Home Blog Page 8047

Komisioni i Venecias si adresë për zgjidhjen e bllokadës

0

Kuvendi Kosoves 14-17Gjykata Kushtetuese më nuk shihet si adresë për të ngritur çështjen përkitazi me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.
Debati në Kuvend ndërmjet deputetëve të bllokut LDK-LVV-AAK-Nisma nuk ka prodhuar moment të ri politik e as juridik.

Bllokada në konstituimin e institucioneve vazhdon.

Sociologu Artan Muhaxhiri ka shprehur bindjen se liderët partiakë e kanë zgjedhur rrugën më të vështirë të mundshme për t’iu qasur bllokadës institucionale.

E juristi Fisnik Korencia ka propozuar t’i bëhet kërkesë një “arbitri ndërkombëtar”, siç është Komisioni i Venecias, për të dhënë një opinion se si të dilet nga rruga qorre, në të cilën ka hyrë Kosova prej katër muajsh.

Aktori që kurrë nuk përgatitet për rolet e tij

0

Hugh Grant-aktorAktori Hugh Grant ka pohuar se asnjëherë nuk përgatitet për rolet e tij filmike.

Në një intervistë për “Good Morning Britain”, ai ka thënë se shumë rrallë hulumton rolet e tij, duke preferuar që këtë ta bëjë në një ditë tjetër.

“Shumë rrallë bëj hulumtime për filmat”, ka thënë Grant.

“Vargjet i them shpejt dhe vetëm shpresoj që të duken bindëse”, pohoi ai.

Aktori gjithashtu ka thënë se nuk është i interesuar të luajë në filmat e profilit të lartë siç është “James Bondi” sepse atij i duken të mërzitshëm.

Rrahje në Xhaminë e Suharekës

0

Rrahje ne grupPara pak minutave qytetarët na kanë lajmëruar që në oborrin e Xhamisë së Bardhë në Suharekë ka pasur një përleshje mes dy grupe njerëzish prej 10 personash.

Sipas qyetetarëve njëri grup i të përleshurve janë ata që dyshohen të jenë ekstremistë fetar.

Përleshja ka qenë masive ku janë përdorur vetëm pjesët e trupit për goditje dhe shtyrje.

Burimi i TherandaPost ka thënë se përleshjen e kanë ndaluar persona që ka shkuar nga rruga kryesore në oborrin e Xhamisë për ta ndaluar përleshjen.

Limaj: Ka një marrëveshje politike, s’ka nevojë për zgjedhje

0

limaj ne rubikon1Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se në Kosovë ka një marrëveshje politike. Kjo marrëveshje sipas tij, e ka krijuar një shumicë parlamentare, e cila është parakusht për qeverisjen.

Sipas tij, nëse nuk do ta kishim këtë shumicë, atëherë do të duhej të shkohej në zgjedhje.

“Ne e kemi një marrëveshje politike dhe kësisoj vendi nuk ka nevojë që të shko j në zgjedhje”, tha Limaj në emsionin “Rubikon” të KTV-së.

Posselt: Kosova ka nevojë për qeveri funksionale

0

BerndPosselt-eurodeputetZgjidhja e ngërçit politik në Kosovë duhet kërkuar në dialogun dhe bashkëpunimin mes partive të mëdha demokratike në vend. Kështu ka deklaruar për RTK-në, ish deputeti në Parlamentin Europian, gjermani Bernd Posselt.

Posselt thotë se zgjidhja arrihet nëpërmjet bashkëpunimit dhe dialogut.

“Mendoj se Kosova ka mundësi të mira që të ecë përpara në drejtim të integrimeve europiane por problemi është se për momentin i tërë vendi është i bllokuar që disa muaj, shkaku i fërkimeve të disa partive politike. Unë mendoj se ajo për të cilën Kosova ka nevojë është dialogu dhe bashkëpunimi mes partive të mëdha demokratike për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për të ardhmen e Kosovës”, tha Posselt.

Ai rekomandon që zgjidhja të arrihet shpejt. Thotë se Kosovës i duhet qeveri funksionale.

“Nëse nuk kemi qeveri funksionale atëherë problemi nuk mund të zgjidhet , janë disa gjëra që duhet të negociohen por që duhet të negociohen me një qeveri funksionale”, tha ai.

Grabovci: Seancën e thërret vetëm Flora Brovina

0

Adem Grabovci-pdk14Vetëm kryesuesja e seancës, si deputetja më e vjetër, Flora Brovina e ka të drejtën që të thërras seancë, e as askush tjetër, kështu ka qenë reagimi i deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit.

Në profilin e tij në Facebook, Grabovci, ka shkruar se në seancën e sotme blloku vetëm sa e ka thelluar krizën politike në vend, e cila vetëm sa do t’i shkaktoj dëme të pa parashikueshme vendit.

Sipas, Grabovcit, për të dalë nga situata e tanishme kemi vetëm dy opsione.

“Opsioni i parë është marrëveshja me PDK-në dhe krijimi i institucioneve dhe nëse ky opsion nuk vjen në shprehje, atëherë vjen opsioni tjetër, që është më i padëshiruar, ai i zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.

Agani: S’ka pasur keqpërdorim të detyrës zyrtare

0

FeridAgani-pdPër rastin e arrestimit të disa zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe disa mjekëve të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të enjten në Prokurorinë Speciale të Kosovës, është intervistuar edhe ministri Ferid Agani.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka deklaruar për “Epokën e re” se të enjten gjatë intervestimit ka qartësuar para organeve të drejtësisë punën e tij si ministër. “Absolutisht nuk ka pasur keqpërdorim të detyrës zyrtare. Nuk besoj se shërbimi në interes të qytetarëve mund të kualifikohet si keqpërdorim i detyrës zyrtare, përkundrazi mendoj se është funksionalizim i plotë i detyrës zyrtare një gjë e tillë. Prandaj përfundimisht janë dëshmi të pabazuara dhe shumë shpejt do t’i dokumentojmë. Ka mbetur që nesër (e premte) të paraqesim provat e ministrisë dhe mendoj se do të qartësohet dilema sa i përket zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, kurse dyshimet tjera që kanë të bëjnë me akuzat për marrjen apo dhënien e ryshfetit, janë çështje e prokurorisë”, ka deklaruar Agani.

Ai ka shtuar se përfundimi i kësaj do të jetë heqja e një akuze të rëndë mbi Ministrinë e Shëndetësisë dhe qartësimi i raporteve në mes të MSH-së dhe institucioneve shëndetësore. “Në atë kuptim do të ngritët dukshëm përgjegjësia e punëtorëve shëndetësorë dhe institucioneve shëndetësore në zbatimin e ligjit dhe do të parandalohen të gjitha dukurit korruptive, të cilat mund të jenë të ndërlidhura me këto shërbime shëndetësore. Por qytetarët, të cilët i kanë shfrytëzuar shërbimet shëndetësore si rezultat i këtyre politikeve shëndetësore do të jenë ata që më së miri do ta konfirmojnë se Ministria e Shëndetësisë dhe zyrtarët e saj janë të pastër në këtë proces”, është shprehur Agani.

Nëntë personat e arrestuar, prej të cilëve disa zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe disa të tjerë janë mjekë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në qershor të vitit 2014 kishte nxjerr aktvendim për fillim të hetimeve. Sipas Prokurorisë për nëntë të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar se duke vepruar në bashkëveprim dhe duke shkelur ligjin e prokurimit publik nr.04/L-042, kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për sigurimin e shërbimeve shëndetësore, të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore, me spitalet private.

Zbogar: Zgjidhjen politike mos e bartni në rrugë!

0

Zhbogar6-13Ngërçi politik është situatë shqetësuese që po çon drejt kolapsit shumë institucione të tjera. Kështu e vlerëson vonesën në konstituimin e parlamentit, shefi i zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar.

Në një intervistë për “Zonën e Debatit” në Klan Kosova, ai u bëri thirrjeve politikanëve të gjejnë zgjidhje për të krijuar institucionet.

Ai ripërsëriti se BE nuk do të ndërhyjë në zgjidhjen e këtij ngërçi sepse kosovarët duhet ta dinë më mirë se çka është e duhur për vendin e tyre.

Secila vonesë sipas tij shkakton shqetësim tek BE-ja, dhe blloku 28 anëtarësh sipas përfaqësuesit të BE-së në Kosovë shpreson se zgjidhja të mos bartet me metoda jashtë institucionale dhe do të eskalonte në rrugë.

Më tutje gjatë kësaj interviste Zhbogar konsideroi se zgjedhjet e reja duhet të jenë opsioni i fundit për daljen nga kjo situatë sepse kjo do të shkaktonte vonesa të tjera që janë të dëmshme për Kosovën.

Zgjedhje në dimër sipas tij, frikësojnë BE-në se nuk do të jenë aq të mira siç kanë qenë ato të 8 qershorit. Ndër të tjera ai tha se sytë e BE-së janë tek presidentja e cila është duke zhvilluar takime me liderët e partive politike për të gjetur zgjidhje.

Shefi i BE-së në Kosovë nuk kundërshtoi takimet e deputetëve në sallën e kuvendit por tha se preferon që seancat të thirren nga kryesuesja Flora Brovina si vazhdimësi e seancës së kaluar konstituive.

Në këtë intervistë, që transmetohet të enjten në 20:45 në Klan Kosova, Samuel Zhbogar flet në detaje për të gjeturat e Komisionit Evropian në raportin e progresit për këtë vit./Klan Kosova/

Dyshimet e Abrashit, për sheshin e “Lidhjes së Prizrenit”

0

Artan AbrashiAsamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Artan Abrashi, ka kritikuar Qeverinë e Ramadan Mujës për ndërprerjen e punimeve në sheshin e “Lidhjes së Prizrenit”.

Ai thotë se ndërprerja e punimeve lë shumë dyshime në këtë projekt.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje është e pashpjegueshme vonesa që po ndodh me këtë projekt në qendër të qytetit. Kjo vonesë sjell edhe dyshime”, ka thënë Abrashi për TVO.

Punimet në sheshin e “Lidhjes së Prizrenit” në Prizren ende nuk kanë përfunduar. Komuna e Prizrenit, ndërkaq nuk ka dhënë një afat se kur mund të përfundojë ky projekt./PrizrenPress.com/

Ishte një farsë

0

Imer MushkolajShkruan: Imer MUSHKOLAJ

Të thuash se nëse Flora Brovina nuk e thërret seancën, kryetarin e Kuvendit do ta zgjedhin vetë, ndërkohë që në seancën e së enjtes as nuk u provua të bëhet një gjë të tillë, është veç një farsë demagogjike. Është çështje guximi, e jo dëshire kjo punë. Është përgjegjësi për të dalë nga kriza, karshi Hashim Thaçit të papërgjegjshëm. Nuk na duhet një farsë, përballë një farse tjetër
U mblodhën për të thënë diçka, por nuk dëgjuam gjë të re. Asgjë më shumë se një farsë nuk ishte seanca e së enjtes në Kuvendin e Kosovës. Një seancë, fundin e së cilës e dinin të gjithë paraprakisht. Një seancë, në të cilën deputetët edhe mund ta thonë ndonjë fjalë, sa për të shprehur frustrimet e tyre, por që nuk dinë si të veprojnë për të dalë nga kriza. Ose, më saktë, kanë drojë të veprojnë. Një seancë e mbushur me fjalime demagogjike e plot klishe, të cilët qytetarët i dëgjojnë tash sa muaj..

Me muaj të tërë liderët e Bllokut nuk kanë bërë gjë tjetër, përveç se kanë folur. Çdo ditë të lume. Kanë përsëritur e stërpërsëritur se i kanë numrat, se e kanë të drejtën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Por, as në seancën e së enjtes e as në tjetrën para saj nuk ia kanë dalë t’i kapitalizojnë ata numra. Madje, as që kanë provuar ta bëjnë një gjë të tillë.

Të gjendur mes konfuzionit dhe dëshirës së flaktë për të zbatuar marrëveshjen e arritur për ndarjen e posteve, liderët e Bllokut kanë ngelur në vend, pa e çuar tutje synimin e tyre për të marrë pushtetin. Për muaj me radhë ata janë fokusuar ekskluzivisht në fjalë të thata, pa e çarë kokën për të propozuar ndonjë zgjidhje kreative në një situatë bllokimi. Të mos flasim për mungesën totale të programit të alternativës qeverisëse, që Blloku do të duhej ta kishte bërë të ditur kaherë.

Deputetët që u mblodhën të enjten e dinë se nuk guxojnë të provojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ata vetëm na treguan edhe njëherë se i kanë numrat. Dhe kaq. Tingëllojnë farsë, andaj, deklaratat se nëse Flora Brovina nuk e thërret seancën për të zgjedhur të parin e legjislativit, këtë do ta bëjë shumica parlamentare. Se deputetët nuk do të rrinë duarkryq.

Brovina nuk e thirri as seancën e së enjtes, shumica parlamentare ishte aty, por kryeparlamentarin nuk e zgjodhi. Nuk pati guxim as të provojë. Sepse, për ta bërë një gjë të tillë, deputetët e VLANI’it duket se e kanë kuptuar se po u dashka që Brovina ta thërrasë seancën, po u dashka që deputetët e PDK’së të jenë të pranishëm në seancë. Përndryshe, çfarë i pengoi ata që ta bëjnë vendin të enjten me kryeparlamentar?

* * *

Përderisa deputetët ishin në seancë, në vend se në sallën e Kuvendit Hashim Thaçi po shkonte në takim te presidentja. Thua se nuk po ndodhte asgjë andejpari, ai po bisedonte me të për çështje të sigurisë në vend.

I papërgjegjshëm për gjendjen e rëndë politike, sociale e ekonomike në të cilën e ka sjellë vendin, ai dhe kolegët e tij deputetë do të duhej të ishin në seancë, për t’i dhënë rrugë zgjidhjes së krizës. Ata do të duhej të ishin aty, të paktën për të debatuar dhe propozuar zgjidhje. Fundja, PDK’së edhe i takon që, si partia me më së shumti vota të fituara në zgjedhje, të tregohet e përgjegjshme për gjendjen e krijuar. Të mos shtiret kinse nuk po e sheh elefantin në dhomë.

Por, jo. Hashim Thaçi dhe PDK’ja kanë zgjedhur, po ashtu, që nëpërmjet veprimeve farsë të mbajnë vendin peng.

Sepse, ata edhe pse nuk i kanë votat e nevojshme, duan ta kenë të parin e Kuvendit dhe pastaj të provojnë të ndërtojnë edhe qeverinë.

Sepse, ata edhe pse kanë dështuar dy herë, presin që mrekullia të ndodh dhe që në krye të Kuvendit ta vënë njeriun e tyre.

Sepse, ata nuk e kanë dert pse gjithçka është bllokuar në këtë vend – vetëm për shkak se dëshirojnë me çdo kusht të vazhdojnë kapjen e shtetit.

* * *

Deputetët e VLAN’it mund të mblidhen sërish në Kuvend. Mund të flasin e të bërtasin. Por, ata kanë nevojë për praninë e deputetëve të PDK’së, në mënyrë që të munden ta dëshmojnë se kanë të drejtë në pretendimet e tyre.

Edhe deputetët e PDK’së mund të mblidhen kur t’ua dojë qejfi. Mund të flasin e të bërtasin. Por nuk mund të bëjnë asgjë vetëm.

Për këtë shkak dhe me qëllim që t’iu jepet fund farsave demagogjike, është koha e fundit që palët të tregohen të përgjegjshme duke arritur një kompromis. Ose, le të shkojnë edhe në zgjedhje. Veç të mos na fyejnë inteligjencën. Veç të mos na mbajnë peng. Veç të kryhet kjo punë./Express/