Home Blog Page 8026

Specializantët i kryejnë detyrat e specialistëve

0

Mjekesi-udhezimiDrejtori i SHSKUK-së përsërit Qarkoren që ua ndalon specializantëve referimin e pacientëve për ekzaminime, shkruan sot Koha Ditore.
Referimi i pacientëve për ekzaminime nga specializantë të fushave të caktuara është e ndaluar.

Sipas zëdhënësit të ShSKUK-së, Shpend Fazliu, drejtori i ShSKUK-së, Curr Gjocaj, ka thënë se do ta ripërsërisin sërish Qarkoren, ku do të kërkojnë nga të gjitha klinikat të ndërpritet ky fenomen dhe referimi i rasteve të bëhet ekskluzivisht nga specialistët e fushave përkatëse

Identiteti dhe paradoksi i botës shqiptare

0

Eqrem KryeziuShkruan:Eqrem Kryeziu

Kur jam pyetur prej autoriteteve të Perëndimit për identitetin e shqiptarëve kam thënë se ky identitet është farkuar në përpjekje, përplasje dhe luftëra të përgjakshme, shekullore, për të mbetur gjallë si popull, me gjuhën e vet, me zakonet e veta dhe me kulturën e vet. Identitet si i secilit popull tjetër europian.

Është e vërtetë se shumica e shqiptarëve janë të besimit mysliman, por kjo nuk mund të bie ndesh me vetëdijën tonë historike, të krijuar gjatë atij rrugëtimi të gjatë e të përgjakshëm. Ajo vetëdije domosdo e shtron nevojën për shtet, si strukturë ku mund të vazhdosh i qetë rrugën e zhvillimit tënd të ligjshëm.
Popujt arabë nuk e ndiejnë nevojën për shtet, të paktën jo deri tani. Ata kanë pushtete, jo shtete – në kuptimin europian të fjalës.

Kushdo nga ne që është dresuar politikisht në shkretëtirat arabe (për dresimin nëpër manastire të flasin të tjerët), sado që atje ka vajtur për shkollim fetar, por ka vajtur krejt i paformuar, çilimi, sigurisht që konceptin shtet nuk e njeh. Nuk ka asgjë të keqe: madje edhe në demokracitë perëndimore gjenden njerëz që nuk dijnë të votojnë. Përplasja fillon kur këta njerëz kthehen në vendin e vet dhe përpiqen me dhunë të ndryshojnë mendjen e njerëzve, duke kërkuar të heqin dorë nga shteti, se paska projekte të tjera, globale. Të luftosh me vetëdijën qindravjeçare të popullit tënd jo vetëm që është e kotë, por edhe e panevojshme dhe e pandershme. Paj, Librat e Shenjta legjitimojnë ekzistencën e popujve të ndryshëm. Kaq e paqartë është kjo?

Pak a shumë këto ishin tezat e mia në ato bashkëbisedime. Mirëpo, në qoftë se unë besoja në to, bashkëbiseduesi im mund t’i merrte si teori, asgjë tjetër. Shtoja këtu edhe deformimet që kishte lënë diktatura në Shqipëri e robëria në Kosovë, tezat e mia kishin pak gjasa të merreshin si diçka serioze.
Si ta demonstroja se kisha të drejtë?

24 tetor 2014
Asgjë nuk pati filluar si duhet. Kush u pajtua nga europianët që shteti shqiptar të poshtërohej sa të hiqte dorë nga tifozët e vet, nga simbolet e veta, madje edhe nga ngjyrat e rrobave?
Si u pajtuan autoritetet shqiptare me këto kushte?
Më në fund, pse këto kushte? Për të mos e acaruar situatën? Dhe ç’u bë me këtë projekt?
Jo, asnjë fjalë për situatë, jo të qetë, por as më pak të acaruar. Doli se ato masa janë marrë për të mos e trazuar stimung-un e orgjisë diabolike të asaj turme atje. Doli se ato masa janë marrë për të treguar se Beogradi, jo se nuk e njeh Kosovën si shtet, jo se nuk e njeh Shqipërinë si shtet, por nuk njeh as ekzistencën biologjike të shqiptarëve. Sikur mos të ishte kështu, presidenti do të urdhëronte spikerin zyrtar të informojë se presidenti braktis atë ambient ky fyhen mysafirët në atë mënyrë. Të paktën, unë do të veproja kësisoj. Ivanovi? e Kolarov vepruan kësisoj.

Kohëve të fundit, për shkak të Heraklitit, fragmenti XV, përpiqesha të kuptoj, duke shfletuar tërë literaturën që kisha në dispozicion, kremtimet për nder të Dionisit, perëndisë greke. Ato ishin të përgjakshme dhe nën shenjën e fallusit. Nuk ma kapte mendja ç’domethënie mund të kishte ky mit për njeriun. Ku është baza në jetën shoqërore që justifikon krijimin e këtij miti?
Kur e pashë atmosferën e asaj loje, u binda se nuk është përrallë ai mit, por është shprehje e atij potenciali destruktiv në natyrën njerëzore.

Raporti
Njëmbëdhjetë djem të rinj, të urtë, të qetë, madje të veshur në të bardha, si flijimet njerëzore në tempujt e lashtë.

Rreth tyre një popullatë sa Athina e Lashtësisë a Sparta, duke thirrë me atavizëm: vrani, preni, preni, vrani, vrani, preni.

Terror i shpërpjestimeve epike. Por kjo nuk është fundi i ferrit: fundi i ferrit është jo frika nga vdekja, sa poshtërimi e turpi. Kafka tha: “Më e rëndë se vdekja, më erdhi turpi. U thera si qen”.
Po, ishte konfrontim mitik.
Si të kompensohej ky shpërpjestim nga njëmbëdhjëtë kecër në të bardha? Asnjë përrallë nuk do ta merrte guximin të fantazonte ndonjë mrekulli.

Jo, këta njëmbëdhjëtë djem ndien peshën që nuk e kishin imagjinuar as në makthet më të errëta. Nuk ka pasur as formulime gjuhësore artistike, si parapërgatitje. Përjetime të pashprehshme. Njerëzit vdesin e vriten e pushkatohen në luftë, por ato janë vdekje që janë kalkuluar prej viktimave. Mënjanë shpresën. Njëmbëdhjëtëshja shqiptare ishte aty për show, për lojë. Dikush ka marrë edhe ndonjë anëtarë familje me vete.

Vrani, preni, preni, vrani.
Shenja
Dhe, si prej qiellit, shfaqet simboli i Flamurit Kombëtar, jo a i shtetëror, por heraldika e Skënderbeut.
Madje – pikërisht prej qielli.Ka një meskinitet kur thuhet jo harta e Shqipërisë etnike, jo figurat historike. Jo, ishte vetëm imazhi. Flamurit kombëtar ai që bëri efektin e paimagjinueshëm.
Kam një dashuri të madhe për poemën “Kënka e sprasme e Balës”. Por e kam konsideruar si krahasim jo të fortë kur Dara i Riu flamurin e bën më të fuqishëm se këngën e përjetshme.
“Këtu diçka nuk shkon, – i thoshja vetes.” Por atë natë e pata krejt të qartë se poeti kishte të drejtë. Vetëm imazhi i Flamurit bëri që asnjë formë tjetër, për shkak të rrethanave, nuk do mund ta bënte kurrë. Si të komunikonte muzika a poezia brenda korit atavist: vrani, preni, preni, vrani?
Dhe ai imazh, vetëm me të parë, tha edhe foli edhe ngushëlloi me fuqi qiellore:
“Jo, ju nuk jeni vetëm…ju nuk jeni vetëm…nuk jeni vetëm.”
Kaq mjaftoi që të suprimohej ai shpërpjestim mitik. Që të arrihej e paarritshmja. Vrapoi Xhaka me shokë.
Dhe kështu me radhë.
“Bir, o me të, o mbi të!” I thoshte nëna spartanit duke ia dhënë mburojën për luftë. Mirëpo, babai i Xhakës tha diçka më të fuqishme. Sepse ai pa edhe përtej djalit të vet.
Jehona e menjëhershme, edhe përgjigjja
Pastaj u dynd ajo ndërgjegjja qindravjeçare historike e shqiptarëve, që nga Tuzi e në Preshevë, që nga Shkodra e në Vlorë.
Doli demonstrimi tek i cili shpresoja kur bisedoja për identitetin e shqiptarëve.
Doli kotësia e përpjekëve të projekteve nga kabinetet e fshehta që me një grusht dollarë të mbillej identitet tjetër.
Doli dëshmia më e fuqishme për miqtë e vullnetit të mirë se raportet me shqiptarët nuk zhgënjejnë. Sot e njëmijë vjet.
Në Prishtinë fëmijët vërshuan rrugët edhe këndonin të përlotur: “O, ku ka si ti, moj Shqipëria ime.”
Paradoksi

Si e trajtuan figurat publike këtë zhvillim tej mundësive racionale?
Analistët bëjnë shaka, politikanët bartin pas vetes prapanicat për t’i akomoduar sa më lartë.
Kjo nuk më dëshpëron. Sepse vitaliteti dhe potenciali i një populli hetohet në paradokset që ai ngërthen. Do të dëshiroja që paradokset të gjendeshin tek ndonjë shtresë tjetër, jo tek njerëzit që janë zotuar se veshi i tyre përgjon mesazhet që dërgon populli i tyre.
Por, do të kalojë edhe kjo.
Mjafton që rrugët e qyteteve tona të vëshohen nga fëmijët që këndojnë të përlotur:
“O, ku ka si ti, moj Shqipëria ime!”

Heroizmi shqiptar – turpi serb dhe mbështetja e UEFA-s (Platini) dhe BE-së (Kocijanqiq)

0

Bashkim KajdomcajjjjShkruan: Bashkim Kajdomçaj

Tash pas gjithë këtij ‘maskarallëku’ serb që ndodhi në Beograd me futbollin, dolën në pah shumë gjëra para gjithë opinionit sportdashës dhe kulturor jo vetëm në Evropë.

Para ndeshjes nga mediat serbe u krijua një atmosferë tendosëse, duke i fryrë zjarrit skajshëmrisht. Thua se futbollistët shqiptarë e serbë do të dilnin si gladiatorët në fushëbetejë në kohën romake. Serbia duke e ditur gjendjen e futbollit serb si dhe nivelin aktual të futbollistëve shqiptarë, nuk deshi të qëndronte indiferente, aq më tepër pas fitores së Shqipërisë ndaj Portugalisë në Lisbonë si dhe barazimit me Danimarkën, dy vende me traditë dhe nivel të lartë të zhvillimit të futbollit. Serbia pas humbjeve në sfera tjera, donte  të mos koritej në sferën e futbollit nga shqiptarët. Prandaj, duke dashur të shpëtoj nga koria e futbollit, u korit në fushën politike sepse e instrumentalizoj futbollin për qëllime politike.

Së pari, Serbia arriti që të ndaloj ardhjen e shqiptarëve në Beograd, qoftë nga Shqipëria, qoftë nga Kosova. Ndërkaq, për shqiptarët në Luginë të Preshevës krijoj psikozë që të mos ja mësynin Beogradit. UEFA në këtë drejtim e përfilli kërkesën serbe, pas pompimit të madh në opinion.

Së dyti, me shkuarjen e ekipit të shqiptarëve në Beograd, ata i pritën në mënyrë bombastike, duke i shoqëruar me polici, e madje edhe duke ua kontrolluar çantën secilit deri edhe në brek, sikur ti kishin mbushur ato me eksploziv apo drogë. Pastaj shoqërimi i ekipit shqiptarë me njësi speciale me maska, u bë për të krijuar përshtypjen e rrezikut të sigurisë personale si dhe ‘gatishmërinë’ e shtetit serb për siguri maksimale. Kurse në anën tjetër, për të krijuar psikozë, frikë dhe pasiguri të futbollistët shqiptarë, të cilët duhej jo vetëm të mendonin por edhe të bënin përpjekje jo se si të fitonin apo shënonin gol ndaj Serbisë, por si ta shpëtonin kokën nga ky ‘ferr’.

Kështu ndonëse Serbia vet e përgatiti skenarin, pastaj nuk mundi ta kontrolloj deri në fund. Sepse nuk i kish mësuar tifozët serbë që të bërtisnin “vrisni shqiptarët”. Jo për atë që njerëz edhe në qeverinë serbe nuk mendojnë kështu, por për faktin se nuk mund ti arsyetojnë këto thirrje raciste para botës.

Kur filloi loja dhe u pa se Serbia jo vetëm që nuk do të mund të fitonte, por do të humbte më shumë se Portugalia, u vu në veprim plani tjetër. Me teledirigjim u vu në qarkullim një hartë e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe e përcjell nga portretet e dy figurave kombëtare shqiptare: Ismail Qemalit në në njërën anë dhe në anën tjetër e Isa Boletinit. D.m.th. Kosova dhe Shqipëria. Sepse edhe në përfaqësuesen e Shqipërisë ndodheshin tetë lojtarë të Kosovës. Dhe skenari u zhvillua siç e pa e gjithë bota. Sikur të kishte qenë duke udhëhequr Serbia, flamuri sigurisht që nuk do të valonte në stadium. Për gjithë këtë Serbia mundohet t’ja hedh fajin Shqipërisë dhe shqiptarëve me supozimin se këtë e kanë bërë shqiptarët, prandaj edhe duhet fajësuar ata.

Përderisa UEFA mori vendim që të mos shkojnë tifozët shqiptarë në Beograd, ishte e qartë se organizim të tifozëve shqiptarë nuk mund të kishte, as nga Kosova e as nga Shqipëria, sepse për çfarëdo që të ndodhte, përgjegjësinë do ta kishte Shqipëria. Nëse hipotetikisht do të besonim se këtë e ka bërë ndonjë ‘patriot shqiptar’, atëherë nën këtë të ashtuquajtur shtetrrethim, si është e mundur që shteti serbë me gjithë atë makineri policore, të mos e zbuloj dhe arrestoj “patriotin shqiptar”?

Kjo është e qartë, se ky skenar ka vetëm një adresë: Serbia, përkatësisht shteti serbë. Në këtë numër të madh të pjesëtarëve të policisë serbe, si mundën të lejojnë policët serbë që të futen huliganët në fushë? Aq më tepër që në këtë aventurë serbe marrin pjesë edhe kujdestarët në stadium dhe vet policë serbë, duke sjell ndaj lojtarëve shqiptarë jo vetëm korridoreve e në zhveshtore por edhe në fushë publikisht. Shovinizmin dhe urrejtjen shteti serbë nuk mundi ta fsheh as këtë radhë.

Tash në lojë është sërish politika. Regjisorët dhe skenaristët dolën në skenë. Për ta mbrojtur vetën dhe për të sulmuar njëkohësisht. Apo më qartë: për ta mbrojtur vetën duke sulmuar. Kryeministri serbë, Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, ministra tjerë serbë, nuk e kanë as një grimë objektiviteti, siç e patën mediat shqiptare, qoftë në Kosovë, Shqipëri etj, për raportimin dhe qëndrimin e sjelljeve korrekte të disa futbollistëve serbë si: Ivanoviq, Kolarov etj.

 Pasojat nga tolerimi

 Tash meqenëse realiteti u pa, duhet edhe ndëshkimi ndaj keqbërësit. E kjo siç po shihet është Serbia. Por këtu ka rrezik që UEFA të ndikohet nga politika ndërkombëtare që gjykimi mos të jetë i drejtë por të kihet një tolerancë e sërishme ndaj Serbisë, për shkak të proceseve (bisedimeve) nëpër të cilat po kalon Serbia bashkë me shqiptarët e veçmas me Kosovën. Si rrjedhojë: në vend se Serbia të ndëshkohet duke u regjistruar ndeshja me rezultat zyrtar 3:0 në favor të Shqipërisë, ajo mund të bëjë kompromis duke e dënuar Serbinë me para, duke e vazhduar ndeshjen në Beograd qoftë aty ku ka mbetur apo edhe nga fillimi, por pa asnjë shikues. Kurse varianti tjetër për tu luajtur ndeshja në ndonjë vend tjetër në Evropë: Zvicër, Francë, Itali, Gjermani…Serbia dhe UEFA e dinë se kudo që do të luhej, qindra mijëra shqiptarë anë e kënd Evropës do të shkonin në atë shtet, pa marrë parasysh se a mund të hyjnë në stadium. Me një fjalë Serbia dhe UEFA kanë një patate të nxehtë në dorë. Që të dënohet simbolikisht Serbia sa për sy e faqe, duke mos u regjistruar rezultati 3:0 për Shqipërinë, kjo do të ja humbte kuptimin vet sportit, duke u komprometuar në një masë jo të vogël vet UEFA-n.

UEFA dihet se nuk bëri kompromise me Anglinë në problemin e Heiselit në Bruksel më 1985, jo vetëm ndaj Liverpoolit por ndaj të gjitha ekipeve angleze. Futbolli anglez, pasojat i pagoi shtrenjtë. Për shumë vite ekipet angleze nuk u lejuan të marrin pjesë në garat ndërkombëtare, dhe e dyta, i humbi trendi futbollit anglez në arenën ndërkombëtare. Kujtojmë faktin se deri atëherë ekipet angleze dominonin në skenën e kupave të Evropës e sidomos në Kupën e kampionëve. Dhe jo vetëm kaq! Kjo ndikoi që edhe ekipi anglez në garat ndërkombëtare të mos mund të konsolidohej madje deri në ditët e sotme.

Së këndejmi, UEFA duke e ditur se ky nuk është rast i parë që ndodh me tifozët serb nga se para ca vitesh (2011), tifozët e Partizanit të Beogradit e rrahën për vdekje një tifoz francez (Brice Taton) të ekipit Tulus të Francës, pikërsht në këtë stadium (JNA) ku pas 10 ditësh vdiç.

Në anën tjetër, po këta tifoz serbë, në Itali më 2010 për shkak të huliganizmit ndikuan që të ndërpritet ndeshja Itali – Serbi.Këtu u dogj flamuri shqiptar nga banditi serb Ivan Bogdanov, që u dënua më pas nga drejtësia  italiane dhe u ekstradua në vendin e origjinës-krimit-Serbi.

Pakë më vonë (2012) serbët pas humbjes nga Anglia, U-21, pas përfundimit të ndeshjes rrahën tërë seleksionin anglez !

Banditi Bogdanov i ndihmuar nga  policia serbe dhe ‘kujdestarët’ u sulën bashkë me ‘tifozët’ që thyen rrethojat mbi  ekipin kombëtarë.

Një fluturake të ketë qenë më e rrezikshme se 30 mijë banditë-huliganë (në mesin e tyre edhe presidenti serb Nikoliq) që thirrnin për vrasje shqiptarësh dhe në fund me gjithëcka që patën sulmuan kombëtaren.Ky është racizëm që UEFA e FIFA e ka mison ta luftojë. Jo z.Platini.Mos si shumë po toleroni Serbinë që është recidiviste në këto gara ?! Ju jeni i thirrur të mbroni dhe zhvilloni futbollin , jo kriminelët !

‘Serbia reagoi me profesionalizëm’, tha zëdhnësja e Baroneshës, edhe pse ajo s’qe punë për te !

Ajo, foli me zërin e Platinit edhe pse më pas u mundua të justifikohej, kinse ka dënuar dhunën.

Radha është te UEFA të përcaktohet se a don që përfundimisht ta shuaj misionin e sportit të- futbollit duke e bërë instrument të politikës, apo don ta ruaj dinjitetin e vet, të futbollit si dhe sportit në tërësi.

Ndeja në Hamam, Thaçi: Nuk u fol për politikë

0

Thaci ne mbremje(E plotesuar) Pas takimit me Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn në koktejin e organizuar nga Ambasada Amerikane, Hashim Thaçi tha se nuk diskutuan për politikë.

“Ka qenë një ndejë private dhe pa asnjë temë politike’, tha Thaçi.

 

Detaje nga takimi Jahjaga, Thaçi, Mustafa e Haradinaj

Në pritje të Ambasadës Amerikanë për nder të vizitës së senatorit amerikan janë takuar lideri i PDK-së, Hashim Thaci, ai i LDK-së, Isa Mustafa, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, mirëpo asgjë nuk ka ndyrshuar nga qëndrimet e partive. Kështu kanë bërë të dirtur burime të Gazetës Blic brenda takimit.

“Në Hamam në ndejë të Ambasadës Amerikane kanë qenë presidentja, Mustafa, Thaci dhe Haradinaj. Janë takuar në këmbë dhe takimi ka zgjatur 10 minuta dhe janë konfirmuar pozicionet”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic brenda takimit.

“Edhe Isa Mustafa edhe Ramush Haradinaj i kanë rikonfirmuar qëndrimet e tyre”, tha ky burim.

Në takim sic merret vesh kanë qenë pos liderëve edhe: Lutfi Haziri, Haki Demolli, Petrit Selimi, Ardian Gjini dhe Burim Ramadani.

“As ambasadorja e as senatori nuk kanë qenë në takim kur u bisedua. Mirëpo, ka qenë një pjesë e madhe e stafit diplomatik. Takimi nuk ka qenë i planifikuar”, tha ky burim.

 

Senatori Murphy mbledh liderët

Liderët e partive politike në vend janë takuar sonte në njërën nga kafiteritë e Prishtinës.

Takimi ndodh në kuadër të një ndeje ambasadës amerikane dhe senatorit amerikan që po zhvillon vizitë në Kosovë Chris Murphy.

Në ndejë të pranishëm përveç presidentes Jahjaga ishin edhe Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj.

Ndërkohë në takim nuk shkoi askush nga NISMA.

Isa Mustafa tha se e ka takuar të parin e PDK’së Hashim Thaçi por se me të nuk ka folur për politikë.

“Po u përshëndeta edhe me Thaçin, por nuk folëm për politikë”, tha Mustafa për Indeksonline.

 

Në këto çaste po takohen Thaçi dhe Mustafa

Lideri i PDK’së Hashim Thaçi dhe ai i LDK’së Isa Muastafa janë në një takim në njërën nga kafiteritë e kryeqytetit, raporton Express.

Takimi vjen pas takimit të sotëm të presidentes me senatorin amerikan Chris Murphy.

Dyshja po zhvillojnë takimin në kuadër të një kokteji të organizuar nga Ambasada Amerikane derisa Express pas pak ju sjell më shumë hollësi.

Rama s’ka nevojë për sugjerime, ai vendos vet

0

JakupKrasniqi10-29Ish-kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur habinë për personat të cilët e sugjerojnë kryeministrin shqiptar, Edi Rama për vizitën që do t’i bëj Beogradit me 22 tetor.

Ai ka shkruar se habitet me ata njerëz që i japin udhëzime kryeministrit Rama si të veproj në këtë situatë, sikurse të ishin politikbërës të Shqipërisë.

Lexoni postimin e plotë të Krasniqit në Facebook:

Nga kush duhet marr këshilla për shkuarjen në Beograd?

Unë habitem me shumë njerëz që e sugjerojnë Kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama që të shkoi ose të mos shkoi në Beograd, thuajse ata janë politikbërësit e Shqipërisë. Nuk e beje ketë gafë, se konsideroj që, Edi Rama, i cili ka marr përgjegjësinë dhe vullnetin e shumicës qytetare dhe parlamentare për të qeverisur në Shqipëri, e dinë mirë se çka duhet bërë ne situata të tilla jo edhe aq të lehta. Madje ai e udhëheqë një parti të madhe politike me kuadro të shumtë e më traditë në politikbërje, ka një koalicion qeverisës me të cilët duhet të konsultohet, e pastaj mbi bazën e këtyre konsultimeve duhet ta merren vendimin përfundimtar, që të shkoi apo jo në Beograd. Nëse mbi bazën e konsultimeve e merr vendimin, ky fakt duhet përshëndetur!

Nuk e mohoj faktin se Edi Rama nuk paska nevojë për këshilla të urta, por nuk besoj që ka nevojë për këshilla të atyre që në bisedimet me palën serbe nuk kanë arritur ndonjë sukses ne normalizimin e marrëdhënieve me palën serbe. Konsideroj se këshilltari më i mirë sesi duhet biseduar me palën serbe, është përvoja e ndjekur nga udhëheqësit e shtetit kroat me ata serbë. Përvoja e bisedimeve në mes të Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit, nuk duhet përsëritur më kurrë nga pala shqiptare, as e Shqipërisë e as e Kosovës.

Bisedime po, por si të bisedohet? Kjo është çështja.

Jahjaga, senatorit Murphy: Kosova po dëmtohet

0

Jahjaga-Chris MurphyPresidentja Atifete Jahjaga në takim me senatorin Chris Murphy e ka njoftuar këtë të fundit me gjendjen aktuale në vend derisa ka theksuar se ngërçi aktual politik po dëmton vendin. Jahjaga i tha Murphy se ua ka bërë me dije liderëve të partive politike në vend se mos dalja nga kriza aktual dëmton Kosovën.

Anëtari i komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit të SHBA-së, senatori Chris Murphy është pritur në takim nga presidentja Atifete Jahjaga. Kjo e fundit e ka njoftuar Murphy për zhvillimet e vendit derisa është ndal në ngërçin aktual politik nga i cili tha se po dëmtohet vendi. Një gjë të tillë Jahjaga tha se ua ka thënë edhe liderëve të partive politike me të cilat po mban një dialog lehtësues.

“Presidentja e Republikës së Kosovës e njoftoi senatorin Murphy edhe me zhvillimet aktuale, me theks të posaçëm për nyjën institucionale, duke theksuar se Kosova ka mbajtur zgjedhje të mira, të lira, demokratike e gjithëpërfshirëse. Ajo tha se Kosova ka treguar deri tani pjekuri politike dhe respektim të kuadrit kushtetues por tha se ky impas i krijuar institucional tani po i dëmton interesat e Kosovës edhe brenda edhe në skenën ndërkombëtare. Presidentja Jahjaga tha se në rolin e lehtësuesit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare ka filluar takimet me liderët për të gjetur zgjidhjen për institucionet e qëndrueshme, dhe se ua ka bërë me dije pozitën në të cilën sot ndodhet Kosova dhe gjithsesi edhe obligimet që ka vendi”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e presidentes.

Deklarata për media nga Presidenca shpalos vetëm qëndrimet e Jahjagës dhe më poshtë mund ta lexoni të plotë.

Presidentja Atifete Jahjaga priti anëtarin e komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit të SHBA-së, senatorin Chris Murphy

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim anëtarin e komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit të SHBA-së, senatorin e Connecticut, Chris Murphy, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, Presidentja Jahjaga e vlerësoi lart rolin e qeverisë së SHBA-së, të Senatit dhe të Kongresit të SHBA-së për Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe theksoi se të arriturat e Kosovës në 6 vjetët e pavarësisë së saj janë ngusht të lidhura me angazhimin dhe përkrahjen e fuqishme të SHBA-së, ashtu siç kanë qenë të lidhura edhe me lirinë dhe paqen që sot gëzojnë qytetarët e vendit.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova si shtet i ri dhe gjithëpërfshirës po e konsolidon demokracinë e saj të brendshme, dhe gjithashtu edhe përfaqësimin e saj ndërkombëtar dhe është shndërruar në një faktor të paqes e stabilitetit dhe të fqinjësisë së mirë me të gjtiha vendet e rajonit, përfshirë edhe Republikën e Serbisë.

Ajo tha se Kosova është e përkushtuar në dialogun me Republikën e Serbisë, si mënyrën më të mirë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe për të hapur rrugën e integrimeve me BE-në. Presidentja Jahjaga theksoi se rezultatet e dialogut mund të gjykohen vetëm përmes përmbushjes së plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura përgjatë procesit të lehtësuar nga BE-ja dhe përparimi i Serbisë drejt anëtarësimit në BE duhet të kushtëzohet me përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova është e interesuar që të përmbyllë këtë process me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve të pavarura, me qëllim që të dyja vendet të ecin drejt BE-së në rrugët e tyre individuale, sepse BE-ja për Kosovën dhe njëkohësisht edhe për vendet e rajonit nuk ka alternativë.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka arritur përparime të mëdha dhe është e përqendruar në kryerjen e reformave të thella të saj të brendshme, në ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe posaçërisht në ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve të saj të komuniteteve të ndryshme.

Presidentja e Republikës së Kosovës e njoftoi senatorin Murphy edhe me zhvillimet aktuale, me theks të posaçëm për nyjën institucionale, duke theksuar se Kosova ka mbajtur zgjedhje të mira, të lira, demokratike e gjithëpërfshirëse. Ajo tha se Kosova ka treguar deri tani pjekuri politike dhe respektim të kuadrit kushtetues por tha se ky impas i krijuar institucional tani po i dëmton interesat e Kosovës edhe brenda edhe në skenën ndërkombëtare. Presidentja Jahjaga tha se në rolin e lehtësuesit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare ka filluar takimet me liderët për të gjetur zgjidhjen për institucionet e qëndrueshme, dhe se ua ka bërë me dije pozitën në të cilën sot ndodhet Kosova dhe gjithsesi edhe obligimet që ka vendi.

T’i lihet dora zgjatur, shovinistëve

0

Flamur KuciShkruan:Flamur Kuçi

Se çka ndodhi në ditën historike të 14 tetorit gjatë ndeshjes futbollistike mes kombëtares sonë Shqipërisë dhe Serbisë, nuk do shumë shtjellim për t’ua qartësuar të tjerëve pasi që e tëra është parë, regjistruar dhe zhvilluar para miliona spektatorëve gjatë kohës që po ndodhte e më vonë edhe nga shumë të tjerë me anë të fotografive dhe inçizimeve nga mediat e njohura ndërkombëtare. Por, pas gjithë kësaj e rëndësishme është të merremi me faktin se si po trajtohet tërë ajo që ndodhi mbrenda një arene që më shumë i ngjasonte një beteje gladiatorësh, ku shqiptarët ishin pothuajse duarlidhur në mesin e afër 35 mijë monstrumëve që nuk kursyen asgjë për ta shprehur urrejtjen e ngulitur në zemrat e tyre tash e sa shekuj.

Nuk mund ta përbijmë lehtë faktin se nga figura me ndikim në Europë siç është Platini në sferën sportive e Maja Kocijançiç në sferën politike, kjo e fundit zëdhënëse e baroneshës Ashton, e cila është ajo që më së shumti po merret me “pajtimin” e shqiptarëve dhe serbëve. Platini duke u munduar të i hedhë hi syve të gjithëve, merret me insinuatën se çka do të ndodhte nëse “droni” do të sillte një bombë dhe jo një banderolë, e në të njejtën kohë abstrahon dhunën fizike, psikologjike, emocionale, e shpirtërore që e ushtruan serbët ditë përpara ndeshjes, me ndalesën për tifozët KUQeZI e më vonë pas arritjes së lojtarëve tonë atje, hyrjes në stadium, vërshëllimave gjatë himnit kombëtar, sulmeve me gurë, me karrige e me fishekzjarre, dhunës së ushtruar nga lojtarët, stjuardët dhe policët serbë, e mbi të gjitha thirrjeve raciste dhe shoviniste të të gjithë masës “ubi zakolji da Šiptar ne postoji” – “ Vrite, prite, që Shqiptar mos të ekzistojë”. Nuk çuditem shumë me Platinin pasi që kaherë e ka treguar bindjen e tij, më shqetësuese duket deklarata e Kocijançiç se autoritetet serbe u treguan profesioniste në menaxhimin e situatës. Hamendësoj se çka do të thoshte për zëdhënësen e Ashtonit keq-menaxhim i situatës, ndoshta ndonjë vrasje e njërit nga lojtarët shqiptarë?! …që kishte menduar se po shkonte për të luajtur futboll e jo në terrenin më armiqësorë në botë, që më së paku kishte të bënte me sportin.

Pyetja që po trajtohet më së shumti gjatë kësaj jave është se a duhet të shkoj kryeminstri Rama në Beograd, në takimin e 22 tetorit? A duhet t’i shtërngojë duart me elitën politike serbe? …që asnjëherë nuk e dënoi dhunën e së martës dhe koret raciste për “zhdukjen” e popullit të kryeminstrit Rama, shpifjet për vëllaun e tij, e më së keqi etiketimin e Shqipërisë se i duhen shekuj për t’u bërë shtet dhe shqiptarët njerëz. Ironik dhe injorues është edhe gjesti i ministrit të jashtëm serb Daçiç, i cili nuk ia hapi fare telefonin homologut të tij shqiptar Ditmir Bushati. A ia vlen të shkohet për vizitë, në një vend si Serbia pas gjithë asaj që ndodhi, pa kaluar as 10 ditë nga fyerjet dhe tentim-poshtërimi kombëtar që donin të na bënin? – mendoj se jo. Jo, për shkak se u vërtetua se Serbia dhe serbët nuk kanë ndryshuar fare, se kur vie te kontakti me shqiptarët ata i heqin maskat dhe e shfaqin sëmundjen kronike ndaj kombit tonë, se Serbia dhe serbët janë po të njejtit barbarë, që na vranë e masakruan shekuj më parë e deri në luftën e fundit, se serbët janë tinzarë e të prejnë në besë, siç bënë edhe të martën kur policët e shumtë në numër më shumë i bënë presion lojtarëve se sa ofruan siguri, madje edhe i rrahën, se elita politike serbe është pasardhëse e praktikuese e devotshme e politikës gjenocidale të Milosheviçit, se Serbia dhe serbët ende i kanë sytë nga Rusia dhe jo nga Europa, se serbët janë po ajo fundërrinë që kurrë nuk e ka lënë rehat Ballkanin dhe se po t’i jepej mundësia përsëri ashtu do të vepronte.

Por, ajo që dua të them është se, pse vallë ky qëndrim i europianëve karshi nesh dhe karshi serbëve? Dihet qartë se gjithmonë në mesin e dy shteteve, një palë e tretë më shumë ia ka hallin shtetit që e luan të fortin se sa atij që e luan servilin. Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, elita e saj politike me pranimin e pakos së Ahtisarit e më vonë me pranimin e gjashtë-pikëshit të Ban Ki Moon-it e marrëveshjeve tjera të dëmshmë për shtetësinë e Kosovës ka shfaqur servilizmin e saj karshi Europës në vend se të shfaqtë vendosmërinë e saj e seriozitetin si shtet, i cili nuk do të pranonte të negocionte me një shtet agresor si Serbia, që ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve dhe ende ka shumë të zhdukur që ndodhen me gjasë në Serbi e nuk tregon për fatin e tyre. Me këto vendime Kosova ia ka dhënë mundësinë Serbisë që ta luaj të fortin, gjë që i ka sjellë asaj përfitime të mëdha si: liberalizimi i vizave, marrja e statusit të kandidatit për antarësim në Bashkimin Europian, barrikadimi i Veriut, asociacioni i komunave serbe brenda Kosovës, etj. Diplomacia dinake serbe duke qenë në pozitën e agresorit, dhunuesit e pushtuesit arriti të fitonte tërë këto favore, merreni me mend se çka do të përfitonte ajo po të ishte në pozitën tonë.

Mendoj që kryeministri i Shqipërisë është i obliguar nga situata e krijuar, ta marrë në dorë bajrakun e përfaqësimit të shqiptarëve, të i tregoj Europës dhe botës se shqiptarët kanë fuqi dhe kanë vullnet për antarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare, por tashmë jo duke u nënshtruar e duke e bërë servilin, por duke i treguar elitës politike serbo-sllave se shqiptarët u ndjenë të ofenduar me atë që ndodhi të martën, se shqiptarët gjithmonë ndjehen krenarë që janë të tillë, dijnë të mbrojnë simbolet e tyre kombëtare dhe e mbrojnë njëri-tjetrin edhe me jetë nëse është nevoja. Është momenti që serbëve t’ua lëmë zgjatur dorën e përgjakur me gjakun e shqiptarëve të pafajshëm, është momenti që Serbia të ndjehet e turpëruar para botës me pafytyrësinë e saj, ta pranojë e dorëzuar, vendimin e UEFA-së për humbjen e ndeshjes me rezultat zyrtar dhe përjashtimin e saj nga garat, e që do t’i shërbente asaj të reflektojë, të rishikojë pozitën e saj në politikën europiane dhe së fundi ta pranojë humbjen e saj si në luftë, në politikë, ashtu edhe në fushë, karshi shqiptarëve. Europa i do e i rrespekton shumë më shumë të fortit se servilët, andaj është koha që të ripozicionohemi dhë të marrim qëndrimin që gjithmonë e kemi pasur, të tregojmë se jemi pasardhës të Isa Boletinit, kujtoj thënien e tij: “Unë jam mirë, kur asht mirë Shqipnia!”

Nuk mund të kalohet pa u përmendur edhe momenti që nuk la pa e rrënqethur asnjë shqiptar në botë, valëvitja e “AUTOCHTHONOUS” me Shqipërinë Etnike dhe me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në të, që më shumë se kush e ngriti, ka rëndësi simbolika që ai flamur bart’te, kënaqësia e krenaria që ai na dhuroi kur valonte para mijëra horrave serb, trimëria që djelmoshat tanë e treguan, loja që e luajtën, e mbi të gjitha përfaqësimi dinjitoz para botës i një populli fisnik siç janë SHQIPTARËT!
“O sa mirë me qenë shqiptar, o hej!”

Alo, alo

0

Flamuri-Luta

(Ua kushtoj stërnipave të mi…)

Kënga e parë:

Alo, rebeli ju flet me celularin e një fije bari,

A më dëgjoni ju me pasaportën e diellit në xhep?

Ç’thonë ditët tuaja të zjarrta prej shtegtari,

Ku hënën si lodër fëmijësh e vërtisni mbi planet?

Kam dëgjuar se në çdo çap si shembull keni diellin

E shëmbëlltyrën e tij, Nënë Terezën, në bamirësi,

Ah, këtu në trekëmbëshin e mustaqeve të Çelës,

Për hatër të urrejtjes varim zogun – dashuri!

Ju, që ecni me pasaportën e diellit në xhep

Në kullën –Eifel marramendje s’ndjeni aspak,

Këtu melankolia në fundin e shpirtit – det,

Na bën të ngjallim euforinë me raki zier për merak.

Këtu, në njërën anë sheh buzëqeshjen skeletik,

Në anën tjetër rrisim brirët e grindjeve si desh,

Ku bollëku i fjalëve të pakuptimta – astmatik

Na godet me pamjaftueshmërinë e të marrit vesh.

Kënga e dytë:

Alo, rebeli ju flet me celularin e një fije bari,

A më dëgjoni ju me pasaportën e diellit në xhep?

Ç’thonë ditët tuaja të zjarrta prej shtegtari,

Ku hënën si lodër fëmijësh e vërtisni mbi planet?

Ka dëgjuar se te ju nuk njihen të egrat përleshje,

Apo ditët –luspa t’ju humbas shkëlqimi,

Ah, këtu, në furrik të jetës pa pikë mëdyshje,

Shpirtligësia ngrohka vezë hakërrimi!

Kam dëgjuar tërë gaz e hare dilni në arë,

Në përballjen e çdo sfide gjoksin ia nxirrni erës,

Ah, këtu, bishti i servilizmit zagar,

Kënaqësinë tërë kallo bëka pas karrierës!

Kam dëgjuar të përngjani si një lule prillore,

Pa njohur mjerimin në vatra me dhimbje – Migjeni,

Ah, këtu, portofoli i qetësisë shpirtërore

Është midis dhëmbëve –ngritje çmimesh si turi qeni!

Kënga e tretë:

Alo, rebeli ju flet me celularin e një fije bari,

A më dëgjoni ju me pasaportën e diellit në xhep?

Ç’thonë ditët tuaja të zjarrta prej shtegtari,

Ku hënën si lodër fëmijësh e vërtisni mbi planet?

Kam dëgjuar se sytë nuk iu shohin ëndrra të zbehta,

Apo të qani veten me lot krokodili plot pikëllim,

Këtu, drutë e pafund të pyetjeve të çiltra,

Bëhen arkivole për përgjigjet pritur me padurim.

Kam dëgjuar si koka turku ditët s’ju priten aspak,

Apo të përplasni turinjtë pas një ngjarjeje të fryrë,

Ah, këtu, rreth korales së një zemërimi pa shkak

U fshehka mendimi-peshk si e kuqja fytyrë!

Kam dëgjuar, nderi i njeriut të mirë s’është përdhosur,

Apo krimineli i veshur me pushtet të jetë si shenjtor,

Ah, këtu, çdo shfaqe superiore e pa damkosur

Dalka prej mbetjeve reaktive të shpirtit njerëzor.

Kam dëgjuar te ju s’u ikën i pakënaqur muzgu,

Apo dashuria për hiçgjë të dënohet me varje,

Ah, këtu, fjala dhe shpata janë plore plugu

Në arën e historisë gati për të mbjell ngjarje!

Kënga e katërt:

Alo, rebeli ju flet me celularin e një fije bari,

A më dëgjoni ju me pasaportën e diellit në xhep?

Ç’thonë ditët tuaja të zjarrta prej shtegtari,

Ku hënën si lodër fëmijësh e vërtisni mbi planet?

Kam dëgjuar se shpirti s’ju rri i uritur asnjëherë,

Me dhimbje të pafund flakur tej në harrim,

Ah, këtu, te tempulli i një simboli të pavlerë,

U falka vetë injoranca e zhytur në mjerim!

Kam dëgjuar se gazi i pakufi i vogëlushit lot,

Jep leksione – zemre çdo njeriu me shpirt katili,

Ah, këtu, ëndrrat që nuk i rezistojnë kohës dot,

Qenkan petale kumbulle të rrëzuara prilli!

Kam dëgjuar se ditët tuaja kapur dorë për dore,

Si vogëlushë pas bukurive rendin tërë shend,

Ah, këtu, njerëzit llufitin kafe –shije lindore

Në anën tjetër ca ide perëndimore u vijnë ndërmend!

Kënga e pestë:

Alo, rebeli ju flet me celularin e një fije bari,

A më dëgjoni ju me pasaportën e diellit në xhep?

Ç’thonë ditët tuaja të zjarrta prej shtegtari,

Ku hënën si lodër fëmijësh e vërtisni mbi planet?

Kam dëgjuar, mbi kokë si saç – korriku ditës vonë

I vini më të voglit gabim si ndëshkim,

Ah, këtu, me ventilatorin e të thënës me pasion,

Freskojmë sharlatanizmin ngritur tek i larti nderim!

Kam dëgjuar, bukën se lyeni asnjëherë me shëllirë,

Apo delet brenda në ahur të blegërijnë plot uri,

Ah, këtu, delet e përgojimeve që pa gdhirë,

Kullosin në hasëllin e njëri-tjetrit ndodhi!

Kam dëgjuar, kohën nuk ju ha bixhozi apo disku,

As pleqëria nuk jua bën punët fare çorap,

Ah, këtu, me feta buke të një përkrahje miku,

Ushqejmë përputhjen e mendimit me të voglin çap!

Kënga e mbylljes:

Alo, rebeli ju flet me celularin e një fije bari,

A më dëgjoni ju me pasaportën e diellit në xhep?

Ç’thonë ditët tuaja të zjarrta prej shtegtari,

Ku hënën si lodër fëmijësh e vërtisni mbi planet?

Kam dëgjuar të përngjani si një lule grillore,

Pa njohur mjerimin në vatra me dhimbje – Migjeni,

Ah, këtu, portofoli i qetësisë shpirtërore

Është midis dhëmbëve –ngritje çmimesh si turi qeni!

Shkruan:Flamur Luta

Thaçi i kundërpërgjigjet Çoçajt: I vodhët 12 mijë euro në emër të dëshmorit, Remzi Ademaj

0

Abdulla Thaci LDKAnëtari i Zyrës për Informim të LDK-së në Prizren, Abdullah Thaçi iu ka kundërpërgjigjur drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajt. Ai ka sqaruar se nuk është anëtar i Komisionit për Arsim në LDK.

“Nexhat Çoçaj e kuptoj frustrimin tuaj, por për hire të së vërtetës unë nuk jam pjesë e komisionit për Arsim në LDK, . Por si do që të jetë nuk ka lidhje. E vërteta është e dhimbshme për ty fatin tënd . Ju qëllimisht provoni të krijoni huti që në njërën nga paditë ( se i ke të shumta ) e ngritura ndaj jush nga Vetëvendosje, “pretendoni” se faktet nga ajo janë të falsifikuara . ! Nëse është kështu pse deri sot nuk keni ngritë as një padi private për “shpifje” ndaj kujt do, qoftë edhe ndaj meje ?!. Natyrshëm, Ju nuk guxoni ta bëni këtë nga turpi se mes hajnive tjera me tender dhe punësime me mito në arsim jeni kap duke vjedhë para në emër të dëshmorit të kombit Remzi Ademaj”, thuhet në reagimin e Thacit.

“Sinqerisht mos kofsha në lëkurën tënde, sepse ke shumë padi dhe shumë ballafaqime me drejtësinë, për të gjitha po gjen në rrugë për tu arsyetuar, por sa i përket kësaj të zhvatjes së 12 mijë eurove nëpërmes llogarive bankare në emër të dëshmorit Remzi Ademaj, vërtetë këtë nuk po mund të përballoni dot”.

“Pasi ju po thirreni në drejtësi, e mirëpres atë ditë kur do të ballafaqohesh me padinë për rastin e vjedhjes së 12 mijë eurove nga fondet publike në emër të dëshmorit të kombit Remzi Ademaj. Por sigurisht pasi t’i kryeni proceset tjera gjyqësore me të cilat veç jeni në vijimësi. Bile një rast ishte e çuditshme se sa dhimbshëm keni kërkua shtyrjen e seancës gjyqësore për shkak të një seance në Asamblen Komunale në Prizren. A po ju kujtohet për cilën seancë bëhet fjalë, se vërtetë keni shumë ballafaqime gjyqësore”.

“Nexhat Çoçaj, për të gjitha të bëmat e mia jam krenar dhe jam i gatshëm publikisht të ballafaqohem me ty dhe me cilin do hajn tjetër që vjedhë taksat e mia. Nëse mendon se jam shpifës drejtohu organeve të drejtësisë në të cilat ishe deklaruar çuditërisht se ju beson”.

“Këtë reagim e bëra për hire të së vërtetës e për asgjë tjetër, sepse me fytyrën e kobrit grabitqar nuk dëshirojë të merrem por jam i gatshëm të ballafaqohem”./PrizrenPress.com/

Thaçi: Rama duhet të shkojë në Beograd!

0

Thaci-Rama-lidhja e prizrenitKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përfaqëson një shtet anëtar të NATO-s që kurrë nuk do të lejojë rrezikimin e shqiptarëve në Ballkan, prandaj edhe nuk ka arsye të frikësohet nga dialogu dhe vizita tek fqinjët.

“Ballkani Perëndimor ka hyrë në fazën e pakthyeshme të integrimeve Euro-Atlantike, që qëllim parësor e kanë përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.

Derisa ende dëgjojmë gjuhë të urrejtjes dhe provokime që vijnë nga hijet e të kaluarës së hidhur, progresi i arritur me Marrëveshjen e Brukselit ka mbyllur kapitullin e luftës dhe ndryshimit të kufijve.

Prandaj dialogu me fqinjë, mirëkuptimi për ballafaqim me trashëgiminë e të së kaluarës dhe fokusi i pandërprerë në plotësimin e kritereve Euro-Atlantike duhen të jenë shtylla kryesore të shteteve tona.

Kryeministri Edi Rama përfaqëson një shtet anëtar të NATO-s që kurrë nuk do të lejojë rrezikimin e shqiptarëve në Ballkan, prandaj edhe nuk ka arsye të frikësohet nga dialogu dhe vizita tek fqinjët.

Vizita në Beograd është e rëndësishme për Shqipërinë, Kosovën, Luginën e Preshevës dhe tërë rajonin.

Për më tepër, synimet tona afatgjata janë integrimet e shqiptarëve në familjen evropiane. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.