Home Blog Page 8058

Auditori gjen shumë shkelje në Zyrën e Kryeministrit

0

Zyra kryeministritZyra e kryeministrit të Kosovës nuk i ka shpëtuar llupës së Auditorit i cili ka gjetur shumë shkelje. Ky institucion ka konstatuar se kjo Zyrë ka një varg mangësish si në shpenzim të buxhetit, përmbyllje të kontratave dhe shpenzime në vetura, mosmarrje të masave nga rekomandimet e 2012-ës e të tjera, raporton KTV.

Përkundër dizajnimit të mirë të sistemit për kontrollin e brendshëm, ai nuk është zbatuar në mënyrën e duhur. ZKM, që njihet për ndarje të subvencioneve të ndryshme me mënyrën aktuale të menaxhimit nuk është duke ofruar siguri nëse ato po shfrytëzohen për qëllimet e dedikuara.

Më gjerësisht shikojeni storien e përgatitur nga ekipi i KTV-së.

Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

0

aksident ne autostradEdhe një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës e cila po kryen hetimet e nevojshme.

Sipas burimeve të Gazetës Express, deri më tani nuk është shënuar asnjë viktimë.

Zgjedhjet do ta shpëtojnë Kosovën nga diktatura

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha i cili në zgjedhjet e fundit bëri koalicion me Nismën për Kosovën, tha se zgjedhjet e reja mund ta shpëtojnë Kosovën nga regjimi diktatorial i Hashim Thaçit.

Edhe pse, siç tha Berisha në një intervistë për “Zëri”, zgjedhjet nuk janë të domosdoshme pasi që Blloku LAN me Vetëvendosja i ka numrat për t’i bërë institucionet, ai thotë se të gjithë janë bashkuar kundër PDK-së.

Në seancën e 9 tetorit, siç tha “Zafa”i cili është deputetë i Kuvendit të Kosovë, duhet të votohet Isa Mustafa për kryetar të Kuvendit, ndërsa përjashtoi çdo mundësi që në iniciativën e presidentës Jahjaga, Blloku të ulët së bashku me PDK-në për ta tejkaluar ngërçin.

Ndërkaq, përgjegjësinë për ngërçin politik ia atribuon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enever Hasanit

Zëri: Si vlerësoni situatën politike pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese?

Berisha: Ngërçi politik është si rezultat i vendimit të paarsyeshëm të Gjykatës Kushtetuese. Organi i cili është i thirrur që mos ta lejoj vendin të shkojë në bllokadë institucionale, kjo e ka bërë të kundërtën duke e futur në gërç më vendimin e saj.

Rrejdhat logjike të zhvillimit politik në një vend duhet të kenë rrugëdalje, ndërsa vendimi i Kushtetueses ka qenë i atij lloji që nuk ka lënë hapsirë për të dalë nga situata tashmë e komplikuar.

Zëri: Nga kjo që po e thuani cila është rrugëdalja nga ky ngërç?

Berisha: Për mendimin tim Blloku duhet ta votoj Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit. Me këtë rast nuk duhet të jemi peng i deklaratave politike të Enver Hasanit dhe vendimit të tij. Prandaj duhet të thirremi Kushtetë ku deputeti i Kuvendit të Kosovës është i pavarur dhe i pandikuar në vendimmarrje. Përndryshe, nëse Gjykata do të ngulte këmbë që vetëm PDK-ja, pra PDK-ja duhet të marrë përgjegjësi edhe juridike për situatën e rënd politike që e ka shkaktuar në vend.

Zëri: Gjykata Kushtetuese i ka dhënë PDK-së të drejtën për kryetarin e Kuvendit, e nëse Blloku do të votonte Isa Mustafën për kryetar kuvendi në seancën e të enjtes, atëherë do ta përsëriste gabimin e bërë me 17 korrik?

Berisha: Është e vertet që Gjykata i ka dhënë të drejtë PDK-së për kryetar të Kuvendit, rrjedhimisht PDK është e pafuqishme për ta pasur kryetarin sepse nuk i ka votat. Ashtu siç thash më lartë nëse në Kushtetutë deputeti është i pavarur në vendime dhe i pandikuar për të votuar, atëherë konform pikës 127 të vendimit të Gjykatës duhet të veprojë Blloku. Edhepse deklaratat që i ka dhënë Enver Hasani në Vjënë dhe me qëndrimet e tij publike, janë simptoma që vendin do ta qoj drejtë një diktature dhe një polititike të mbrapsht. Unë nuk e di në një vend demokratik ku shumica parlamentare nuk mund t’i krijoj institucionet e vendit, kuvendin dhe qeverinë. Kjo ndodh vetëm në Kosovë.

Zëri: Blloku ka bërë kërkesë për seancë të kuvendit me 9 tetor, në këtë seancë nuk do të marrë pjesë PDK-ja, si do të veprohet në këtë seancë?

Berisha: Seanca e thirrur nga Blloku me 9 tetor e ka kuorumin për ta zhvilluar vazhdimin e seancës konstituive dhe sigurisht sipas ftesës do të rrjedhin proceset gjatë seancës. Është jo-logjike dhe jo-normale 36 deputet t’i bllokojnë pralamentin prej 120 deputetëve.

Zëri: A prisni që në këtë seancë edhe në mungesë të PDK-së të zgjidhet kryetar i Kuvendit Isa Mustafa?

Berisha: Në fakt kjo seancë është në rrjedhën normale që ka të bëjë me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të kuvendit dhe unë nuk besoj që kjo nuk duhet të ndodh, atëherë pse është thirrur seanca.

Zëri: Pra, nëse nuk ka tejkalim të këtij ngërçi a i shihni zgjedhjet si opsion për ta tejkaluar atë?

Berisha: Për mendimin tim zgjedhjet mund ta shpëtojnë vendin vetëm nga diktatura dhe mentalitetit dikatorial në të cilën është aktualisht Kosova. Ndyshe nuk ka kushte dhe rrethana të tilla që Kosova të shkoj në zgjedhje sepse tashmë Blloku e ka shumicën parlamentare në kuvendin e Kosovës.

Zëri: Mirëpo, kësaj shumice parlamentare Gjykata nuk ia ka dhënë të drejtën për ta pasur kandidatin e vet për kryetar kuvendi?

Berisha: E thash edhe më herët se Gjykata me vendimet e saja e ka sjell vendin në një ngërç të madh politik. Unë personalisht mendoj që Enver Hasani dhe mbështetësit e tij, kanë përgjegjësi edhe juridike edhe historike. Nuk ka logjikë kjo pasi që Gjykata dhe Presidentja janë të thirrura edhe në kushtetutë që vendin nuk duhet ta fusin në kolaps. Tek ne po ndodh e kundërta. Me veprimet që janë duke i bërë veqanrisht Gjykata Kushtetuese e ka futur vendin në një krizë të thellë politike.

Zëri: Deri më tash edhe partitë Politike por edhe shoqëria civile kërkonin që të ndërhyj Presidentja e vendit dhe në momentin që Presidentja ka marrë iniciativë që t’i konsultojë subjektet politike Blloku nuk pranon të ulët në tavolinë me të gjitha subjektet tjera?

Berisha: Unë mendoj që Presidentja me fuqinë e vet juridike nuk ka aq fuqi që të bëjë zgjidhje. Nuk e di sa është e arsyeshme që të ulemi PDK-në, kur dihet se ka një Bllok i cili tashmë i ka numrat. Nuk e di pse duhet të ulemi më PDK-në, kur zgjidhja është të Blloku LAN së bashku me Vetëvendosjen.

Asamblisti i LDK-së Qemal Krasniqi, ndihmon të sëmurën Luljeta Lubovecin

0

Qemal krasniqiAsamblisti i LDK-së në Prizren, Qemal Krasniqi, ka ndihmuar të sëmurën Luljeta Lubovecin.

Ai thotë se këtë gjestë humanë e ka marrë në shenj solidarizimi për të sëmurët.

“Më kanë thënë se është shumë studente e zgjuar dhe kam shpreh vullnetin me i ndihmu me një pagë të asamblistit rrethe 200 euro”, shprehet Krasniqi për PrizrenPress.com

“Konkretisht pagën e muajit të kaluar ia kam dedikuar kësaj vajze për shërim”.

Luljeta Luboveci vuan nga një sëmundje e rëndë. Ajo kërkon ndihmën e të gjithë qytetarëve për të shëruar këtë sëmundje./PrizrenPress.com/

LLLL

Seanca e të enjtes në pikëpyetje

0

Kuvendi i Kosoves 7Kuvendi i Kosovës ka pak gjasa që të mblidhet edhe këtë javë, pavarësisht mbledhjes së nënshkrimeve nga blloku i partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, që kjo seancë të thirret për ditën e enjte, më 9 tetor.

Partia Demokratike e Kosovës si Grupi më i madh parlamentar, që është përcaktuar me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ka paralajmëruar se do të marr pjesë vetëm në seancën që do të thirret nga kryesuesja Flora Brovina.

Andaj, në vend të debatit që blloku i partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje e kërkojnë në Kuvend, PDK kërkon që negociatat të zhvillohen paraprakisht.

Zyrtarë të PDK-së të kontaktuar nga programi ynë, kanë rikujtuar se nuk ka devijim nga deklaratat që lideri i kësaj partie dhe kryeministri në largim, Hashim Thaçi i ka bërë gjatë fundjavës.

Thaçi kishte ftuar të gjitha partitë parlamentare të ulen dhe së bashku të gjejnë zgjidhje, duke parashikuar se negociatat ndër partiake do të krijonin rrethana edhe për lëshime e kompromise politike.

“Kemi pasur situata jo të këndshme edhe në të kaluarën, por gjithmonë jemi ulur, kemi diskutuar dhe kemi gjetur zgjidhjet më të mira për vendin edhe për shoqërinë. Në kuadër të këtij komunikimi të brendshëm ndër-partiak të gjendet zgjidhja, të arrihet marrëveshja dhe dihet që me marrëveshje askush nuk mund të realizon 100 për qind atë që dëshiron”, kishte deklaruar Thaçi.

Ndërkohë, grupimi i partive që synojnë t’i ndërtojnë institucionet e reja pa e përfshi PDK-në në postet udhëheqëse, kanë mbledhur 62 nënshkrime duke kërkuar që seanca të thirret për të enjten. Mirëpo, aktualisht Kuvendi nuk ka Kryetar e as Kryesi.

Andaj mbetet për interpretim se si do të procedohet kjo kërkesë e koalicionit pas zgjedhor, pasi që kryesuesja e seancës, Flora Brovina u ka kërkuar partive parlamentare që të arrijnë së pari marrëveshje para se të thirret vazhdimi i seancës konstituive.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se rrethanat e krijuara mundësojnë edhe thirrjen e seancës së me anë të nënshkrimeve.

“Neni 66 i Kushtetutës flet edhe për mundësinë që Kuvendi të mblidhet vet. Po ashtu, e njëjta Kushtetutë sqaron që përmes 40 nënshkrimeve deputetët mund të thërrasin seancë të jashtëzakonshme. Unë mendoj që bllokada institucionale që PDK-ja po e bën, e krijon atë situatë të jashtëzakonshme që na lejon neve që me 40 nënshkrime ta thërrasim vazhdimin e seancës”, ka thënë Osmani.

Në Kuvendin e Kosovës përfaqësohen edhe 20 deputetë nga radhët e pakicave.

Grupet e tyre parlamentare janë deklaruar se do të merrnin pjesë në seancën e thirrur nga opozita vetëm nëse ajo do të vlerësohet se është në harmoni me Rregulloren e punës dhe Kushtetutën.

Thirrja e seancës pa Partinë Demokratike të Kosovës është parë si një mision i pamundur edhe nga analistë të ndryshëm politik.

Marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili i njeh vetëm PDK-së të drejtën e propozimit të kandidaturës për kreun e Kuvendit, analistët kryesisht kanë mbështetur zgjidhjen që PDK të marrë postin e kryetarit të Kuvendit, kurse blloku LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, të provoj formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën konstituive nga 17 korriku. Mirëpo kjo seancë mbetet e papërfunduar pasi që grupi më i madh parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit, PDK-ja, nuk po arrin të zgjedh kryetarin e Kuvendit për mungesë të votave, përderisa koalicioni pas zgjedhor LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, ndonëse ka krijuar një shumicë në Kuvend, nuk po gjen hapësirë kushtetuese për të marrë këtë post. /REL/

Triptik për çlirimin e mendimit

0

Prend Buzhala, shkrimtarPrend BUZHALA
1.
Në dramën e tj të absurdit “Rinoçeronti” Euzhen Jonesko, përpos metamorfozimit të njerëzve në kreatyra të shëmtuara (shpëton pa u metamorfozuar personazhi kryesor); vë, në replikën e personazheve, edhe dialogun ekskluzivist, aprioristik, përjashtues, të tyre… jashtë caqeve kufijve të të cilave qëndrime e mendime, ata nuk e shohin veten. Ata mbyllen në atë gëzhojë….
Po ne, si e shohim veten KËTU E TASH, në Atdheun tonë të dashur? Ne nuk mund ta shohim veten JASHTË GËZHOJËS SË POLITIKËS, mbasi POLITIKA E SOTME ne nuk na sheh jashtë vetvetes, jashtë sinorëve të saj!!! Nuk ka mjekë, sespe ata tashmë janë QENIE POLITIKE, nuk ka as arsimtarë, as inxhinierë, as sportistë, as solistë, etj, sepse tashmë ata nuk janë të tillë, njerëz të profesionit e të prirjeve të tyre, por njerëz të politikës, qenie politike. Një tirani e re është kjo, që i ka mbërthyer të gjithë, si brigada vullnetarësh të këtij rrethi të dhunës, që nuk përfill dëshirat dhe vullnetin e të tjerëve. Dhe kemi frikë veten ta shohim jashtë saj. Mbyllemi, izolohemi brenda këtij realiteti të frikshëm; mbyllemi e lëvizim vetëm brenda MENDIMIT TONË, TË VËRTETËS TONË, ku ka eksluzivitet, apo përjashtim të tjetrit, apo qoftë dhe mënjanime të llojllojshme… si akte të kësaj tiranie vetjake… dhe politike a kolektive…. Sepse veten duam ta shohim vetëm si qenie politike, domethënë: ke QËNDRIMIN TËND, MENDIMIN TËND APRIORI, një qëndrim të frikshëm e të llahtarshëm aprioristik.

Dhe, të mos harrojmë: jemi edhe QENIE TË VDEKSHME, domethënë: jemi njerëz.
Dhe, që ta mënjanojmë këtë tirani mbi veten, duhet TË MËSOHEMI TË BASHKËBISEDOJMË.
Dhe: jo ajo e moçmja: dhëmb për dhëmb, argument kundër argumentit… sepse, në këso rastesh, ti e ndërton një raport tjetër… ky është hapi i parë i Çlirimit të Mendimit.
Dhe vetvetes.

2.
Si e gjejmë veten në këtë epokë thyerjesh, rëniesh, përmbysjesh, ringritjesh; në këtë epokë të proceseve të mëdha që ndodhën e po ndodhin brenda nesh; dhe të proceseve të mëdha që ndodhën në plan botëror? Në fakt, si jetojmë në këso kohe që quhet dhe EPOKË DIXHITALE, posaçërisht në një Kosovë kaq të varfër dhe ende të pafat, të goditur nga zhgënjimi dhe pakënaqësia, nga HUMBJA E SHPRESËS? Para luftës, kur jetonim nën kushtet e një dhune sistematike, na therte e na dhimbte, fort na dhimbte, kur bota na shikonte me indiferencë. Dhe nuk fliste për ne…. Erdhën çastet kur NE FOLËM dhe EVROPA PERËNDIMORE e SHBA folën… sepse bota (dhe vetë ne), kishim nevojë për vetëndërgjegjësim. Kjo VETËDIJE E RE historike, ishte NJË ÇLIRIM që ndodhi brenda qenies sonë, por ndodhi dhe përreth nesh nga dora e shtrirë e ndihmës…
E sot? A flitet për ne?
E çka i mbetet njeriut?
Të ikë dikah. Të ikë nga bashkëbisedimi! Edhe kur flet me tjetrin, ai flet me mendësinë e apriorizmit të të vërtetave të veta, pra rreshtohet në brigadat e tiranisë. Domethënë: njeriu arratiset nga vetvetja. Nga qenia e tij. Në këso ikjesh nuk ka as mendim! Ka vetëm një qenie-kukull. Ikën të gjejë një strehë jashtë. Tjetri, të gjejë një strehë në shkrim, aty ku së paku, ka një dritë bashkëbisedimi…
Kosovën e izoluar, e vret kjo indiferencë, njësoj si para luftës. Edhe me fajin tonë.
Sigurisht, që të flitet për Kosovën, është e domosdoshme, si buka; domosdoshmëria e vetëndërgjegjësimit, e vetëdijesimit, jo vetëm brenda nesh, po edhe jashtë nesh… rreth nesh. Por jo si reduktim a ngushtim i të folurit në rrethin POLITIK, POR SI MENDIM JETËDHËNËS, SI IDE E GJALLË (hapi i dytë për ta çliruar mendimin, të folurit dhe vetveten). Të folurit politik, po shihet, e bën të pamundshëm dialogun, marrëveshjen me njëri-tjetrin… Dhe, në këso situatash, na kaplon edhe së brendshmi TË MOSFOLURIT, dmth mungesa e të folurit të gjallë, sepse edhe brenda qenies sonë, mendësia e tillë e mbylljes, e apriorizmit, secilin prej nesh (edhe intelektualin e krijuesin) na bën të jemi të pamundshëm!

Prandaj, është borxh, jo vetëm i intelektualëve dhe krijuesve, që ta rikthejnë mendimin e gjallë, idetë e gjalla, të folurit e gjallë, që dialogun politik ta kthejnë në vatrën e bashkëbisedimit autentik, jetësor, të gjallë, të të vërtetës. Aty është edhe triumfi i të vërtetës. E ky rikthim, do të thotë KTHIM TE VETJA, sepse ekziston bashkëbisedimi, të folurit a dialogu jashtëpolitik pikërisht për tema edhe të jetës politike.

3.
Te e fundit, kudo në botë DHIMBJA NJERËZORE E KA VETËM NJË GJUHË, ashtu sikundër HUMANIZMI E KA VETËM NJË GJUHË – NJERËZOREN. Sepse atëherë veprojmë “jashtë programit” që përhap zhgënjim. Dhe, të bashkëbisedosh, të bësh dialog, ti je në anën e kundërt të këtij realiteti tiranie. Nuk është e habitshme, pse kultura përpiqet t’i thyejë këta kufij të tiranisë brenda nesh, por edhe brenda hapësirës ballkanike, kurse ajo të sulmohet që në hapat e parë. Pra, NJERIU I MBYLLUR (argat i vetëtiranizimit e i tiranisë), nuk do dialog, kurse dialogu e thyen këtë skemë. Tirania që na ka kapluar, na detyron që të kapitullojë dhe shpirti ynë. Një shpirt shkatërrimtar i kësaj tiranie brenda nesh, që na e arratis dhe kulturën e trashëgiminë e saj në barbarizëm e në regres kulturor; sado që prej viteve ’90 e këndej, u krijua një traditë e re e përkujtimit të vlerave tona, e integrimit të të mënjauarve brenda hapësirës kulturore e politike…

E kemi dëgjuar atë shprehjen: MENDIM I HAPUR. Në letërsi ekziston dhe përkufizimi i shkrimit letrar si VEPËR E HAPUR (Umberto Eco), ku depërtimi te shtresat e veprës bëhet nëpërmes shumë rrugëve e çelësave… Në realitetin e hapur ka shumë çelësa për zgjidhje (ky është hapi i tretë për çlirim të vetes, mendimit dhe dialogut nga tirania). Në të mbyllurin duhen shifra, “norma”, rregulla…e ku ka moskomunikim, shtim të tiranisë. Në këtë HAPJE, krejt interpretimet, krejt rrugët, krejt çelësat, janë të rëndësishëm, janë të barabartë. Prandaj në këso rastesh nuk nevojitet çelësi për ta zbërthyer ndonjë gjëegjëzë. Rrugët janë të hapura…

PDK-ja e don me çdo kusht rektor të UPZ-së, Kadri Kryeziun

0

Kadri KryeziuKa kaluar një muaj që prej se është mbyllur konkursi për rektor të UPZ-së, Këshillit Drejtues ende s’ka arritur që të zgjedh rektorin e ri. Preferenca e drejtuesve të PDK-së, që me çdo kusht ta emërojnë Kadri Kryeziun si rektor të UPZ-së, duket se ka bllokuar gjithçka.

Një burim i Gazetës Blic i afërt me procesin e përzgjedhjes së rektorit të ri të UPZ-së, i ka thënë Gazetës Blic se udhëheqësit e PDK-së po e duan me çdo kush Kadri Kryeziun për rektor të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Sipas këtij burimi, Këshilli Drejtues i është drejtuar edhe me një kërkesë Ministrisë së Arsimit, vetëm e vetëm që të gjejnë hapësirë ligjore, për ta zgjedhur Kryeziun për rektor.

Këshilli Drejtues edhe një kërkesë në MASHT
Se Këshilli Drejtues i UPZ-së i është drejtuar sërish Ministrisë së Arsimit për cështjen e zgjedhjes së rektorit, e ka konfirmuar për Gazetën Blic edhe kryetari i këtij këshilli, Abdulla Aliu.

Ai i ka thënë Gazetës Blic se sërish i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duke kërkuar sqarime shtesë se përse nuk u lejohet profesorëve me thirrjet “Profesor Asistent” të zgjedhen rektor. “Edhe më herët i kemi dërguar një kërkesë Ministrisë së Arsimit se përse nuk u lejohet profesorëve me thirrjet akademike “Profesor Asistent” të zgjedhet rektor i UP-zë. Herën e parë Ministria e Arsimit na ka kthyer përgjigje negative, se duhet të respektohet statuti i UPZ-së. Mirëpo, kësaj here kërkesa është më e detajizuar, për dallim nga hera e parë kur kërkesa ka qenë shumë e përgjithësuar. Jemi në pritje të përgjigjes nga MASH-ti”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Sipas tij, javën tjetër me gjasë do të marrin përgjigje nga ana e MASHT-it. Sipas Aliut, në rast se MASH-ti thotë se duhet të respektohet Statuti, pra që për rektor kanë të drejtë vetëm ata profesorë me thirrjet “Profesor ordinar” dhe “profesor i asocuar”, atëherë ne do të procedojmë tutje, sepse i kemi në garë tre kandidatë që e kanë këtë thirrje.

Megjithatë, Aliu nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe të anulohet konkursi.
I pyetur se a po insistohet që përmes ndryshimit këtyre kërkesave t’i mundësohet që Kadri Kryeziu të zgjedhety rektor, Aliu ka thënë se nuk flet me emra të veçantë.
“Në UP lejohet që rektor të zgjedhet edhe kandidati me thirrjet profesor asistent. Këtë po e kërkojme edhe ne, në mënyrë që të jetë një garë me cilësore, e jo vetëm me tre kandidatë”, ka thënë ai.
Sërish përgjigje negative?!

Në anën tjetër, një burim brenda Ministrisë së Arsimit i ka thënë Gazetës Blic se kjo kërkesë ende nuk është shqyrtuar, por me gjasë do të marrë përgjigje negative, për faktin se nëse lejohet një gjë e tillë do të ishte kundërligjore. “Pranimi i kësaj kërkese do të ishte në kundërshtim me statutin e UPZ-së”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë, para disa ditësh, kur Këshilli Drejtues i ishte drejtuar me kërkesën e parë MASHT-it, këshilltari i ministrit Buja, Arbër Morina i kishte thënë Gazetës Blic se vetëm Kuvendi i Kosovës mund ta ndryshoj statutin, prandaj ai kishte kërkuar që të respektohen procedurat.
“Statutin e ka miratuar Kuvendi dhe vetëm Kuvendi mund ta ndryshoj atë, natyrisht me iniciativë të Ministrisë së Arsimit”, kishte thënë ai. Ai kishte mohuar se ka interferim të politikës në zgjedhjen e rektorit të ri.

Problemet që i ka Kadri Kryeziu me statutin e UPZ-së, e kanë favorizuar shumë kandidatin tjetër, Ramë Vataj, i cili ka qenë deputet i PDK-së në legjislaturën e kaluar, por që më 8 qershor dështoi të marrë votat e mjaftueshme.

Një burim i Gaztës Blic brenda UPZ-së, ka thënë se Vataj edhe pse është nga PDK, tani për tani nuk ka edhe shumë mbështetje nga udhëheqësit e partisë në pushtet që të marrë postin e të parit të UPZ-së.
Pos Kadri Kryeziut e Ramë Vataj, në garë për të parin e UPZ-së janë edhe: Lirak Karjagdiu, Isuf Musliu, Gani Gjini, Florije Govori-Fejzullahu, Fahredin Shabani dhe Nagip Skenderi, i cili një kohë ishte edhe sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme. /Gazeta Blic

Jahjaga, më 1 nëntor në Beograd?

0

Atifete jahjagaE para e shtetit të Kosovës ka mundësi të shkojë në kryeqytetin serb, Beograd më 1 nëntor nëse i përgjigjet pozitivisht ftesës së Komisionit Evropian për të marrë pjesë në një takim të Komisionit Trelateral.

Arber Vllahiu, këshilltari i lartë i Presidencës i ka thënë Klan Kosovës se thirrja është bërë dhe se “tashmë po diskutohet mundësia që Jahjaga të shkoj në Serbi”, porse Vllahiu e ka sqaruar se ende nuk ka vendim zyrtar.

Merret vesh se në takim janë të ftuar kryeministri serb Aleksander Vucic, si dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Nuk dihet, nëse në këtë tubim po qe se ndodh Kosova do të prezantohet si shtet i pavarur me simbolet e tij, kjo pasi që as Serbia e as 5 shtete anëtare të BE-së nuk e pranojnë Kosovën shtet të pavarur.
Sipas zëdhënësit Vllahiu, ftesa për vizitën në Beograd është bërë në emër të Presidentes së Republikës se Kosovës.

Zyrtarja e parë e shtetit të Kosovës që e ka vizituar Beogradin, ka qenë ish ministrja e Integrimit evropian, Vlora Çitaku e cila vjet në qershor ka marrë pjesë në një debat të organizuar nga një organizatë jo qeveritare serbe.

UFO në Prizren?(Video)

0

ufo ne pzNjë video e postuar para pak vitesh tregon se edhe Kosovën e kanë vizituar UFO’t. Derisa po filmonte qytetin e bukur të Prizrenit, syri i kamerës ka hasur në një objekt në formë elipse për të cilin xhiruesi dyshon se është një pjatë fluturuese.

Se çfarë është në të vërtetë ai mjet nuk dihet, megjithëse kjo nuk është hera e parë që mjete të tilla janë incizuar nëpër Kosovë.

 

Kriza politike lë ambasadat pa rroga

0

Flamuri i Kosoves dhe te tjereveVonesa në krijimin e institucioneve qendrore të Kosovës, kur po bëhen katër muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve të përgjithshme, ka vështirësuar punën në shërbimin diplomatik të Kosovës.

Në së paku pesë ambasada të Kosovës në shtete të ndryshme të Evropës, për më shumë se dy muaj nuk janë bërë pagesat për objektet me qira dhe pagat e zyrtarëve, që punojnë në këto ambasada.

Një zyrtar që punon në njërën nga ambasadat në Evropën perëndimore, ka thënë se stafi në atë ambasadë është duke kaluar periudhë të vështirë si pasojë e mungesës së mjeteve financiare. “Ka dy muaj që nuk kemi marrë pagesat për rroga dhe ato për qira dhe kjo ka filluar të paraqesë problem për stafin”, ka thënë burimi i “KALLXO.com” nga një ambasadë e Kosovës në një shtet perëndimor. “Me sa jam i informuar, nuk është vetëm ambasada jonë në këtë gjendje. Janë edhe disa të tjera nëpër Evropë që po përballen me problem të njëjta”, është shprehur burimi, emri i të cilit është i njohur për redaksinë.

Bëhet fjalë për misionet diplomatike në Berlin, Vjenë, Paris, Bernë dhe Romë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka pranuar se në pesë ambasadat nuk janë kryer me kohë pagesat për paga dhe qira.

Sipas ministrisë, deri te kjo situatë është arritur në mungesë të rishikimit të buxhetit të vitit 2014. “Për shkak të mosrishikimit të Buxhetit të Kosovës, praktikë kjo e paraparë edhe me ligjet në fuqi në gjysmën e dytë të këtij viti, kemi pasur vonesa dhe vështirësi të vogla në ekzekutimin e pagesave për qiratë dhe pagesat e stafit lokal në pesë misione diplomatike”, ka qenë përgjigja e MPJ-së.

Rishikimi i buxhetit ndodh në mes të vitit, por për shkak se Kuvendi i Kosovës është jofunksional, një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani.

Vendimi i fundit që deputetët e Kosovës kishin marrë daton në muajin maj, kur ata vendosën që vendin ta dërgojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Që nga ajo kohë, Partia Demokratike e Kosovës, në njërën anë, dhe koalicioni paszgjedhor i përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, dhe Lëvizja Vetëvendosje, në anën tjetër, janë zhytur në garën për ta marrë postin e kryeparlamentarit, duke vonuar në krijimin e institucioneve qendrore.

Por, edhe pse sipas ministrisë problemi me pagesat “tashmë është tejkaluar”, pasi kanë thënë se Ministria e Financave ka nisur të mërkurën proceduar për ekzekutimin e mjeteve të nevojshme, burimi me të cilin ka kontaktuar “KALLXO.com” ka thënë se nuk e ka marrë pagën ende.

Në anën tjetër, Ministria e Financave ka thënë se e ka pranuar një kërkesë të tillë nga MPJ, por është ende duke e trajtuar atë. “[Kërkesa e MPJ-së] është duke u trajtuar dhe kjo do të realizohet duke u bazuar në procesin e rregullimeve buxhetore të tremujorit të fundit”, është thënë në përgjigjen e Ministrisë së Financave.

Megjithatë, MPJ nuk duket të jetë e brengosur nga këto vonesat, sepse sipas tyre e gjithë kjo situatë nuk ka ndikuar “fare punën dhe funksionimin normal të misioneve diplomatike”.

Njohës të çështjeve ekonomike i kanë thënë “KALLXO.com” se mosrishikimi i buxhetit do të sjellë pasoja të mëdha në funksionimin e sektorëve të caktuar të ekonomisë si pasojë e vendimeve të ekzekutivit pa mbulesë financiare.

Alban Hashani, thotë se në mungesë të rishikimit buxhetor, qeveria nuk arrin të përmbushë politikën e saj fiskale dhe ndryshimet që kanë ndodhur ndërkohë.

Sipas tij, qeveria e ardhshme do të jetë e shtyrë të operojë me buxhetin të cilin e përfundon mandatin kjo qeveri. “Ky buxhet, edhe pse është dizajnuar duke përcjell rregullin fiskal, në mungesë të mekanizmave të kontrollit që janë paraparë në kudër të kuvendit nuk është imun ndaj keqpërdorimeve eventuale që rezultojnë si pasoj e mungesës së një mbikëqyrje të kujdesshme”, ka shtuar Hashani.