22.9 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025
Home Blog Page 8027

Skandaloze: Ka mungesë të fletëvotimeve në krejt Kosovën

0

ValdeteDaka-zgjedhjetValdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thotë se në të gjithë Kosovën ka mungesë të fletëvotimeve, kjo për arsye të ”shkaqeve ekonomike”, siç shprehtë ajo.

“Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim që të shtypen më pak fletëvotime se sa ka votues në Kosovë, pra nuk janë 1 milionë e 789 mijë e diçka, mirëpo janë më pak, pra janë 90 përqind e numrit të votuesve, pra aq ka fletëvotime, prandaj çdo qendër e votimit ka numër më të vogël të fletëvotimeve, sepse ne konsiderojmë se, pas analizave që janë bërë, asnjëherë nuk kemi dalje më të madhe se 50 për qind, prandaj edhe fletëvotimet janë shtypë në numër më të vogël, sepse thjeshtë për shkaqe ekonomike”, shprehet Daka, transmeton Gazeta Blic.

Kryetarja Daka nuk ka komentuar për parregullsitë e mundshme duke thënë se do të përgjigjet në konferencë Policia e Kosovës dhe Prokuroria.

Top Fest 11, sot mbrëmja e yjeve

0

top-fest-320x320Më shumë se një dekadë jetë Top Fest është kthyer në një institucion të muzikës moderne shqiptare. Për herë të parë një skenë u dha mundësi zërave të rinj, të evidentoheshin dhe të nisnin një karrierë të suksesshme. Por Top Fest erdhi dhe si një alternativë e festivaleve të kohës, të cilat promovonin vetëm një dorë artistësh dhe një lloj të caktuar muzike, e përcaktuar shpesh si tipike festivalesh. Ky festival e çoi muzikën shqiptare t’i qasej asaj ndërkombëtare dhe artistëve që deri më parë nuk kishin asnjë platformë tjetër ku të shfaqeshin, tashmë të kishin një mundësi për të bërë realitet ëndrrën e tyre. Duke besuar në forcën e madhe të talentit dhe të vlerave Top Fest, ka krijuar këto vite yje në muzikën e lehtë shqiptare, këngëtarë që kanë krijuar tashmë emrin e tyre në tregun muzikor. Janë të shumtë artistët e dalë nga ky festival, si Alban Skënderaj, Stine, Big Basta, Indrit Mesiti, Ledri Vula, Kaos, Blero, Dafina Zeqiri etj. Ky format muzikor i pranoi ata pa kushte, në një kohë kur nuk i njihte askush dhe u dha mundësinë të bëheshin ata çfarë kishin dashur gjithnjë të ishin, emrat më të rëndësishëm në tregun muzikor në vend.

Prurjet muzikore kanë qenë interesante dhe të shumëllojshme dhe në këtë edicion. Prurjet nga viti në vit, kanë qenë më cilësore, por nuk kanë munguar dhe stilet ndryshe. Në edicionin e 11 të Top Fest, përveç zërave të rinj si Aldo Simoni, Sigi Bastri, Nita Latifi konkurrojnë dhe disa prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare si: Soni Malaj, Era Rusi, vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti, Big Basta etj. Nëse vite më parë do të shihej çuditshëm pjesëmarrja e emrave që kanë bërë historinë e muzikës shqiptare, në një festival të ri, ku konkurrentët ishin të rinj, në edicionet e fundit Top Fest ka treguar që fizionomia e tij ka tërhequr dhe emra të mëdhenj të muzikës. Kanë ardhur si konkurrentë në këtë festival këngëtarët Kozma Dushi dhe Gjergj Leka. Stilet janë të shumëllojshme edhe këtë vit, edhe pse baladat janë më të forta dhe më të dashura nga publiku që i klikon në You Tube dhe i kërkon në radio.

Filozofia e Top Fest-it është fituese, sepse me mbështetjen e Top Media-s, përpara natës finale, këngët promovohen në disa mediume që mbulojnë të gjithë spektrin mediatik, duke bërë që finalja më shumë sesa konkurs, të jetë një festë e madhe e muzikës, ku publiku këndon dhe kërcen bashkë me këngëtarin. Top Fest-i është gjithmonë inovativ, duke u ikur klisheve dhe formave të gatshme dhe duke gjetur alternativën për diçka të re e frymëzuese për artistët dhe shikuesin. Duke nisur që nga spotet promovuese të natës finale.

“Top Fest-i është një dhe i vetëm, ndaj edhe promo është një dhe e vetme. Me artistë si Xhoana Thanasi apo Rezart Gurashin vitet e fundit, kemi treguar se ky festival nuk është aq deklamativ, sesa një koncept, nga ato tipiket Made in Top Channel. Jo vetëm te spoti por tek e gjithë faqosja grafike”, thotë Ledion Lico.

Përpara se të shkojë në natën finale, muzika përzgjidhet nga një staf artistik, nën drejtimin e drejtuesit artistik të këtij festivali, Dorian Gjoni. Seleksionimet fillojnë me fazën ditore të prezantimit, më pas në gjysmë finale dhe vetëm një pjesë shumë e vogël e këngëve arrijnë të bëhen pjesë e natës finale. Por, edhe ata që nuk prekin dot skenën e Pallatit të Kongreseve, shtëpia e Top Fest-it prej 10 vitesh, promovohen duke u kandiduar në sharmin e MTV, në kategorinë e 13 çmimeve që do të ndahen sonte. Më i rëndësishmi është çmimi i madh që i jep këngëtarit fitues një ndihmë financiare jo të vogël, për të mbështetur rritjen e tij të mëtejshme. Një aspekt shumë i rëndësishëm i Top Fest është dhe koncepti regjisorial, i cili është atipik dhe shpesh shembull për të tjerët. Regjisori dhe autori i këtij edicioni është Ergys Lubonja. Ndërsa skenografin Fatmir Minga është kujdesur që si çdo vit të surprizojë me dekorin e festivalit, si dhe teknologji, për të sjellë një atmosferë madhështore. “Si çdo vit ne sjellim fjalën më të fundit të teknologjisë së aplikuar alla Top. Këtë vit ka disa të reja të cilat jam i bindur që do t’i befasojnë shikuesit, ata në sallë dhe më shumë ata që do ta ndjekin përmes ekranit të Top Channel. Falë një stafi të palodhur, jam i bindur që ia vlen pritja e një viti për të parë një shfaqje si kjo”, thotë regjisori Lubonja.

E ndërsa kanë mbetur vetëm disa orë nga mbrëmja e madhe, këngëtarët konkurrues, janë duke pritur me ankth vendimet e jurisë, dhe të publikut. Ndërsa tre prezantuesit Ledion Liço dhe motrat Marina dhe Luana Vjollca janë të sigurt që do të sjellin një spektakël të vërtetë. “Në mezi e presim Top Fest-in, është shumë bukur të punosh në një produksion kaq të madh, sepse të jepen mundësi fantastike për të pasuruar punën tonë, si prezantuese”, shprehen motrat Vjollca. Në krah të Ledionit, ato ndihen si në një festë nga e cila nuk duan të largohen. Për Ledion Liçon ky vit shënon një dekadë me Top Fest. I lidhur me këtë festival që në edicionin e tij të dytë, ai shprehet se festivali është si klubi i tij i preferuar. “Ka muzikë të mirë, skenografi që të lë mbresa, vajza të bukura të duket vetja si jashtë shtetit. Është privilegj të kthehesh njëherë në vit këtu”, shprehet Liço.

Sot është nata që yjet e show-bizit ëndërrojnë, ajo e tapetit të kuq dhe e emocioneve që nuk do të mbarojnë deri pas mesnate…

 

Ledion Liço

Për Ledionin ky vit shënon një dekadë me Top Fest. I lidhur me këtë festival që në edicionin e tij të dytë, ai shprehet se festivali është si klubi i tij i preferuar. “Ka muzikë të mirë, skenografi që të lë mbresa, vajza të bukura të duket vetja si jashtë shtetit. Është privilegj të kthehesh njëherë në vit këtu”, shprehet Liço.

Marina dhe Luana

“Në mezi e presim Top Fest-in, është shumë bukur të punosh në një produksion kaq të madh, sepse të jepen mundësi fantastike për të pasuruar punën tonë, si prezantuese”.

Ergys Lubonja

“Si çdo vit ne sjellim fjalën më të fundit të teknologjisë së aplikuar alla Top. Këtë vit ka disa të reja të cilat jam i bindur që do t’i befasojnë shikuesit, ata në sallë dhe më shumë ata që do ta ndjekin përmes ekranit të Top Channel. Falë një stafi të palodhur, jam i bindur që ia vlen pritja e një viti për të parë një shfaqje si kjo”

AAK identifikon parregullsi në Prizren

0

AAK-logoDega e AAK-së në Prizren, në bazë të informatave nga vëzhguesit dhe anëtarët e saj vërteton se ka parregullsi në listat e votuesve.

Sipas kësaj partie, disa anëtarë të AAK-së në Prizren, nuk mund të gjejnë emrin e tyre në listat e votuesve nga KQZ.

“Njëri nga ta është edhe anëtari i kryesisë qendrore të AAK-së, Haxhi Ferati i cili nuk figuron askund në listat e votuesve të KQZ-së”, njofton AAK.

Deri në ora 11:00 kanë votuar 9.46 % e qytetarëve

0

Zgjedhjet-ksKQZ ka njoftuar se deri në ora 11:00 kanë votuar 9.46 % e të votuesve në gjithë territorin e Kosovës.

Valdete Daka gjatë një konference për media tha se deri më tash nuk ka pasur ndonjë parregullsi që do të mund ta dëmtonte procesin zgjedhor.

Pse nuk e lanë Jakup Krasniqin të votojë? (Video)

0

JakupKrasniqi-votimiKryetari i Këshillit Kombëtar të “Nismas”, Jakup Krasniqi, nuk i shkoj edhe ashtu siç kishte pritur votimi.

Ai në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, nuk gjeti emrin e tij në njërën nga klasat ku edhe ishte shënuar shkronja e mbiemrit të tij, që fillon me “K”.

Ai në këtë rast reagoi duke thënë “Këta kështu e pështjellin”, duke aluduar në Komisionin Qendror Zgjedhor, shkruan Zëri.

Krasniqi shkoi edhe më tej duke thënë se këta ta humbin edhe të drejtën për të votuar. Më pas ai u drejtuar nga disa komisioner të KQZ-së, për në një klasë tjetër ku edhe votoj.

Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe vajza.

Deri tashti, 5000 mesazhe në Voto dhe Vëzhgo

0

Voto dhe Vezhgo2014Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur KFOS, deri më tani ka pranuar mbi 5 mijë mesazhe telefonike nga qytetarët në fushatën “Voto dhe Vëzhgo”.

Luan Shllaku nga KFOS-i bëri të ditur se në mbi 90 % të mesazheve, është raportuar për një proces të rregullt zgjedhor.

Kurti: Sot qytetarët vendosin për fatin e politikave të shtetit

0

AlbinKurti-voton14Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, edhe kësaj radhe ka votuar në ambientet e Fakultetit Juridik.

Kurti pasi që kreu këtë obligim qytetar ka thënë se procesi zgjedhor në Kosovë, është i vlefshëm për demokracinë e shumë i rëndësishëm për shtet ndërtimin.

“Sot qytetarët vendosin, ata e përcaktojnë fatin e politikave të shtetit dhe të politikanëve në institucione. Tash, demokracia nuk është e mbyllur në salla e në dhoma të ndërtesave të institucioneve, por ajo është e hapur anekënd Kosovës për të gjithë dhe secilin, pa dallime. Sot, qytetarët masivisht po bëhen pjesëmarrës dhe vendimmarrës të ardhmërisë së shoqërisë sonë”, tha Kurti. /PrizrenPress.com/

Demaçi nuk voton

0

Adem DemaciVeprimtari i njohur, Adem Demaçi, nuk do të dalë fare për të votuar në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Kosovë.
Demaçi i tha Kosovapressit, se asnjëherë nuk e kryen obligimin qytetar të daljes në votime.

“Kam thënë që të gjitha partitë janë të mirë, po ja që unë nuk e votoj asnjërën. Asnjëherë nuk votoj. Andaj as sot nuk mund të më shihni në vendvotim”, ka thënë Demaçi.

Limaj: Shfrytëzojeni të drejtën tuaj, votoni

0

limaj tuj votoKryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka votuar në qendrën e votimit 1903e në Shkollën Fillore ‘Faik Konica’ në Prishtinë.

Ai ka apeluar te të gjithë qytetaret që të dalin e ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ndërsa, ka kërkuar prej komisionarëve që ta mbrojnë votën e lirë.

Kryeprokurori Hoxhaj: Zgjedhjet po ecin mirë në Prizren

0

Syle Hoxhaj, kryeprokurorKryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxhaj, ka vlerësuar se deri më tash procesi zgjedhor në rajonin e Prizrenit ka ecuar pa pengesa dhe në mënyrë të rregullt.

Ai tha se deri më tash nuk ëshë shënuar asnjë incident që do të ndikonte në mbarvajtjen e zgjedhjkeve.

“Procesi zgjedhor në rajonin e Prizrenit deri më tash ka ecuar në mënyrë të rregullt. Nuk është shënuar asnjë incident “, tha Hoxhaj për “PrizrenPress”.

Hoxhaj tha se qendra e votimit është hapur më vonesë vetëm në fshatrat Novakë.

“Këtu kemi pasur vonesë për shkak mungesës së çelësave të objektit. Kemi ardhur në përfundim se vonesa e çelësave të objektit nuk ka ndodhur me qëllim të caktuar”, tha Hoxhaj.

Ai tha se Prokuroria dhe Policia është duke vëzguar nga afër procesin e votimit. /PrizrenPress.com/