9.8 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Kushtetuesja pritet të mos deklarohet më për kryeparlamentarin

GjykataKushtetuese-e-KosovesGjykata Kushtetuese nuk pritet ta trajtojë edhe një herë çështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Blloku LDK-LVV-AAK-Nisma nuk është palë e autorizuar për ta bërë materie të Kushtetueses këtë çështje, ndërkaq në Presidencë nuk kanë dhënë sinjale se do të veprojnë konform kërkesës së Bllokut për t’iu drejtuar Gjykatës lidhur me të njëjtën temë, shkruan sot Koha Ditore.

Ramush Haradinaj, një nga përfaqësuesit e Bllokut që ka shumicën në Kuvend, ka thënë të ketë nevojë për qartësim të aktgjykimit të Kushtetueses. Të drejtën për ta propozuar kryeparlamentarin, aktgjykimi ia njeh vetëm subjektit që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje – PDK-së. Por, zgjedhja ka dështuar të bëhet, shkaku që PDK-ja nuk ka ndonjë aleat për të siguruar votat e mjaftueshme që ta kalojë kandidatin e saj.

Haradinaj vazhdon të shprehë besimin se pika 127 e aktgjykimit lejon Bllokun të bëjë vetë propozimin. I ka mëshuar prej muajsh kësaj ideje, por kreu i LDK-së, Isa Mustafa, refuzon t’i hyjë edhe një procesi zgjedhjeje që do t’i kontestohej Kushtetutshmëria.

Pika 127 vetëm kërkon që deputetët të gjejnë zgjidhje brenda Kuvendit, por në harmoni me Kushtetutën. Haradinaj do interpretim më të gjerë.

Dren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka theksuar se Presidentja, sipas praktikës gjyqësore të zhvilluar nga Kushtetuesja, do të mund të referonte një çështje, edhe me gjithë faktit që një autorizim i tillë nuk është numëruar në formë eksplicite në Kushtetutë dhe në Ligjin mbi Gjykatën Kushtetuese

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë për vdekjen e Rexhep Qosjes

Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosjës, dita e nesërme është shpallur si ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Kështu ka...

Spitali i Prizrenit pranon donacion nga kontingjenti italian i KFOR-it

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pranuar një donacion të ri nga kontingjenti italian i misionit KFOR,...

Lajmet e Fundit