Home Blog Page 8051

Emërohet juria për çmimin “Katarina Josipi”

0

katarina josipiKreu i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, të mërkurën, ka caktuar përbërjen e jurisë që do ta ndajë çmimin për dramën origjinale shqipe “Katarina Josipi”.

Laureati këtyre çmime që mban emrin e aktores që vjen nga Zymi i Prizrenit do të zgjidhet nga dramaturgia Doruntina Basha, regjisori Ilir Kabashi, aktori Jahja Shehu, dramaturgu Shefqet Gjocaj dhe udhëheqësi artistik i Tetarit Kombëtar të Kosovës, Emin Emini.

Këtë vit kanë ndryshuar rregullat e lojës për ata që nuk janë shtetas të Kosovës e ia mësyjnë çmimit më të madh të dramës në Kosovë. Sipas konkursit të hapur nga MKRS në korrik të këtij vitit e që është mbyllur në ditën e 22-të të muajit të kaluar “laureatë të çmimit mund të jenë dramaturgët që janë shtetas të Republikës së Kosovës”.

Kriteret e tjera edhe sivjet janë të njëjta. Drama duhet të jetë e shkruar pas vitit 2000 përderisa zhanri e as numri i aktorëve nuk përcaktohet. Shpërblimet po ashtu nuk kanë lëvizur. Çmimi i parë merr shpërblimi prej 3.600 eurosh, i dyti 2.400 dhe i treti 1.200 euro.

Vitin e kaluar dramaturgu Ridvan Dibra ishte laureat i këtij çmimi me dramën “Lufta Tretë Botërore”. Çmimin e dytë e ka marrë Mentor Haliti e të tretin, Naser Shatrolli.

Seanca e Bllokut injorohet nga sekretaria e Kuvendit

0

Kuvendi i Kosoves 7Deputetët e bllokut paszgjedhor LDK-VV-AAK-NISMA kanë filluar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës që para orës 9.30, në ditën kur ata kanë thirrur vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, të filluar që më 17 korrik.
I pari nga deputetët është parë të ketë hyrë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa pas tij kanë hyrë edhe deputetë të tjerë.

Seanca e sotme nuk është thirrur zyrtarisht nga kryesuesja e saj, Flora Brovina, ndërsa deputetët e PDK-së kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në të.

Gjithashtu edhe sekretaria e Kuvendit duket se e ka injoruar thirrjen e 62 deputetëve për seancë pasi që në ueb-faqen e Kuvendit nuk ka asnjë njoftim për seancën e sotme.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë dje se seanca e sotme do të jetë vetëm për debat dhe nuk pritet që deputetët të marrin ndonjë hap për ta zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit. /kallxo.com/

Deputetët e VLAN fillojnë të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit

0

zafiri tuj hy kuvendDeputetët e Bllokut LAN dhe Vetëvendosje kanë filluar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.

Të parët që u panë tek hynin në ndërtesën e Kuvendit ishin nënkryetari i LDK, Avdulla Hoti, Kujtim Shala, Anton Quni dhe Donika Kada Bujupi

Lunaçek: Progresi i Ballkanit Perëndimor në dobi të të gjithëve

0

UlrikeLunacekProgresi në procesin e zgjerimit të BE-së, i cili ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor, është në dobi të të gjitha palëve, ka deklaruar nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek.

“Zgjerimi i BE-së nuk është rrugë një drejtimshe, por është stabilitet social dhe ekonomik i Ballkanit Perëndimor në interes të ndërsjellë të BE-së dhe vendeve-kandidate.

Më pas nuk duhet të ekzistojë dyshim se çdo progres në procesin e zgjerimit varet nga plotësimi i kritereve nga ana e vendeve-kandidate, ndërsa këtë duhet ta dinë skeptikët në BE dhe para së gjithash Austria”, ka theksuar Lunaçek në kumtesë me rastin e publikimit të raporteve të KE-së për progresin.

Sipas saj, kritere vendimmarrëse janë zbatimi i qeverisjes të së drejtës, reformat në gjyqësi dhe lufta kundër korrupsionit.

LVAN-i mblidhet por s’mund të vendosë

0

Blloku 50Shumica e përfaqësuesve të zgjedhur rrezikojnë të shkelin sërish Kushtetutën e Kosovës, nëse të enjten vendosin ta zgjedhin në mënyre të njëanshme kryetarin e Kuvendit. Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, ia pamundëson LVAN-it zgjedhjen e kryeparlamentarit, të paktën derisa të kërkojë një sqarim shtesë nga Gjykata Kushtetuese.

Analistët e çështjeve kushtetuese konsiderojnë se blloku mund të zhvillojë debat, por jo edhe ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit. Eksperti i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, ka thënë se nga aspekti juridik material koalicioni paszgjedhor është i autorizuar ta mbajë dhe zhvillojë seancën në bazë të Rregullores së punës të Kuvendit. Ndërsa nga aspekti juridik formal nuk do ta ketë të drejtën sepse e ka përjashtuar këtë mundësi Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e fundit të saj.

“Sa është në harmoni me Kushtetutën është çështje shumë problematike. Pikëpamja ime është se më së paku ka të bëjë me Kushtetutën aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, mirëpo është aktgjykim që obligon përderisa nuk modifikohet në procedurë të caktuar. Tanimë se çfarë do të mund të bënte koalicioni paszgjedhor, unë supozoj që do të zhvillojë debat dhe do të nxjerrë konkluzione”, ka thënë Smaka./tribuna/

Misioni i pasuksesshëm i presidentes

0

Atifete jahjagaU kërkua nga presidentja Atifete Jahjaga që të ishte më aktive për tejkalimin e ngërçit politik. Dhe, simboli i unitetit prano të marrë përsipër detyrën për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e kësaj situate, duke ftuar në takime të veçanta liderët politikë. Por, rezultatet e punës që deri tani ka pas karakter konsultativ, ende nuk ka dhënë ndonjë rezultat. Përkundrazi, kriza politike nuk është afër për t’u zgjidhur edhe pse vendi tashmë ka hyrë në muajin e katërt pa institucione.

Takimet të cilat ende s’po japin rezultate, sipas njohësve të rrethanave politike në vend po cilësohen si tentativa të dështuara, meqë e para e vendit nuk ka mekanizma me anë të së cilëve do t’iu ofronte një zgjidhje dy blloqeve. Albert Krasniqi nga KIPRED, në një prononcim dhënë Tribunës ka thënë se në këtë fazë që ka hyrë kriza politike në vend, është e vështirë të mendohet se tani presidentja Jahjaga mund të gjejë një zgjidhje të pranueshme për palët.

“Përderisa presidentja nuk ka mekanizëm i cili do t’iu impononte partive politike gjetjen e një kompromisi, imponimin e një alternative konkrete, është e zorshme me u prit që partitë politike të heqin dorë nga synimet e tyre”, ka thënë Krasniqi..

Gjyqtarët dhe prokurorët të paaftë për t’u marrë me korrupsionin

0

Gjykata-peshorjaProkurorët dhe gjyqtarët kosovarë janë cilësuar të paaftë nga Komisioni Evropian për të hetuar dhe gjykuar rastet e korrupsionit të lidhura me prokurimin publik, shkruan sot Koha Ditore.

Defekte të mëdha janë evidencuar në Raportin e Progresit të publikuar të mërkurën nga Komisioni Evropian, në kapitullin për sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit.

Është përmendur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në rastin e kryeprokurorit të shtetit, pa u shterur mjetet juridike, që për pasojë vendi ka mbetur pa kryeprokuror legjitim prej gushtit të këtij viti.

Korrupsioni vazhdon të mbetet problemi kryesor dhe i përhapur në shumë fusha, duke përfshirë prokurimin publik, dhe vazhdon të jetë një problem serioz. KE-ja kërkon adresim urgjent dhe veprim të shpejtë

Hoxhaj hedh poshtë idenë e këmbimit të territoreve

0

Enver HoxhajjMinistri i Punëve të Jashtme në detyrë, Enver Hoxhaj ka thënë se ideja për këmbim të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë është mendësi e së kaluarës, e dëmshme dhe e papranueshme për vendin.

Në një prononcim për lajmi.net, Hoxhaj,duke folur rreth idesë për këmbimin e veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, dhënë nga shefi i zyrës së Rusisë në Prishtinë, Andrey Shugurov, ka thënë se deklarata e tij duhet të shihet në dy dimensione.

Sipas Hoxhajt, Rusia me këtë dëshiron të definojë interesin nacional të saj, ndërsa thekson se njohja e Kosovës nga 108 vende, marrëveshja me Serbinë në prillin e vitit 2013 dhe integrimi i serbëve në veri tregon se ide të tilla janë të dëmshme dhe s’duhet të merren seriozisht.

“Dimensioni i parë ka të bëjë me atë se kështu e definon Rusia interesin e saj nacional. Për Rusinë interesi nacional i saj ka të bëjë me territor, përderisa për pjesën demokratike të botës, interesat nacionale kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, mbrojtjen e vlerave të brendshme, natyrisht, dhe të sovranitetit. Por kjo është bota mentale nga e cila vjen shefi i zyrës ruse në Prishtinë”.

“Së dyti, një gjë e tillë për ne është e papranueshme dhe asnjëherë nuk ka qenë e pranueshme. Kështu, sepse njohjet e Kosovës nga 108 vende, të cilat i kanë njohur kufijtë e saj shtetëror, marrëveshja që kemi arritur me Serbinë në prillin e vitit të kaluar, e cila është për normalizimin e relacioneve të dy shteteve sovrane dhe të pavarura, integrimi i komunitetit serb në veri të vendit, pasi kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit lokale dhe nacionale… Të gjitha këto flasin se projekte të tilla i takojnë së kaluarës, janë jashtë realitetit, janë të papranueshme dhe të dëmshme. Kështu që, deklaratat e tilla realisht nuk duhet të merren fare seriozisht”, ka thënë Hoxhaj.

Por, për një ide të tillë të këmbimit të territoreve nuk kanë folur vetëm të huajt. Përkrahës të kësaj mendësie kanë qenë edhe figura të rëndësishme kosovare.

Megjithëkëtë, Hoxhaj ka thënë se mospajtimi me këtë ide është qëndrim i Qeverisë së Kosovës, e kështu, sipas tij, ka qenë edhe në të kaluarën dhe do të jetë edhe në të ardhmen, ngase skenarët e tillë s’përkojnë me realitetin shtetëror.

Doli: Presidentja nuk mund të shpallë zgjedhje të reja

0

Dren Doli-sjpDren Doli, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, duke e komentuar mundësinë që Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, t’i shpallë zgjedhjet e reja si pasojë e mosarritjes së një zgjidhje për formimin e institucioneve, ka sqaruar se mundësitë që e para e vendit ta dërgojë vendin në zgjedhje, sipas Kushtetutës së Kosovës, janë të kufizuara.

Doli thotë se, ajo (autoriteti i Presidentit/es) do të mund t’i shpallte zgjedhjet, nëse në Kuvendin e Kosovës do të pamundësohej votimi i qeverisë.

“Pika tjetër ku e para e vendit do të mund ta dërgonte vendin në zgjedhje është, nëse legjislativi nuk do të arrinte ta votonte të Presidentin e vendit, dhe arsyeja e tretë kur shefja e shtetit do të mund t’i shpallte zgjedhjet është, nëse dy të tretat e deputetëve do ta votonin shpërbërjen e Kuvendit, e që asnjëra nga këto raste nuk është paraqitur në rastin e ngërçit politik”, ka thënë Doli për Telegrafin.

Ai më tutje ka theksuar se “sipas Kushtetutës së Kosovës (në rastin konkret) presidentja e Kosovës nuk ka asnjë autorizim kushtetues që t’i shpallë zgjedhjet nëse ndonjëra nga këto rrethana e lartcekura nuk paraqitet”.

“Nëse Jahjaga dëshiron që t’i shpallë zgjedhjet apo mendon qe të ndërmarrë një veprim të tille, nevojitet autorizimi paraprak i dy të tretave të deputetëve, të cilët votojnë me qëllim të shpërndarjes së Kuvendit. Pastaj, Presidentja e Republikës, nxjerrë një dekret me anë të së cilit cakton datën e zgjedhjeve. Sistemi ynë kushtetues lejon shumë pak mundësi që Kuvendi për arsye të ndonjë mosmarrëveshje politike të shkojë ne zgjedhje. Do të duhej të ishte një votim i deputetëve, i cili si pikë të rendit të ditës e ka votimin për shpërndarjen e Kuvendit, që vendi të shkonte në zgjedhje. Moszgjidhja e kryesisë dhe kryetarit të Kuvendit, nuk prodhon asnjë situatë e cila mund ta autorizoj presidenten ose Kuvendin që të konsiderohet i shpërndarë”, ka thënë Doli.

Ndryshe, këshilltarja e Presidentes së Kosovës, Gentiana Kraja, ka bërë të ditur se qasja e presidentes ndaj këtij procesi kritik politik, si faktor i stabilitetit dhe unitetit, është konform kushtetutës dhe ligjeve.

Ajo ka theksuar se Presidentja në asnjë moment nuk ka propozuar zgjidhje, sepse sipas saj, kjo u takon partive politike.

“Presidentja në asnjë moment nuk ka propozuar zgjidhje, e cila lidhet me krijimin e shpejtë të institucioneve të vendit. Sepse në fund të fundit, partitë politike janë përgjegjëse për gjetjen e zgjidhjes”, ka thënë Kraja, në një emision në Klan Kosova.

Ajo ka thënë se Presidentja u ka bërë thirrje subjekteve politike të ulen në tavolinë, në mënyrë që vetë të gjejnë zgjidhje për ngërçin politik.

Ben Blushi fiton çmimin “European Union Prize for Literature”

0

BenBlushiBen Blushi është fitues i çmimit letrar ‘European Union Prize for Literature’. Një titull që u jepet autorëve më të mirë të rinj në Europë. Por kjo është hera e parë që ky çmim i jepet një autori shqiptar. Blushi u nderua me këtë çmim për librin “Otello, Arapi i Vlorës”. Fituesi u shpallën në panairin e librit, në Frankurt “Frankfurt Book Fair”.

Ceremonia zyrtare do të bëhet në Bruksel, më 18 nëntor dhe çmimet do të ndahen nga Komisionerja e BE –së për Kulturën.

Konkurimi pë rkëtë çmim është i hapur për vendet që marrin pjesë në “Europe Creative”, një program financimi për sektorët kulturorë dhe krijues të BE –së. Çdo vit, juritë kombëtare në një të tretën e vendeve, -13 juri kësaj here- emërojnë autorët fitues.

Komisionerja e BE –së për Edukimin, Kulturën dhe Rininë tha se “ky çmim u dedikohet autorëve të rinj të Europës, pavarësisht se nga vijnë apo gjuhës që flasin. Qëllimi është shfaqja e literaturës më të mirë bashkëkohore, nxitja e shitjeve ndërkufitare dhe promovimi i përkthimit, publikimit dhe leximit të literaturës së vendeve të tjera.

Ben blushi
Për herë të parë, ky çmim është dhënë në vitin 2009.

Në faqen zyrtare të European Union Prize of Literature, në internet, dhënia e çmimit shoqërohet edhe me një biografi të autorit shqiptar, Ben Blushi. Theksohet fakti se me librin “Otello, Arapi i Vlorës, Blushi u shpall Autori i Vitit, në Panairin e Librit në Tiranë, në vitin 2009. Ky është botimi i dytë i Blushit. Ai ka botuar edhe romanet “Të jetosh në ishull” dhe “Shqipëria”, ndërsa këtë vit botoi esenë “Hëna e Shqipërisë”.