27.1 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 8055

Para Thaçit rreshtohen edhe Zakja, Burbuqja dhe Agoni

0

thaci me aderimeEkipit të Kryeministrit Hashim Thaçi pritet t’i bashkohen edhe tre emra tjerë që nuk kanë qenë më parë pjesë e politikës. Bëhet fjalë për Zake Prelvukajn, Burbuqe Berishën dhe Agon Fehmiun.
Siç merr vesh Gazeta Express, në ekipin e Kryeminstrit Thaçi pritet të aderojnë piktorja Zake Prelvukaj, regjisorja Burbuqe Berisha dhe gazetari i sportit Agon Fehmiu – nipi i aktorit Bekim Fehmiu.

Aktualisht partitë politike janë në garë me njëra -tjetrën se cili po sjell më shumë emra brenda subjektit të tyre për të konkurruar në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit.

Afati për t’i dorëzuar listat për deputetë në Komisionin Qendror Zgjedhor është nesër deri në ora 24:00.

Nisma ia merr edhe një anëtar PDK-së në Lladroc

0

Nisma per kosove1Anëtari i Kryesisë së PDK-së në fshatin Lladroc të Malishevës, Bardhyl Buqaj ka aderuar në subjketin politk Nisma për Kosovë.

“Në vazhdën e aderimeve sot në Nismë të Malishevës ka aderuar Bardhyl Buqaj, anëtar të Kryesis së Degës dhe kryetar i nëndegës së PDK-së në fshatin Lladroc”, njofton Nisma në Malishevë.

Bardhyl Buqaj aktivitetin e tij politik nga sot do të zhvillojë në Nismën për Kosovë./PrizrenPress.com/

Haradinaj premton sistem krejtësisht ndryshe të shëndetësisë

0

haradinaj ne shetdetesiSistemi i shëndetësisë do të jetë krejt ndryshe. Do të fillojmë menjëherë me sigurime shëndetësore. Secili qytetar në nevojë do të marrë shërbim të shpejtë dhe kualitativ.

Kështu ka premtuar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në vizitën e sotme në Klinikën Gjermane të Syrit, në Prishtinë.

Kryetari i AAK-së ka vizituar këtë klinikë, për të parë nga afër një sektor në shëndetësinë kosovare, ku e ka përcjellë mesazhin e tij dhe ka shpalosur pjesë nga platforma e partisë, për zgjedhjet e ardhshme nacionale në vend, transmeton KP.

Haradinaj, po ashtu, ka thënë se “spitalet tona nuk do të kundërmojnë më”, ngase Aleanca ka program, vizion dhe njerëz që do të jenë ilaçi i vërtetë për shëndetësinë e Kosovës.

“Ju nuk do të bredhni më, për t’u furnizuar me barna esenciale. As nuk do të bredhni rrugëve të botës për t’u shëruar”, ka thënë Haradinaj.

Jahjaga e Maxhuni diskutuan për sigurinë gjatë zgjedhjeve

0

Jahjaga e MaxhuniPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, me të cilin bisedoi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend, të caktuara për t’u mbajtur me 8 qershor.

Presidentja Jahjaga dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, theks të veçantë vunë në çështjen e sigurisë për qytetarët e Kosovës dhe garantimin e votës së lirë. Presidentja Jahjaga theksoi se zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend duhet të jenë të lira dhe të ndershme si dhe gjithëpërfshirëse dhe theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të plotë të të gjithë mekanizmave të sigurisë në Kosovë për të garantuar një proces të qetë dhe të mirë zgjedhor.

Drejtori i përgjithshëm, Shpend Maxhuni, e njoftoi presidenten Jahjaga për të gjitha përgatitjet që po i bën Policia e
Kosovës për procesin e zgjedhjeve dhe bashkërendimin me të gjitha institucionet e tjera të sigurisë dhe ato për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Bije borë në Prevallë

0

Bora per bujqQendra turistike e Prevallës, në rrethinat e Prizrenit, është mbuluar sot me botë.Turistët që po vizitojnë këtë fshat kanë postuar foto në rrjetet sociale për ta dëshmuar këtë ngjarje të pazakontë.

Në gjysmë të majit, vështirë që mbahet mend të ketë rënë borë në Prevallë, transmeton express.

Sipas meteorologëve, mot i ngjashëm pritet të mbretërojë edhe ditëve të ardhshme.

Thaçi sonte darkon me mësimdhënësit e Rahovecit

0

Thaci ne darkKryetari i PDK-së, Hashim Thaçi do të marrë pjesë sonte në darkën solemne të arsimtarëve të Rahovecit.

Përvec Thaçit,  në këtë darkë prezent do të jenë edhe ministri i Arsimit, Ramë Buja, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi dhe Drejtori për Arsim në Rahovec, Behar Rama.

Darka e arsimtarëve shtrohet nga Drejtoria e Arsimit në Rahovec, me rastin e perbylljes së vitit shkollor,raporton RahovecPress.

“Darka solemne do të shtrohet në Restorant “Jaha” në Rahovec, të enjten me datë 15 maj 2014, me fillim në ora 18:30”.

 

Partitë premtojnë lista “të pastra”

0

Partit parlamentare-logotPartitë politike kanë vendosur që në zgjedhjet nacionale para votuesve të dalin me emra kredibilë dhe me të kaluar të pastër. Në të njëjtën kohë subjektet politike janë duke bërë garë se kush më tepër po arrin të ketë prurje dhe të pasurojnë listat e kandidatëve me emra të njohur nga lëmi të ndryshme.
Kujtim Shala, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka theksuar se të enjten (sot) do të finalizohet lista e kandidatëve për deputet të kësaj partie. Megjithatë, LDK ka njoftuar se këtë gjë do ta bëjë nesër.

Sipas tij, propozimet janë marr dhe këto propozime do janë dërguar në kryesi të partisë për t’i shqyrtuar.

“Pasi të shqyrtohen listat nga ana e kryesisë së partisë, atëherë lista i dërgohet organit më të lartë të partisë që është Këshilli drejtues i cili e voton këtë listë. Ndërsa, lista në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve do të dorëzohet të premten”, ka thënë ai për Telegrafin.

Shala ka theksuar se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka kërkuar që lista të ketë përfaqësues politikë, njerëz të mediave dhe biznesit- gjë që është vërtetuar gjatë ditëve të fundit- që të kemi përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.

“Ndërsa, njëra nga kërkesat thelbësore, ose më mirë thënë parim ia kemi vënë vetes, që listat të jenë të përbëra nga persona që nuk kanë probleme me ligjin”, ka thënë Shala.

Ndërsa, Erzen Vraniqi nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), ka thënë se të premten VV-ja do ta dorëzoj listën për deputet, në KQZ. Ai ka sqaruar se lista do të përbëhet nga gjithsejtë 120 kandidatë.

“Të enjten, Këshilli i Përgjithshëm i partisë i voton emrat e kandidatëve që do të jenë në listën e partisë, në zgjedhjet nacionale të tetë qershorit. Lista është mjaft e larmishme, dhe ajo përbëhet nga persona të dëshmuar; aktivistë politikë; njerëz të shoqërisë civile; persona profesionistë (teknokratë) e kështu me radhë”, ka thënë Vraniqi për Telegrafin.

Ndërsa, Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se partia të cilën ai e përfaqëson është afër përmbylljes së listës të kandidatëve për deputetë.

Ai ka theksuar se AAK-ja është angazhuar që në listat e tyre të ketë individë që nuk kanë probleme me ligjin.

“Lista e ‘Drejtimit të Ri’ është një grumbull i njerëzve profesionistë, njerëz të dalluar me profesionalizmin e tyre, si dhe njerëz që i kanë ndihmuar çështjen kombëtare”, tha Ramadani.

Ai ka sqaruar se AAK-ja listën në KQZ, do ta dorëzoj të premten, koha edhe kur përfundon afati ligjor për dorëzimin e listave nga ana e partive politike.

Ndryshe, edhe kryeministri në largim, njëherësh edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, ka deklaruar se brenda listës së PDK-së për deputetë në zgjedhjet e tetë qershorit, do të ketë persona që nuk janë duke u ballafaquar me drejtësinë.

Aderimet e ditëve të fundit i kanë dhënë një dinamikë të re klasës politike në Kosovë, duke e shtyrë atë drejt në garë se kush do t’i bëjë për vete individët e shquar brenda shoqërisë. /Telegrafi/

Rihanna ndahet sërish nga Drake

0

Rihana-shoping22Pas ribashkimit për disa muaj, Rihanna dhe reperi Drake duket se janë ndarë sërish.

Bukuroshja 26-vjeçare dhe Drake kanë patur një marrëdhënie pajtimesh dhe ndarjesh që daton qysh në vitin 2009. “Riri” iu bashkua fansave në një koncert të Drake në Paris në muajin shkurt, por romanca duket se ka përfunduar.

“Ai është shumë i dashuruar me të dhe ky ka qenë gjithmonë një problem. Ata janë zënë me njëri-tjetrin, por gjithçka mund të ndryshojë sepse kështu janë të dy ata”, shton burimi për “US Weekly”.

Reperi Drake nuk është parë as në “after party”-n që Rihanna zhvilloi pas eventit të përvitshëm “Met Gala”, ku kishte ftuar të gjithë miqtë e saj.

Takimi i tyre i parë ishte në 2009 pasi Rihanna ishte viktimë e dhunës nga i dashuri i saj i atëhershëm, këngëtari Chris Brown.

Jona: “Nevila fiton Big Brother-in”, Valeri: “Nuk kemi ardhur këtu për bamirësi”

0

jona-nevila-thshth-18.3-320x221Ndërkohë që banorët e tjerë flenë gjumë, Valeri, Jona dhe Visari bisedojnë me njëri-tjetrin për banorët. Jona dëshiron që këtë javë të dalë një vajzë, ndërsa Visari dhe Valeri mendojnë se do ketë eliminim të dyfishtë.

Valeri flet për Meridianin, duke thënë se është bërë si dele. Ai thotë se Meridiani plotëson ditën duke u zënë me të, por flet vetëm budallaqe. Valeri komenton faktin se Arditi dhe Meridiani e quajnë motra. “Arditi trembet prej personave që kanë orientim tjetër seksual. I ka tmerr”, thotë Valeri. Ai tregon se këto shaka i bën edhe në shoqëri, por edhe nusja e tij është në dijeni. Visari mendon se Valeri e tepron ndonjëherë me lojërat e tij. Ai thotë se shpesh ka dyshuar tek seksualiteti i tij. Valeri thotë se nuk e ka aspak problem dhe të gjithë banorët le të dyshojnë. Ai shprehet shumë i bindur për dashurinë dhe besnikërinë që ka ndaj bashkëshortes së tij. Valeri vazhdon të flasë gjatë për Meridianin. Ai thotë se Meridiani luan lojë të pistë dhe manipulon. Visari thotë se Meridiani e mbivlerëson shumë veten, për të qenë në qendër të vëmendjes, por duket shumë i kompleksuar.

Duke folur për banorin që meriton fitoren, Valeri thotë se Arditi nuk e meriton, sepse është shumë negativ. Ai shprehet se më mirë t’ia japin Nevilës për bamirësi, sesa Arditit. Valeri thotë se Nevila ka zgjedhur atë mënyrë, për t’u shfaqur. Ai dyshon edhe tek Meridiani, se mund ta fitojë. Jona është 90 % e sigurt se do ta fitojë Nevila, kurse Arditi nuk ka shanse. Ajo tregon një ëndërr që ka parë, ku Big Brother-in e fiton Nevila. Valeri është kundër Jonës dhe thotë se Nevila nuk ka bërë asgjë, për të merituar fitoren. Jona komplimenton Nevilën, por përmend edhe faktin se e ka ndihmuar shumë historia e saj. Visari thotë se Big Brother-in e ka fituar një banor me karakter të fortë dhe jo nga historia e tij. Valeri është totalisht kundër dhe thotë se nuk kemi ardhur të bëjmë bamirësi dhe t’i lëmë Nevilën rrugën e lirë të fitojë.

Jona aludon se Visari dhe Nevila do kenë surprizë këtë javë, sepse nuk kanë pasur. Valeri ironizon Nevilën, e cila ka kërkuar surprizë. “I dhanë shkollën asaj, çfarë kërkon më tepër. Kërkon një post ministrie tani”, thotë Valeri për Nevilën.
Më pas banorët flenë të gjithë gjumë.

Partitë po e kopjojnë njëra- tjetrën

0

Ibrahim RexhepiPothuajse të gjitha partitë politike në vend kanë premtuar nga 200 mijë vende të reja të punës nëse do të marrin mandatin për të udhëhequr me qeverinë. Drejtori ekzekutiv i Institutit STRAS, Ibrahim Rexhepi, në intervistë për Tribuna ka thënë se partitë politike te shifrat e punësimeve kanë filluar ta kopjojnë njëra-tjetrën, pasi që atyre iu mungon qasja origjinale ndaj këtyre problemeve.
Po premtojnë çdo ditë se do të krijojnë vende të reja të punës, por partitë politike nuk po tregojnë se si do të ndryshojnë ambientin biznesor përmes së cilit do të rritej edhe numri i të punësuarve.

Drejtori ekzekutiv i Institutit STRAS, Ibrahim Rexhepi, ka thënë se këto janë vetëm premtime elektorale dhe sipas tij, gjëra të këtilla janë dëgjuar edhe shumë herë më parë që nuk u realizuan.

“E mira e këtij premtimi është se, si duket partitë politike e kanë kuptuar gjendjen e rëndë ekonomike dhe shkallen e lartë të varfërisë dhe të papunësisë që është vendi. Prandaj, kjo është karta mbi të cilën po kërkohen votat. Por, ato duhet të tregojnë se çfarë do të ndryshojnë në ambientin për të bërë biznes, si do ta përfitojnë besimin e investitorëve, çfarë ndryshimesh do të ketë në politikat fiskale, si edhe në ato sociale, në mënyrë që të jetë më e qartë oferta e tyre në rrafshin ekonomik”, ka thënë Rexhepi.

Sipas tij, prioritet kryesor i qeverisë së ardhshme, mbetet krijimi dhe forcimi i vizionit dhe i perspektivës ekonomike të vendit.

Tribuna: Në çfarë gjendje ekonomike po e lë vendin qeveria në shkuarje?

Ibrahim Rexhepi: Gjendja është shumë më e keqe se sa kur ajo ka marrë mandatin. Gjërat kanë filluar të përkeqësohen, dhe, fatkeqësisht asnjë parametër nuk është në nivelin e atëhershëm.

Shpesh qeveritarët mundohen të arsyetohen se kjo ka ndodhur për shkak të krizës globale, apo krizës së borxheve nëpër të cilën po kalon Evropa.

Ky arsyetim është naiv, pasi që dihet se cilat janë raportet e Kosovës me tregjet ndërkombëtare, përkatësisht ne jemi aq të mbyllur, sa që është gati se e pamundur depërtimi i valëve të krizës në këtë oazë të varfërisë.

Flasim konkretisht – BPV-ja në vitin 2009 është rritur me normën 3,5 për qind, në vitin 2011- 4,4 për qind, ndërsa vjet – 3,1 për qind. Madje, rritja e vjetme është e tillë sipas shifrave të qeverisë, meqenëse FMN-ja thotë se ajo nuk kalon as normën 3 për qind.

Pastaj , në vitin 2009 deficiti tregtar ishte 1,7 miliardë euro, në vitin 2011- 2,2 miliardë euro, sa edhe në vitin e kaluar.

Në përmirësimin e deficitit tregtar nuk ka ndihmuar as rënia e importit 1,2 për qind, meqenëse edhe eksporti është më i vogël 7,8 për qind.

Ky raport tregon se sa e dobët është oferta dhe aftësia konkurruese e prodhuesve nga vendi.

Kësaj mund t’i shtohet edhe rënia shumë IHD-të, nga 440 milionë euro sa ishin në vitin 2007, në 227 milionë euro në vitin 2013.

Tregim në veti është papunësia. Institucionet si shifër zyrtare e nxjerrin normën e papunësisë 30,9 për qind.

Unë dyshoj në këtë shifër, meqenëse ajo është produkt i anketave dhe se sipas regjistrimit të popullatës papunësia arrin rreth 45 për qind. Tek e fundit, asnjë raport qeveritar nuk dëshmon se është rritur numri i të punësuarve.

Pra , kjo qeveri po e lë vendin në probleme të mëdha ekonomike, me papunësi, varfëri, korrupsion dhe në informalitet bukur të lartë.

Tribuna: Tash pas shpërndarjes së Kuvendit, a mund të ketë qeveria probleme në ekzekutimin e buxhetit?

Ibrahim Rexhepi: Në rrethana normale nuk do të duhej të kishte problem me ekzekutimin e buxhetit, meqenëse ai është i miratuar, ndërsa vendi nuk mbetet pa qeveri.

Kjo aktuale e vazhdon mandatin deri me formimin qeverisë së re. Mirëpo, në këtë situatë janë disa specifika që mund të komplikojnë zhvillimet e mëtejme.

Qeveria përmes rritjes së pagave, si edhe të ndarjeve të tjera për çështje sociale, ka tejkaluar bukur shumë shpenzimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, në dhjetor të vitit 2013. Nëse kjo dinamikë vazhdon deri në fund të këtij viti, atëherë ka rrezik që buxheti të vjen në situatën e pamundësisë për pagesa. Jo pse nuk ka para, por nuk lejon Ligji për Buxhetin 2014.

Këto situata zakonisht tejkalohen përmes rishikimit të buxhetit, që kryesisht bëhet në korrik, ose në gusht. Por, në këtë kohë, Kosova, duket se nuk do të ketë kuvend prandaj nuk ka kush ta miratojë buxhetin rishikuar.

Ose duhet pritur konstituimin kuvendit dhe të qeverisë së re dhe që në fillim të punës së tyre në agjendë të futet buxheti.

Rishikimi i tij nuk është problem nëse ndodhë edhe në tremuajshin e fundit të vitit, meqenëse këtu nuk ka kufizime ligjore. Pra, kjo është e vetmja mundësi që disa vendime të qeverisë aktuale të futen brenda kornizave ligjore. Në të kundërtën, ato mbeten të paligjshme.

Tribuna: A mund gjatë kësaj kohe qeveria të ekzekutoj projekte madhore?

Ibrahim Rexhepi: Qeveria në shkuarje nuk guxon ta fusë në borxhe të reja qeverinë që vjen, jo vetëm për investime kapitale, por me asgjë. Pra, ajo duhet të kujdeset vetëm për menaxhimin buxhetit në kornizat e miratuara dhe për ekzekutimin projekteve të miratuara.

Tribuna: A mundet qeveria që gjatë kësaj kohe ta nënshkruajë kontratën me koncersiumin “Bechtel&Enka” për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Hani i Elezit?

Ibrahim Rexhepi: Po, meqenëse ky projekt nuk ka nevojë të ketë miratimin Kuvendit të Kosovës, pastaj, të gjitha procedurat e prokurimit kanë përfunduar, ndërsa edhe në buxhet janë planifikuar mjetet që duhet paguar sivjet.

Qeveria e ardhshme mund ta rishikojë projektin, por duhet ta ketë parasysh se ky është projekt afatgjatë dhe shkëputja eventuale e njëanshme e kontratës mund të ketë edhe reperkusione, përkatësisht gjoba.

Tribuna: Pothuajse të gjitha partitë politike kohën e fundit kanë premtuar nga 200 mijë vende të reja të punës. Sa mund t’i realizojnë këto premtime me këtë nivel të zhvillimit ekonomik?

Ibrahim Rexhepi: Së pari këtë duhet ta kuptojmë vetëm si premtim elektoral. Premtim për vota. Gjëra të këtilla kemi dëgjuar edhe shumë herë më parë, por nuk u realizuan. Tash partitë politike, posaçërisht ato që ishin pjesë e koalicionit qeverisës duhet të tregojnë se pse nuk i përmbushen premtimet që kishin dhënë, e pastaj të flasin për vendet e reja të punës.

E mira e këtij premtimi është se, si duket partitë politike e kanë kuptuar gjendjen e rëndë ekonomike dhe shkallen e lartë të varfërisë dhe të papunësisë që është vendi. Prandaj, kjo është karta mbi të cilën po kërkohen votat.

Por, ato duhet të tregojnë se çfarë do të ndryshojnë në ambientin për të bërë biznes, si do ta përfitojnë besimin e investitorëve, çfarë ndryshimesh do të ketë në politikat fiskale, si edhe në ato sociale, në mënyrë që të jetë më e qartë oferta e tyre në rrafshin ekonomik.

Përndryshe nuk flet shumë vetëm deklarata se do të punësohen 200 mijë veta. Për më keq, partitë politike edhe te shifrat kanë filluar ta kopjojnë njëra-tjetrën. Pra, iu mungon qasja origjinale ndaj këtyre problemeve.

Tribuna: A mendoni se duhet të ndryshojë qasjen ekonomike, qeveria e re e dalë pas zgjedhjeve?

Ibrahim Rexhepi: Kryeministri aktual po e thotë se Kosova ka kaluar disa faza të rëndësishme drejt ndërtimit dhe forcimit të shtetit, ndërsa në mandatin e ardhshëm në plan të parë do ta ketë ekonominë.

Se a do të jetë ky kryeministër, apo një tjetër, këtë e vendosin zgjedhësit. Mirëpo, secila qeveri që vjen duhet të merret seriozisht me problemet ekonomike dhe sociale. Posaçërisht se qeveria aktuale kryesisht ka qenë e fokusuar te njohjet dhe negociatat me Serbinë. Kjo, në mënyrë të padrejtë e ka margjinalizuar ekonominë.

Në të ardhmen fillimisht duhet të ndryshojë qasja ndaj sektorit privat. Ai nuk duhet të trajtohet vetëm si burim për ta mbushur buxhetin, por si shtyllë e zhvillimit dhe e stabilitetit ekonomik. Njëkohësisht duhet fuqizuar shtetin ligjor, çka nënkupton edhe rritjen e efikasitetit të institucioneve, posaçërisht atyre të gjyqësisë.

Mirëpo, krejt janë të paarritshme, përderisa vërtetë nuk ndodhë ajo që dikur kryeministri aktual e quante “zero tolerancë ndaj korrupsionit”. Ky slogan gjatë një viti është transformuar në “zero luftë ndaj korrupsionit”.

Tribuna: Cilat duhet të jenë prioritet e qeverisë së ardhshme në aspektin ekonomik për periudhën e ardhshme katërvjeçare?

Ibrahim Rexhepi: Prioritet kryesor mbetet krijimi dhe forcimi i vizionit dhe i perspektivës ekonomike të vendit. Kjo është bazë për të gjitha zhvillimet në sektorët e tjerë. Bashkë me këtë të ndërtohet një ambient miqësor dhe i sigurt për biznes. Ky duhet të jetë real dhe funksional, e jo vetëm se për të siguruar pozicion më të mirë në rangimin që bënë Banka Botërore. Ndërkaq, kjo nuk mund të arrihet pa forcimin ligjit dhe “pastrimin” e institucioneve nga paligjshmëria dhe korrupsioni.

Kur flasim për çështje konkrete, ato janë shumë. Kemi situatën shumë të rëndë energjetike , është PTK-ja, e cila duhet të aftësohet që të përballet me konkurrencë e të mos mendohet vetëm për shitjen e saj, është “Trepça” me një mori problemesh, të cilat tash janë përgjegjësi e institucioneve vendore, janë hekurudhat në gjendje të mjerë, prodhimi, i cili në mënyrë të pamëshirshme po mbytet nga importi- krejt në emër të tregut të lirë.

Vendi nuk ka ujë as për pije, as për bujqësi, e as për industri. Ka ambient mjaft të kontaminuar, një shëndetësi që asnjëherë nuk arriti ta marrë përgjegjësinë e përkujdesjes ndaj popullatës, po edhe një sistem arsimor që prodhon vetëm diploma, por jo edhe dije.

Do të thotë se qeveria e ardhshme ka përplot punë, të cilat vështirë se mund t’i arrijë në një afat të shkurtër kohor, por mund të ndërtojë konturat, përkatësisht vizionin e zhvillimit, si edhe të zbutjes së papunësisë dhe të varfërisë. Këtë mund ta bëjë vetëm nëse e ndryshon qëndrimin ndaj mënyrës së shpenzimit të parasë publike, përkatësisht që investimet të shpërndahen në përputhje me nevojat, e jo të investohet në asfalt dhe të neglizhohen të gjitha kërkesat e tjera.

Dhe, kur është në pyetje paraja publike, qeveria duhet të përkushtohet që të hyrat buxhetore t’i sigurojë nga zhvillimi i brendshëm, e jo duke stimuluar importin dhe duke gjobitur bizneset.

Tribuna: Sa mund të implementojë vendimet e kësaj qeverie, ekzekutivi i ardhshëm për rritje të pagave, për themelimin e Fondit të Punësimit, etj?

Ibrahim Rexhepi: Fondi i Punësimit nuk është i pamundur dhe i panevojshëm për vendin. Madje, nuk është as model që për herë të parë po e zbulon kjo qeveri. Problemi qëndron në mënyrën e sigurimit të parasë për këtë fond, kritereve për financim, monitorimit të efektit të investimeve, si edhe garancia për kthimin investimit. Shifra prej 1,5 miliardë eurosh është e paarritshme për këtë fond.

Prej kah gjithë këto para?

Nëse llogaritet te paratë e grumbulluara nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore dhe te ato nga kursimet për pension, atëherë qasja është e gabueshme. Madje, për momentin edhe e paligjshme. Për këtë ka shumë argumente.

E para, ato para i janë dhënë në mirëbesim AKP-së, apo Trustit të Kursimeve Pensionale, që do të thotë se kanë pronarin dhe qëllimin mjaft të qartë. As AKP-ja, por as Trusti nuk kanë kompetencë ligjore që ato t’ia bartin qeverisë, por as qeveria që me një vendim t’i “përvetësojë” këto para.

Pra duhen ligjet që krijojnë mundësinë e investimit të parasë në këtë fond. Por, në secilën alternativë këto para vetëm se mund të huazohen, çka do të thotë se qeveria duhet të garantojë kthimin tyre, madje me një normë të interesit. Çfarë garancish mund të ofroj qeveria? Kjo ende nuk është e qartë.

Po ashtu, mendoj se është gabim nëse mendohet që të gjitha paratë që menaxhon Trusti të investohen në këtë fond. Do të ishte me rrezik të madh përqendrimi i saj vetëm në një vend.

Çka ndodhë me këto para, nëse fondi dështon me politikat për investime dhe për kthimin tyre?

Asgjë tjetër, pos që mund të humben paratë që secili individualisht ka kursyer për pension. Në këtë situatë, garancia që do ta jep qeveria, duhet të realizohet përmes buxhetit të shtetit, ndërkaq, kjo mund të jetë shumë e rëndë për një vend me një buxhet kaq të vogël, e kërkesa tepër të mëdha.

Krahas këtyre, duhet pasur parasysh çdo garanci që jep qeveria, në të njëjtën kohë reflekton edhe në rritjen e borxhit publik. Rreziku duket kur kemi parasysh se huazimi i 1,5 miliardë eurove përbën rreth 30 për qind të BPV-së, pa llogaritur normën e interesit që duhet paguar.

Kjo është ngarkesë e madhe, posaçërisht kur kemi parasysh se kështu nisën problemet në Greqi, Itali, Spanjë, Portugali, Irlandë dhe në vendet e tjera të Evropës. Kosova nuk duhet të shkojë kësaj rruge.