Jo, nuk bëjmë ne protesta për gjëra të tilla. Ne protestojmë e shembin shtet e atdhe vetëm nëse na vjedhin lekë. Vetëm për lekë ne kallim dynjanë, pa për çeshtje kaq kardinale sa fati e jeta e një të miture që e bëjnë mall seksi zyrtarët e partisë, ne nuk na e ndjen të bëjmë protesta. Po na vodhën paratë ne protestojmë si në 21 janar dhe ia nxjerrim ujin e zi edhe shkretëtirës edhe bulevardit. Se ne harrojmë shpejt dhe pajtohemi me të keqen, e pranojmë mënyrë qeverimi të keqen, pajtohemi dhe e bëjmë mënyrë jetese, stil jetese.
Për të ndaluar pedofilët e pushtetit ne heshtim. Shpesh i marrim në mbrojtje pedofilët edhe në tubime.
Tubimet e protestat tona edhe kur kanë kauzë të drejtë, dhe s’janë koncerte të paguara, zgjasin aq kohë sa i duhet liderit, udhëheqësit, drejtuesit a organizatorit të protestës të lexojë deklaratën e përgatitur me këtë rast. Sapo ta lexojë deklaratën i pari i protestës, protesta shkordhet, shpërndahet, derdhet, harrohet, pjesëmarrësit shkojnë të lumtur në shtëpitë e halleve të pazgjidhura.

Shqiptarët kanë votue për më mirë, me ikë prej shiut e ranë në breshër. Partinë e tyre socialiste e kanë përdhunue ato që morën pushtet për pare e dashnore e ajo vazhdon të jetë në koma nga ky përdhunim kaq makabër e brutal që i bëjnë sekserët pedofilë.

Zyrat e Partisë Socialiste janë shndërruar në zyra për pazare seksi në këmbim të ndonjë pune. Zyrat e punës të shtetit që sot qeveriset nga Partia Socialiste janë kot, por nuk lejohet ende me bë shurrën aty. Medet, do të shkruajë në statuset e tij gazetari i parë i PS.

Shqiptarët sërish u ndanë në gjykimin e kësaj çeshtje. Disa thonë ai nuk dënohet. Disa thonë ai duhet dënuar moralisht.

Po a kemi moral ne? A vlen morali? Jep pare në këmbim të ndonjë vendi pune. Kur s’shkojnë paret, duhen dhënë trupat e njomë të 14 vjeçareve që të kënaqin epshet e tyre seksuale sekretarët e deputetëve, aktivistët e vullnetarët sekserë të deputetëve të Partisë Socialiste.

Sekserët e pushtetit janë nëpër parti. Rregulloje me sekserët dhe ke kapë për fyti partinë, shtetin, vendin e punës. Se sekserët, krahët e djathtë të shefave, të deputetëve, janë më të rëndësishëm se funksionarët e shtetit, se zyrtarët e qeverisë sonë. Medet, PS do të shkruajë gazetari i parë i PS.

Arbër Krasniqi nga Malisheva, vizaton me këmbë (Video)

0

Arbër Krasniqi vizaton me këmbëArbër Krasniqi nga Malisheva ka një pasion të zakonshëm – artin (më saktësisht, vizatimin). Mirëpo mënyra se si e realizon ai pasionin e tij është e jashtëzakonshme.

Arbëri ka postuar një video në YouTube ku shihet duke vizatuar një portret me këmbët e tija.

“Videon që do të shikoni në vazhdim është një vizatim që unë Arbër Krasniqi e kam realizuar me këmbët e mia”, shkruan Arbëri.

Ai kërkon nga shikuesit e videos që ta shpërndajnë dhe pëlqejnë sa më shumë atë, në mënyrë që videoja të bëhet “virale”.

Në vijim mund ta shihni vizatimin që ai e ka realizuar, nga fillimi e deri në fund, vetëm me ndihmën e këmbëve të tija.

Cane dekurajon denoncuesen: Kot e ke, nuk më dënojnë se s’kam bërë asgjë

0

Agron CaneNdërsa denoncuesja e skandalit seksual të Sarandës ka kërkuar dje nëpërmjet mediave, mbrojtje nga Policia për veten dhe katër fëmijët e saj, pavarësisht se tha se nuk kishte marrë kërcënime, kërkesa e saj nuk ka qënë e paarsyetuar.

Kur e mësoi se ishte denoncuar prej saj dhe pak orë para se të arrestohej, nëna e minorenes është takuar edhe një herë me Agron Canen në një kafe, kundër dëshirës së saj, me insistimin e tij. Kërkesa ishte “Dua të pimë një kafe, se janë biseda që nuk bëhen në telefon.”

Dhe, pasi janë takuar në një lokal, Cane është përpjekur ta dekurajojë gruan, për të tërhequr dëshminë e saj. Ai i është drejtuar me fjalët: “Kot po më denoncon, sa për të më prishur punë. Unë kam folur me Prokurorin, e kam shok dhe ai më tha që nuk të dënojnë dot, se s’ke bërë asnjë veprim.”

Mësohet se në këtë tryezë, sipas Gazetës Shqiptare, që e ka botuar sot lajmin, gruaja me inicialet E.G. i ka thënë duke u larguar nga tryeza: “Po çfarë thua! Ti doje të më merrje dritën e syve…”

Skandali i abuzimit seksual të Sarandës u publikua dje nga “Neës 24”. Në këtë video ishte regjistruar biseda e zhvilluar në zyrën e deputetit socialist të Sarandës, Koço Kokëdhimës ndërmjet dy personave: nëpunësit që mblidhte kërkesat dhe ankesat e popullit të zonës dhe një gruaje të ve, të papunë, me katër fëmijë. Nëpunësi i zyrës, 60-vjeçari Agron Cane, në kushte konfidencialiteti, i ofroi gruas së ve, punësimin e saj dhe favore të tjera për familjes, nëse ajo do ta lidhte atë në një marrëdhënie seksuale pikërisht me vajzën e saj 14-vjeçare. Publikimi i videos vetëm me zë dhe pa figurë, çoi në arrestimin e Canes.

Ukrainë, separatistët pro-rusë rrëzojnë një avion luftarak

0

Ukrainë-separatistët pro-rusëSeparatistët pro-rusë rrëzuan sot një avion luftarak ukrainas Mig-29 në rajonin lindor të vendit të shkatërruar nga lufta.

Një zëdhënës ushtarak tha se piloti u hodh me parashutë dhe u shpëtua në zonën e Luhanskut.

Ndërkohë, siç njofton agjencia franceze e lajmeve, zyrtarët e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq kanë arritur në Rusi në afërsi të kufirit me Ukrainën për të filluar inspektimin e një autokolone të madhe ruse me ndihma, e cila përgatitet për të hyrë në Ukrainë.

Një zëdhënëse e Kryqit të Kuq i tha agjencisë së lajmeve se të shtunën u arrit një marrëveshje për mënyrën se si do të inspektohet autokolona. Ajo tha se nuk besonte që inspektimet të fillonin sot. Megjithatë, zyrtarët ukrainas thonë se kanë filluar kontrollin e autokolonës së ndihmave.

Ish gruaja e Andrea Pirlos ‘topless’ në plazh

0

Deborah Roversi - Forte Dei Marmi (LU)Ajo është Deborah Roversi, ish bashkëshortja e futbollistit Italian Andrea Pirlo, e cila është fotografuar nga paparacët teksa merr rreze dielli në Forte Dei Marmi në Itali.

Dhe ajo kujdeset të nxihet në të gjitha pjesët e trupit, qëndron shkujdesur në shezllong dhe pa reçipeta.

Është hera e parë që shihet se Debora po kalon pushimet verore vetëm pas divorcit nga Andrea Pirlo, dhe nga ky divorc Andrea i paguan 55 mijë euro çdo muaj asaj.

Buja: Bota akademike humbi një nga emrat e mëdhenj

0

RameBuja-ministri arsimitMinistri i Arsimit, Ramë Buja ka ngushëlluar familjen Bokshi, me rastin e vdekjes së albanologut dhe studiusit të shquar, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, akademik Besim Bokshi.

Ju keni humbur më të dashurin tuaj, ndërsa bota akademike ka humbur një nga emrat më të mëdhenj të shkencës.

Me punën e palodhshme shumëvjeçare sipedagog dhe studiues i shquar në fushën e albanologjisë, akademik Bokshi dha shembullin e njeriut të përkushtuar në profesionin e tij për të mirën e popullit të vet. Prandaj, emri i tij do të mbetet në historinë e arsimit të Kosovës.

Vepra e akademik Besim Bokshit në fushën e studimeve albanologjike është shembull për studiuesit e rinj.

Ju lutem që, në emër timin dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Fjolla Morina si një ‘cat woman’ (Foto)

0

Fjolla Morina- cat woman1Fjolla Morina ka postuar në Facebook një foto gjatë realizimit të klipit të saj të fundit, veshur me të zeza dhe me një rrjetë në fytyrë ajo duket një “Cat Woman” e vërtetë.

Këngëtarja e suksesshme nga Kosova Fjolla Morina është kthyer shumë energjike nga pushimet disa ditore në Turqi.

Sapo ka përfunduar realizimin e kipit të ri ‘Qween’ i cili pritet të dalë në treg së shpejti.

 

Fjolla Morina- cat woman

Beteja kushtetuese për kryetarin e Kuvendit

0

Kuvendi i Kosoves14Partia Demokratike e Kosovës dhe blloku i partive Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, pritet t’i ballafaqojnë argumentet dhe kundër-argumentet e tyre në Gjykatën Kushtetuese më 21 gusht.

Seanca dëgjimore është thirrur duke u bazuar në kërkesën e PDK-së në lidhje me kushtetutshmërinë e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit në seancën e parë konstituive më 17 korrik. Në bazë të kësaj kërkese, Kushtetuesja kishte pezulluar postin e kryetarit të Kuvendit që mbante lideri i LDK-së, Isa Mustafa, deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Profesori Riza Smaka, ekspert i çështjeve kushtetuese thotë se pas seancës së 21 gushtit gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të shqyrtojnë lëndën dhe me vota të fshehta do të marrin vendimin.

Sipas pozicioneve të njohura tashmë, PDK-ja pritet ta konsiderojë jokushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës, duke pretenduar se vetëm kjo parti politike mund të ketë kryetarin e Kuvendit. Kurse, blloku LDK, AAK dhe Nisma do të mbrojë votimin për Mustafën në seancën e 17 korrikut dhe do të kërkojë që të vazhdojë puna e nisur e Kuvendit dhe zgjedhja e të gjitha organeve të reja.

“Kur paneli të konsideron se çështja është trajtuar mjaftueshëm, e mbyll seancën publike dhe tërhiqet në gjykim. Në gjykim, edhe aty diskutohet, votohet me vota të fshehta, numërohen votat dhe shpallet vendimi me shumicë të votave të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese”, sqaron Smaka.

Sipas tij, çështja e zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit ka mundur të zgjidhet shumë shpejt, ngase konsideron se nuk është aq e ndërlikuar sa po prezantohet në opinion.

“Kjo çështje ka mundur të trajtohet, gjykohet brenda më së shumti dy javësh, e pse jo edhe një jave. Kjo do të ishte në favorin e vendit, sepse sa më parë që të konstituohej Kryesia e Kuvendit do të formohej më shpejt edhe qeveria. Vendi ka nevojë për institucione që kanë legjitimitet dhe legalitet”, vlerëson profesori Smaka.

Vendimi që do të merret në Gjykatën Kushtetuese mund të ketë ndikim të madh nëse Kosova do të arrijë t’i formojë institucionet apo do të detyrohet të shkoj në zgjedhje të reja të parakohshme. Smaka mendon se të dyja opsionet janë të mundshme, ngase bllokimi eventual në zgjedhjen e kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit, sado që nuk parashihet me Kushtetutë se e çon vendin në zgjedhje, detyrimisht do ta dërgonte drejt zgjedhjeve.

“Nëse nuk do të zgjidheshin kryetari dhe kryesia e Kuvendit, del se do të duhej medoemos të shpalleshin zgjedhjet, sepse Kuvendi nuk do të mund të funksiononte pa Kryesi”, thekson Smaka.

Zgjedhjet e 8 qershorit nxorën si fituese Partinë Demokratike të Kosovës të drejtuar nga kryeministri në largim Hashim Thaçi, mirëpo kjo parti hasi në bojkotin e katër subjekteve tjera jo fituese të zgjedhjeve për të bashkëpunuar. Kështu ishte krijuar blloku i partive opozitare LDK, AAK dhe Nisma të cilat kanë nënshkruar një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja pa PDK-në, duke llogaritur se do ta kenë edhe mbështetjen e pakicave.

Në disa raste ky bllok ishte përafruar edhe me lëvizjen Vetëvendosje, por më të cilën përveç pajtimit se nuk do të bashkëpunojnë me PDK-në, nuk kanë ndonjë marrëveshje tjetër. /REL/

Abazi: Imazhi i Kosovës përmirësohet kur ligji të veprojë kundër rasteve si Muja, Zharku…

0

haki-abazi1Imazhi i Republikës së Kosovës është dëmtuar në masë të madhe. Kjo për faktin se emri Kosovë është lakuar në mediat botërore, edhe me rastin e arrestimit të mbi 40 personave të dyshuar për terrorizëm.

Por, çfarë duhet të bëjë Kosova për ta rikthyer imazhin e saj, që këto ditët e fundit i është dëmtuar mjaft shumë?

Drejtori ekzekutiv i fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin, Haki Abazi në një bisedë për gazetën “Bota sot” thotë se, për ta rikthyer Kosova imazhin e saj janë tri drejtime. Sipas tij, e para është që udhëheqësit e institucioneve ti ndërpresin deklaratat bombastike. E dyta sipas Abazit, është se, ligji duhet të lejohet të veproj kundrejt atyre që janë të lidhur me shtetin, si rasti i Ramadan Mujës, Xhabir Zharkut… Dhe e treta, shteti duhet ta promovoj sportin, artin, kulturën…

“Janë tre drejtime për të kthyer imazhin: e para në mënyrë urgjente udhëheqësit e institucioneve duhet te ndërprejnë deklaratat bombastike dhe pa nevojë dhe të mos përfitojnë nga situatat kur vendi duket keq e ata duken mirë. E dyta duhet të lejohet ligji të veprojë kundrejt atyre që janë të lidhur me shtetin dhe janë fuqi politike sikur është rasti i Ramadan Mujës apo Xhabir Zharkut, skandali i pasaportave apo shitja e paligjshme e aseteve publike. E treta më afatgjate duhet promovuar sportin, kulturën dhe artin e Kosovës që të njihet ana tjetër krijuese dhe që diplomacia kulturore të zëvendësoje diplomacinë nepotike dhe shterpe që lejon që imazhi i Kosovës të projektohet nga individ të papërgjegjshëm”, thotë Haki Abazi.