29.6 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025
Home Blog Page 7848

Supermodelja që mban erë, kujton kohën kur meshkujt e ofendonin

0

KateUpton-bikiniShpesh kemi dëgjuar që edhe VIP-at kanë pasur probleme me higjenën, ndërsa një tjetër modele i shtohet kësaj liste.

Bëhet fjalë për bukuroshen Kate Upton, e cila kur ka qënë në gjimnaz, kishte probleme me shokët e klasës, pasi ajo mbante erë shumë të rëndë.

Sipas saj, e gjithë kjo e ka një arsye madhore, ndonëse ajo e pranon se tërhiqet ndaj dikujt kur mban erë të mirë. “Gjatë kohës që isha në gjimnaz, çdo mëngjes ushqeja kuajt e mi dhe shokët e klasës thonin që më vinte era kuaj, ndaj dhe kërkonin që të ulesha në cepin tjetër të klasës”, ka deklaruar ajo për In TouchWeekly.

Për të, një mashkull që mban erë të mirë është shumë më tërheqes.

Marini i ‘Portokallisë’, i marrosur pas gruas

0

131160Aktori i mirënjohur i humorit, Marin Orhanasi, ka postuar në Facebook, disa foto gjatë pushimeve së bashku me familjen pranë bregdetit.

Kjo periudhë duket se kanë qënë të bukura për të, pasi edhe më herët ai ka postuar disa foto, ndërsa ndodheshe jashtë vendit.

Në njërën nga fotot, Marini ka ngritur peshë bashkëshorten e tij, duke na treguar qartë së janë shumë të dashuruar.

Kabashi uron për Fitër Bajram

0

Lulezim KabashiiKryetari i Degës së AAK-së në Prizren, Lulëzim Kabashi ka uruar të gjithë besimtarët islam festën e Fitër Bajramit.

“Me rastin e përfundimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe pas përmbushjes së obligimit të shenjtë të agjërimit, të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit, ua roj festën e Fitër Bajramit”, thuhet në urimin e Kabashit. /PrizrenPress.com/

Rripi i Gazës: Hamasi pajtohet për armëpushim 24 orësh

0

gazaMilitantët islamikë të Hamasit janë pajtuar për armëpushimin humanitar 24 orësh, në konfliktin e tyre me Izraelin në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri, tha sot se “në përgjigje të ndërhyrjes së Kombeve të Bashkuara dhe duke pasur parasysh situatën e njerëzve tanë para Bajramit, është arritur pajtueshmëri në mesin e grupeve rezistuese për ta mbështetur qetësinë humanitare 24 orëshe, që fillon të dielën në orën 2 pasdite, sipas kohës lokale”.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga Izraeli lidhur me këtë zhvillim.

Mbrëmë vonë Izraeli kishte ofruar një armëpushim 24 orësh, por Hamasi e kishte refuzuar atë.

Ja si përfundoi në pranga drejtori i Komunës së Prizrenit, Mehmet Bytyc

0

Mehmet-bytyc1Drejtori i Ekonomisë dhe Financave në Prizren, Mehmet Bytyc nuk është arrestuar në vendin e punës. Në punë i është dërguar vetëm ftesa për t’u paraqitur në Stacionin e Policisë.

Burimet e sigurta brenda Policisë dhe Prokurorisë në Prizren bëjnë të ditur se Bytyc është arrestuar në Stacionin e Policisë.

“Drejtorit fillimisht i është dërguar ftesa që të lajmërohet në polici. Pas ka marrë ftesën ai ka shkuar në Stacion të Policisë ku edhe është arrestuar”, tregojnë për ‘PrizrenPress’ burimet brenda Policisë dhe Prokurorisë në Prizren.

Mehmet Bytyc dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Ai ishte nën hetim të policisë, që një kohë të gjatë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadria ka thënë se i dyshuari është arrestuar pas denoncimit të rastit nga një femër tjetër, e cila është arrestuar muaj më parë.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Bytyc nuk ka qenë në dijeni se për çfarë e kanë ftuar Policia e Kosovës.

“Arsyen e ftesës e ka kuptuar në polici, ku edhe është arrestuar ”, tregon burimi. Sipas të njëjtit burim në polici Bytyc i janë treguar të gjitha telefonatat që ka bërë me të miturën.

“Në dëshmitë e policisë rezulton se Bytyc kishte ftuar edhe në zyrë të punës të miturën”.

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar një muaj arrest shtëpiak për Mehmet Bytycin. Ndërkaq, kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka shkarkuar nga posti i drejtorit të Drejtorisë së Financave./PrizrenPress.com/

Fernando Pessoa / Burri dhe letërsia

0

Fernando-Pessoa-620x400-320x206“Ndodhem vetëm në shtëpi, me përjashtim të ‘intelektualëve’ që kam vendosur në mur. Ashtu si të premtova po të shkruaj e dashur, vetëm për të thënë se ti je një vajzë e keqe, me përjashtim të rasteve kur punon. Po të shkruaj ty, por nuk jam duke menduar për ty. Po mendoj se sa shumë më mungojnë ditët kur vraponim të kapnim pëllumbat. Ishte një shëtitje e këndshme sot. A nuk mendon kështu? – dhe ju ishit në humor të mirë. Kur mund të jemi sërish bashkë e dashur, vetëm ne të dy? Goja ime ndihet çuditshëm që ka kaq kohë pa puthje, prehri im ndihet bosh pa vogëlushen që ulej tek ai… Më ngjason me ‘trupin e tundimeve të ëmbla’, dhe kështu do më ngjasosh gjithnjë nga larg. Eja tek unë e dashur. Eja tek Ninnho! Eja në krahët e Nininhos. Vendos buzët e tua te buzët e mia. Ndihem kaq i vetmuar pa puthje…Vërtet do të më humbasësh, dhe të pranosh atë djalosh që të vjen rrotull…Nuk mund ta mendoj këtë…

Tani po shkoj të vë kokën në jastëk për t’u çlodhur. Kjo është ajo çfarë bëjnë njerëzit e mëdhenj. Të paktën të gjithë njerëzit e mëdhenj që kanë mendje dhe kokë. Të dërgoj një puthje që zgjat gjatë sa bota, vetëm për ty përgjithmonë…”. Më 5 prill 1920 Fernando Pessoa, një prej figurave më të rëndësishme të poezisë së shekullit XX, i shkruante këtë letër së dashurës së tij Ophelia Queiroz. Ishte 31 vjeç kur e njohu atë në firmën ku punonte si përkthyes në Lisbonë. Vetëm përmes shikimesh, ata e kuptuan se mes tyre po lindte diçka. Një ditë ai i lexoi një pjesë nga Hamleti dhe e puthi. Ophelia ishte 19 vjeç, dhe për vite më radhë kjo vajzë që sot e shohim në foto me flokët e zezë, mbledhur pas me kujdes, do të kthehej në frymëzim për letërsinë e Pessoa-s. Janë pafund letrat që ata i dërguan njëri tjetrit, të cilat biografët dhe kritikët e letërsisë i shohin si një dëshmi për letërsinë që la pas Pessoa.

Letra ku shfaqet marrëdhënia jo e lehtë mes një burri që kishte lidhur jetën me letërsinë, dhe një gruaje të dashuruar, që kërkonte siguri. Fernandos i pëlqente të bënte një jetë të lirë. E shkruara i kishte sjellë shpeshherë probleme të thella me veten, të cilat e bënin të donte të rrinte vetëm për pak kohë. Një karakter i vështirë, do të shkruante Ophelia, në një letër drejtuar tij. Kjo lidhje mes tensionesh do të bënte që ata të ndaheshin nga njëri-tjetri dhe Ophelia vite më vonë të martohej me një tjetër.

Pas nëntë vitesh heshtjeje, ai i shkruan asaj sërish. Ajo i shkruan se është e lumtur që ai i shkroi e do të donte t’i shkruante sërish. Ja çfarë i shkruan Pessoa më 1929. “I dua letrat e tua që janë aq të ëmbla sa ty. Ju jeni karamele, por edhe një grenzë pa të cilën unë nuk bëj dot. Jam i sigurt se, nëse do të takoja, sot çdo gjë do të kthehej si në fillim, do të doja t’ju puthja sërish, të prekja buzët e tua, t’ju rrëshqisja duart lehtë mbi supe dhe të merrja gjithçka që më ka munguar deri tani…”. Kjo grua mbeti deri në fund të jetës sekreti dhe paqja për Pessoa-n, njeriu të cilit donte t’i shkruante pas çdo ngjarje që i ndodhte në jetë. Nëse Franc Kafka është shkrimtari i Pragës, Xhejms Xhojsi prozatori i Dublinit, Fernando Pessoa është shkrimtari i Lisbonës. Ai lindi në Lisbonë më 13 qershor 1888. Jetim nga i ati, fëmijërinë e kalon në Afrikën e Jugut, në ndjekje të martesës që e ëma bën me komandantin Joao Miguel Rosa, konsull portugez në Durban, ku Pessoa kryen të gjitha studimet. Në rininë e hershme, autorët që do të ndikonin tek ai ishin Shekspiri apo Milton. Pas kthimit në Lisbonë më 1905-n, ai do të influencohet nga simbolistët francezë, Sharl Bodler, Maurice Rollinat, apo Mallarme, apo poetët portugezë Antero de Quental; Gomes Leal, etj., dhe më vonë nga modernistët si Ezra Pound, T.S Eliot etj. Sot Pessoa është një ndër shkrimtarët dhe poetët më të lexuar.

Poezitë e tij mbartin brenda romantizmin dhe simbolikën që e bën unik. Pas vdekjes së tij, rreth 27.000 sende duke filluar nga letra, poezi apo prozë u gjetën nga familjarët. Të gjitha këto të shkruara nën pseudonime të ndryshme. Një ves i Pessoa-s ishte dhe përdorimi i pseudonimeve. Që në shkrimet e para deri në fund të jetës, apo dhe në letrat e dashurisë atij i pëlqente të identifikohej nën emra të tjerë. Është i vetmi shkrimtar që mund të ketë kaq shumë pseudonime, rreth 74. Ai ishte një ëndërrimtar i madh dhe kjo ndihet dhe në poezitë që ka shkruar. “Kujtoj fare mirë shikimin e një njeriu/ Ma përshkroi tërë shpirtin/ Si zjarr rrëshqanor nëpër natë/ Kujtoj shikimin e tij/Çka mbeti? /Ajo që mbeti qe vetëm një dukje e jetës…/ shkruan ai në një poezi përkthyer në shqip nga Moikom Zeqo.

Me pasionin për vargjet e këtij poeti, Zeqo e ka sjellë në shqip një vëllim poetik të këtij autori botuar nga “Zenit”. Ishte një udhëtim në Lisbonë në vitin 1998, që do ta lidhte më shumë me Pessoa-n. “Në manastirin e Shën Hieronimit, ku ishin varret e mbretërve të Portugalisë, qe ngritur më 1985 një shtyllë katërkëndëshe memoriale për Pessoa-n. Më e thjeshta në botë. Më kujtoi sekuencën e filmit të Kubrikut, ku një tufë majmunësh, ende të paevoluar në njerëz, shohin befas një shtyllë metalike të sofistikuar, si të ardhur nga planetë të tjerë. Kjo ndjesi torturuese qe gati fatale. E përqafova shtyllën e thjeshtë të Pessoa-s, nuk ishte një shtyllë dorike, apo si e tempujve egjiptianë. Në një faqe të shtyllës qenë gdhendur vargjet e Alberto Cajeros. “Nuk mjafton të hapësh dritaren/ për të parë fushat dhe lumin/nuk mjafton të jesh i verbër/ për të parë pemët dhe lulet/…Pak më tej, vargjet e Alvaro de Campos: “Nuk dua asgjë/ju thashë se nuk dua asgjë/Mos më vini në përfundime! Përfundimi i vetëm është të vdesësh” – kujton Zeqo. Alberto Cajeros dhe Alvaro de Campos janë pseudonimet e Pessoa-s. “Ai është një mrekulli dhe çudi e shekujve. Ende i pazbuluar tërësisht”, thotë Zeqo.

Pessoa u nda nga jeta më 30 nëntor të vitit 1935. Vijon të jetë sot një prej personazheve më interesantë të letërsisë botërore. E vetmja gjë ku ai besoi ishte letërsia, dhe pse kjo i kushtoi vetmi, izolim deri në çmenduri. Ai ishte i bindur se kjo ishte rruga që duhej të ndiqte për t’i shkuar deri në fund kërkimit të tij mbi shpirtin njerëzor, për të hyrë brenda mureve të zemrës dhe për të ndier atë çfarë është e paprekshme e që ndodhet aty…

Donna Tartt

Gardalina, vëllimi i parë
Autori: Donna Tartt
Përktheu: Oriana Tamburi
Botimet: “Omsca – 1”

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, “Gardalina”, i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar. Romani është bërë një bestseller ndërkombëtar, duke qëndruar më shumë se 35 javë si pjesë e listës bestseller të “New York Times” në Amerikë, si dhe listën bestseller për romanet të “Sunday Times” në Angli. Ai ka pasur të njëjtin sukses në përkthim, duke qenë në vend të parë në Francë në janar 2014, ku është vlerësuar nga “Le Monde” si “një roman i madh magjepsës” dhe ku Donna Tartt përshkruhet si “një autore në majën e artit të saj”.

Jennifer Worth

Zhgënjimi i qytetit të madh
Përktheu: Taulant Hatia
Botimet: “Uegen”

Pse iu futa kësaj rruge vallë? Duhet të kem qenë e marrë! Kishte plot gjëra të tjera që mund të kisha bërë: modele, stjuardesë avioni ose kameriere në anije. Koka më ziente nga një mori gjërash, që të gjitha mbi punë të shkëlqyera e të paguara më së miri.

Vetëm një idiote do të kishte zgjedhur të bëhej infermiere. Aq më tepër mami… Ky libër është ai që na duhet! Është një sfidë e papërmbajtshme, e dhimbshme, madhështore, që të lë pa frymë…

Thanas L. Gjika

Shën Pali punoi dhe në brigjet e Adriatikut

Botimet: “Omsca-1”

Shën Pali ka udhëtuar në trojet shqiptare. Prof. as. dr. Thanas Gjika mbron tezën se krishterimi në Iliri është përhapur nga goja e vetë apostujve të Krishtit. Historiani i ka kushtuar një libër udhëtimit të Shën Palit titulluar “Shën Pali punoi edhe në brigjet e Adriatikut” botuar nga “Omsca-1”. Deri më sot, kjo është përjashtuar, por Gjika sjell fakte të reja për jetën dhe veprën e Shën Palit. Deri më sot janë shkruar shumë biografi për të dhe nuk janë gjetur dorëshkrime të reja autentike me të dhëna të panjohura më parë. Historiani Gjika ka mundur të nxjerrë të dhëna të reja për jetën e këtij misionari dhe për kohën e vendin e hartimit të letrave të tij, përmes një leximi dhe interpretimi më të thelluar të shkrimeve të tij, të librit Veprat të Lukës, të letrave të Pjetrit, Jakovit dhe Judës.

Guillaume Musso
Thirrja e engjëllit

Përktheu: Adriana Gjika
Botimet: “Bota shqiptare”

Në sallën e mbipopulluar të pritjes, një burrë dhe një grua përplasen keq. Grindje e vogël dhe secili vazhdon rrugën e tij.
Madlina dhe Xhonatani nuk ishin takuar kurrë, nuk do të duhej të rishiheshin asnjëherë. Por duke mbledhur sendet, ata këmbyen celularët. Kur e kuptojnë ngatërresën, janë 10.000 km larg njëri-tjetrit: ajo është luleshitëse në Paris, ai ka një restorant në San Francisko.
Duke iu dorëzuar kureshtjes, secili eksploron përmbajtjen e telefonit të tjetrit. Një kërshëri e dyfishtë dhe një zbulim: jeta e tyre është e lidhur me një sekret që ata mendojnë se është varrosur përgjithmonë…

Pesë vetë nga Durrësi, rrëmbejnë kamerieren në Sarandë

0

Policia-shqiperiPesë persona u arrestuan dje në mesditë nga Policia e Sarandës dhe Drejtoria e Policisë së Vlorës me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë së një adoleshenteje 18- vjeçare, nga Tirana e rrëmbyer disa ditë më parë. Policia arreston të dyshuarit e ngjarjes, ndërsa po heton për rastin dhe për rrethanat e heqjes së paligjshme të lirisë së vajzës.

Ndërkaq dyshimet e policisë janë se personat jo vetëm që e kanë mbajtur peng dhe hequr lirinë adoleshentes, por edhe se mund ta kenë përdorur atë si prostitutë në Sarandë gjatë këtij sezoni turistik. Gjithsesi policia nuk ka nxituar të konkludojë apo të japë deklarata sa i përket faktit se vajza është përdorur për qëllime prostitucioni, apo se kanë tentuar ta përdorin për këtë qëllim. Drejtori i Policisë së Vlorës, Kastriot Skënderi konfirmoi për gazetën “Shekulli”, dje në mbrëmje se personat ishin arrestuar në qytetin e Sarandës dhe se dyshohet se e kanë mbajtur vajzën peng në një apartament në qytetin e Sarandës. Policia tha se pas informacioneve nga një banor i zonës kishin mbërritur aty, duke ndaluar pesë të dyshuarit si rrëmbyes të vajzës 18 vjeçare. Ermal Taka, Pëparim Breçani, Arlind Maroshi, Ramiz Cenaj dhe Arjan Kabili, u arrestuan nga policia në flagrancë me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim, si dhe të kanosjes me armë të ftohta.

Drejtori i Policisë së Vlorës, Skënderi tha se deri më tani ata kishin të dokumentuar veprën penale “heqjes së paligjshme të lirisë” për të cilën ishin arrestuar pesë personat. “Këta shtetas në bashkëpunim duke ushtruar dhunë fizike dhe armë të ftohta kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë e shtetases M. I., 18 vjeç nga Tirana e shpallur në kërkim si e larguar nga banesa të cilën e kanë marre me forcë në një lokal në Sarandë ku punonte si kameriere.

Në banesat e këtyre personave u gjetën maska, armë të ftohta të cilat kishin shërbyer për kryerjen e krimit”,- tha policia e Vlorës në deklaratën e saj zyrtarë në lidhje me arrestimin e të dyshuarve. Sa i përket dyshimeve të tyre nëse ata mund ta kenë shfrytëzuar, apo tentuar për ta shitur adoleshenten tek klientë të ndryshëm për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, Skënderi tha se ende nuk mund të flitet për këtë fakt, pasi ata ende janë duke punuar në lidhje me veprimet e të arrestuarve.

Adoleshentja është marrë në pyetje nga policia në praninë e një psikologeje. Ndërkaq sa i përket hetimeve në lidhje me akuzën e shfrytëzimit për prostitucion, pritet që hetuesit e policisë të analizojnë dëshminë e vajzës dhe të marrin deklarimet e saj dhe t’i ballafaqojnë me dëshmitarë dhe me ato të të arrestuarve. Policia e Vlorës arrestoi pesë personat e dyshuar pas denoncimit të prindërve të vajzës. Sipas policisë të arrestuarit Taka, Breçani , Maroshi dhe Cenaj kanë marrë me dhunë 18-vjeçaren me iniciale I.M e cila ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga shtëpia. Prindërit kishin njoftuar policinë ndërsa blutë ishin vënë në kërkim të adoleshentes. Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku 18-vjeçarja punonte si kameriere. Policia ka sqaruar se në banesat e të arrestuarve janë gjetur maska dhe armë të ftohta. Ndërkohë ka filluar procedim penal për 20-vjeçarin Arjan Kabili i cili akuzohet se ka tentuar të shfrytëzojë për prostitucion 18-vjeçaren.

Të arrestuarit:

Ermal Taka 26 vjeç, nga Shijaku,

Përparim Breçani 26 vjeç nga Durrësi,

Arlind Maroshi 21 vjeç, nga Hamallaj Durrësi,

Amaril Maroshi 19 vjeç, nga Hamallaj Durrësi,

Ramiz Cenaj, vjeç 19, nga Manza.

Zvarritja e vendimit nga Kushtetuesja, e dëmshme

0

Gjykata-qekiqiGjykata Kushtetuese e Kosovës ka afat ligjor deri më 18 shtator për të dhënë interpretimin rreth procedurave që janë zbatuar në seancën e 17 korrikut, kur Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryetarin e këtij institucioni, por zvarritja e vendimit të kësaj gjykate deri në atë datë, do të ishte e panevojshme dhe e dëmshme për Kosovën, vlerësojnë ekspertët e çështjeve juridike kushtetuese dhe njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Kërkesën për interpretim nga Gjykata Kushtetuese e ka bërë Partia Demokratike e Kosovës, më 18 korrik, ndërkaq, më 23 korrik, Kushtetuesja ka nxjerrë dhe publikuar vendimin për masë të përkohshme, me të cilën ka pezulluar vendimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në këtë rast të Isa Mustafës, lider i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në anën tjetër, blloku i partive të koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, ka paralajmëruar ballafaqimin e argumenteve me PDK-në në Gjykatën Kushtetuese.

Eksperti i çështjeve juridike kushtetuese, Riza Smaka, profesor në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se Gjykata Kushtetuese duhet ta marrë vendimin sa më parë lidhur me çështjen, pavarësisht se afatin ligjor e ka deri më 18 shtator.

“Kjo çështje është çështje juridike kushtetuese e thjeshtë, e cila nuk do të kërkonte më tepër se 2 apo 3 ditë për t’u vendosur. E dyta, është rregull që të kërkohet edhe opinioni i palës kundërshtare. Ndërkaq, këta thonë se këtë do ta bëjnë për 2 apo 3 ditë, në vend se ta dërgojnë menjëherë, sepse është një punë tepër e thjeshtë, tepër e lehtë dhe e definuar qartë në Kushtetutë”.

“Do të thotë, këtu shihet dobësia e njërës dhe tjetrës palë, si dhe e Gjykatës. Tash, pse të shtyhet aq shumë, kur ne virtualisht nuk kemi institucione. Shteti pa institucione është shtet problematik”, vlerëson Smaka.

Edhe njohësi i zhvillimeve politike, Shpend Kursani, konsideron se Gjykata Kushtetuese ka mjaft kapacitete, që të vendosë për çështjen brenda 10 ditësh.

Por, e gjithë kjo, sipas tij, do të varet nga vullneti i kësaj gjykate.

“Mendoj se Gjykata Kushtetuese ende ka gjasa që ta sjell vendimin më herët, edhe pse ia ka dhënë vetes luksin që deri më 18 shtator të marrë vendimin”.

“Por, kjo informatë prej Gjykatës Kushtetuese, në fakt, e ka pasur edhe një qëllim tjetër, që në qoftë se vetë nuk sjell ndonjë mendim deri në atë datë, atëherë, Isa Mustafa me automatizëm bëhet kryeparlamentar i pakontestuar, do të thotë, në qoftë se e lexoni me kujdes komunikatën e Gjykatës Kushtetuese”, thotë Kursani.

Kursani shton se në qoftë se Gjykata Kushtetuese nuk e merr vendimin më herët, atëherë krijohen rrethanat që qeveria në ikje të marrë vendime, të cilat ndonëse janë ligjore, sipas tij, janë jolegjitime.

Ndërkaq, profesor Smaka shpreh mendimin se zvarritja e panevojshme, siç e quan ai, e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të ngjallte dyshimin në opinion se ajo mund të jetë e ndikuar nga politika.

“Tash, në qoftë se zhargitet, nga kjo del se ka tendencë për ta bërë kaos situatën, për ta bërë mjegull edhe më tepër, për shkak se mjegull tashmë e kemi. Unë nuk mund ta shpjegoj ndryshe, përderisa them se kjo temë është e lehtë dhe e thjeshtë edhe për një student të drejtësisë, e lëre më për një Gjykatë Kushtetuese. Atëherë, pse të zhargitet deri në shtator, kur çdo ditë shkon në dëm të Kosovës?”, shton Smaka.

Analisti Kursani vlerëson se zvarritja e një përgjigjeje nga Gjykata Kushtetuese, jo vetëm që lë peng procesin, por krijon edhe konfuzion te qytetarët e Kosovës.

”Natyrisht, se po krijohet një konfuzion te qytetarët dhe ata po i humbin shpresat që këta liderë politikë seriozisht do të punojnë për interesin e qytetarëve, ashtu siç kanë thënë gjatë fushatës. Pra, po mendoj se kjo po ndikon që edhe të humbet besimi te qëllimet e liderëve të partive politike dhe, në fund, edhe kur të krijohen institucionet, mendoj se qytetarët më pak do t’i marrin seriozisht këto institucione”, vlerëson Kursani.

Sido që të jetë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i 23 korrikut, obligon Kuvendin e Kosovës, që të përmbahet nga çfarëdo veprimi deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës. /rel/

Sadik Bejko: Nasho gaboi, Kadare s’foli për romani, miqtë atëherë të shisnin

0

91392Epoka e revolucionit, thotë Kundera, ishte epoka kur “poeti mbretëronte me xhelatin”. Jo pak, por qindra e mijëra vëllime me poezi janë shkruar nën diktaturë. Me të vërtetë, ato janë poezi? Me të vërtet duhet t’ia përmendim sot një shkrimtari të shquar poezitë që shkruante për të shpëtuar veten… se ashtu duhej?”, – pyet poeti Sadik Bejko, ndërsa vjen në një intervistë në “Gazeta Shqiptare” për të shpalosur mendimin e tij në lidhje me debatin Kadare-Jorgaqi, nisur pas botimit të letrës së hapur në prof.Nasho Jorgaqit në “GSH”. Bejko thotë se miqësia mes Kadaresë e Jorgaqit është e shkallmuar plotësisht, e se megjithatë, ky i fundit ka gabuar me letrën. Ndërsa citon Bertol Brehtin dhe jep rastin e Kunderës, mendon se Kadare është treguar dinak duke mos folur për të gjitha me të gjithë dhe se shkrimtari e ka paguar ‘haraçin’ a ‘taksën’ e botimit për të mbijetuar e krijuar veprat.

Z.Bejko, si e pritët dhe si e lexuat letrën e prof.Nasho Jorgaqit për Kadarenë?
Nuk e prita fare mirë botimin e një “letre të hapur” midis dy ish-miqsh. Letra të tilla gjithmonë hapen kur miqësia ka marrë fund dhe nuk priten veç hapje të letrave dhe të haureve të vjetra, të cilët për hir të së vërtetës, si haure që janë, nuk mbajnë erë të mirë. “Hapje” të tilla flasin dhe për një periudhë kohore jo të vogël të fërkimeve e të ngricës së marrëdhënieve dypalëshe, të cilat më së fundi janë aq të mahisura sa hidhërimi plas sheshit. Duke mos i njohur nga afër raportet më të fundme midis prof N. Jorgaqit dhe shkrimtarit Kadare, për këtë nuk mund të them asgjë të saktë.

Kur keni lexuar romanin e Kadaresë, si i keni lexuar frazat për Jorgaqin?
Mospërmendja e emrit të Nasho Jorgaqit nga I. Kadareja është pasojë e këtyre raporteve tashmë të shkallmuara plotësisht. Duke marrë shkas prej (përtej) këtij sebepi, në letrën e tij, prof. Nasho Jorgaqi shpërthen e shkon shumë më larg se sa një problem etik midis dy miqsh të prej kohshëm, “të njohur e dashamirës” që nga mesi i viteve ’50 të shekullit që shkoi, të dy burrave të moshës njëri afër të 80-tave e tjetri përmbi të tetëdhjetat. Besoj, që kjo është e pashoqe, jo vetëm në letrat shqipe, por me siguri fare e rrallë edhe gjetkë në botë. Ç’alarm, apo ç’porosi që nuk e treste dheu, donte të kumtonte prof. Nasho Jorgaqi përtej asaj që ish-miku në moshë më të vogël, i viteve të hershme studentore, kish shkelur etikën? Prof. Nashua atë e njeh dhe e di që ai nuk është dhe aq i kujdesshëm? Madje, sipas “Letrës…” në fjalë, ai është pak indiferent, i çuditshëm, i heshtur… Prof. Nashua në studimet e tij ka sjellë një thënie të miqve të afërt të peshkopit Noli: ai, Fan Noli kishte të gjitha të metat njerëzore që kanë njerëzit, plus të metave të atij vetë, të Nolit. Prof. Nashua është një njohës i personaliteteve letrare, si historian i letërsisë dhe e di se njerëz janë dhe krijuesit, sado të shquar qofshin. Prof.Nashua duhej të kuptonte se ish-miku i tij i talentuar, I. Kadare, sipas tij që herët “solist në letërsi” nuk është pa të meta. Atëherë pse nuk e paska zënë gjumi, pse qenka ndjerë shumë keq për pak më shumë etikë mes miqsh?

Ju, çfarë kuptoni nga letra?
Preokupimi kryesor i letrës është se ish-miku po mistifikon, po falsifikon të kaluarën e tij, po shet e po ble të kaluarën. Ai ka qenë një i ri me pikëpamje komuniste, me krijimtari komuniste, madje i talentuar si i tillë, pse tani do të hiqet si tjetër njeri? Dhe me kë? Me atë që e njeh aq mirë. Me kë? Me atë që si studiues letërsie di të mbajë arkiva: i ka ruajtur letrat, kartolinat, dedikimet e librave, i ka ruajtur në ditar bisedat e ngjarjet jetësore, ia ka ndjekur dhe gjithë krijimtarinë, si mik, por kryesisht si studiues. Sado korrekte në plan të parë, e gjitha kjo logjikë është një gabim i pafalshëm për një studiues, madje një gabim me G të madhe.

Ju mendoni se prof. Nasho Jorgaqi ka gabuar, si e argumentoni këtë qëndrim tuajin?
E para: ai i merr për të mirëqena ato që kanë folur e me gjasme kanë menduar, miqtë e dikurshëm me njëri-tjetrin. Në një kohë të palirisë, siç ishte diktatura, njeriu mbrohet edhe nga vetja, jo më nga miqtë, sado të afërt. Por edhe në liri… ne nuk mund të jemi “të sjellshëm” gjer në fund me miqtë. Pak “mirësjellje”, dmth., fshehje e së vërtetës, të bën mirë. Mbasi ikin miqtë që dhe i uruam për diçka, ne qeshim me veten dhe me miqtë tanë. Kjo e qeshur mbas shpine me miqtë tanë nuk është etike, por është e vërtetë. Te Kundera, policia sekrete vuri në transmetim radiofonik bisedat e dy poetëve disidentë, talljet e tyre me miqtë e ngushtë, me qëllim që t’i diskreditonte… por njerëzit qeshën, vazhdon Kundera, se ne të gjithë kështu bëjmë. Nëse Kadareja sy më sy, ia ka mburrur “Dashurinë e Mimozës”, dhe me vete “ka vënë duart në kokë”, kjo nuk është gjë që nuk ndodh edhe sot e gjithë ditën. Kushedi sa shokëve ne ua urojmë veprat, e sa ikin ata, mbledhim buzët. Sot kjo ndodh me mua, nesër ndodh me ty apo me atë tjetrin. “Hëm, hëm o ju që më dëgjoni, e keni mirë atë gjërì…?” thoshte Pushkini për këtë të nevojshme hipokrizi. “Ndryshe do bëhemi mizantropë, do mbetemi pa miq”, thotë Molieri në komedinë “Mizantropi”

Gabimi i dytë i prof Nashos: Bertold Brehti porosiste ushtrimin e dinakërisë nga krijuesit nën regjime totalitare. Kjo është një tragë e rrahur dendur në rrugën e të mbijetuarve nën diktaturë. Prof. Nasho Jorgaqi thotë, madje citon nga arkivi i tij privat: Ti, I. Kadare ke pasur këto apo ato mendime të fshehta apo edhe publike, ty, unë të njoh mirë I.Kadare (siç). Por a mund të jetë e vërtetë? Është e vërtetë se e njeh kaq mirë një mikun tënd jo vetëm në mungesë lirie, por edhe sot? “E vërteta më bën keq”, ishte vargu i një kënge italiane të viteve ’60. Ti vazhdon Prof. Nashua, ke shkruar “Sekretarin”, “Motivet partizane” etj., etj., dhe këto kanë qenë vepra “të partishme”… Ti dhe në artikuj ke mbrojtur realizmin socialist, thuhet në “Letrën e hapur”. Po, i kam shkruar, mund të thotë I.Kadare, edhe komunist mund të jem bërë, por a kam qenë qinpërqind “i partishëm” apo… kam paguar haraçin, taksën e botimit, taksën për të mbijetuar dhe krijuar veprat që sot më bëjnë të pavdekshëm. Në emër të këtij synimi, a nuk ia vlente që ta ushtroja porosinë e Brehtit mbi dinakërinë? Ata që i morën për të vërteta manovrat e krijuesit për mbijetesë, le të mbeten të fyer… Nuk kemi ç’t’u themi.

Duke ndjekur këshillën e Brehtit, Kadare është treguar dinak, pra nuk ka pasur dhe aq besim?
Them se duke ndjekur këshillën e Brehtit, Kadareja fare mirë mund të shkruante një roman intim si “Mjegullat e Tiranës” dhe ta mbante në sirtar, në të njëjtën kohë kur kritikët zyrtarë e mburrnin për veprat “e partishme” që sapo përmendëm.
Dhe “Qyteti pa reklama”, “Hija”, “E bija e Agamemnonit” ishin vepra sirtari apo të fshehura në banka. Kadare e ka ushtruar këtë lojë me kohën e tij…. Pra, edhe me miqtë e tij. Ata nuk duhet të mbeteshin të fyer, por si miq duhet ta falenderonin. I. Kadare ka ruajtur veten, por i ka ruajtur edhe ata. Kohët të tilla ishin. Disa miq të shisnin sipas parimit “dua partinë, pastaj të dua ty, dashuri”. Disa të tjerë të shisnin se nuk rezistonin në hetuesi. Kadareja duke ua fshehur “mëkatet” e veta, i ka mbrojtur ata që ia mbanin shënim bisedat, mendimet… në fund të fundit, ka mbrojtur miqtë e tij.

Nuk duket se është kuptuar si mbrojtje fshehja e ‘mëkateve’ në kohë diktature dhe rrëfimi i tyre në liri. Kadaresë po i përmenden sot, edhe poezi të shkruara e botuara asokohe, por që bien në kundërshtim me idetë e tij mbi regjimin. Si i lexoni?
Epoka e revolucionit, thotë Kundera, ishte epoka kur “poeti mbretëronte me xhelatin”. Jo pak, por qindra e mijëra vëllime me poezi janë shkruar nën diktaturë. Me të vërtetë, ato janë poezi? Me të vërtet duhet t’ia përmendim sot një shkrimtari të shquar poezitë që shkruante për të shpëtuar veten… se ashtu duhej?
E po ç’është krijuesi? Këtu prapë po citoj Kunderën: “Ju jeni komunist, zoti Kundera? – Jo, jam romancier”. “Jeni disident? – Jo, jam romancier”. “Jeni i majtë apo i djathtë? – As njëra, as tjetra. Jam romancier”.

Ka edhe një gabimi të tretë, është i një natyre më të hollë. Lidhet me atë ç’është krijuesi, ç’është njeriu? Duke qenë njeri i letrave, unë pyetjes se “ç’është njeriu’, po i përgjigjem me Leon Tolstoin, me personazhet e librit “Lufta dhe paqja”. Kush ishin Pjer Bezuhovi, A. Bollkonski? Në jetën e tyre ata provuan ateizmin, fetarizmin, u bënë luftëtarë, pastaj u penduan që qenë të tillë. Braktisën familjet. Braktisën idetë, braktisën ideale, braktisën dashurinë dhe fjalën, e u kthyen prapë te të dashurat e mëparshme. Ata ndryshuan, për të mbetur të pandryshuar, domethënë, po ato personalitete të gjalla në kohë e në rrethana që vazhdimisht ndryshojnë dramatikisht. Ne i duam në ndryshueshmërinë, jo në statizmin anemik. I duam me mish e gjak, jo si mishërime idesh a parimesh. Tolstoi është një shkrimtar i realizmit. Nuk mora ndonjë shkrimtar që thotë: Bar do të hamë, por nga llogoret nuk luajmë.

Spartak Ngjela ka thënë “I santi non si toccano”. Ju qëndroni në këtë linjë?
A nuk është Ismail Kadare një romancier par excellance? I njohur botërisht? Është dhe nuk ka studiues ta kundërshtojë. Atëherë, pse duhen letrat e hapura me vrer të fshehura? Kjo ndodh se sot, hapur e publikisht, Ismail Kadare shton edhe diçka tjetër. Ai thotë: Nuk dua të jem komunist, nuk kam qenë asnjëherë komunist. Jam Perëndimor dhe nuk dua të jem në vathën e kuqe apo jeshile Lindore. Kjo disa i tërbon. Qofshin dhe miq, i bën armiq. Dhe harrojnë kryesoren: ai është krijuesi. Ai është krijuesi botërisht i pranuar për vlerat e tij universale. Dhe për të qenë krijuesi autentik, rëndësi ka brendësia e krijimtarisë, kanë rendësi kumtet që përçon nëpër kohë e hapësira të panjohura teksti i veprave. Ashtu si teksti i Shekspirit, si teksti i Servantesit, si teksti i Dantes, Tolstoit, Kafkës. Jashtësia, dmth., jeta e shkrimtarit, jeta intime, jeta publike, jetëshkrimi i veprës apo i autorit të saj pak rëndësi kanë. As drejtimet letrare, as simpatitë politike a filozofike.

Zoti do ta pyesë, kur të jenë ballë për ballë: Kush je ti Ismail Kadare? Me siguri, do të përgjigjet: Unë jam një romancier. Dhe qielli do t’i hapet.
Problemet e tij janë në tokë. Është thënë: asnjëri nuk bëhet profet në vendin e vet. Tokësorët e vendit të vet, hapin skeda e thonë: kush ke qenë ti e dimë ne. Po dhe kush je ti sot, në skedat e tona vendin e ke. Vërtet të veckël para një formati shumë të madh.

Retrovizorja dhe Elina Duni në DokuFest

0

Elina DuniPas pranimit të ngrohtë të albumit të parë nga publiku, ata filluan bashkëpunimin me Elina Dunin si këngëtaren kryesore dhe si një gjë që do të hapte dimensione të reja për bendin dhe do ta definonte tingullin e tyre. Bashkë ata publikuan dy albume të reja, ‘Lakuriq’ dhe ‘I kaltër’.

Emri i tyre – Retrovizorja është i lidhur ngushtë me reflektimin. Një të dëgjuar dhe ju do të shihni se si emri i bendit e arsyeton ekzistencën e tyre. Muzika e tyre është një mjet për ta gjetur veten dhe për të dëgjuar si tingëllojnë ëndërrat, ndërsa ne të gjithë e kemi takuar një pjesë tonë përmes magjisë së muzikës së tyre. Duke filluar me veshin, çdo ndjesi merret me vete për ta arritur kulminacionin me një bukuri të pa-përshkrueshme tek mendja. Megjithatë, asnjëri nga ne nuk i kemi dëgjuar live në concert.

Bëhuni gati për një natë të paharrueshme kur Retrovizorja dhe Elina Duni do të sjellin muzikën e tyre për një performancë në DokuNights e cila do të na e zbukurojë jetën të gjithëve të shtunën me 23 gusht. Bendi është formuar në një dimër të ftohtë të Prishtinës më 2002, kur dy shokët Kreshnik Hoti dhe Bashkim Salihu vendosën të inqizojnë albumin e tyre të parë të quajtur “Polaroid”.

Pas pranimit të ngrohtë të albumit të parë nga publiku, ata filluan bashkëpunimin me Elina Dunin si këngëtaren kryesore dhe si një gjë që do të hapte dimensione të reja për bendin dhe do ta definonte tingullin e tyre. Bashkë ata publikuan dy albume të reja, ‘Lakuriq’ dhe ‘I kaltër’. /KultPlus/