29.6 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025
Home Blog Page 7880

Marigona Veseli zë i ri në tregun tonë muzikor

0

Marigona Veseli-kengetareMarigona Veseli sapo ka lansuar albumin e saj ‘live’ me këngë dasmash e ndërsa tash po sjell këngën e saj të cilën do ta lansojë nesër. Ndër të tjerash ajo ka treguar se ndoshta në një të ardhme të afërme do të ketë një bashkëpunim me këngëtarin Korab Shaqiri.

“Para pak ditësh e kam lansuar albumin tim më të ri ‘live’ me këngë dasmash. Gjithashtu jam e angazhuar në ahengje të ndryshme familjare. Albumi i ka gjithsej 12 këngë të dëgjuara më herët, e kam punuar në studion ‘ArtiRec’ Ferizaj. Albumi i përmban dy balada, të tjerat janë këngë dasmash”, ka thënë Veseli në një intervistë për Tribuna.

Ditari i Ndojit, si u bë gjenocid në Mirditë për vrasjen e Bardhok Bibës

0

91013Konsiderohet si “Mandela i Mirditës” për rezistencën në burgjet komuniste, por me fat se si arriti t’i shpëtonte listës së ekzekutimit masiv të Mehmet Shehut si hakmarrje për vrasjen e mikut të tij, deputetit Bardhok Biba. Quhej Gjon Mark Ndoj dhe dy dekada i kaloi në qelitë e diktaturës, për shkak të inskenimit të prokurorëve dhe hetuesve, të cilët “e vunë” atë në vendngjarje si vrasës. Themi “e vunë”, sepse Ndoj ishte arrestuar më 27 prill qershor 1949, katër muaj para ekzekutimit të Bibës, 17 gusht 1949. Në kohën kur ndodhi ngjarja, Ndoji, mësues me profesion, qëndronte i prangosur prej 4 muajsh në hetuesi, pasi gjatë kohës kur ndiqte Liceun Françeskan të Shkodrës, së bashku me disa shokë të tjerë, krijoi organizatën antikomuniste “Përpjekja Shqiptare”. Pas dy ditësh intensive me seanca pyetjesh dhe dhune fizike ekstreme, më në fund hetuesit binden që ai nuk kishte aspak lidhje me vrasjen e Bibës, por sërish e dënuan si “dorac” i eliminimit të deputetit, duke e plasur në burg në moshën 21-vjeçare. Ai u dënua me njëzet vjet, dhjetë prej të cilave i kaloi në burgun e Burrelit.

Sigurisht, Ndoji nuk ishte viktima e vetme e pafajshme e asaj hakmarrjeje masive komuniste mbi mirditorët. Për vrasjen e Bardhok Bibës u arrestuan më shume se 500 burra, u internuan gra e fëmijë nëpër kampet e përqendrimit në Tepelenë e Lushnjë, më tepër se 300 familje. Katërqind burra i nisën për në burgjet e Shkodrës. Njëqind të tjerë u dënuan me burgime të gjata. Dhe më tragjikja e tragjikes: Veç 24 orë pas vrasjes, më 18 gusht 1949, janë ekzekutuar pa gjyq 14 persona, fiks në vendin ku u vra Bardhok Biba: Llesh Mëlyshi, Nikoll Bardhok Bajraktari, Bardhok Dod Lleshaj, Gjergj Keq Beleshi, Dod Marka Biba nga Kthella. Ded Preng Gjomarkaj, Nikoll Llesh Nikolli, Preng Shkurti, Gjin Kaçi, Ndoc Gjet Palaj, Frrok Mata, Marka Ndrec Marku, Ded Paloka dhe Zef Vila. Prej këtyre 4 janë varur në konop dhe 10 të tjerët kanë qenë lidhur me këtë material kur janë pushkatuar. Si u “sharruan” në plumba, me urdhër të Mehmet Shehut u hodhën të gjithë në një gropë, ndërsa ende nuk u kish dalë shpirti dhe përpëliteshin për ndihmë. Masakrimi u ndoq drejtpërdrejt si një “shfaqje artistike” nga rreth 2000 persona nga zonat e Mirditës e Shkodrës, të cilët ishin thërritur me pahir nga Mehmet Shehu, i cili me rastin e gjenocidit, siç do ta quante Ndoji, kishte përgatitur një fjalim, ku ndër të tjera theksonte: Jam betuar mbi varrin e Bardhok Bibës, se pa i mbushur 101 të pushkatuar për hakmarrje, nuk do ta lëshoj Mirditën dhe Kthellën!. Në këtë shifër të vdekjes së paralajmëruar ishte edhe emri i Mark Gjon Ndojit, por katastrofa e Shehut ngeli në mes. Urgjenca e thërriste në Jug të Shqipërisë në krye të Divizionit të Parë, ku sapo kishin nisur provokacionet greke. Ngjarjet e asaj kohe Ndoji i hodhi në një ditar që mbajti në burg, ashtu si edhe pjesën e jetës së tij “pa qiell”. Shkrimi vjen me germa në miniaturë, shpesh me kode dhe i padeshifrueshëm. Një pjesë e shkurtër e këtij ditari të “Mandelës së Mirditës” që nuk jeton më, vjen sot në gazetën “Panorama”, që ka të bëjë me situatën në burgje pas vrasjes së deputetit Bardhok Biba…
***
Pa mëdyshje, veprimet e dhunshme që kryen komunistët në Mirditë nuk ishin si u tha, hakmarrje për vrasjen e Bardhok Bibës, por ky qe shkaku që dojshin me justifikue veprimin. Këto masa ndëshkuese qenë të parametrave të nji gjenocidi të plotë. Pra ishte nji armiqësi e urrejtje e mahershme. Askurrë dhe asnjiherë nuk u zbut kjo sjellje. Edhe kur urrejtja u ba latent, inati ishte i dukshëm. Qenë ngjarjet në kufinin greko-shqiptar që reduktuan numrin e viktimave nga 101 që kishte planifikue Mehmet Shehu në 14 burra që u ekzekutuen në Valmer. Kishin marrë shumicën e të burgosunve që ishte vendos për t’u gjykue publikisht, kur vetë kryetari i Degës, Abedin Tajari, erdhi e më mori e urdhnoi nji civil që të daktilografojë. Pyetje afër ngjasimit që kërkohej. Letra u ba nji kopje (procesverbal) e me të në dorë më mori me vehte tue pyet për Çarçanin. Si duket qëllimi i tij ishte me më shmang prej gjyqit. Vija në përfundim të arsyetimit se isha i burgosun rreth dy muej para. Duket se nuk u muer parasysh spjegimi i kryetarit, se, pak kohë mrapa, mbasi më pyeti me u sigurue për emnin, më mori nji kapter e më nxori në korridor e me çiftoi me Mark Tucin, e mandej na çuen te shkolla ku u ba gjyqi. Shokët tanë i kishin ulun në disa stola të gjatë. I njeha, ishin 24 e ne të dy baheshim 26. Jashtë kishte mjaft njerëz e shumë ushtarë. Në xhade ishin do makina të ngarkueme me gra, fëmijë e pleq. Tashti e ma parë ndonji vaji fëmije, urdhna, kërcënime… në ballë kardhi nesh ishte tavolina e mbulueme me flamurin kombëtar. Ishte klasa ku kisha dhanë mësim dy klasave të mia. Aty ku kisha dhanë mësim unë, paraardhësit e paraardhësve të mij, do të rrinte trupi gjykues. Procedura qe e shpejtë. Seanca e parë, marrja në pyetje për gjeneralitetet, dëshmitarët, pretencë, vendimi i gjyqit në katër seanca për dy ditë me radhë. Kolegji i gjykatës së naltë ushtarake ishte i përbamë nga kryetari i saj Bilbil Klosi me dy kapitena anëtarë dhe prokurori, zv.prokurori i përgjithshëm ushtarak, major Misto Bllaca. Meqenëse u mungoshin kryekëput provat sadopak fajësuese, për të përligjë vendimin e tyne, u duhej që në sy të popullit të shpikshin faje, por prej popullit nuk pranuen me dalë dëshmitarë të rremë. Këtë e banë nëpunës e kuadro të rrethit. Dëshmitarë të tillë kanë qenë: M.D. kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, P.N.P. shef seksioni, L.T. kapter Sigurimi etj. Tue fillue prej arrestimit, ruejtjes, hetimit e mbikqyrjes, u ba vetëm prej M.P. tue lanë në anë policinë. Brigada e M.P. e stacionueme në Qaf-Shtamë, nën komandën e kolonel Zija Kambos, mbasi i hoqi prej radhëve të saj të gjithë ata mirditas të paktë që ishin të inkuadruem në këtë brigadë, hynë natën dhe u shpërndanë në të gjithë rrethin administrativ të Mirditës. Ata kryen rreth 500 arrestime, grumbulluen me forcë 300 familje në pika të ndryshme për t’i internue në Tepelenë. U ekzekutuen 14 burra, 4 me varje dhe 10 me pushkatim në sy të popullit. Ndonji ra i gjallë në gropën e vorrit. Mandej, mitrolozët grinë e coptuen kufomat tue terrorzue të madh e të vogël që ishin sjellë aty me detyrim për të pa këtë kasaphanë komuniste. Ndodhi konflikti kufitar me grekët, se nuk dihet si do të ndaleshin vrasjet…
***
Unë pata tre dëshmitarë. M.D. tha se unë kam pasë bisedë shoqnore me kriminelin Mhill Kol Gjatën (që u vra në mal). Kam dhanë llogari në gjyq mapara dhe jam dënu me dy vjet burg. L.T. tha se e kam pa në Shkodër tu shëtit me vllanë e kriminelit… Ditën e dytë pasdite, prokurori mbajti pretencë. Për 20 vetë kërkoi dënimin me pushkatim në të njëjtin vend (në Valmer, aty ku u vra Bardhok Biba). Nji ndër këto të 20 që u dënuen me vdekje e pushkatim qe edhe emri em. M’u duk se mbrenda meje diçka u këput, kryet më bahej se pa da rreh, si vaje grashë, tingllimi kombonë-kishe që rrahin në nji anë për të dekun, nana e robtë. Nji ftohtësi e akullt si rrymë përshkoi jo vetëm mue. Por në ftyra zbe, asesi nga kobi i vdekjes, por nji zemrim që shkakton çudia për nji gja të çmueshme që na bjen nga duert e thehet e bahet copa-copa. Ishim njizet vetë me nji fat të përbashkët, shokë e miq dashamirës dhe mbi të gjitha na kërkohej prova burrnore e qëndresës për të qenë të dejë ashtu sin a cilësoi kundërshtari – armik jo me faj, por në përmbajtje. Ky përshkrim vlen pak për mue e të tjerët që na u kthye dënimi në burg. Por u përket atynë burrave që as u topitën, as u dobsuen derisa dhanë frymën e fundit në nji vdekje makabre. Thamë të vërtetën ne që pshtuem prej vdekjes, na u duk jo e hijshme ta pranojshim me u nda prej shokve. Ata gjetën forcën tu na urue ne që po pshtuem. Ndër ata që pshtuen qenë: Ndue Gjon Fusha, djalë i ri që u dënue me burgim të përjetshëm, Mark Kola me 20 vjet e Kol Ndue Gjoni me 10 vjet, por që të dy vdiqën në burg pas 2-3 vjetësh nga mungesa e ushqimit. Në burgje, kampe pune dhe internim vdiqën dhe të burgosunit e tjerë, pasi të dënu për atë rast ishin edhe fëmijë, pleq e gra…
***
Tek gjykatësit u vu re nji irritim kur Mrika, e shoqja e Bardhok Bibës, tregoi nji paknaqsi për 14 kaptina. Ajo u shpreh se për Bardhok Bibën duhen vra 100. E kemi marrë dhe mendimin tuej, tha nën za kryetari i trupit gjykues, por u ngjue. Ndërsa të afërmit e tjerë të Bardhok Bibës u munduen me pshtue njerëz. E motra e Bardhokut, nji grue e re dhe e hijshme kishte kërkue për tre me emën si në moshë të re që t’i falte gjykata. Prokurori ndër 20 vetë që kishte kërkue dënimin me vdekje e pushkatim isha unë, Ndue Fusha e Mark Tuci. Ma vonë do të merrshin vesht se kishte qenë Preg Kol Marku, kushrini i saj dhe B. dashamirës i yni që e kishte nxitë dhe msue.
Në fjalën e mbrame, mbas pretencës së prokurorit, unë thashë: Jam tash e tre muej e gjysëm i burgosun dhe organet e sigurimit kanë ba hetimet e veta. E deri më sot nuk ka asnji fakt as me qenë në bankën e akuzës e jo ma kërkesën e prokurorit për dënim kapital. Prandaj nuk kërkoj mshirë, veç drejtsi nëse ka. Kur u ula, një anëtar, kapiten i parë që nuk ia mbaj mend emrin, më pyeti: Kur je arrestue ti? Më 27 prill, iu përgjigja. Ai e shënoi. Ka gjasë se pat ndryshim në synimet e para në numrin që duhej të ekzekutoheshin si hakmarrje. Ngjarjet në kufinin greko-shqiptar për disa ditë që zgjatën qenë alarmuese për Tiranën. Kështu u detyruen me e mbyll problemin e Mirditës…
Mbas vendimit të gjykatës, gjatë natës dhe të nesërmen, thrritën shumë të dënuem me vdekje. Nëse ata do të flitshin e do të kallxojshin punën armiqsore të tyne e të shokve, do t’u falej jeta. Nji tallje kanibaleske… Ti the në gjyq se je i pafajshëm. Ashtu asht, u gjegja. Më afroi nji letër të bardhë e penën, deklaro këtu se je i pafajshëm e të përsërisim gjyqin. Donte i keqi me mbajtë ende aty nën hetim, e me më akuzue si donte e si dinte ai. E kuptova djallëzinë e tij. Vendimi i gjykatës asht i formës së prerë, u gjegja unë. Nuk e kisha kryer fjalën kur nji grusht i fortë më goditi në tamth. Ma hiq sysh, i tha rojes. Sjella ushtarake e rojeve ishte shtazarake kur i muerën të dënuemit. Duart ua shtrënguen me pinc deri në kocka. Jua kthyen prapë e i lidhën dy e nga dy cup më cup. Megjithëse ata kundërshtuen e nguelluen me hec ma tepër, i tërhoqën rrshqanë, motorrët e makinave zhurmoshin jashtë, kërcënime, urdhna, shamje. Ndigjuem që kishin fol ndër veti. Kishin dekën ata burra, por mundimi e rrahjet ishin ma tepër. Atë ditë që mbetëm gjallë, ishim vetëm kufoma të gjalla…

Biba, deputet prej miqësisë me Shehun
Bardhok Biba në moshën 28-vjeçare u lidh me komunistët e Tiranës. Gjatë pushtimit fashist ai propagandonte doktrinën komuniste. Kur Mehmet Shehu hyri në Mirditë me partizanët e tij, Biba u paraqit si njeriu më i madh i asaj krahine. Bardhoku kryesoi më pas nënprefekturën e Shën Palit të Mirditës dhe pati fuqi ushtarake të shumta në dispozicion, të cilat ia dha Mehmet Shehu. Ai u bë deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë. Bardhok Biba u vra rreth orës 14:00 të datës 17 gusht 1949, në përroin e Valmerit. Ekzekutimi i tij u organizua nga 53 persona, anëtarë të “Komitetit të Maleve”, që ishin kundër komunizmit. Pas aksionit, të gjithë këta u arratisën në Jugosllavi, ndërsa në Mirditë nisi reprezalja. Qeveria komuniste e Tiranës dërgoi reparte ushtarake, ku në operacion mori pjesë Divizioni i Parë që ishte në qendër (fushim) në Qafë Shtamë dhe që komandohej nga kolonel Rido Cako nga Korça, si dhe Brigada Speciale që ishte vendosur në Mirditë, e cila komandohej nga majori L. Bolena. Në krye të operacioni ishte vetë Mehmet Shehu bashkë me ministrin e Brendshëm Kadri Hazbiu. Në operacion kanë marrë pjesë gjithashtu edhe dy kolonelë sovjetikë: Sakolovaski dhe Faloskini.

Kush ishte Gjon Mark Ndoji
Lindi në vitin 1928, në Orosh të Mirditës. Përfundoi liceun “Iliricum” Françeskan në Shkodër dhe nisi punë si mësues. Për shkak të veprimtarive antikomuniste, ai u arrestua në vitin 1946 dhe u burgos për dy vite. Pasi u lirua në vitin 1948, ai u riarrestua në prill të vitit 1949 për “miqësi me kriminelë” e dogma të tjera komuniste. Teksa 21-vjeçari qëndronte në hetuesi, ai lirohet nga akuzat e para dhe akuzohet direkt për vrasjen e deputetit Bardhok Biba, ngjarje që ndodhi më 17 gusht 1949. Pavarësisht paradoksit kohor, Ndoj u dënua me dy dekada burg, ndërkohë që i shpëtoi vdekje-pushkatimit. I shleu të gjitha vitet e burgut, periudhë gjatë së cilës u mor me letërsi e përkthime. Shkroi novela e tregime, si dhe tre drama dyaktëshe: Mujo Ulqinaku, Hasan Riza Pasha dhe Kordiani. Ka përkthyer nga frëngjishtja Historinë e Diplomacisë dhe Histori e Europës Moderne. Është bashkautor në librin “Mirdita” (1997) dhe Kontakt Poetik (1998). Ndërsa është autor i veprave: “Kardinal Ahuni”, “Ndëshkimi i pafajësisë”, “Davida e Kulakut”, “Luftëtarët e Mirditës”. Ndoji ka qenë kryetari më jetëgjatë i shoqatës të të persekutuarve politikë ndër rrethe, ku në Mirditë e drejtoi nga themelimi në vitin 1991 e deri në vitin 2002, kur dha dorëheqje për shkak të shëndetit të dobët. Ai ishte në prag të botimit të ditarit dhe të sistemimit të një dorëshkrimi për Kosovën, kur ndërroi jetë në vitin 2006. Ndoj la pas bashkëshorten Vitore dhe katër fëmijë: Tre djemtë Valentini, Alberti, Leonardi dhe vajzën e vetme, Vera.

(er.nu/panorama/BalkanWeb)

Martesë në kohë lufte

0

martesa ne ukrainIshte një fundjavë dashurie në qytetin e luftës. Fillimisht erdhi dasma. Një prijës kryengritës i veshur me uniforma kamuflazhi dhe me krahun e djathtë të thyer ka marshuar në drejtim të zyrës kryesore të regjistrit civil me të dashurën e tij për të formalizuar ceremoninë e tyre të martesës.

Në platformën para objektit të komunës kanë marrë pjesë qindra persona. Të gjithë kanë shprehur dëshirat e tyre që çifti të ketë jetë të lumtur dhe të trashëgohen.
Martesa, pjesa më e madhe e së cilës është emetuar drejtpërdrejt në një televizion rus, ka qenë e para e regjistruar në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut.

Çifti i parë i Republikës

Por një punëtor që punonte në njërën prej zyrave të komunës – i cili nuk ka dashur të identifikohej nga frika se do të mund të pasonte hakmarrja e autoriteteve kryengritëse – ka thënë se çifti nuk e ka zyrtarizuar martesën me kurrfarë dokumenti, dhe se çifti i lumtur, që është identifikuar si Arsen Pavlov dhe Elena Kolenkina prej agjencisë amerikane të lajmeve AP, në fakt nuk është martuar legalisht sipas asaj që e kërkon ligji ukrainas.

Por në këtë rast askush nuk ka dashur të merrej me këto punë. Të gjithë i kishin bërë sytë katër kah çifti i ri. Nusja kishte veshur fustanin e bardhë të gjatë deri në fund të këmbëve, me vellon e hedhur në kokë. Ajo kishte edhe një armë që i ishte hedhur prapa shpinës. Ajo kishte hedhur një fjongo të zezë të Shën Gjergjit, që është bërë simbol i separatistëve prorusë, të cilët janë tërhequr në Donetsk dhe Luhansk, ku po i ruajnë pozicionet e fundit kundër forcave qeveritare ukrainase, që po mundohen të rimarrin kontrollin anembanë vendit…/Koha Ditore/

Kështu relaksohet Katy Perry

0

katyperry3-637x424Përpara nisjes së koncertit në Montreal, Katy Perry ka vendosut të relaksohet duke përdorur metodën e agopunkturës.

Tensioni është shumë i lartë për këngëtaren e popit përpara një shfaqjeje, ndërsa ajo zgjedh këtë metodë për t`u përqendruar.

Këngëtarja ka postuar një foto në Instagram me gjilpëra të vendosura në kokë, në shpinë dhe në qafë. Gjatë një interviste për “Cosmopolitan” popstari Perry tha se përpara nisjes së një shfaqjeje asnjë nuk duhet të flasë më të, pasi ajo dëshiron të përqendrohet dhe relaksohet.

“Nervoze përpara një shfaqje? Përpara se të dal në skenë mendoj se duhet ta përballoj. Nuk mund të zhgënjej personat që kanë ardhur për të më ndjekur dhe nuk mund të tradhtoj veten” , thotë Katy Perry.

“Jam e terrorizuar nga fotot që më bëjnë personat që ndodhen në publik sepse kur performoj jam nervoze për faktin se mund të më bëjnë foto të çuditshme”, përfundon këngëtarja Perry

Vetëvendosje i ka borxh PDK-së

0

Naim MalokuPolitikani Naim Maloku, i cili së fundi aderoi në AKR, duke komentuar zhvillimet e fundit rreth seancës konstituive të Kuvendit, thotë se Vetëvendosje i ka borxh PDK’së për mbështetjen që ia ka dhënë në zgjedhjen e Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

“Po të kishte vetëm pak moral politik ky subjekt së paku do të duhej të mbështeste kandidaturën e PDK’së për Kryetar të Kuvendit”, ka thënë Maloku për Kosova Sot.

Sa i përket seancës konstituive, Naim Maloku ka deklaruar se heshtja e ndërkombëtarëve karshi zgjedhjes së Isa Mustafës është një detektim i shkeljeve serioze që janë bërë me lojërat politike në seancën e 17 korrikut, prandaj, sipas tij, pritet me të drejtë anulimi i kësaj seance nga Gjykata Kushtetuese.

Ai beson në futjen e figurave të reja për Kryetar Kuvendi nga të dyja blloqet, fillimisht nga PDK‘ja si parti fituese e zgjedhjeve.

“Në rast të dështimit të sigurimit të votave, për të mos bllokuar procesin me shkuarje në zgjedhje të reja, do të ketë interpretim të atillë që Kushtetuesja t’i japë të drejtë edhe bllokut të koalicionit paszgjedhor të subjekteve politike të opozitës që të propozojnë dhe të kërkojnë votat për kandidatin e tyre për kryeparlamentar”.

“Në këtë variant të ri, Isa Mustafa nuk do të duhej ta kishte më të drejtën e kandidimit, pasi është evidentuar si pjesë e bllokut politik që ka bërë shkelje kushtetuese e procedurale për inate politike”.

“Ndërkombëtarët janë duke pritur se si do të zhvillohet situata tani, në pritje të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese. Me siguri Kushtetuesja do të vendosë në konformitet me vendimin për të drejtën e nominimit të Kryeministrit. Fillimisht partia e parë e dalë nga zgjedhjet, e më pastaj koalicioni tjetër, sepse fituesi i zgjedhjeve është PDK’ja dhe dihet se çfarë do të jetë afërsisht interpretimi i tanishëm”.

“Partia e parë do ta ketë të drejtën të propozojë dy kandidatë, njërin për Kryetar Kuvendi dhe tjetrin për Nënkryetar”, ka thënë Maloku për Kosova Sot.

Sipas Malokut, nëse e konteston Gjykata Kushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës, atëherë i njëjti nuk ka të drejtë të rikandidohet.

“Nëse Gjykata Kushtetuese e sjell situatën në pikën zero, Isa Mustafa nuk do të duhej të kandidohej, sepse faktikisht ai është djeg në procedurën e kandidimit dhe përpjekjes për zgjedhje në seancën e 17 korrikut”.

“Ndërkombëtarët e kanë parë që në të dyja blloqet ka qenë një pozicion i padefinuar, se të dyja blloqet i kanë pasur shpresat e mbështetjes vetëm te minoritetet. Edhe po të ishte kandiduar dhe votuar i pari, propozimi i kandidatit të PDK’së, shpresat i kanë pasur te minoritetet, lista ‘Srpska’ e Aleksandër Vuçiqit, njësoj sikur te LDK’ja, për kryeparlamentarin”.

Kosova, shteti i gjykatës

0

GjykataKushtetuese e KosovesGjykata Kushtetuese është dashur që ditën e parë të sqarojë dy nene kushtetuese për mënyrën se si rregullohet çështja e mandatarit për të krijuar qeverinë pas zgjedhjeve.

E njëjta gjykatë tash do të duhet të tregojë edhe se cila shumicë ka të drejtë të propozojë kryekuvendarin, shkruan Tribuna.

Njohës të çështjeve politike thonë se kjo praktikë po e bën Kosovën shtet të gjykatës.

Osmani: Për kryekuvendar, Kushtetuta nuk parasheh zgjedhje

0

VjosaOsmani-LDKDeputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe njëra nga hartuest e Kushtetutes, Vjosa Osmani për Indeksonline ka thënë se problemi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, nuk mund ta qoj vendin edhe në një palë zgjedhje.

“Kushtetutat në mënyrë taksative parasheh katër rrethana kur vendi shkon në zgjedhje, dhe moszgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, nuk është njëra prej tyre. Pra në këjtë rast, edhe në qoftëse kthehet procedura në zero, thjesht përsëritet procedura e Kuvendit dhe nuk do të ketë zgjedhje, por është thjesht përsëritje e procedurës”, tha Osmani.

Osmani mendon se edhe nëse vendoset nga Gjykata Kushteutese që të përsëritet seanca konstituive, atëherë prapë koalicioni LDK-AAK-Nisma, janë të vetmit që i kanë numrat për ta zgjedh kryekuvendarin.

“Pavarësisht kësaj ne do t’i kemi votat dhe PDK nuk do t’i ketë votat. Pra të vetmit që kanë mundësi ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit me 61 vota e më shumë janë koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë. Kurse PDK është e vetme”, tha ajo.

Megjithatë, ajo mendon se vetëm PDK, bëri shkelje në seancën konstituive të mbajtur me 17 korrik.

“Por ne jemi të bindur që me datën 17 korrik gjithçka ka shkuar në rregull sa i përket veprimeve tona dhe shkeljet e vetme janë shkeljet e Kryesueses nga ana e PDK-së.Prandaj dhe nuk shohin ndonjë nevojë që procedurat të përsëriten sepse është urgjente që institucionet e Kosovës të ndërtohen sa më shpejt dhe presidentja të veproj sa më shpejt sa i përket caktimit të mandatarit të qeverisë”, tha Osmani.

Lidhur me deklarata se PDK po mundohet ta bind Nismën që të largohet nga koalicioni aktual, ajo tha se këto nuk janë të vërteta.

“Ne kemi informata të sigurta që një gjë e tillë nuk është e vërtet. Këto deklarata kanë tentuar që ta destabilizojnë koalicionin mirëpo kanë pas efekt të kundërt dhe vetëm e kanë forcuar edhe më shumë. Dhe çdo tendencë e PDK-së për ta dëmtuar koalicionin, na ka bërë edhe më të fortë”, tha Vjosa Osmani.

Bashkëpunimi artistik mes Suharekës dhe Kukësit

0

Bashkëpunimi artistik mes Suharekës dhe KukësitKukësi dhe Suhareka në bashkëpunimin e tyre modest përpiqen të ngrenë dhe projekte kulturore. Ekspozita ndërkombëtare e artit pamor e hapur në Kukës është një koleksion nga Suhareka e kolonive të pikturës.

Kukësi ka dhe një urë të vogël lidhëse me Kosovën që çon te kultura. Nga Suhareka vjen kjo ekspozitë, koleksion në vite i kolonive të piktorëve të huaj në këtë pjesë verilindore.

Pikturë, artizanat, art i aplikuar, rreth 22 vepra të artistëve nga vendet e Evropës dhe trojet shqiptare.

Njëkohësisht foli dhe përfaqësuesi i “Shtëpisë së Fellbahut”, Mejtim Bytyqi. Ai theksoi që Festari nxjerrë shumë vepra të rëndësishme dhe që mbahet tash e 12 vite. Festari është një festë indentifikuese për qytetin tonë dhe një mbledhi i artistëve nga më të mirët, që vinë jo vetëm brenda trojeve shqiptare.

Koleksioni i Qendrës për Edukim Kreativ nga Suhareka ka gjetur këtë hapësirë ekspozimi, mbështetjen e biznesit lokal në Kukës.

Vjen remiksi i këngës “Ta Boja Me Drita” (Video)

0

Flori Mumajesi-tabojamedritaHitet e Florit nuk marrin fund. Ai kësaj radhe bashkë me top deejay shqiptar, Dalool ka realizuar remiksin e këngës “Ta Boja Me Drita”.

“Ta Boja Me Drita” është shndërruar në një hit të madh, por kësaj radhe vjen në ritme ndryshe.

Në këtë klip shfaqen pamjet të koncerteve të realizuara së fundmi në Kosovë dhe Shqipëri nga Flori, e ku suksesi i tij shihet shumë qartë.

Orinda Huta zihet në krahët e Canës (Video)

0

Orinda Huti-te amoKëngëtarja seksi shqiptare Orinda Huta edhe cila prej shtatë vitesh ka një lidhje dashurie me Turin, së fundmi ka rënë edhe në krahët e Canës.

Mirëpo vetëm për disa momente derisa ka filmuar videoklipin e saj të fundit të këngës ‘Te Amo” pasi që nuk bëhet fjalë për dicka më serioze. Ah, sigurisht edhe nëse po pyeteni nëse bëhet fjalë për Lorik Canën, atëherë nuk është kështu.

Është kushëriri i Lorikut, Granit Cana ai i cili krahas futbollit po bënë edhe karrierë të suksesshme si modeli më i kërkuar nga këngëtaret tona nëpër klipe por edhe i shtëpive të ndryshme të modës në vend.