Home Blog Page 8077

Mustafa: S’ka kryeministër konsensual

0

Isa me jahjagenPresidentja kërkoi që LDK të shkoi në takim ndaras nga koalicioni opozitar me AAK, NISMËN dhe LVV. Këtë e ka thënë kreu i LDK-së, Isa Mustafa pas takimit që e zhvilloi me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Herën e parë, në zyrën e presidencës ka shkuar bashkë përfaqësuesit e të gjitha partive të koalicionit, VLAN. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit me presidenten ka thënë se e kundërshton idenë e zgjedhjes së një kryeministri konsensual.

“Nuk mund të flitet për kryeministër konsensual. Kryeministri duhet të jetë i zgjedhur i popullit”, ka thënë Mustafa.
Pas takimit me LDK-në, te presidentja Jahjaga ka shkuar edhe përfaqësuesi i Listës Serbe.

Kuçi: PDK do të jetë konstruktive

0

Jahjaga-kryesia e PDKZyrtarë të lartë të PDK-së në krye me kryetarin Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Gjatë takimit është diskutuar rreth mundësisë së daljes nga “ngërçi” politik.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë se PDK-ja do të jetë konstruktive në këtë proces.

“Ne do të jemi konstruktiv dhe mendojmë që zgjedhjet duhet të jenë zgjidhja e fundit. Megjithatë, nëse do të jetë e nevojshme për zgjedhje ne jemi të gatshëm”, ka thënë Kuçi.

Gjatë ditës pritet që presidentja Jahjaga të ketë takim edhe me përfaqësues të partive tjera politike.

Korenica: Liderët duhet të pranojnë takim të përbashkët me presidenten

0

Fisnik Korenica-gsjpFisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, një prononcim për Telegrafin ka thënë se liderët e së cilës parti politike në Kosovë, nuk duhet të refuzojnë një takim konsultues me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëse kjo e fundit e bën një ftesë për takim të përbashkët me liderët e subjekteve politike.

Sipas tij, pavarësisht faktit se presidentja e vendit nuk ka aq influencë sa që t’i detyroj liderët e partive për ta gjetur një zgjidhje për ngërçin politikë, “besoj se secili liderë duhet të ketë guximin të shkoj në një takim të përbashkët me shefen e shtetit”.

“Pastaj në një procedurë të zakonshme konsultimi, presidentja me liderët e partive politike, të tentojnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët për sa i takon zhbllokimit të situatës politike. Bojkoti i një takimi të përbashkët, të ftuar nga presidentja e Kosovës, nuk mendoj që është i arsyeshëm, do të ishte shprehje kundër një versioni institucional të mënyrës sesi zgjidhen krizat institucionale sikurse kjo që e kemi pas zgjedhjeve të 8 qershorit”, ka thënë Korencia për Telegrafin.

Ai më tutja ka theksuar se “nëse presidentja e thërret një tryezë të përbashkët, ku do të uleshin liderët e të gjitha partive politike, kjo nuk do të duhej të shihet si nënshtrim i bllokut VLAN ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e as si heqje dorë e VLAN-it nga kërkesat e saj”.

“Shefja e shtetit, kërkesën për takim të përbashkët me liderët e partive, e bën në bazë të pozicionit të saj kushtetues. Kurrsesi e drejta për të thirrur këtë takim nuk paragjykohet në bazë të asaj se cila parti e ka shumicën. Prandaj besoj se refuzimi i secilës palë nuk është i logjikshëm, sepse askush nuk e ka të drejtën të refuzoj konsultimet me shefen e shtetit për sa i takon çështjeve të funksionimit të institucioneve”, ka thënë ai.

Ndërsa, i pyetur rreth zërave që po dëgjohen brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e të cilët kërkojnë që të rishikohet marrëveshja në mes të bllokut VLAN, Korenica ka theksuar se deklarimet e disa deputeteve të LDK-së, të cilët kërkojnë rishikim të marrëveshjes, janë më shumë qëndrime personale në raport me ndarjen e tortës, respektivisht janë të pakënaqur me hisen që i takon LDK-së sipas marrëveshjes së bllokut VLAN.

“Qëndrimet e këtyre eksponentëve të LDK-së nuk duhet të shihen si qëndrime qe janë pro ndërtimit të qeverisë në mes LDK-së dhe PDK-së. Këto figura kanë të drejtë të bëjnë debat dhe të shprehin mendimin e tyre, edhe nëse ai nuk përshtatet me qëndrimin e partisë. Unë mendoj që ata (zërat kundërshtues brenda LDK-së), në mes të dy opsioneve – qeverisë së udhëhequr nga partia në pushtet dhe një qeverie të drejtuar nga blloku VLAN, do ta zgjidhin këtë të dytën”, ka thënë ai.

Në 12:00, mblidhet Kryesia e PDK-së

0

Kryesia e PDK14-16Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në ora 12:00, bëjnë të ditur burime të gazetës Kosova Sot.

Kryesia pritet të diskutoj për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet ditën e enjte.

Ndryshe, sërish kandidat i PDK-së për Kryeparlamentar pritet të jetë Arsim Bajrami i cili seancën e kaluar nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për tu zgjedhur në këtë pozitë.

Begaj kërkon përgjegjësi për projektet e papërfunduara

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ka kërkuar përgjegjësi për mospërfundimin e disa projekteve të filluara kohë më parë, por të cilat, deri më tani është dashur të jenë të përfunduara.

“Unë dua përgjegjësi për të gjitha ato projekte të cilat tashmë është dashur të jenë të përfunduara, prandaj, drejtoritë përkatëse, duhet të gjejnë arsyet, se pse këto projekte ende nuk kanë përfunduar”, tha Begaj.

“Shkolla e Vërmicës, është dashur të jetë tërësisht në funksion të nxënësve, ajo nuk ka filluar ende, shkolla në Shkozë, gjithashtu është dashur të jetë e përfunduar, e mos të flasim pastaj për rregullimin e lumit Mirusha”, tha Begaj, duke kërkuar gjetjen e arsyes për mospërfundim të këtyre projekteve.

Përndryshe, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, drejtorët kanë raportuar për punën e tyre dhe aktivitetet e rregullta të drejtorive. Po ashtu në këtë mbledhje, u bë e ditur, se janë në përfundim të përpilimit të listës për investimet kapitale, që do të futet në propozim buxhetin e viteve 2015-2017, propozim i cili pritet të miratohet në mbledhjen e Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet të martën. /PrizrenPress.com/

Përfundojnë Ditët e Trashëgimisë Shpirtërore ‘Hajde!’ në Prizren (Foto)

0

Prizren-Performansa e valltareve te vegjelMe manifestimet e djeshme të realizuara në Sheshin Shadërvan në Prizren, u përmbyll një javë e plotë e Ditëve të Trashëgimisë Shpirtërore. Në ngjarjet përmbyllëse performuan vullnatërt e ShKA “Agimi” dhe instrumentistët e Kuartetit Pentagram, ndërsa në të njëjtën kohë të pranishmit e vizitonin mini-panairin e artizanateve dhe e shijonin ushqimin tradicional të rajonit të Prizrenit. Dita u përmbyll me ndarjen e certifikatave për pjesëmrrësit e punëtorisë pesë ditore të Filigranit, aktivitet qendror i Ditëve të Trashëgimisë Shpirtërore HAJDE!.

“Manifestimet për të kremtuar trashëgiminë jomateriale (shpirtërore) u organizuan në kuadër të projektit të përbashkët të BE/KE për Përkrahjen dhe Promovimin e Diversitetit Kulturor në Kosovë, nga 23 deri më 28 shtator 2014. Ditët e Trashëgimisë Kulturore HAJDE! në Prizren u organizuan nga EC Ma Ndryshe, ndërsa qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i trashëgimisë kulturore të rajonit të Prizrenit dhe nxitja e qytetarisë aktive për mbrojtjen e këtyre vlerave”, thuhet në kumtesën e OJQ-së “EC Ma Ndryshe”.

“Në këtë javë kushtuar trashëgimisë jomateriale (shpirtërore) aktivitetet ishin të ndara në grupe, Punëtoria e zejes së Filigranit për të rinjtë dhe Hapësira Publike e Padukshme. Punëtoria e zejes së Filigranit kishte 12 pjesëmarrës nga Shkupi, Gjakova, Korça, Juniku, Prizreni, Prishtina e Tirana. Gjatë gjithë javës, këta të rinj kanë punuar me mjeshtrit e filigranit nga Prizreni dhe njëkohësisht kanë ndjekur një program ligjëratash dhe vizitash të trashëgimisë kulturore. Pas përfundimit të punëtorisë, secili pjesëmarrës prodhoi nga një vepër filigrani, të cilat u ekspozuan në ditën përmbyllëse të HAJDE!”.

“Pjesa e dytë e aktiviteteve të HAJDE! u mbajt në Sheshin Shadërvan të Prizrenit dhe kishte për qëllim ekspozimin e praktikave shpirtërore të trashëgimisë në Hapësirën e Padukshme Publike të qytetit. Gjatë këtyre ditëve, në hapësirën publike u paraqitën Aziza Shefitagiq nga fshati Lubinjë e Poshtme me traditën e lashtë të pikturimit të fytyrës së nuseve nga rajoni i Zhupës, rapsodët e Malishevës me interpretimin e këngëve kreshnike dhe Ramadan Bajselmani nga Suhareka me mizhnicë (gajde) dhe fyell. Në ditën e fundit të javës HAJDE! performuan valltarët e ShKA Agimi nga Prizreni dhe instrumentistët e Kuartetit Pentagram, derisa në mini-panairin e artizanateve po ekspozoheshin produktet e punuara me dorë të filigranit, plisave, briskave dhe veshjeve tradicionale. Nëkëtë ditë u promovua edhe gastronomia tradicionale e rajonit të Prizrenit”.

Ky aktivitet është mbështetur financiarisht nga projekti i përbashkët i BE/KE për Përkrahjen dhe Promovimin e Diversitetit Kulturor në Kosovë. /PrizrenPress.com/

Prizren-Hajde1 Prizren-Hajde2 Prizren-Hajde3 Prizren-Hajde4 Prizren-Hajde5 Prizren-Hajde6 Prizren-Hajde7 Prizren-Hajde8Prizren-Performansa e valltareve te vegjelPrizren-Hajde9

Strategjia e PDK-së: Thellimi i krizës që do ta thyente Bllokun!?

0

Kryesia e PDKAs këtë javë nuk pritet që të tejkalohet ngërçi politik në Kosovë. Edhe pse Presidentja e vendit është kthyer nga SHBA dhe do të mbajë edhe një takim konsultativ me dy palët e barrikaduara para seancës së 2 tetorit, megjithatë nuk pritet që njëri apo tjetri grupim të lëshojë pe.

Kjo ngjet sepse strategjia e PDK-së nuk ndezi as me bërjen e numrave nga minoritet dhe Lista Serbe si dhe disa të rebeluar nga LDK-ja, AAK-ja e VV!-ja që do t’u jepnin numrat por as me pritjet që ndërkombëtarët do të ndërhynin në krizë duke e thyer Bllokun e Koalicionit paszgjedhor.

Sipas një burimi ndërkombëtar të Gazetës Blic, PDK-së s’i kanë mbetur shumë rrugë për daljen nga kriza pasi që tashmë edhe udhëheqja e ngushtë e kësaj partie e ka të qartë që nuk do të mundet t’i sigurojë numrat për Kryeparlamentar apo shumicë qeverisëse.

“Jahjaga nuk do të ndërhyjë drejtpërdrejtë. Ajo do t’i udhëzojë palët ta respektojnë së pari Kushtetutën e më pas edhe vendimin e Gjykatës dhe me vete ka vetëm një porosi nga zyrtarët e Washingtonit e ajo është që nuk do të ketë zgjedhje të reja”, ka thënë ky burim për Gazetën Blic.

Në anën tjetër, një zyrtar i lartë i PDK-së i cili nuk ka dashur që t’i përmendet emri ka thënë që për këtë parti nuk kanë mbetur shumë opsione.

“Ne e kemi të qartë që nuk do të mund ta thyejmë Bllokun. Por ai do të thyhet vetvetiu kur të shihet se vendi po shkon në krizë edhe më të thellë”, ka thënë ky zyrtar i kësaj partie i cili megjithatë shpreson që Jahjaga dhe ndërkombëtarët këtë gjë do t’ua bëjnë të qartë edhe partive të Bllokut.

Projekti gjithëpërfshirës për Kalanë e Prizrenit

0

KalajaPrizrenitKalaja e Prizrenit, si një ndër monumentet më me vlera historike, kulturore dhe arkitekturore dhe si një lokalitet që ruan një shtresëzim kulturor që nga periudha parahistorike e deri në fillimshekullin e kaluar, do të jetë epiqendra e një projekti restaurimi, për të cilin u tha se do ta kthejë Kalanë në gjendjen në të cilin ka qenë para rrënimit, që ka ndodhur kohë pas kohe këto 100 vjetët e fundit.

Senat Haliti, arkitekt dhe menaxher projektesh në organizatës “CHwB”, organizatë e cila së bashku me Institutin Arkeologjik të Kosovës, ka në dorë restaurimin e Kalasë, për gazetën “Zëri”, ka folur më detajisht për projektin, duke thënë se punimet në terren në pjesën e Kalasë e cila mbulohet me fondet e këtij projekti orientimisht do të duhej të fillonin së realizuari gjatë pranverës së vitit të ardhshëm. “Secila palë, do të përfshijë në grupet e punës ekspertë të brendshëm dhe të jashtëm sipas nevojës. Është qasje e CHwB-së që të angazhojë dhe bashkëpunojë me kuadro vendorë, qofshin ata ekspertë të lartë apo edhe zanatlinj dhe vetëm në rastet kur këto kuadro mungojnë brenda vendit, të sillen bashkëpunëtorë prej jashtë”, pohoi Haliti, duke folur për përbërjes së ekipit që do ta restaurojë fortesën e cila ngrihet mbi qytetin e bukur të Prizrenit, sikurse edhe mbi luginën e thellë të Lumëbardhit dhe rrafshin e Dukagjinit.

Sipas tij, ende nuk dihet përfundimisht se cilat ndërhyrje do të bëhen në Kala, por do të jetë procesi që do të ndjekim ai që do të na japë një pasqyrë më të qartë të natyrës së ndërhyrjeve që do të realizohen në Kala. “Përndryshe, projekti është i orientuar më tepër në konservimin e strukturave arkeologjike të gjetura në Kalanë e Poshtme. Vlen të ceket që paralelisht me këtë projekt, IAK është duke vazhduar gërmimet dhe është duke bërë konservimin dhe restaurimin e disa pjesëve në Kalanë e Epërme”, tregon Haliti.

Projekti i cili përveç që do ta bëjë të mundur që fortesa qindravjeçare të përdoret përsëri si e tillë, siç ishte përdorur deri në vitin 1912, ka për qëllim gjithashtu që t’i kushtohet kujdes edhe krijimit të kushteve elementare për shfrytëzim, duke përmirësuar qasjen, duke vendosur shenjëzimin e duhur interpretues dhe duke krijuar një rrjet shtigjesh për qarkullimin e vizitorëve.

Sipas Halitit, veçantia e tërë këtij projekti është koncepti se si është menduar që të realizohet ky projekt. “Përveç konservimit dhe rishfrytëzimit (adaptimit), si komponentë të rëndësishëm janë edhe krijimi i një modeli të interpretimit dhe hartimi i planit të menaxhimit. Rëndësi e veçantë do t’i kushtohet përfshirjes së palëve me interes sikur janë institucionet relevante lokale, shoqëria civile, komuniteti profesional, institucionet e nivelit qendror në të”, tregon Haliti, duke shtuar se rëndësi të veçantë do t’i kushtohet edhe qëndrueshmërisë. “Do të jenë plani i rishfrytëzimit (rivitalizimit) të pjesshëm dhe plani i menaxhimit përmes të cilit do të tentojmë që për Kalanë e Prizrenit të sigurohet jo vetëm qëndrueshmëria financiare, por edhe ajo ambientale e institucionale”, shton ai.

Qëllimi kryesor i organizatës për të cilën kontribuon Haliti, është që puna e tyre të ketë ndikim në të ardhmen dhe duke u ndërlidhur këtu, ai shtoi se përmes këtij projekti synohet ruajtja dhe vënia në pah e vlerave të monumentit duke bërë të ditur se do të investohet në ruajtjen fizike të mbetjeve të cilat i janë të ekspozuara kërcënimeve natyrore. “Dëme këtij monumenti po i shkaktojnë edhe lëvizjet e pakontrolluara të vizitorëve. Përndryshe, projekti nuk do të kufizohet vetëm në investime të karakterit fizik, përkatësisht vetëm në konservim, por do të punohet në atë drejtim që ky aset i qytetit të jetë në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve”, pohoi ai, duke shtuar se përmes komponentit do të zhvillohen modele novatore shumëdimensionale që do të mundë të përdoreshin për qëllime edukimi dhe turizmi.

Cyrih: Paraqiten ushqime nga 28 vende të botës, mes tyre Kosova

0

Cyrih-ushqimeTë shtunën janë prezantuar ushqimet tradicionale të 28 vendeve të botës në Opfikon-Glattbgrugg të Cyrihut, në mesin e tyre edhe ato nga Kosova

Në këtë aktivitet ansambli “VATRA” ka përfaqësuar Kosovën me simbole shtetërore dhe ushqime tradicionale të kuzhinës nga treva të ndryshme të vendit, transmeton AS.

Në festival me mbi 3000 vizitorë interesim të madh kanë treguar edhe për ushqimet nga Kosova, llojllojshmërinë e tyre, të cilat i përgatitën nënat dhe motrat shqiptare në mënyrë vullnetare, pa asnjë kompenzim, falë aktivitetit të aktivistëve dhe udhëheqësve të këtij ansambli, i cili ka dhënë një kontribut të madh për kulturën dhe përfaqësimin sa më të drejtë të shqiptarëve para shtetit dhe popullit zviceran.

Koalicioni kryen sulme ajrore kundër ISIS-it

0

Avionet qe po luftohet ISISAvionët e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA-së goditën të shtunën Sirinë veriore, pranë kufirit me Turqinë, tha Pentagoni.

Objektiv i sulmit ishin militantët e Shtetit Islamik në një qy tet me banorë kurdë, i cili ka qenë i rrethuar nga ekstremistët gjatë 1 1 ditëve të fundit.

Sipas aktivistëve dhe zy rtarëve kurdë, luftëtarët e Shtetit Islamik e qëlluan me raketa qytetin që njihet me dyemra, Kobane dhe Ain al-Arab.

Deri më tani është njoftuar të paktën 12 persona janë plagosur ne sulmet me raketë. Nuk pati njoftim për viktima nga sulmet ajrore të koalicionit.

Ndërkohë Komanda Qendrore amerikanë deklaroi se në të shtata misionet ajrore të koalicionit morën pjesë Arabia Saudite, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rrethimi i këtiji qy teti nga Shteti Islamik bëri që rreth 160 mijë refugjatë të shkojnë drejt Turiqsë. Kurse qindra luftëtarë kurdë nga Turqia kanë shkuar në ndihmë të qy tetit sirian. /Start/