Home Blog Page 8049

Fitues i Çmimit Nobel për Letërsi u shpall Patrik Modiano

0

Patrik Modiano“Për artin e tij të kujtesës me të cilin ai ka evokuar fatet më të pakapshme të njerëzimit, të tillat që nuk përpihen, dhe ka zbuluar jetën dhe botën e okupimit”. Ky ka qenë motivacioni që Akademia Suedeze ka dhënë për Patrick Modiano, fituesin e sivjetmë të Çmimit Nobel për Letërsi.

Modiano, ka lindur në Paris në vitin 1945, në Boulogne Billancourt. Puna e tij lidhet sidomos me identitetin, harresën, kujtimin dhe fajin. `Dora Bruder` është një nga krijimet e tij më të mira ndërsa në vitin 1972 ai ka fituar Çmimin për romanin më të mirë francez, i cili jepet nga Akademia Franceze.

Shtëpia Botuese Toena në vitin 2010 ka botuar romanin e Modianos `Në kafenenë e rinisë së humbur`, përkthyer nga Diana Çuli.

Angela Merkel i dërgoi letër Hashim Thaçit

0

Thaci-Markel14-28Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka pranuar një letër nga kancelarja Angela Merkel, në të cilën ajo dëshmon vendosmërinë për të vënë në jetë, gjatë muajve të ardhshëm, synimet e diskutuara gjatë takimit të Konferencës për Ballkanin Perëndimor të 28 gushtit 2014.

“Në vijim të nismës së Konferencës për Ballkanin Perëndimor të 28 gushtit 2014, sot pranova një letër nga kancelarja Angela Merkel, në të cilën ajo dëshmon vendosmërinë për të vënë në jetë, gjatë muajve të ardhshëm, synimet e diskutuara gjatë atij takimi të frytshëm”, ka shkruar kryeministri në profilin e tij në Facebook.

Nëpërmjet kësaj letre, ajo jep një mesazh të qartë për të nxitur bashkëpunimin e Ballkanit Perëndimor me institucionet evropiane si dhe për të realizuar angazhimet e ndërmarra në sferën politike dhe në projekte konkrete infrastrukturore rajonale.

“Dëshiroj ta falënderoj zonjën Merkel, në emrin tim personal por edhe në emër të qeverisë së Kosovës, për mbështetjen bujare dhe të shumëfishtë që Gjermania është duke i dhënë vendit tonë dhe mbarë rajonit. Unë jam veçanërisht mirënjohës për faktin që ajo vë theksin tek synimi politik i normalizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe e siguroj që Kosova do t’u përmbahet me rigorozitet angazhimeve ndërkombëtare të ndërmarra në marrëveshjet e firmosura deri tani dhe do të vijojë të përpiqet për të siguruar fqinjësi të mirë nëpërmjet rrugës së dialogut”, thuhet ndër të tjera në statusin e Thaçit.

VLAN këmbëngul në vullnetin e shumicës parlamentare

0

LAN ne KuvendNë përfundim të debatit në Kuvendin e Kosovës, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani lexoi Deklaratën e përbashkët të katër partive parlamentare.

Deklarata thekson se partitë parlamentare në koalicion pas zgjedhor angazhohen për krijim sa më të shpejtë të institucioneve dhe konstituimi i Kuvendit të bëhet në përputhje me vullnetin e shumicës parlamentare.

Ismail Kadare shumë afër Çmimit Nobel!

0

IsmailKadare6-30Ismail Kadare sivjet është më afër se kurrë ta fitojë Çmimin Nobel për Letërsi,  raporton Gazeta Blic nga burime mirë të informuara.

Media të shumta perëndimore janë tashnë duke pritur që emri i fituesit të Nobelit të bëhet i ditur në ora 13:00 dhe Kadare sipas shumë mediave pritet ta fitojë Nobelin!

Krasniqi: Asnjë fotografi pozitive nga Kosova në botë

0

Jakupkrasniqi10-6Ish – kryetari i Kuvendit te Kosovës dhe udhëheqës i Nismas-s, Jakup Krasniqi the se “e kam vështirë për shkak se unë kam qenë njëri nga themeluesit e PDK-së.

E atyre që nuk jam këtu, ne gjithë angazhimin tim parlamentare 10 vjeçare kanë pasur vetëm një palce kurrizore për shtetin te drejtës. Me vjen keq se gjatë legjislaturës së katërt se asnjë fotografi pozitive për Kosovën nuk ka shkuar në botë”.

Pakica parlamentare e ka vënë në bllokadë themelimin e institucioneve. Krasniqi për ketë e akuzoi Gjykatën Kushtetuese e cila sipas tij ia ka vënë drynin demokracisë parlamentare në Kosovë.

Mungesa e debatit të bindshëm në PDK po bartet edhe në institucionet që mëton t’i krijojë. PDK nuk po do zgjedhje demokratike dhe as parlamentare në Kosovë.

Ai në vazhdim përmendi shembuj te vendeve në botë në të cilat partitë fituese nuk kanë mundur të krijonin qeverinë dhe pastaj kaluan në opozitë. Ai si shembuj mori Suedinë, Finlandën, Belgjikën Luksemburgun e edhe Serbinë.

Jahjaga takoi Thaçin, u diskutua për terrorizmin

0

Jahjaga-Thaci14-09Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga takoi sot kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe udhëheqësit e mekanizmave të sigurisë dhe drejtësisë për të bashkërenduar veprimet e institucioneve të vendit në ruajtjen e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u diskutua për rrezikun që i kanoset vendit ka ekstremizmi dhe terrorizmi nga Shteti Islamik (IS), thuhet në një komunikatë të Presidences.

“Në takimin e përbashkët, ku morën pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj, u.d. së kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha, kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale, Sevdije Morina, kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, Kryetari i Gjykatës së Apelit, Salih Mekaj dhe Drejtori i Njësitit Anti-Terror në Policinë e Kosovës, Fatos Makolli, u diskutua për veprimet ndërinstitucionale të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit dhe kërcënimeve që i kanoset Kosovës nga individët që dyshohet se kanë inspiruar dhe u janë bashkuar kauzës terroriste të Shtetit Islamik”, thuhet në këtë komunikatë.

Mbahet provimi pranues në UP i afatit të dytë

0

Provimi-pranus-per studentNë Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, po organizohet provimi pranues i afatit të dytë në programet ku kanë mbetur vende të lira.

Kandidatët për studentë të cilët kanë aplikuar në afatin e dytë të konkursit plotësues në Universitetin e Prishtinës, po i nënshtrohen provimit pranues. Të rinjtë që po prisnin në oborret e Fakulteteve për të hyrë në provim, shprehin emocionet e tyre, duke shpresuar se do të pranohen në këtë afat.

Konkurrenca është shumë e madhe edhe në afatin e dytë, e sidomos në Fakultetin e Edukimit, ku për 51 vende kanë aplikuar rreth 1 mijë e 400 kandidatë. Dekani i këtij Fakulteti, Et’hem Çeku, tha për Radio Kosovën, se kanë kërkuar nga rektori, që të rritet numri i listës së të pranuarve me korrespodencë. “Por, kjo do të varet nga Senati”, tha Çeku, transmeton RTK.

“Kjo do të varet kryesisht nga Senati i UP-së dhe nga institucionet e tjera, se a do të lejohet që për studentët me korrespodencë të rritet numri. Varet kryesisht nga Senati, por ne do të kërkojmë, sepse kemi vetëm 16 vende dhe së paku të kemi deri në 50 me korrespodencë”.

Megjithatë, Adem Beha, këshilltari për media i rektorit, tha se nuk do të ketë rritje të numrit të studentëve. Ai tha se procesi i provimit pranues po shkon mirë.

“Nuk do të rritet numri. Numrat që janë vendosur në fillim do të respektohen, nuk do të pranohet asnjë student përtej listës që është paraparë në fillim. Nëse Senati dhe Ministria e Arsimit vendosë ndryshe, ne si rektorat do ta adresojmë, por deri tani nuk kemi një vendim të tillë”.

Ndërkohë, në shumë njësi akademike është plotësuar numri i studentëve që në afatin e parë, por në këtë afat ka vende të lira me korrespodencë. Fakultetet më të kërkuara vazhdojnë të jenë Fakulteti Ekonomik, i Edukimit, i Mjekësisë dhe Juridiku.

Rezultatet e provimit pranues do të shpallen më 13 tetor.

Brovina, “seancën” po e shikon nga televizori

0

Televizori14Deputetja më e vjetër e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, po e shikon seancën e sotme të Kuvendit nga televizori.

Gjatë kohës sa Vjosa Osmani e LDK-së po fliste sot në Kuvend, në seancën e thirrur nga blloku politik paszgjedhor, Brovina tha se nuk ka shkuar në seancë për shkak se atë nuk e ka thirr ajo.

Brovina tha se gjatë takimit të djeshëm konsultativ, deputetja Osmani nuk ka dashur të bisedojë me të dhe përfaqësuesit e partive tjera.

“Unë nuk marrë pjesë, sepse unë është dashtë me e thirr këtë seancë”, tha Brovina.

“Unë nuk kamë koment të drejtën me thënë. Dje u takova me Vjosa Osmanin, ajo ishte shumë arrogante dhe nuk deshi të bisedonte, kishte punë personale. Çka të them tash?”, tha ajo.

“Sot ajo thotë krejt tjetër send në Kuvend, thjesht unë nuk kam koment”, tha Flora Brovina për KALLXO.com.

Në mungesë të Flora Brovinës, seanca e sotme po drejtohet nga deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugova.

Albin Kurti numëron në Kuvend, korrupsionin e Ramadan Mujës

0

AlbinKurti1205Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes! Albin Kurti, ka numëruar një varg veprime sic i ka quajtur ai kriminale, që qeveritë e PDK-së kanë bërë gjatë këtyre viteve.

Ai në Kuvendin e Kosovës ka përmendur edhe shkeljet ligjore dhe korruptive që i ka bërë kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja. /PrizrenPress.com/

Këmbësori goditet nga vetura në Malishevë

0

Aksident shiritatNjë këmbësor është goditur nga vetura në Malishevë. Policia raporton se viktima nga kjo goditje ka pësuar lëndime trupore.

“I dyshuari duke lëvizur me veturën ‘Mercedes’ nga pakujdesia godet këmbësorin viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor/PrizrenPress.com/