Cane dekurajon denoncuesen: Kot e ke, nuk më dënojnë se s’kam bërë asgjë

Agron CaneNdërsa denoncuesja e skandalit seksual të Sarandës ka kërkuar dje nëpërmjet mediave, mbrojtje nga Policia për veten dhe katër fëmijët e saj, pavarësisht se tha se nuk kishte marrë kërcënime, kërkesa e saj nuk ka qënë e paarsyetuar.

Kur e mësoi se ishte denoncuar prej saj dhe pak orë para se të arrestohej, nëna e minorenes është takuar edhe një herë me Agron Canen në një kafe, kundër dëshirës së saj, me insistimin e tij. Kërkesa ishte “Dua të pimë një kafe, se janë biseda që nuk bëhen në telefon.”

Dhe, pasi janë takuar në një lokal, Cane është përpjekur ta dekurajojë gruan, për të tërhequr dëshminë e saj. Ai i është drejtuar me fjalët: “Kot po më denoncon, sa për të më prishur punë. Unë kam folur me Prokurorin, e kam shok dhe ai më tha që nuk të dënojnë dot, se s’ke bërë asnjë veprim.”

Mësohet se në këtë tryezë, sipas Gazetës Shqiptare, që e ka botuar sot lajmin, gruaja me inicialet E.G. i ka thënë duke u larguar nga tryeza: “Po çfarë thua! Ti doje të më merrje dritën e syve…”

Skandali i abuzimit seksual të Sarandës u publikua dje nga “Neës 24”. Në këtë video ishte regjistruar biseda e zhvilluar në zyrën e deputetit socialist të Sarandës, Koço Kokëdhimës ndërmjet dy personave: nëpunësit që mblidhte kërkesat dhe ankesat e popullit të zonës dhe një gruaje të ve, të papunë, me katër fëmijë. Nëpunësi i zyrës, 60-vjeçari Agron Cane, në kushte konfidencialiteti, i ofroi gruas së ve, punësimin e saj dhe favore të tjera për familjes, nëse ajo do ta lidhte atë në një marrëdhënie seksuale pikërisht me vajzën e saj 14-vjeçare. Publikimi i videos vetëm me zë dhe pa figurë, çoi në arrestimin e Canes.

Më Shumë

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit