Home Blog Page 8078

Përfundon procesi i numërimit në PD

0

Kuvendi Zgjedhor PD14-29Rreth orës 07:30 minuta të mëngjesit të sotëm ka përfunduar numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, raporton Start.

Pas këtij procesi, do të përgatiten procesverbalet e duhura, për t’i dërguar më pas në selinë e Partisë Demokratike ku edhe do të bëhet llogaritja përfundimtare. Pas kësaj do të shpallet lista me 150 fituesit, ku 30% do të jenë gra, ndërsa 15% të rinj.

Nga rreth 7 500 delegatëve të ardhur nga rrethet, kanë votuar rreth 7 0% e ty re, ndërsa në garë janë 285 kandidatë. Për numërimin e votave u ngritën 10 komisione, të përbërë nga 3 anëtarë secili, të cilët do të numërojnë çdo votë që përmban
150 emra.

Prizren: Një muaj paraburgim për ndërmjetësuesin e prostitucionit

0

Prostitucion2Gjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar një muaj paraburgim shtetasit nga Lezha e Shqipërisë Marjo Kolës. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të shërbimit seksual të viktimës së trafikimit.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake e Gjykatës Themelore të Prizrenit vendosi që ndaj të pandehurit Marjo Kola nga Lezha Republika e Shqipërisë t’i caktohet paraburgimi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

“I pandehuri, do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1(një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 25.09.2014, dhe do të zgjasë deri me datën 25.10.2014, në ora 13:00“. /PrizrenPress.com/

Stefan Fule sot në Tiranë, opozita do të jetë e pranishme

0

Stefan Fule ne TiraneDitën e sotme pritet që Komisioneri për Zgjerim, të mbërrijë në Tiranë. Lidhur me këtë, Majlinda Bregu bëri të ditur se opozita do të jetë e pranishme.

Ditën e sotme, Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule, do të jetë i pranishëm në Tiranë. Kjo vizitë e tij në Shqipëri, është e fundit për Stefan Fule si Komisioner për Zgjerim dhe i pari që mbahet pasi Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në BE. Sot do të mbahet Tryeza e 4 e Dialogut të Nivelit të Lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ky dialog mbahet në kuadër të pjesëmarrjes në raundin e katërt të dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE. Raporti i Bashkimit Europian për progresin në Shqipëri pritet të prezantohet në 8 tetor.

Në këtë dialog do të jetë i pranishëm kryeministri i vendit, Edi Rama dhe përfaqësues të opozitës. Kryetarja demokrate e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, do të jetë e pranishme së bashku me deputetët Eduard Halimi dhe Arben Ristani. Bregu bëri të ditur se në këtë dialog opozita do të jetë e pranishme për të kërkuar gjithëpërfshirje në procesin e reformës në drejtësi, si dhe për të treguar arsyet pse opozita nuk paraqitet në Kuvend.

Lidhur me takimet që Komisioneri Europian do të zhvillojë gjatë ditës së sotme, pritet që ai të takohet fillimisht në orën 09:15 me kreun e Kuvendit, Ilir Metën. Më pas ai do të takohet me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Në orën 11:00 ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri. Tryeza e Dialogut të Lartë pritet të nisë në orën 11:30. Aty do të diskutohet për prioritetet kyçe që konsistojnë në intensifikimin e punës së Shqipërisë ndaj reformave të domosdoshme në fushat më të rëndësishme. Pas këtij dialogu, pritet që Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule, së bashku me kryeministrin Edi Rama të mbajnë një konferencë shtypi.

Prokuroria: Do të punojmë në zbardhjen e vrasjeve politike

0

Vetevrasje-alltiProkuroria e Shtetit thotë se do të angazhohet në zbardhjen e vrasjeve politike në Kosovë, që kanë ndodhur pasluftës.

Ndërkaq zëdhënësi i Task Forcës së BE-së, thotë se për të gjithë ata që janë përgjegjës për krime në Kosovë, kjo Gjykatë do të ngritë aktakuza.

Vrasjet e pasluftës, kryesisht me motive politike që kanë ndodhur në Kosovë do të jenë pjesë e hetimeve të Gjykatës Speciale, e cila pritet të fillojë punën gjatë vitit të ardhshëm. Zëdhënësi i Task Forcës së BE-së, Joao Sousa, në një prononcim për Radio Kosovën nuk ka dashur të komentojë më shumë rreth kësaj çështje, por është shprehur se “ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë hetimet rreth akuzave që përfshihen në raportin viti 2011 të Këshillit të Evropës, dhe t’i akuzojë të gjithë ata persona që kanë përgjegjësi kriminale, për çfarë do lloji të krimit që bien nën kompetencat e këtij raporti”, është shprehur Joao Sousa.

Nga misioni EULEX-it, nuk ka munguar as kësaj radhe përgjigja e gatshme, “EULEX –i nuk komenton për hetimet.

Ndërsa nga Prokuroria e Shtetit, përmes zëdhënësit, Hekrem Lutfiu Radio Kosova ka marr këtë përgjigje se “Prokurori i Shtetit në takimet me prokurorët e EULEX-it do të kërkoj që këto raste të trajtohen me prioritet në mënyrë që këto raste të zbardhen dhe të vihet drejtësia në vend sa më shpejtë që është e mundur.”

Vrasjet politike në Kosovë, e që janë kryer ndaj zyrtarëve të lartë të LDK-së, vazhdojnë të mbesin edhe më tutje, të pazgjidhura. Deri tash vetëm një raport përmbledhës hetimor i kryer nga hetuesi amerikan Gery Farnsworth i viti 2012, e që është punuar në kuadër të punës së Prokurorisë së EULEX-it në procesin gjyqësor “Bllaca II” ka pretenduar që ka pas një vrasje sistematike të zyrtarëve të LDK’së. Ndërkohë që gjatë vizitës së tij në Kosovë, në korrik kryeprokurori i Task forcës së BE-së, Clint Williamson, kishte prezantuar raportin ku ai tregoi se ka dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktakuzë për krime për të paktën 10 persona, përfshirë edhe ish drejtues të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas, tij ata do të ndiqen për vrasje të motivuara etnikisht, vrasje politike, vrasje të ish bashkëpunëtorëve të regjimit, frikësim, dëbim, dhunë seksuale dhe shkatërrim të monumenteve të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

PDK kërcënon me zgjedhje

0

Thaci-voton14Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pritet që këtë javë t’i takojë dy blloqet e barrikaduara, për të folur rreth mundësisë së gjetjes së një zgjidhjeje për formimin e institucioneve të reja.

E vetmja parti e cila shprehet e gatshme të shkohet në zgjedhje është PDK-ja. Zyrtarët e saj kanë thënë për gazetën “Zëri”, se nëse nuk ka zgjidhje të kryeparlamentarit në seancën e 2 tetorit dhe nëse nuk ka marrëveshje pas konsultave të presidentes, atëherë zgjedhjet e jashtëzakonshme do të jenë të pashmangshme.

Një kryeministër konsensual

0

Jahjaga-Thaci-Mustafa-HaradinajPresidentja Atifete Jahjaga mund t’i jap fund ngërçit politik duke propozuar një kryeministër konsensual. Dy përgjigjet që ka dhënë Gjykata Kushtetuese rreth krijimit të institucioneve të reja, mjaftojnë për presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, që t’i jepet fund ngërçit institucional, shkruan Koha Ditore.

Kësisoj, e para e vendit ka përjashtuar mundësinë që sërish t’i drejtohet Kushtetueses për më shumë qartësi rreth konstituimit të organeve të Kuvendit.

Zyrtarë të Presidencës nuk kanë dashur të komentojnë për hapat konkretë që do t’i ndërmarrë presidentja në rast se dështon për të tretën herë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit

Kadaj-Bujupi: Cilido kandidat i PDK-së do të ‘digjet’

0

DonikaKadaj-Bujupi-aakAnëtarja e Kryesisë së AAK-së, njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se deputetët partive të bllokut nuk do ta votojnë kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit. Ajo në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se vota e bllokut është për Isa Mustafën.

Kadaj-Bujupi është shprehur e bindur se pas dështimit të PDK-së blloku LDK-AAK-Nisma dhe VV do ta konfirmojnë Isa Mustafën kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Dështimi i radhës së PDK-së nënkupton që ajo e konsumoi të drejtën e vet. Tash është radha jonë si deputetë të shumicës të ofrojmë zgjidhje”, është shprehur Kadaj-Bujupi.

Ajo ka thënë se kushdo që kandidohet nga PDK-ja për kryeparlamentar është i “djegur”.

“Blloku LDK-AAK-Nisma dhe VV jemi shumica dërrmuese dhe të vetmit që mund ta qeverisim vendin bazuar në numrin e votave të cilat burojnë nga vullneti i popullit”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Malishevë: Opozita e akuzon pushtetin për investime selektive

0

MalishevaPushteti komunal i Malishevës po i asfalton disa rrugë të shkurtra nëpër lagje të fshatrave të ndryshme, ndërkohë që pakënaqësitë në lidhje me orientimin e projekteve janë prezente tek opozita e komunës, shkruan Koha Ditore.

Aktualisht sipas njoftimeve po punohet në asfaltimin e 3 rrugëve në fshatin Tërpezë e Epërme, në gjatësi prej rreth dy kilometrash. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka vizituar punimet në ndërtimin e rrugëve të shtunën në Tërpezë. Derisa Zyra e Informimit Publik të Komunës së Malishevës ka folur për lëvdata e falënderime të banorëve karshi kryetarit të komunës, në Tërpezë, sipas burimeve Begaj ka hasur edhe në kërkesa e ankesa të ndryshme të banorëve lokalë që nuk janë përfshirë në projektet e ndërtimit të rrugëve.

Kryetari i fshatit Tërpezë, Afrim Krasniqi, ka thënë se ankesat kanë pasur të bëjnë kryesisht me rrugë të shkurtra. “Disa qytetarë ankoheshin pse rruga nuk u është shtruar në drejtim të 2-3 familjeve, por jo për komplet ndonjë lagje”, ka thënë ai.

VLAN me strategji të fshehtë!

0

VLAN14-25Tentimi i tretë për zgjedhjen e kryeparlamentarit është mundësi e mirë për të parë nëse blloqet politike kanë reflektuar pas dështimeve të kaluara.

Ndonëse zyrtarë të këtyre partive kanë thënë se janë dukë përgatitur skenar për të mos dështuar, ata po dështojnë që të tregojnë publikisht se cila do të ishte zgjidhje e mundshme e krizës parlamentare.

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës i kanë thënë gazetës Tribuna se gjatë javës së ardhshme do të mblidhen dhe të diskutojnë për strategjinë që do të përdorin në seancën e 2 tetorit, derisa zyrtarët e VLAN-it thonë se e kanë strategjinë e gatshme, por atë e dinë vetëm të katër liderët e koalicionit paszgjedhor.

Zhbllokohet Kushtetuesja, kthehet gjykatësi Carolan

0

Robert Carolan-gjyqtar amerikanGjykatësi amerikan, Robert Carolan i cili ishte ka dhënë dorëheqje nga Gjykata para pak ditësh, pritet të rikthehet sërish në detyrë.

Carolan do të kthehet në detyrë nga data 1 tetor 2014. Më herët është raportuar se shkak i dorëheqjes së Carolan, kanë qenë arsyet financiare. Por, po ashtu është raportuar se kanë qenë të paktën dy ambasada në Prishtinë që kanë qenë të gatshme të bashkëpunojnë në lidhje me zgjidhjen e kësaj çështjeje, përkatësisht për të siguruar mjetet buxhetore për gjykatësin Carolan.

Ishte raportuar gjithashtu se mungesa e Carolan në Kushtetuese,e kishte lënë këtë institucion pa kuorum, pra pa mundësinë për të marrë vendime. Njëherit, kjo nënkuptonte që Kushtetuesja, në një mënyrë nuk ishte as funksionale.

Por me rikthimin e tij më 1 tetor, pritet që gjithçka të funksionalizohet.

Kjo nënkupton që Gjykata Kushtetuese mund të përfshihet në zgjidhjen e krizes, nëse Presidentja e pyet prapë Kushtetuesen se si duhet vepruar nëse partia më e madhe nuk mund ta zgjedhë kryetarin e Parlamentit./Express/