Home Blog Page 8057

Tirana Film Festival, 5 464 filma nga 107 vende të botës

0

20141007095441724646Këtë vit në edicionin e 12 të TIFF kanë aplikuar 5,464 filma nga 107 vende të botës, prej të cilëve nga Europa 3,417, Amerika e Jugut 748, Azia 436, Amerika e Veriut 335, Afrika 323 dhe nga Australia 178 filma.

Të apasionuarit me kinemanë do të kenë mundësi të ndjekin një sërë filmash sipas kategorive të programuar tërësisht për ta, si kategoria fiction, filmi i animuar, eksperimentali dhe një përzgjedhje tërësisht e përkushtuar për dokumentarin.

Deri tani nga 5,464 filma 526 janë të metrazhit të gjatë dhe 4,938 filma të shkurtër. Më shumë filma janë regjistruar në kategorinë fiction me 4,039, dokumentarë 803, eksperimentalë 337 dhe të animuar 285 filma. Viti i prodhimit të filmave është 2,271 në vitin 2014 dhe 2,947 filma në vitin 2013.

Vërehet një rritje e ndjeshme këtë vit në aplikimet e bëra në krahasim me vitin e kaluar kur kishim vetëm 1,200 filma nga 92 vende të botës.

E reja këtë vit është “Festivali i Rrugës”, i cili do të zhvillohet tek Pedonalja. Rruga do të jetë e mbyllur për trafikun dhe do të transformohet në një shëtitore për këmbësorët me një tunel të lehtë, me koncerte muzikore, projeksione në natyrë e më shumë. “Festivali i Rrugës” do të jetë e hapur gjatë gjithë javës së TIFF.

“Vëllazëria Pronto” e fundosi Kosovën

0

Kim mehmetiPublicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, thotë se Kosovës i nevojiten vite të tëra që të dalë nga lloçi ku e zhyti mendësia e “Vëllazërisë Pronto”. Sipas tij, në këtë situatë është më mirë vendi të shkojë në zgjedhje të reja, sesa të formohet një qeveri teknike

Zëri: Si e shihni zgjidhjen për daljen nga ngërçi politik në Kosovë?

Mehmeti: Nuk është e vërtetë ajo që e dëgjoj shpeshherë, se vetëm në shoqëritë shqiptare ka politikanë të korruptuar. Nuk është aspak e vërtetë se vetëm mes nesh mund të mbijetojnë politikanë të paaftë, ngaqë edhe në shoqëritë me demokraci të konsoliduar, ka politikanë që nuk ia vlen t’i vësh as drejtues të kooperativës bujqësore, e le më të drejtojnë ndonjë segment të shtetit dhe të cilët shpeshherë edhe i dërgojnë si misionarë nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimore, mbase duke besuar se si të tillë, më mirë do të komunikojnë me realitetin e këtushëm. Por, ka diçka që është bërë shenjë njohëse e shoqërive shqiptare: në shoqëritë tona, politika është biznesi më fitimprurës. Pastaj në shoqëritë tona, partia që i fiton zgjedhjet, bëhet pronare e shtetit, asaj i takojnë të gjitha e tjerëve asgjë, kështu që fati i partisë në pushtet, së bashku me atë të kryetarit të saj, barazohet me atë të shtetit..

Tri aksidente brenda 24 orësh në regjionin e Prizrenit

0

aksident ne autostradTri aksidente të trafikut kanë ndodhur brenda 24 orësh në regjionin e Prizrenit. Policia e Kosovës njofton se në të tri aksidentet fatmirësisht nuk ka pasur asnjë viktimë.

Aksidenti i parë ka ndodhur në rruga “Reshtani” në Suharekë.“Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile me ngasës meshkuj K/Shqiptarë. Përveç, dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit e veturës i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, njofton Policia e Kosovës.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në rr. “Transite” në Rahovec.”Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe katër bashkudhëtarë, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor. Njëri nga vozitësit mbetet në tretman mjekësor në QKUK ndërsa të tjerët lirohen në shtëpi”.

Kurse, aksidenti i tretë ka ndodhur në fshati Mrasor të Rahovecit” Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile me ngasës meshkuj K/Shqiptarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar njëri nga vozitësit e automjetit dhe një bashkudhëtar i njërës nga veturat të cilëve u është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës e më pas janë liruar për në shtëpi.”/PrizrenPress.com/

Vendimmarrja dhe klientelizmi politik në Prizren

0

skender susuriShkruan: Skender Susuri, prof

Vendimmarrjet në Komunën e Prizrenit shoqërohen me shkelje të dukshme të dispozitave ligjore, arbitraritet, politizim dhe klientelizëm. Shumë zyrtarë të lartë komunal pjesën e madhe të orarit të punës e kalojnë në séanca gjygjësore, tani më ka edhe aktvendime të gjykatave, me të cilat është vërtetuar fajësia e tyre, por abuzimet , arbitrariteti dhe klientelizmi ( favorizimi i një rrethi të ngusht njerzish – miqësh) vazhdojnë, janë në trend, janë shtrirë në të gjitha zyrat e komunës, duke u bërë “kulturë e punës – vendimmarrjes”. Punësimi nuk bazohet në rregullat formale të konkursit , por në rregullat parciale të klientelizmit. Klientelizmi nuk ka të bëjë vetëm me favorizim, ka të bëjë edhe me diskriminim, duke ju mohuar dikujt një të drejtë themelore dhe e mirë e cila i takon, e drejta për punë.

Ligji mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04 / L – 032 / 2011, neni 35 pika 4 e obligon DKA që në komisionin për zgjedhjen e mësimdhënësve, pos drejtorit të shkollës të përfshihen edhe përfaqësuesit e Këshillit Drejtues të shkollës përkatëse, e cila nuk ka ndodhur në asnjë rast të vetëm në Komunën e Prizrenit . Ky anashkalim i dispozitave ligjore është i qëllimshëm ngase në të gjitha rastet e krijimit të marrëdhënies së punës për mësimdhënës, vendimmarrja është arbitrare, politike dhe klienteliste. Komisioni është formal, sa për ta “ përmbushur” një dispozitë ligjore, ngase vlerësimi – poentomi bëhet sipas kërkesës së “shefit” – drejtorit të DKA , i cili kuptohet duhet t’i përmbahet interesimeve klienteliste të shefave të tjerë të lartë komunal, duke i refuzuar kandidatët e kualifikuar, vetëm se nuk janë anëtar apo mbështetës të partisë në pushtet, për më keq shumë vende pune nuk publikohen , me qëllim të sistemimit të klientelës.

Komuna e Prizrenit dhe DKA, duke e parë se politizimi, arbitrariteti dhe klientelizmi në vendimmarrjet e tyre, janë të dukshëm për publikun dhe organet gjygjësore, s’ fundmi kanë filluar t’i kërcënojnë të gjithë ata kandidatë – aplikues, të cilët “ guxojnë ” të kërkojnë rezultatet e intervistimit ( vlerësimin – poentimin ) dhe qasjen në dokumentacionin e konkursit. Ky veprim i njëanshëm dhe arbitërar bije ndesh me Ligjin për Qasjen në Dokumentat Publike ( dokumentat zyrtare ) nr. 03 / L – 215 të Republikës së Kosovës – neni 4, njëherit është veprim jokushtetues , bije ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 41 – e drejta e qasjes në dokumente publike, në vete përmban elemente të veprës penale, rrjedhimisht zyrtarët e DKA, të cilët janë duke e penguar dhe pamundësuar qasjen e kandidatëve – aplikuesëve në dokumentacionin e konkursit, janë duke konsumuar elemente të veprës penale.

Njoftimi i kandidatëve pjesëmarrës në konkurs vetëm përmes një njoftimi formal, të publikuar në tabelat e shpalljeve në DKA , ku shënohet vetëm emrin i kandidatit “ të pranuar’ në punë, pa ju ofruar atyre, asnjë e dhënë tjetër lidhur me konkursin përkatës ( kriteret e vlerësimit, numrin e pikëve të kandidatëve konkurues, udhëzimet juridike për të drejtën e kundërshtimit etj.) është jo ligjor dhe arbitrar. DKA e ka obligim ligjor, që secilin kandidatë pjesëmarrës në konkurs, ta njoftoj individualisht përmes vendimit përkatës, me vendimmarrjen – rezultatin e konkursit ngase konkurrimi dhe e drejta e ankimimit janë individuale.

Nuk ka asgjë më johumane, abuzive dhe korruptuese se shfrytëzimi i postit – pushtetit dhe i fuqisë politike për të përndjekur në mënyrë selektive të gjithë ata / ato që mendojnë ndryshe , bile edhe fëmijët dhe të afërmit e tyre , në anën tjetër përmes makinacioneve, rrenave dhe mashtrimeve me e fsheh korrupsionin , abuzimin apo klientelizmin e vetë dhe të njerëzve të veshur me pushtet.

Banorët e lagjes “Tusuz” dhe planifikimi urban në Prizren

0

prizreni5Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” nis ciklin e debateve “Planifikim urban me pjesëmarrje”.

Flaka Xërxa, koordinatore projekti tha se qëllimi i këtyre debateve është prezantimi i të gjeturave të fokus grupeve me shtatë grupe të komunitetit në Prizren për identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve në raport me planifikimin urban.
“Debatet do të jenë forume të avokimit publik ndaj qeverisë lokale, ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të grupit përkatës të komunitetit, komunës, shoqërisë civile, medias, qeverisë qendrore dhe ekspertë të planifikimit urban”. Ky cikël i shtatë debateve realizohet në kuadër të projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës…” që përkrahet nga Olof Palme International Center, e cila mbështetet nga Qeveria e Suedisë.

“Debati i radhës i ciklit “Planifikim urban me pjesëmarrje” mbahet më 08 tetor 2014 (e mërkurë), në Restaurant Marashi në Prizren duke filluar nga ora 11:00”, tregon ajo.

“Fokusi i debatit të pestë është gjendja e kësaj lagjeje të Prizrenit dhe sfidat me të cilat përballen banorët e saj në raport me planifikimin urban”.

Për të diskutuar mbi temën “Banorët e lagjes Tusuz dhe planifikimi urban në Prizren”, EC Ma Ndryshe ka ftuar banorë të kësaj lagjeje, aktivistë dhe përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues të komunës së Prizrenit dhe të organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrje në këtë debat.
Panelistë të debatit do të jenë: Hasan Hasani, Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike (në pritje të konfirmimit) dhe Naser Berisha, banor i lagjes, ndërsa debati do të moderohet nga Elmedina Baxhaku.

Çështjet për të cilat do të diskutohet në këtë debat janë: Infrastruktura rrugore (rrugët dhe trotuaret), Transporti urban, Ndërtesat dhe hapësirat publike, Shkollat, Sportet, Punësimi, Edukimi, Shëndetësia, Kultura dhe Mjedisi. Gjatë debatit do të prezentohen edhe të gjeturat e anketës së fundit me 400 respondentë në Prizren mbi perceptimet e qytetarëve për planifikimin urban./PrizrenPress.com/

Jahjaga pret sot propozimet e liderëve politikë

0

Atifete jahjagaPresidentja Atifete Jahjaga duket se do të jetë më e prerë në veprime gjatë kësaj jave.

Është bërë e ditur se ajo sot pritet t`i presë në tavolinën e saj propozimet e liderëve të partive politike për daljen nga kriza institucionale.

Analistë politikë ndërkaq insistojnë në fuqizimin e rolit të presidentes sipas mandatit të saj që parashihet me Kushtetutë.

Eshtrat në kurbet deri në bashkim kombëtar

0

ttAs për së vdekuri nuk dëshiron të jetë në Kosovë, përderisa Kosova me Shqipërinë të jenë një. Një ballist nga një fshat i Pejës ka lënë amanet që eshtrat e tij të mos varrosen në Kosovë përderisa të mos bashkohen të gjitha trojet shqiptare. Tribuna sjell rrëfimin për njeriun i cili që nga viti 1945 iku jashtë vendit si armik i popullit, për të ardhur në vendlindje vetëm pas luftës. Adem Sylë Sadria ka refuzuar të varroset në Kosovë, përderisa nuk ka bashkim kombëtar.

Javën e kaluar në Munih të Gjermanisë ka vdekur në moshën 94 vjeçe, Adem Ahmeti. Ai ishte njëri prej grupit të ballistëve të trajnuar nga CIA dhe Shërbimi gjerman për të luftuar komunizmin në trojet shqiptare gjatë luftës së Dytë Botërore dhe vitet e para pas luftës. Por ai ka vdekur me diçka që i ka mbetur pikë në zemër. Nuk e përjetoi bashkimin e trojeve shqiptare, për çka kishte luftuar dhe ishte angazhuar tërë jetën e tij.

Sekretari i Ballit Kombëtar në Kosovë, Afrim Shabi, tha për gazetën “Tribuna” se Adem Ahmeti para se të vdesë ka lënë amanet që të mos e varrosin në Kosovë. “Ai e ka lënë amanet që t’ia sjellim eshtrat në vendlindje kur të bëhet bashkimi i trojeve shqiptare”, tregon Shabi amanetin që e ka lënë Adem Ahmeti, i lindur në fshatin Katundi i Ri në Pejë. Ky amanet nuk i ka pëlqyer shumë djalit të vetëm të tij që jeton në Katundin e Ri/tribuna/

Padronët e ligjit

0

Gjyqtaret e Gjykates KushtetueseNjë vendim që pati e marrë Qazim Qeska në vitin 2010 i pati kushtuar jo vetëm atij personalisht por edhe Partisë Demokratike të Kosovës. Duke dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të Rahovecit, e pati çuar komunën në zgjedhje të parakohshme. E në përfundim të garës zgjedhore, vendin e Qeskës e pati zënë Smajl Latifi i AAK-së.

Qeska s’pati mundur t’i evitonte zgjedhjet edhe pse i pati rënë “pishman” për dorëheqje. Zgjedhjet s’pati mundur t’i shmangte as Hashim Thaçi si kryeministër, duke mos e konsideruar si të mirëqenë dorëheqjen e bashkëpartiakut. Ishte Gjykata Kushtetuese ajo që e pati marrë si relevant aktin e dorëheqjes e jo atë të rikthimit në punë të Qeskës.

Këtë e kishte bërë duke iu përgjigjur kërkesës për interpretim nga ish-presidenti Fatmir Sejdiu. Ky i fundit, më pas, në pajtim me kompetencat kushtetuese i pati shpallur zgjedhjet për Rahovec. Pjesë e panelit që e kishte hartuar vendimin në rastin Qeska, atëbotë ka qenë gjyqtari amerikan, Robert Carolan../tribuna/

Diplomati rus: Serbia ta marrë veriun, Kosova Luginën

0

Andrey Y. ShugurovDiplomati rus në Prishtinë, Andrey Y. Shugurov, është i bindur se minoritetet nuk kanë të ardhme në Kosovë, prandaj, siç thotë ai, shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte opsioni më i arsyeshëm për të dyja palët.

Sipas tij, përfshirja e komunave veriore në kuadër të Kosovës në vitin 1959 ka qenë artificiale, kështu që situata duhet të kthehet në mesin e shekullit të kaluar, kur Lugina e Preshevës ishte Kosovë, e pjesa veriore Serbi.

“Mendoj se ky do të ishte opsioni më i arsyeshëm. Por, po e përsëris ky është mendimi im personal që është krijuar pas pesë viteve që po qëndroj këtu në Kosovë”, thotë për gazetën “Zëri” Shugurov, udhëheqës i Zyrës ruse në Prishtinë, e cila funksionon në kuadër të Ambasadës Ruse në Beograd…/zëri/

Presidentja duhet të shkojë në Beograd

0

Adem DemaciKryetari i Komisionit Trilateral, Jean-Claude Tricet, e ka ftuar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, të marrë pjesë në forumin e këtij komisioni, i cili do të mbahet në Beograd nga 31 tetor deri më 2 nëntor. Presidenca ka konfirmuar marrjen e ftesës, por nuk ka treguar nëse shefja e shteti do të marrë pjesë në këtë forum, ku do të diskutohet për shtetet kandidate të Ballkanit Perëndimor dhe rruga e integrimit të tyre në BE.
Këshilltari i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu, ka thënë për “Epokën e re” se vendimi për pjesëmarrjen ose jo të presidentes në këtë forum do të publikohet me kohë. “Presidentja zyrtarisht ka marrë ftesën për këtë forum, ndërsa çështjet e tjera janë në diskutim e sipër. Për çdo gjë do të informohemi me kohë”, ka deklaruar Vllahiu.

Ndërsa simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, ka deklaruar për “Epokën e re” se presidentja e Kosovës duhet të shkojë në këtë takim dhe duhet të thotë fjalë të forta. “Presidentes nuk i bie copa të shkojë në Beograd, vetëm se duhet ta dijë se çka po flet me ta atje. Ne luftën e kemi mbaruar me ta. Nuk është problemi për t’u takuar ose për të mos u takuar, por duhet të dimë se çka të kërkojmë prej tyre dhe çka po kërkojnë ata. Ne i kemi ata fqinjë të parë dhe nuk ke ku i çon. Pra, nuk ke qare pa u takuar me ta”, ka deklaruar Demaçi.

Ai ka bërë me dije se presidentja Jahjaga në Beograd duhet të kërkojë nga Serbia zbatimin e marrëveshje të arritura në Bruksel. “Presidentja duhet të kërkojë atje që ato marrëveshje që i kemi nënshkruar në Bruksel më 19 prill të vitit 2013 t’i zbatojë, sepse Serbia deri më tani asnjë prej tyre nuk i ka realizuar. Kështu që, nuk ka kuptim t’i vazhdojmë bisedimet me Serbinë dhe kjo asnjë marrëveshje të mos zbatojë. Meqë bashkësia ndërkombëtare po insiston që këto dy shtete të afrohen, atëherë presidentja le të kërkojë prej Serbisë t’i zbatojë të gjitha ato marrëveshje që janë nënshkruar deri më tani, si dhe të kërkojë që Serbia të mos japë deklarata se nuk do ta pranojë Kosovën kurrë shtet. Pra, presidentja duhet të flasë fjalë të forta e të mos tutet”, është shprehur Demaçi.

Sipas tij, shefja e shtetit duhet të deklarohet edhe në Beograd se Republika e Kosovës është për fqinjësi të mirë, por këtë duhet ta dëshmojë edhe Serbia. “Presidentja atje duhet të tregojë se Kosova është për fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet që ka përreth. Por, fatkeqësisht, Serbia nuk po dëshiron fqinjësi të mirë me neve. Serbia çdoherë po e shfrytëzon rastin, duke thënë se nuk e ka as mendjen ta pranojë Kosovën si shtet. Serbia, gjithashtu, po bën presion te shtetet e ndryshme të botës nëpërmjet shantazheve të ndryshme të mos e njohin Kosovën si shtet”, ka deklaruar Demaçi, duke shtuar se Serbia para vendeve anëtare të BE-së po deklarohet se është e gatshme për t’u integruar në BE, në anën tjetër nuk po ndërmerr hapa që e dërgojnë në atë drejtim.
Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka deklaruar se Serbia pa kërkim falje, pa pajtim me Kosovën dhe pa normalizim të marrëdhënieve me Kosovën nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së.

Gjithashtu, ai ka thënë se presidentja duhet t’i përmendë në Serbi të drejtat që Kosova ua ka garantuar serbëve brenda terrorit të saj. “Ne ua kemi dhënë serbëve të Kosovës që janë 5 apo 6 për qind të drejtat sikur të ishin ata 30 për qind. Askush në botë nuk ua jep këto të drejta. Zakonisht minoriteve u jepen ato të drejta lokale që u takojnë. Ndërsa ne gjuhën serbe e kemi bërë gjuhë shtetërore, sikurse gjuhën shqipe.

Këtë veç shqiptarët e kanë bërë. Pra, presidentja e Kosovës duhet t’ua numërojë këto të drejta që ne ua kemi dhënë serbëve dhe të tregojë se këtë askush deri tash nuk e ka bërë”, ka vlerësuar Demaçi. Në këtë kontekst, ai ka thënë se edhe presidentja dhe gjithë përfaqësuesit e tjerë duhet të kërkojnë që shqiptarëve të Luginës së Preshevës t’u njihen të gjitha të drejtat që Kosova ua ka njohur serbëve që jetojnë brenda territorit të saj.

“Presidentja duhet t’ua tërheqë vërejtjen Evropës dhe Serbisë, se ato të drejta që po ua njohim ne vullnetarisht dhe me dëshirë serbëve këtu, duhet që edhe Serbia t’ua njohë edhe shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kjo është drejtësia e Zotit dhe demokracia të cilën Evropa duhet ta përkrahë. Kurse vëllezërit tanë atje të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë apo të tretë, e ne këtu t’ua japim krejt ato që po i kërkojnë serbët”, ka thënë Demaçi