LVAN-i mblidhet por s’mund të vendosë

Blloku 50Shumica e përfaqësuesve të zgjedhur rrezikojnë të shkelin sërish Kushtetutën e Kosovës, nëse të enjten vendosin ta zgjedhin në mënyre të njëanshme kryetarin e Kuvendit. Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, ia pamundëson LVAN-it zgjedhjen e kryeparlamentarit, të paktën derisa të kërkojë një sqarim shtesë nga Gjykata Kushtetuese.

Analistët e çështjeve kushtetuese konsiderojnë se blloku mund të zhvillojë debat, por jo edhe ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit. Eksperti i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, ka thënë se nga aspekti juridik material koalicioni paszgjedhor është i autorizuar ta mbajë dhe zhvillojë seancën në bazë të Rregullores së punës të Kuvendit. Ndërsa nga aspekti juridik formal nuk do ta ketë të drejtën sepse e ka përjashtuar këtë mundësi Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e fundit të saj.

“Sa është në harmoni me Kushtetutën është çështje shumë problematike. Pikëpamja ime është se më së paku ka të bëjë me Kushtetutën aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, mirëpo është aktgjykim që obligon përderisa nuk modifikohet në procedurë të caktuar. Tanimë se çfarë do të mund të bënte koalicioni paszgjedhor, unë supozoj që do të zhvillojë debat dhe do të nxjerrë konkluzione”, ka thënë Smaka./tribuna/

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit