15.8 C
Prizren
E shtunë, 19 Korrik, 2025
Home Blog Page 7774

Victoria Beckham nxjerr në shitje 600 veshje

0

VictoriaBeckham-vanityfairVictoria Beckham ka vendosur të nxjerrë në shtije 600 veshje të saj, të ardhurat e së cilës do të shkojnë për rastin Besser. Secila veshje e Beckham ka rëndësinë e saj të veçantë, ajo madje do të shes edhe fustanin që e ka veshur në takimin e parë më futbollistin David

Gjithçka ka lindur nga një udhëtim i ish-Posh Spice në shkurt të këtij viti në Afrikë, ku ka njohur Mitch Besser, themeluese e “mothers2mothers”, një organizatë jofitimprurëse për nënat e prekura nga virusi HIV. “Mitch Besser është gruaja më e jashtëzakonshme që kam njohur. Kur u ktheva në shtëpi hapa gardërobën time dhe thashë çfarë mund të bëj?”, thotë Victoria Beckham.

Ajo ka përzgjedhur 600 veshje nga gardëroba e saj dhe ka menduar që t’i shesë, ku të gjithë të ardhurat do të shkojnë për rastin Besser. Secila prej veshjeve është e lidhur me një moment të veçantë të Beckham, një fustan i një sfilate në Paris në 2007, një fustan që Victoria ka veshur gjatë një shfaqjeje teatri ku luante Kate Holmes në 2008, një fustan që ajo ka veshur në shopping në Nju Jork në 2012. Gjithashtu, edhe fustani që ka veshur në takimin e parë me David do dalë në shitje. Blerja e veshjeve do të bëhet online përmes site “The Outnet” duke filluar nga 20 g

Elvana mbi 1 milion klikime në ‘Puthe’

0

ElvanaGjata7-03Ende pa u bërë një muaj nga publikimi i saj në ‘Youtube’, kënga ‘Puthe’ interpretuar nga këngëtarja bukuroshe Elvana Gjata ka arritur t’i grumbullojë mbi 1 milionë klikime . Në një postim që ka bërë në rrjetin social ‘Twitter’, Elvana me plot entuziazëm ka treguar se tashmë kënga arriti një milionëshin e klikimeve në ‘Youtube’. “+1mln views #PUTHEEEEEEEEEEE” shkroi Elvana.

Përveç që po ia dëgjojnë këngën, fansat e Elvanes profilin e saj në ‘Facebook’ po postojnë foto duke puthur më të dashurit e tyre dhe ky fakt e ka bërë të ndjehet mirë këngëtaren pasi që mesazhi i këngës është të sjellë dashuri dhe puthje tek njerëzit dhe përmes këtyre fotove ajo ka arritur që ta shohë se ky mesazh i saj tashmë ka arritur tek njerëzit.

Dashuria: CLICHE apo INN?

0

Albatros Rexhaj2Shkruan: Albatros Rexhaj

Të flasësh për dashurinë dhe për nevojën që të jemi më të dashur e më të kujdesshëm me njëri-tjetrin rrezikon shpërfilljen. Do të të thonë: Të gjitha janë CLICHE! I kemi dëgjuar shumë herë dhe atë nga shumë e shumë të tjerë.
Kjo e fundit është shumë e vërtetë. Këto fjalë – më mirë thënë këto klithje – janë përsëritur shpesh dhe do të vazhdojnë të përsëriten, pothuajse si një refren që mësohet lehtë përmendësh dhe që pak kush i kushton rëndësi domethënies së fjalëve. I kanë thënë shumë mendimtarë, shenjtorë, poetë dhe janë shkruar në shumë libra. Por, pasi që janë kaq shumë të njohura, kaq shumë të përfolura e të shumë përsëritura, saqë janë bërë CLICHE, pse atëherë po i njëjti mesazh vazhdon të përsëritet në çdo kohë të re që vjen? Jam shumë i bindur se do të vazhdojnë të përsëriten deri në fund të kohës, sepse në thelb asgjë nuk do të ndryshojë. Dhe në këtë pikë qëndron problemi. Një gjë që është CLICHE do të duhej që të harrohej shpejt dhe të zëvendësohej me diçka të re, diçka më INN apo më CHIC.
D.m.th dikush gënjen.

Kanë gënjyer të gjithë ato breza, që nën thundrën e poshtër të skemave të ndryshme, vazhdimisht kanë klithur për një botë ndryshe, për një botë më të mirë, për një botë më me shumë dashuri, kujdes dhe më shumë ndjesi. Apo po gënjejnë ithtarët e asaj që shitet si INN dhe CHIC, të cilët dashurinë e shajnë si diçka CLICHE.

Në të vërtetë, shikuar nga pikëpamja e të dy palëve, askush nuk gënjen. Të parët kanë nevojë për dashuri dhe kujdes, ndërkaq të dytët rëndom janë shumë komod në rolin e tyre të persekutuesit të të parëve. Një grua apo vajzë, që kërkon dashuri dhe kujdes, e trajtojnë si budallaqe, ndërkaq një burrë apo djalë, që nuk ngurron të shprehë ndjenjat e veta, e përqeshin si qullac apo pederast, sepse bota e tyre fiton kuptim vetëm në persekutimin dhe përqeshjen e atyre që nuk pranojnë që jeta e tyre të përkufizohet në instinkt dhe argëtim të pakuptimtë.

Kjo do të thotë se në shoqërinë tonë ka diçka që nuk shkon dhe ka diçka që, përkundër të gjitha përpjekjeve, nuk përmirësohet. Njerëzit thjesht janë bërë imun ndaj të keqes dhe e kanë pranuar si pjesë të pandashme të jetës së tyre. Me fjalë të tjera, njerëzit kanë pranuar që jeta e tyre të ngjyroset GRI dhe që lumturia, dashuria dhe të tjera ndjesi, për të cilat ka nevojë shpirti ynë, të kuptohen vetëm si ëndrra të bukura. Diçka që ka mundur të ndodhë dikur moti, në kohën kur njeriu ende ishte njerëzor, apo që mund të ndodhin vetëm në libra dhe në filma. Kjo qasje është shumë e trishtë dhe e paraqet fillimin e fundit të njerëzores brenda nesh.

Dashuria dhe lumturia nuk janë ëndrra dhe të flasësh e të angazhohesh për to nuk është CLICHE. Përkundrazi është diçka themelore, është diçka që i jep kuptim të gjitha atyre gjërave që i ndiejmë dhe që i mendojmë, por që i mbajmë për vete dhe rrallë i ndajmë me dike tjetër. Në thelb kuptimi i fjalëve INN dhe CHIC është diçka që të bën të ndihesh mirë dhe të bën të lumtur. Çfarë të bën më shumë të lumtur sesa fuqia e dashurisë që shpërthen brenda nesh?

Dashuria mbi të gjitha është besim. Njeriu duhet të besojë në dashuri, duhet të besojë në fuqinë e saj për ta ndryshuar botën, sepse, sikur të mos ishin njerëzit që kanë besuar në dashuri dhe në të bukurën, ende do të vazhdonim të ishim në mesjetë dhe do të vazhdonim të besonim në besëtytni. Dhe të gjithë ata mendimtarë, artistë e iluministë, burra dhe gra që besuan në diçka ndryshe, nuk ishin qullac, pederast dhe budallaqe, por ishin njerëz të vetëdijshëm për njerëzoren brenda tyre. Ata nuk trajtuan asgjë që ishte CLICHE – edhe pse idetë mbi dashurinë dhe lumturinë datojnë që nga civilizimet më të vjetra – por trajtuan thelbin e asaj që i duhet njerëzimit.

Në fund, për të gjithë ata që do të gjejnë frymëzim në këtë shkrim, dua të ndaj me ju këto vargje – që janë një pjesëz e vogël nga libri im “Ditar dashurie i një shkrimtari” – dhe që besoj se i përshtaten shumë gjendjes shpirtërore të secilit që ngulmon të besoj në fuqinë e dashurisë.

Të besosh në dashuri, sot të quajnë ëndërrimtar,
Ta vlerësosh dhe ta kërkosh përkëdheljen,
Të shprehësh ndjenjat që ke në zemër,
Rrezikon të të përqeshin pas krahëve.
Njeriu që ende guxon të ëndërrojë, harron se është vetëm një dritë e vetmuar në kopshtin e madh përplot me ëndrra të shuara.
A thua, vallë, duhet të heqim dorë nga ëndrra jonë, vetëm e vetëm pse të tjerët i kanë vrarë të vetat?
Nëse nuk guxojmë ta vlerësojmë më të bukurën në zemër, atëherë ç’tjetër gjë e bukur mbetet për të jetuar?
Le të të quajnë ëndërrimtar!
Ëndërro, se jo të gjithë ata që marrin frymë me të vërtetë jetojnë!

Takohen pas vendimit të Gjykatës

0

blloku opozitarBlloku paszgjedhor LDK-AAK-Nisma po pretendon se i ka përafruar qëndrimet me Lëvizjen Vetëvendosje për të lidhur koalicion qeverisës, por ndryshe i shohin gjërat këta të fundit.
Zyrtarët e subjektit të Albin Kurtit, konfirmojnë se nuk janë takuar me ata të bllokut që nga 17 korriku, kur edhe është zhvilluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Përndryshe ata thonë se VV-ja nuk ka hequr dorë nga kushtet që i ka vënë më herët, e sidomos atë që konsiston në dialogun me Serbinë.

Vetëvendosje po kërkon me çdo kusht t’i udhëheqë këto bisedime. Kjo pikë pritet të jetë pjesë e bisedimeve të ardhshme mes palëve tek pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse në opinion qarkulloi një deklaratë e Kujtim Shalës se kriteret e Lëvizjes Vetëvendosje janë të pranueshme për bllokun, një konfirmim të tillë kjo lëvizje nuk e ka marrë.

Erzen Vraniqi, zëdhënës i VV-së, në një prononcim për gazetën ka thënë se atyre askush nuk u ka thënë se janë pranuar apo refuzuar kriteret e tyre, dhe se prej 17 korrikut ditën kur është dashur të nënshkruhej draftmarrëveshja e arritur një ditë më herët asgjë nuk ka ndryshuar

Kosova në pozitë të disfavorshme në KS të OKB-së

0

KS-OKBRaporti i rregullt i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon në Këshill të Sigurimit, pritet të jetë një tjetër goditje për Kosovën dhe diplomacinë e saj të brishtë.

Në këtë raport, përveç tjerash, vend të veçantë në kapitullin për sundim të rendit dhe ligjit do të zërë raporti i kryeprokurorit, Clint Williamson, lidhur me pretendimet e ish-senatorit zviceran Dick Marty se gjatë luftës së fundit në Kosovë krerët e UÇK-së kanë kryer krime kundër njerëzimit.

Këto pretendime të cilat kanë ngjallur hamendësime dhe debate të shumta në vend, nga analistët vlerësohen se do të jenë një pasqyrë negative për vendin, institucionet e të cilit ndonëse të brishta në këtë fazë kur funksionojnë pa mandat të plotë, nuk do të duhej që këtë raport ta linin të përfundonte në Këshillin e Sigurimit. Për profesorin e të drejtës ndërkombëtare Avni Mazrekun, dërgimi i raportit të Williamson në Këshill të Sigurimit vetëm sa dëshmon apetitet e Serbisë për të punuar në prishjen e imazhit të Kosovës, e po ashtu dështimin e institucioneve të vendit për të parandaluar këtë veprim të Beogradit zyrtar.

“Raporti i Williamsonit është dashur të mbetet në nivel të Bashkimit Evropian, por apetitet e Serbisë kanë qenë të tilla që kjo çështje të shtrohet edhe në Këshill të Sigurimit, në mënyrë që çështja të internacionalizohet. Mendoj që diplomacia e re në Beograd ka gjetur terren të përshtatshëm për të vepruar”, ka thënë Mazreku. /Tribuna

Mustafa s’i takon kundërshtarët e brendshëm

0

Isa Mustafa LDKKryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, Qazim Bajgoraliu, ka dhjetë ditë që ka ardhur në Kosovë dhe ende nuk ka pasur një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Ai ka thënë se në vitet e kaluara në këtë periudhë kohore gjithmonë kanë pasur pritje nga ana e të parit të partisë, por këtë radhë gjërat kanë ndryshuar. Por sivjet Bajgoraliu është shprehur hapur kundër koalicionit LDK-AAK-Nisma.

Tash, ai pretendon se kjo mund të jetë një nga arsyet që ka penguar zhvillimin e një takimi mes tij dhe Mustafës. “Zotëri Mustafës ia kam bërë me dije agjendën tonë përmes një e-maili, që do të donim ta takonim. Që 10 ditë që kam ardhur, nuk kemi pas takime, edhe pse në këtë periudhë të vitit gjithmonë kemi pas takime të realizuara. Kemi pas traditë të pritjes së degës tonë nga kryetari i partisë. Ndoshta nuk e ka pa e-mailin, ka agjendën e vet edhe ai. Unë do të shfrytëzoj edhe kontakte tjera për t’i treguar gatishmërinë për një takim me të”, ka thënë Bajgoraliu, gjatë një interviste që i ka dhënë gazetës, para pak ditësh.

Që Isa Mustafa di të jetë refuzues në momente të caktuara, kanë vlerësuar edhe analistët politikë. Për analistin Shpend Kursani prishjet personale që mund t’i ketë Mustafa brenda partisë së tij, fundja janë çështje që i takojnë vetëm atij, dhe kjo, sipas tij, nuk definon nivelin e demokracisë që mund të ketë Mustafa, por vetëm bën matjen e nivelit të forcave brenda LDK-së. /Tribuna

Arifaj: PDK është në gjendje të qeverisë edhe e vetme

0

ArdianArifaj-analistKëshilltari politik i kryeministrit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, ka deklaruar se për shkak të proceseve, Kosovës i duhet një qeveri stabile.

Arifaj ka vlerësuar se shkuarja në zgjedhje të reja do të bënte që Kosova të mos ketë qeveri të re deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Në këtë kontekst, Arifaj ka bërë me dije se nëse shkohet në zgjedhje të reja, sipas sondazheve edhe analizave në terren.

PDK do të jetë në gjendje ta formojë e vetme qeverinë e ardhshme.

Ndërkaq duke iu referuar kritikave të partive politike, rreth vendimit të fundit të Qeverisë, Arifaj ja thënë se kjo Qeveri ka mandat të plotë qeverisës. /Epoka e Re

Harxhoi të gjitha paratë pasi i thanë se do të vdiste, por diagnoza i doli gabim

0

pare dollar zelanda e reNjë burrë nga Zelanda e Re, i cili mori vesh se kishte vetëm disa muaj jetë, vendosi të jetojë me tërë shpejtësinë deri në vdekje, por disa muaj më pas mori vesh se mjekët kishin gabuar e ai tashmë i kishte bërë paratë rrush e kumbulla, transmetojnë mediat britanike.
Franc nuk kurseu, sepse mendonte të kishte kancer dhe se do të vdiste brenda gjashtë muajsh. 69-vjeçari, i cili nuk deshi të tregonte mbiemrin për mediet, me bashkëshorten e vet, Vilma, 65 vjeç, kishte vendosur që të mos kursente asgjë, pasi që nuk kishte çfarë të humbiste. Ai udhëtoi nëpër Australi e Fixhi, e pastaj e shiti edhe shtëpinë dhe nisi të shpenzonte paratë.

Franc me bashkëshorten shkonte nëpër darka të shtrenjta, shëtitje dhe udhëtime. Ai kishte edhe një firmë me punëtorë në Ockland dhe të gjitha pothuaj i fali me një çmim prej 30.000 dollarësh. Ai sërish nisi të pijë kafe e duhan, sapo mori vesh se kishte kancer. Ndërsa gjatë një kontrollimi te mjekët, iu tha se kishin gabuar dhe nuk kishte kancer.

Franc ishte gëzuar shumë për këtë lajm, por i humbi krejtësisht humorim pasi ai tashmë kishte mbetur pa një dyshkë.
”Se nuk do të vdes është lajm i mirë, por me kartela i kam shpenzuar rreth 80.000 dollarë dhe tani kemi mbetur trokë.

Kundër spitalit që i caktoi diagnozën, ai tani ka ngritur një akt-padi.

Blloku nën presion të kushteve të “Vetëvendosjes” dhe të Listës Serbe

0

ramushi, limaj  mustafaE ardhmja e bllokut opozitar do të varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Nëse verdikti i Kushtetueses konfirmon legjitimitetin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, partitë e bllokut opozitar kanë paralajmëruar rinisjen e një raundi të ri takimesh me “Vetëvendosjen” për të bindur që të bëhet pjesë e Qeverisë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq analistët kanë thënë se partnerët e koalicionit duhet të vënë në peshore kërkesat e “Vetëvendosjes” dhe të Listës Serbe dhe të vendosin përfundimisht nëse dëshirojnë të mbeten gjithherë në vullnetin e Listës Serbe, rrjedhimisht Serbisë, apo në kërkesat që ka vënë “Vetëvendosje”.

Zyrtarë të bllokut të përfshirë në negociata me VV-n për krijimin e qeverisë së ardhshme kanë mohuar të ketë një insistim nga lëvizja e Albin Kurtit për ta marrë primatin në dialog me Serbinë.

Perëndimi paralajmëron Rusinë

0

89765Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar Rusinë të mos përdorë ndihmat humanitare si një pretekst për dërgimin e trupave në Ukrainën Lindore.

“Çdo ndërhyrje e tillë do të ishte krejtësisht e papranueshme dhe do të cilësohej si një pushtim i Ukrainës Lindore”, tha Ambasadorja amerikane në OKB, Samantha Power.

Ndërsa Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Philip Hammond i bëri thirrje Rusisë për të shmangur çdo veprim provokativ. Zyra e tij tha se automjetet ushtarake ruse kanë hyrë në Ukrainë.

Luftime të ashpra janë zhvilluar edhe gjatë së premtes në lindje të Ukrainës, në afërsi të kufirit me Rusinë, mes forcave ukrainase dhe militantëve pro-rusë.

Hammond u shpreh i shqetësuar mbi veprimet e fundit në kufirin mes dy shteteve dhe për shtimin e armëve të rënda që kalojnë në territorin e Ukrainës nga Rusia. “Jam thellësisht i shqetësuar për armët e rënda e dërguara në Ukrainë. Gjithashtu edhe pretendimet e forcave ruse për një ndërhyrje humanitare në Ukrainë është e pajustifikueshme dhe e paligjshme. Kushtet për një ndërhyrje të tillë nuk ekzistojnë”, shtoi Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe.

Më parë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se stërvitja ushtarake në jug të Rusisë kishte përfunduar dhe se forcat janë kthyer na bazat e tyre të përhershme. NATO thotë se rreth 20 mijë trupa ruse janë vendosur në afërsi të kufirit më Ukrainën.

Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë për rolin e saj në Ukrainë sollën reagimin e Kremlinit gjatë kësaj jave, me ndalimin e importeve të ushqimeve nga SHBA-ja dhe BE-ja.