Home Blog Page 8050

Zafir Berisha: PDK e ka kapur shtetin, deputetët duhet të veprojnë

0

zafiri ne Kuvendin e kosovesDeputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha ka kërkuar nga deputetët që të veprojnë në zgjidhjen e ngërçit politik. Ai tha se shumica nuk ka nevojë të lutet tek pakica (PDK).

“Ne duhet të veprojmë konform Kushtetutës. Nëse nuk veprojmë bëhemi bashkëfajtor i kësaj gjendje. Nuk duhet të jemi peng i shtetit të kapur nga PDK-ja”, tha Berisha në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Berisha ka kritikuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese e ka komplikuar situatën, prandaj ne duhet të veprojmë”./PrizrenPress.com/

Vjosa Osmani: PDK po e bllokon gjithë jetën parlamentare në vend

0

Vjosa Osamni LDKDeputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës për bllokim të jetës parlamentare dhe ka dhënë shembullin e Letonisë, ku tre parti politike opozitare kanë krijuar institucione.

“Jemi këtu për të propozuar zgjidhje. Ashtu siç e kemi nga seancë e 12 korrikut duhet të konfirmojnë se zgjidhja është në këtë seancë plenare dhe jo jashtë saj. Ne u kemi bërë thirrje gjithë deputetëve që të jenë në këtë seancë që të kemi një debat konstruktiv dhe demokratikë në mënyrë që të gjejmë një zgjedhje. Ata po e bllokojnë gjithë jetën parlamentare në vend. Letonia kishte një shembull të tillë si në Kosovë, ku tre parti opozitare bënë një koalicion dhe presidentja i mandatoi që të krijojnë institucionet”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, në Kosovë, po shkelet fjala e lire e deputetëve.

“Po shkelet liria e fjalës të cilën na ka dhënë qytetarët e Kosovës. Ata që po frikësohen të dalin para qytetarëve kanë treguar se sa zhvillim i kanë sjell Kosovës. Këtë mund të pyetni qytetarët të cilët e ndjejnë në kurriz krizën ekonomike”, ka thënë ajo.

“PDK-ja po refuzohet nga partitë tjera me fajin e saj. Pasi kjo parti asnjëherë nuk e mbajti fjalën, pasi i trajtoi partnerët e saj në mënyrën më të vrazhdë, si mund t’i besohet kësaj partie me këto sjellje. Mungesa e tyre në parlament, arsyeton edhe mungesën e fakteve nga ajo. Asnjë aktgjykim nuk mund të shtyj deputetët të votojnë kundër vullnetit të saj. Mandatin ia ka dhënë populli, dhe deputetët nuk janë të partive politike por përfaqësues të popullit”, ka thënë deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani. /Telegrafi/

Ymeri: Kapja nga oligarkët e PDK-së, po i kushton shumë Kosovës

0

visar ymeriVisar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç se ka folur për situatën politike dhe ekonomike, ka theksuar se situata për të cilën ndodhemi shumë është spekuluar.
“Situata në të cilën ndodhet Kuvendi është paraqitur si situatë në të cilën nuk ka zgjidhje. Kjo është bërë qëllimshëm. Në një anë kemi shumicë parlamentare dhe në tjetrën kemi pakicën bllokuese të cilët po e sakrifikojnë republikën dhe demokracinë për interesat e veta”, ka thënë Ymeri.

Ai ka shtuar se “kapja e shtetit nga oligarkët e PDK po i kushton shumë shtetit dhe është detyrë e deputetëve që ta clirojnë shtetin”.

“Pakica parlamentare e PDK-së e ka vendin në Kuvend por nëse nuk duan të jenë pjesë e Kuvendit, ne duhet të vazhdojmë me formimin e institucioneve”, ka theksuar Ymeri. /Telegrafi/

Konfiskohen dy pistoleta dhe disa fishekë në Prizren

0

ArmaPolicia e Kosovës ka konfiskuar dy pistoleta dhe fishekë në Prizren. Konfiskimi i parë është bërë në rrugën “Eqrem Çabej”, ndërsa i dyti në rrugën “Ismet Jashari”.

“Njësiti policor në rrugën “Eqrem Çabej”, ka konfiskuar armën pistoletë me dy fishekë pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.

“Njësiti policor në rrugën “Ismet Jashari”, ka konfiskuar armën pistoletë e tipit “Ekol Magnum” me tetë (8) fishekë pronë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”/PrizrenPress.com/

Fillon seanca, udhëhiqet nga Teuta Rugova

0

mustafa limaj haradinaj ne kuvendGrupi i deputetëve të VLAN kanë filluar seancën e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë seancë marrin pjesë grupi I deputetëve të LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje.

Thaçi te Presidentja, Blloku e pret në Kuvend

0

thaci jahjagaLideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi është parë duke hyrë në zyrat e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Megjithatë, sipas KTV-së, nuk dihet se për çfarë ata kanë biseduar, ndonëse mund të paramendohet se me siguri kanë biseduar rreth mbajtjes së seancës nga Blloku VLAN.

Rektori në Kushtetuese

0

Ramadan ZejnullahuZgjedhja e rektorit të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu, është dërguar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Rektori Zejnullahu pas ballafaqimit me Agjencinë Anti Korrupsion të Kosovës, si dhe Departamentin e Inspektoratit të Ministrisë së Arsimit, prej të cilave u deklarua i ligjshëm, do të ketë edhe një “betejë” me Gjykatën Kushtetuese për të kaluar.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konfirmuar për gazetën se kërkesa rreth zgjedhjes së rektorit tashmë është duke u proceduar. (Zëri)

Dragashi pa inspektor komunal e të tregut

0

Komuna e DragashitKomuna e Dragashit ka më tepër se një vit që ka mbetur pa inspektor komunal e inspektor tregu.

E tëra kjo ka ndodhur që nga koha kur inspektori i mëparshëm komunal kishte kaluar në postin e përgjegjësit të Zyrës së regjistrimit civil, ndërkaq ai i tregut në Drejtorinë për bujqësi, shkruan Koha Ditore.

Si pasojë e tërë kësaj, përkujdesja ndaj mbrojtjes së ambientit, ndalimi i hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave, çështja e furnizimit me ujë të pijshëm dhe disa detyra të cilat precizohen me vendin e punës të inspektorit të tregut, kanë ngelur të pambuluara.

Ngërçin e ka krijuar PDK-ja

0

Aleksoander cipaRegjitë politike në Kosovë bllokuan institucionet dhe shtetin. Kështu thotë në një intervistë ekskluzivisht për Gazetën “Zëri”, analisti shqiptar Aleksandër Çipa.

Ai ka folur edhe për kulturën e ‘kastës politike kosovare’, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ‘fajtorin’ që bllokoi shtetin kosovar, si dhe anët pozitive dhe negative të zgjedhjeve eventuale.

Çipa ka thënë se ndërhyrja e ndërkombëtarëve në daljen nga ngërçi politik nuk ka qenë e munguar.

KE kërkon ndëshkimin e degraduesve të trashëgimisë kulturore

0

Prizreni-natenNë Raportin e Progresit të Komisionit Evropian që është publikuar të mërkurën në Bruksel është konstatuar se shkeljet e shpeshta të ligjit në gjithë Kosovën kanë lënë pasoja negative në trashëgiminë fetare dhe kulturore dhe se zbatimi i kornizës së përgjithshme ligjore për mbrojtjen e këtyre zonave mbetet në nivel të ulët.

Në këtë dokument është shprehur qëndrimi se masat ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit duhet të aplikohen në mënyrë të vazhdueshme, derisa autoritetet veçmas ato lokale duhet të tregojnë përkushtim më të madh për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

“Në përgjithësi shkeljet e shpeshta të ligjit në tërë Kosovën kanë vazhduar që të kenë ndikim negativ në objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore. Zbatimi i kornizës së përgjithshme ligjore që rregullon mbrojtjen e trashëgimisë kulturore mbetet i dobët.

Ndërtimet pa leje janë një shqetësim i madh, sidomos në zonat e veçanta të mbrojtura. Masat ndëshkuese ndaj atyre që shkelin ligjin duhet të zbatohen në mënyrë të vazhdueshme dhe ndërtimet pa leje që tashmë kanë ndodhur duhet të trajtohen në përputhje me ligjin.

Autoritetet e Kosovës, sidomos ato të nivelit lokal, duhet të demonstrojnë një përkushtim më të madh në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, thuhet në Raport, ku po ashtu theksohet se edhe Qeveria e re duhet të angazhohet në mënyrë aktive në këtë proces.

Madje hartuesit e këtij raporti kanë vënë në pah faktin se Komuna e Prizrenit nuk ka ofruar mbështetjeje për Këshillin e Trashëgimisë Kulturore, mekanizëm ky që ka buruar nga Ligji për Qendrën Historike të qytetit.

Mirëpo pos Prizrenit, Raporti ka evidencuar se nuk ka pasur përparim as sa i përket zbatimit të Ligjit për fshatin Hoçë e Madhe.

“Nuk ka pasur raporte për incidente serioze që lidhen me mbrojtjen e objekteve historike dhe fetare, për të cilat Policia e Kosovës ka marrë përgjegjësinë nga KFOR-i. Një incident është raportuar në Manastirin e Deçanit, që ende ruhet nga KFOR-i”, thuhet në Raport.

Për më shumë vonesa në gjetjen e një zgjidhjeje për kontestin pronësor mes Komunës së Deçanit dhe Manastirit është cekur si shqetësim, meqë u “kontribuon tensioneve ngulmuese ndërmjet Manastirit, Komunës dhe komunitetit lokal”.

Gjithashtu si sfidë për autoritetet e Kosovës janë përmendur vjedhjet në manastire, kisha dhe varrezat ortodokse, sikurse edhe në varrezat myslimane, që, sipas Raportit, duhet të hetohen në mënyrë sistematike dhe adekuate. “Duhet të miratohet edhe Ligjit për religjion”, thuhet në Raport./KD/