Home Blog Page 8025

Murphy vazhdon sot vizitat në Kosovë

0

Jahjaga-Chris MurphySenatori amerikan Christopher S. Murphy, në ditën e tij të dytë të vizitës së tij në Kosovës, do të takojë sot zyrtarë të qeverisë dhe shoqërisë civile.

Ky takim do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit, ndërsa më vonë ai do të mbajë ligjëratë me studentë të Universitet Amerikan në Kosovë.

Murphy është pritur dje nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, me ç’rast është informuar për të gjithë situatën në Kosovë.

Ndërsa në mbrëmjen e kaluar, ai ka qenë nikoqir i Ambasadës së Amerikës në Kosovës, e cila i kishte organizuar një ndejë në një lokal nate në Prishtinë.

Jahjaga të kërkojë vazhdimin e seancës

0

kuvendi zbrazenKjo është kërkesa e partive të Bllokut dhe e analistëve politikë.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duhet të kërkojë nga kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina, që të vazhdohet seanca dhe të lejohet debati për gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e krizës politike brenda Kuvendit, shkruan Zëri.

Kjo është kërkesa e partive të Bllokut dhe e analistëve politikë, sipas të cilëve, edhe pas thirrjes së seancës, në rast se debati brenda Kuvendit nuk prodhon ndonjë rezultat, atëherë e para e vendit mund të thërrasë në takime të përbashkëta liderët e subjekteve politike.

Në këtë formë, siç thonë ata, do të plotësoheshin kërkesat e të dyja blloqeve politike, PDK-së në njërën anë dhe Bllokut VLAN në anën tjetër. Pasi që PDK-ja vazhdimisht po kërkon marrëveshje, takime ndërmjet liderëve, ndërsa blloku VLAN po kërkon debat në Kuvend.

Krasniqi: S’bëhemi bisht i PDK-së

0

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka bërë me dije se subjekti më i ri politik në vend nuk do ta lë bllokun për t’iu bashkuar PDK-së për t’i formuar institucionet e reja.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka deklaruar se Nisma për Kosovën nuk ka dalë nga PDK-ja për t’u bërë bisht i saj në keqqeverisje. Sipas tij, përfaqësuesit e këtij subjekti politik me kohë kanë tërhequr vërejtjen për gjëra të tilla. “Nisma është parti e re. Nuk ka dalë nga PDK-ja për t’u bërë bisht i saj në keqqeverisje, për të cilën gjë ne e kemi tërhequr vërejtjen me kohë”, ka thënë Krasniqi.

Për krizën politike në vend, ai i ka fajësuar njerëzit e partisë në pushtet, duke i quajtur ata uzurpues të institucioneve shtetërore. Krasniqi ka thënë se me akraba, me miq e mikesha nuk qeveriset shteti. “Me akraba, me miq e mikesha nuk qeveriset shteti. Po më vjen shumë inati se, sikur po del ajo thënia e famshme e armiqve tanë: ‘se shqiptarët nuk mund të bëjnë shtet’”, është shprehur ai.

Krasniqi ka thënë se edhe për anulimin apo reduktimin e vizitave të diplomatëve amerikanë në Kosovë duhet të shqetësohen pushtetarët aktualë. Ndërkaq, duke folur për tejkalimin e ngërçit politik, Krasniqi ka thënë se zgjidhja për të dalë nga kjo situatë është shumë e lehtë. “Zgjidhja është shumë e lehtë. Në demokracitë parlamentare qeverisin ata që e kanë shumicën parlamentare. Në demokracinë parlamentare nuk ka ndonjë rast që pakica i uzurpon institucionet e shtetit. Unë së paku nuk e di as edhe një rast të vetëm që ka ndodhur në vendet e demokracive perëndimore”, është shprehur Krasniqi.

Sa iu përket zgjedhjeve të reja, të cilat i ka përmendur së fundi edhe presidentja Jahjaga në takimet me liderët politikë, Krasniqi ka thënë se nuk ka kushte kushtetuese për to pasi, sipas tij, askush nuk mund t’ua marrë mandatin deputetëve.

“Për zgjedhje të reja tani për tani nuk ka zgjidhje kushtetuese, pasi askush nuk mund t’ua marrë mandatin deputetëve që kanë dalë nga zgjedhjet e rregullta. Në zgjedhje shkohet, kur dy herë nuk mund të zgjidhet Qeveria dhe kur deputetët votojnë për shpërndarjen e Kuvendit dhe kur as pas votimit të

Edita kërkon qeveri stabiliteti

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja në largim, Edita Tahiri, e cila njëherësh është edhe deputete e PDK-së në Kuvend, thotë se Kosovës i nevojitet një qeveri e stabilitetit, ku do të përfshihen të gjitha partitë kryesore. Sipas saj, PDK-ja është fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, mirëpo, siç thotë ajo, pas zgjedhjeve është krijuar një bllok opozitar, i cili pretendon të vijë në pushtet. Si pasojë e kësaj situate politike, Tahiri thotë se nuk e kemi komoditetin për ta vazhduar më tej këtë polarizim.

Kryenegociatorja kosovare në bisedime me Serbinë, në intervistën për “Zërin” ka folur edhe për ndeshjen e 14 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke thënë se e kjo e fundit ka ngelur në mendësinë e vjetër hegjemoniste dhe se qëndron shumë larg konceptit të integrimeve evropiane. Ajo ka shtuar se Serbia nuk po punon për ardhmërinë e saj evropiane, nuk po e njeh Kosovën si shtet dhe nuk po kërkon falje për gjenocidin ndaj popullatës shqiptare.

Qeveria në “hije”

0

Mustafa-Haradinaj ne kuvendKa disa muaj që partitë e Bllokut janë pajtuar për bashkëqeverisje. Madje është përfolur edhe për ndarje të dikastereve qeveritare, mirëpo gjithë kjo iniciativë është bllokuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pasi kjo e fundit i fundosi planet e Bllokut, duke i dhënë të drejtën ekskluzive PDK-së që t’i krijojë institucionet, edhe pse asaj i mungojnë numrat në Kuvend.

Asnjë subjekt politik nuk deshi të hyjë në koalicion me partinë e kryeministrit në largim Hashim Thaçi, ndonëse ky i fundit po tenton që me çdo kusht të mbetet në pushtet.

Ndërsa, Blloku pavarësisht se i ka numrat për t’i krijuar institucionet, me këtë bllokadë institucionale, mund ta udhëheqë vetëm “Qeverinë në hije”, ashtu siç e kishte udhëhequr një qeveri të tillë Thaçi para se të vijë në pushtet në fund të vitit 2007./zeri/

S’ka licenca për mësimdhënësit e dalë nga programe të palicencuara të kolegjeve private

0

Nxenesit6-16Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) do t’i licencojë vetëm ata mësimdhënës që para vitit 2011 i kanë kryer studimet në programe të bartësve privatë të arsimit të lartë, në programe që kanë qenë të licencuara për mësimdhënie nga ministria, shkruan sot Koha Ditore.

Të tjerët që studimet i kanë përfunduar në programe që nuk kanë qenë të licencuara si programe të mësimdhënies, por të fushave të tjera, nuk do të kenë mundësinë të punojnë në sistemin e arsimit publik të Kosovës.

MAShT-i gjatë nëntorit të këtij viti pritet ta nxjerrë një udhëzim administrativ, me anë të të cilit pritet të licencohen mësimdhënësit që kanë përfunduar studimet në programe që kanë qenë të licencuara, përcjell koha.net.

Ofrimi i programeve për mësimdhënie në bartësit privatë të arsimit të lartë është i ndaluar me Ligjin për arsimin e lartë të miratuar në vitin 2011. Me këtë ligj është e përcaktuar që vetëm bartësit publikë të arsimit të lartë mund të kualifikojnë mësimdhënës.

Presidentja ta tregojë datën!

0

Atifete jahjagaPresidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, po i kërkohet që të tregojë datën kur liderët e partive politike të ofrojnë një zgjidhje rreth formimit të institucioneve të reja. Në të kundërtën, mungesa e gjetjes së një zgjidhjeje kushtetuese, besohet se do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Njohës të çështjeve politike, vlerësojnë se presidentja duhet t’i njoftojë liderët politikë se deri kur kanë kohë që të ofrojnë një formulë për dalje nga kriza. Sipas tyre, presidentja nuk duhet të presë deri në pafundësi, shkruan Tribuna.

Analisti Artan Muhaxhiri, vlerëson se mostregimi i afatit po ndikon që edhe presidentja t’i ndihmojë partitë politike që ta vazhdojnë ngërçin.

Sipas tij, edhe PDK edhe VLAN para presidentes po gjejnë arsyetime për vazhdimin e bllokadës.

“Mungesa e plotë e vullnetit nga Blloku dhe PDK për të gjetur ndonjë zgjidhje, ndikon që edhe vetë presidentja të duket e pafuqishme, sepse dihet deri ku mund të shkojnë kompetencat e saj dhe ndikimi i saj mbi liderët politikë”, ka thënë Muhaxhiri.

AKI-ja, fare e përfshirë në gjetjen e Erionit

0

Pranvera-Erioni1Po të varej kthimi i 8-vjeçarit Erion Zeka në Kosovë nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, ai do të ishte ende në Siri, shkruan Koha Ditore.

Kjo agjenci inteligjente nuk e ka ditur fare që tashmë prokurori special, Reshat Millaku, ishte në kontakt me një shqiptar në Siri i cili ishte i gatshëm të kthehej në Kosovë së bashku me gruan e tij dhe Erionin. Ai kërkonte garanci që kur të kthehej të mos i viheshin prangat dhe të paraburgosej.

Këtë garanci e ka marrë nga shteti.

Me ta pranuar një shkresë të Millakut se i dyshuari për terrorizëm së bashku me gruan dhe Erionin i ishte dorëzuar Shërbimit sekret turk MIT që e kishin vendosur në një hotel në Turqi dhe kishin njoftuar autoritetet kosovare se tashmë Erioni ishte mirë dhe i sigurt.

Pakkush do të mund të besonte se një xhihadist nga Drenica – identiteti i të cilit është i njohur për redaksinë, do ta sillte Erionin nga Siria në Turqi.

Atë e kishte rrëmbyer nga një kamp me kosovarë, derisa i ati i tij ndodhej në front të luftës si pjesëtar i organizatës terroriste ISIS.

Xhihadisti e kishte kapur djalin për të ikur në Turqi ku ka qëndruar një javë në pritje të rregullimit të dokumenteve. Vetëm pas mbërritjes në tokën turke, larg fronteve të luftës dhe masakrave, AKI-ja e Bashkim Smakajt, së cilës iu dhanë meritat për kthimin e tij, kishte marrë vesh.

“Koha Ditore” ka siguruar të dhëna dokumentare të negociatave për kthimin e të riut.

Kriza kolapson politikën e jashtme

0

Flamuri i Kosovës në KanëPolitika e jashtme ka degraduar në pesë muajt e fundit dhe tërë kjo si pasojë e situatës politike në vend.

Njohjet janë ndalur sikur se edhe anëtarësimi i vendit në organizata rajonale e ndërkombëtare. Për më shumë, pesë ambasada kanë pasur problem që të paguajnë qiranë në shtetet ku janë të vendosura në mungesë të mjeteve.

Një situatë e tillë vlerësohet nga njohësit e rrethanave politike në vend si e dëmshme për vendin, dhe politikën e saj të jashtme. Sipas vlerësimeve të tyre politika e jashtme është në prag të kolapsit. Për profesorin e të drejtës ndërkombëtare Afrim Hotin, Kosova përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka një strategji konkrete se si të veprojë, dhe se merret vetëm me veprime ad-hoc./Tribuna/

Kushtetuesja pritet të mos deklarohet më për kryeparlamentarin

0

GjykataKushtetuese-e-KosovesGjykata Kushtetuese nuk pritet ta trajtojë edhe një herë çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Blloku LDK-LVV-AAK-Nisma nuk është palë e autorizuar për ta bërë materie të Kushtetueses këtë çështje, ndërkaq në Presidencë nuk kanë dhënë sinjale se do të veprojnë konform kërkesës së Bllokut për t’iu drejtuar Gjykatës lidhur me të njëjtën temë, shkruan sot Koha Ditore.

Ramush Haradinaj, një nga përfaqësuesit e Bllokut që ka shumicën në Kuvend, ka thënë të ketë nevojë për qartësim të aktgjykimit të Kushtetueses. Të drejtën për ta propozuar kryeparlamentarin, aktgjykimi ia njeh vetëm subjektit që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje – PDK-së. Por, zgjedhja ka dështuar të bëhet, shkaku që PDK-ja nuk ka ndonjë aleat për të siguruar votat e mjaftueshme që ta kalojë kandidatin e saj.

Haradinaj vazhdon të shprehë besimin se pika 127 e aktgjykimit lejon Bllokun të bëjë vetë propozimin. I ka mëshuar prej muajsh kësaj ideje, por kreu i LDK-së, Isa Mustafa, refuzon t’i hyjë edhe një procesi zgjedhjeje që do t’i kontestohej Kushtetutshmëria.

Pika 127 vetëm kërkon që deputetët të gjejnë zgjidhje brenda Kuvendit, por në harmoni me Kushtetutën. Haradinaj do interpretim më të gjerë.

Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka theksuar se Presidentja, sipas praktikës gjyqësore të zhvilluar nga Kushtetuesja, do të mund të referonte një çështje, edhe me gjithë faktit që një autorizim i tillë nuk është numëruar në formë eksplicite në Kushtetutë dhe në Ligjin mbi Gjykatën Kushtetuese