Arifi: PDK-ja po i bllokon institucionet

Avni Arifi-aakAnëtari i Kryesisë së AAK-së, Avni Arifi, ka thënë se shtyrja e vazhdimit të seancës konstituive nga kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina,është e dëmshme për demokracinë dhe parlamentarizmin në Kosovë

Ai ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se një veprim i tillë është një goditje e rëndë e angazhimeve të presidentes Jahjaga për ta tejkaluar ngërçin politik.

“Besoj se ky veprim i Brovinës është goditje ndaj angazhimeve të presidentes Jahjaga dhe nuk i shërben askujt, as PDK-së”, është shprehur Arifi, duke e akuzuar PDK-në për bllokimin e formimit të institucioneve të reja.

“PDK-ja është duke vazhduar bllokimin e formimit të institucioneve të reja, përfshirë edhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Po ashtu, PDK-ja është duke vazhduar t’i torturojë qytetarët e Kosovës dhe po u shkakton dëme afatgjata institucioneve të Kosovës, me shpresë se blloku do ta marrë përgjegjësinë e tyre”, ka deklaruar Arifi. Në këtë kontekst, Arifi ka thënë se shtyrja e seancës është dëshmi se askush nuk dëshiron të bashkëpunojë me PDK-në.

“Pra, kjo është një dëshmi se asnjëra nga partitë politike shqiptare nuk dëshiron të jetë në koalicion me PDK-në”, ka theksuar Arifi.

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit