Home Blog Page 8048

LAN-i dhe VV-ja mesazh PDK-së: Nëse shkojmë në zgjedhje do të pësoni debakël

0

VLANNëse vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ashtu siç po pretendon Partia Demokratike e Kosovës, atëherë Blloku i përbërë nga LDK-ja, AAK-ja, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën mund të garojnë me një listë të përbashkët.

Kështu i ka thënë Gazetës Blic një burim i lartë brenda Bllokut LVAN. Sipas këtij burimi, është duke u punuar në këtë drejtim, dhe liderët e partive kanë një dakordim edhe për këtë çështje.

“Nëse shkohet në zgjedhje, po punohet që Blloku të shkoj bashkë si është kështu: LDK, VV, AAK dhe Nisma”, ka thënë ky burim për Gazetën Blic.

“Lidhja e Prizrenit” ende ‘feston’ Bajramin e Vogël

0

Sheshi i LSHPPunimet në sheshin e “Lidhjes së Prizrenit” në Prizren ende nuk kanë filluar. Zëdhënësi i Komunës, Ymer Berisha ditë ishte arsyetuar punimet janë ndërprerë për shkak motit me shi dhe Festës së Bajramit.

“Në këtë projekt punimet janë duke u zhvilluar. Punimet ndërpriten vetëm kur ka reshje shiu. Sot është festa e Bajramit dhe keni pak mirësi për të”, pat deklaruar Berisha,transmeton TVPZ.

Edhe pse kanë kaluar tri ditë nga përfundimi i Festës së Bajramit, ndërkaq në sheshin “Lidhja e Prizrenit” nuk kanë rifilluar punimet./PrizrenPress.com/

 

Prizrenasit nuk duan zgjedhje të reja në Kosovë

0

sondazhet-620x330Qytetarët e Prizrenit nuk dëshirojnë që vendi të shkojë edhe një herë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ata kërkojnë nga partitë politike që të zgjidhin ngërçin politik dhe t’i krijojnë institucionet e reja. Ata thonë se gjendja aktuale në vend është duke e rënduar jetën e tyre.

Mehmet Sopa, Arben Berisha dhe Gazmend Thaçi, kërkojnë nga pratitë politike që të gjejnë zgjidhjen.“Nëse ndërhyn faktori ndërkombëtar në zgjidhjen e këtij lëmshi, atëherë do të dëshmohet se partitë tona janë të pa afta për të drejtuar shtetin e Kosovës”, shprehën ata./TV Prizreni/

Kadare ishte i pesti

0

IsmailKadare6-30Kompania britaneze e basteve, “Ladbrokes”, e cila është lidere në parashikimet për fituesin e mundshëm të çmimt Nobel për Letërsi, në mëngjesin e së mërkurës kishte publikuar emrat e shkrimtarëve më mundësitë më të mirë për ta marrë çmimin prestigjioz prej 1.1 milion dollarësh.

Tre shkrimtarët me të mundshëm për tu shpallur laureatë të Nobel-it ishin: autori nga Kenia, Ngugi ue Thiong’o( me mundësi shtatë në dy), i dyti në renditje ishte shkrimtari japonez Haruki Murakami( me nëntë në dy) dhe gazetarja bjelloruse Svetlana Aleksijevitj( gjashtë në një).

Këta ishin të përcjellur nga poeti sirian i njohur me emrin Adonis, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare dhe shkrimtar francez, fituesi i vitit 2014, Patrick Modiano (me mundësi dhjetë në një), njofton New Yorker.

I kënaqur me ecurin e zgjedhjeve të LDK-së në Prizen

0

hanefimuharremi-ldkLidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren po vazhdon t’i mbajë kuvendet zgjedhore nëpër nëndegë.

Koordinatori i Shtabit zgjedhor të LDK-së Hanifi Muharremi thotë se procesi zgjedhor deri më tash ka ecur mirë me përjashtim të një rasti në Nëndegën e fshatit Nashec , ku anëtarët e PDK-së patën tentuar të garojnë në zgjedhjet e LDK-së. “

Procesi zgjedhor deri më tash ka ecur mirë”, tregon Muharremi për “PrizrenPress”.
Dega e LDK-së në Prizren është duke mbajtur kuvendet e brendshme zgjedhore, pasi që Eqrem Kryeziu në qershor të këtij viti dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës.

Muharremi tregon se zgjedhja e kryetarit të Degës ishte paraparë të bëhet në fillim të këtij muaj. “ Për shkak mungesës së hapësirës nuk kemi mujt me mbajt më shumë se një parë zgjedhje brenda ditës zgjedhja e kryetarit nuk është bërë në fillim të muajt. Besojmë se deri me datën 20 do të përfundojnë të gjitha zgjedhjet nëpër nëndegë”, thotë Muharremi./PrizrenPress.com/

Thaçi: Nuk ishte seancë por takim joligjor

0

Thaci14-17aKryetari i PDK-së, Hashim Thaçi tha pas takimit me kryesinë e kësaj partie, se biseduan rreth gjetjes së një mundësie për krijimin e institucioneve të Kosovës.

Thaçi e ka quajtur jolegale, jozyrtare dhe antiligjore, takimin e sotëm të bllokut në hapësirat e Kuvendit.

Ai tha se Blloku keqpërdori hapësirat e Kuvendit duke vepruar përtej autorizimeve të tyre si deputetë.

Thaçi bëri thirrje sërish që të ulen të gjithë liderët dhe të bëjnë një marrëveshje për formimin e institucioneve të Kosovës në bazë të Kushtetutës, Ligjeve dhe respektimit të rezultatit të 8 qershorit.

PDK-ja dorëzohet me numrat, dëshiron zgjedhje të reja!

0

Thaci14-02Partia Demokratike e Kosovës është bindur përfundimisht se nuk mund t’i ketë numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe për formimin e qeverisë.

“PDK e ka kuptuar vendosmërinë e partive shqiptare që nuk dëshirojnë të hyjnë në bashkëqeverisje me ta, prandaj tash opsion tjetër nuk i ka mbetur vetëm që të zvarrisin sa më shumë thirrjen e seancës konstituive, dhe kësisoj edhe çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të reja”, ka thënë një burim i afërt me zhvillimet e fundit politike.

PDK do të zvarris situatën deri në thyerje të Bllokut, ose deri në zgjedhje të reja

Sipas këtij burimi, zvarritja e thirrjes së seancës konstituive përmes Flora Brovinës dhe avantazhi që ua ka dhënë atyre verdikti i Gjykatës Kushtetuese, do të shfrytëzohen maksimalisht nga ana e PDK-së, në mënyrë që të vënë në lëvizje ndërhyrjen ndërkombëtare.

“Nëse Blloku nuk do të thyhet edhe me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, atëherë PDK do të mundohet që në çdo formë të mos lejoj formimin e institucioneve nga ana e LVAN-it dhe kësisoj ta çoj vendin në zgjedhje të reja”, ka thënë ky burim.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Adem Grabovci ka thënë se partia e tij edhe pse nuk i dëshiron aq shumë zgjedhjet për shkak të proceseve në të cilat po kalon vendi, megjithatë si thotë se nëse s’ka marrëveshje me PDK-në, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje.

Ai thotë se ekzistojnë vetëm dy opsione se si mund të dilet nga situata e tanishme.

“Opsioni i parë është marrëveshja me PDK-në dhe krijimi i institucioneve. Nëse ky opsion nuk vjen në shprehje, atëherë vjen opsioni tjetër, që është më i padëshiruar, ai i zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka thënë Grabovci.

PDK ka nisur negociatat me AKR-në për koalicion parazgjedhor?

Ndërkaq, një zyrtar i lartë i PDK-së, ka thënë se PDK është duke u përgatitur për zgjedhje të reja.

“Kanë filluar negociatat edhe me AKR-në e Behgjet Pacollit, që të hyjmë në koalicion parazgjedhor. Besojmë se sërish do t’i fitojmë zgjedhjet”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, edhe deputeti tjetër i PDK-së, Memli Krasniqi në një intervistë që e ka dhënë dje për medie ka thënë se ose duhet të ketë marrëveshje me PDK-në, ose vendi shkon në zgjedhje të reja.

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Financave ka paralajmëruar se nëse kriza politike do të vazhdoj në vend, nga muaji mars shërbyesit civil do të mbesin pa paga, duke paralajmëruar kollapsim të shtetit.

Kanë kaluar katër muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve, dhe ende partitë politike nuk po munden që t’i formojnë institucionet. PDK edhe pse doli partia e parë në zgjedhje me mbi 30 për qind, nuk po mund të gjejë partner për bashkëqeverisje. Në anën tjetër, LDK- AAK- Nisma dhe Vetëvendosje, kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, dhe e kanë shumicën në Kuvend, mirëpo vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, ku të drejtën për zgjedhjen e kryeparlamentarit ia jep vetëm PDK-së, ka bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe të Qeverisë. /Gazeta Blic/

Gjergji: Para 27 tetorit s’ka zgjidhje të ngërçit politik

0

Seremb_Gjergji 3Seremb Gjergji, thotë për gazetën “Bota sot” se nuk do të ketë asnjë zgjidhje të ngërçit para datës 27 tetor dhe nuk beson se do të kemi zgjidhje të ngërçit, pa u takuar të gjitha subjektet politike së bashku.

“Po tingëllon pak gjatë, por nëse deri atëherë ulen të gjitha palët bashkë në tavolinë – është sukses për të gjithë. Çdo takim është i mirëseardhur. Çdo takim sjellë ide dhe koncepte të reja dhe e ndihmon procesin. Por, deri më tash takimet ndarazi nuk kanë sjellë asnjë përparim në lehtësimin apo daljen nga ngërçi politik”, thotë Gjergji.

Gjergji pohon se, Presidentja duhet të shoh rrugë të reja për të dalë nga kjo bllokadë. E mundësia më e mirë për Presidenten është që tash duhet t’i thërras të gjitha partitë politike e të takohen bashkë, jo ndarazi.

“Madje, t’i thërras të gjithë përfaqësuesit e partive shqiptare në Kuvendin e Kosovës disa herë radhazi dhe vetëm pas 4-5 herësh, do të dalë një zgjidhje. Në takimin e parë dhe të dytë do të ketë vetëm bërtitna dhe mosmarrëveshje. Ndoshta edhe kërcënime! Por, pas takimit të dytë, besoj se do të fillojnë të qartësohen gjërat. Nuk besoj se do të kemi zgjidhje të ngërçit, pa u takuar të gjithë së bashku. Lufta politike ka filluar, tash duhet të mbizotëroi paqja dhe pajtimi. Secili prej përfaqësuesve të partive politike është i obliguar që të hapë rrugë për kompromis”, pohon Gjergji.

Gjergji thekson se, synimi i secilit përfaqësues politik duhet të jetë interesi i Kosovës, dhe jo interesi i ngushtë i cilësdo parti, apo grupim.

“E kamë thënë edhe më herët se, hapi i parë drejtë zbutjes së qëndrimeve nga të gjitha palët e që do t’i hapë rrugën drejt një bisede në tavolinën e përbashkët është deklarimi i z. Haradinaj si kandidati potencial për Kryeministër, por edhe të gjithë udhëheqësve të tjerë që Shërbyesit Civil do të kursehen dhe profesionistet nuk duhet të kenë frikë se do të largohen nga puna që kryejnë me dinjitet. Sa më shpejtë që vjen kjo deklarate, aq më e afërt është bashkë-bisedimi”, thotë ai.

Gjergji thekson se, poashtu, çdo veprim i njëanshëm nuk e ndihmon procesin, por vetëm sa e rritë dallimin dhe ndarjen – gjë që do të sjellë ngërç edhe më të madh.

“Nëse sot ka proces zgjedhor – atëherë i gjithë procesi është anti-kushtetues, për herë të dytë, kurse s’ka zgjedhje, edhe nëse shkon deri vitin e ardhshëm kjo bllokadë”, thotë Seremb Gjergji.

Ministri Agani dërgohet në polici

0

FeridAgani-pdBurime të gazetës Express kanë treguar se ministri Agani tani është marrë nga Ministria dhe është dërguar në stacion Policorë.

Këto burime kanë treguar se bartja e tij është bërë me veturë të Policisë së Kosovës.

Ja kush janë dhe pse u arrestuan mjekët dhe zyrtarët e MSH-së

0

Parat ne xhepNën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Njësiti për Krime Ekonomike nga Policia e Kosovës ka kryer sot një operacion të gjerë në Prishtinë dhe Pejë, ku ka arrestuar nëntë persona.
Ja çfarë thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës:

Nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Njësiti për Krime Ekonomike nga Policia e Kosovës ka kryer sot një operacion të gjerë në Prishtinë dhe Pejë, ku ka arrestuar nëntë persona.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, lidhur me këtë rast, në qershor të vitit 2014, ka nxjerr aktvendim për fillim të hetimeve kundër: G.Sh., F.A., L.B., B.P., A.H., A.B., N.Z., D.G., Nj.G., E. M., M.A. dhe R.E.. Prej këtyre personave, disa janë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe disa të tjerë janë mjekë.

Për këta të pandehur ekziston dyshimi i bazuar se duke vepruar në bashkëveprim dhe duke shkelur ligjin e prokurimit publik nr.04/L-042, kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për sigurimin e shërbimeve shëndetësore, të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore, me spitalet private: Internacional Medicine Hospital, më seli në Prishtinë dhe INTERMED sh.p.k. më seli në Prishtinë, pa shpallur fare tenderin për sigurimin e këtyre shërbimeve.

Me këto veprime, të pandehurit ua kanë mundësuar spitaleve private Internacional Medicine Hospital (IHM) sh.p.k. dhe INTERMED sh.p.k. përfitimet materiale, duke ua paguar nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, si autoritet kontraktues, shpenzimet për pacientët që dërgoheshin nga institucionet publike shëndetësore në këto spitale private, në kundërshtim më Udhëzimin Administrativ nr.02/2012.

Po ashtu në vend të pagesave prej 70% të shumës për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore, kanë paguar deri në 100% të këtyre shpenzimeve, për këto trajtime shëndetësore, duke përfshirë edhe koronarografinë, edhe pse koronarografia kryhej edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Disa nga të pandehurit kanë marrë ryshfet nga dy klinikat private të lartcekura, ndërsa zyrtarët e klinikave u kanë dhënë ryshfet atyre, për t’i dërguar pacientët në klinikat e tyre. Njëri nga këto spitale nuk ka pasur fare licencë pune dhe gjithashtu edhe mjekët që kanë punuar në atë spital nuk kanë licencë për kryerjen e intervenimeve mjekësore në zemër, e të cilat i kanë kryer.

Me ketë të pandehurit dyshohet të kenë kryer e veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 283 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës; ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 par.1 dhe 2 nënparagrafi 2.2 dhe 2.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës; “Marrje e ryshfetit”, nga neni nga neni 428 paragrafi. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës; “Dhënie e ryshfetit”, nga neni 429 paragrafi. 3 lidhur më paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës; “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike”, nga neni 262 paragrafi. 1 lidhur më nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë aktvendim për ndalim ndaj nëntë personave të arrestuar dhe do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kërkesën për caktimin e paraburgimit prej një muaji për të nëntë të ndaluarit.