29.2 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025
Home Blog Page 8079

Shqipëria dhe Kosova po krijojnë oligarkë

0

BenBlushiShqiptarët nuk janë të varfër, ata kanë qeverisje të keqe e cila po krijon një shoqëri shumë të polarizuar dhe të paarsimuar që nuk zbaton ligjin, duke krijuar monopolet politike dhe pastaj edhe ato ekonomike, kështu që në një të ardhme të afërt këto të dyja do të bashkohen për të krijuar një sistem oligarkik dhe shanset për të pasur një sistem demokratik janë shumë larg.

Ky është shqetësimi që shpreh në detaje shkrimtari dhe politikani, Ben Blushi, në një intervistë për gazetën “Zëri”. Ai është i bindur se me këtë mentalitet qeverisës që kanë të dy shtetet shqiptare që reflektojnë model të ngjashëm të keqqeverisjes, duke ia servuar përditë e më tepër terrenin partive me karakter fetar.

Testi i arritshmërisë për klasat e nënta mbahet me 23 maj

0

Suhareke-testi maturesTesti i arritshmërisë për klasat e nënta do të mbahet më 23 maj. Këtë vit organizohet para testit të maturës, pasi ka qenë kërkesë e shkollave dhe prindërve. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e testit, ku do t’i nënshtrohen rreth 28 mijë nxënës. Testi ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të orientohen në shkollimin e mëtejshëm.

Testi i arritshmërisë, i cili organizohet për nxënësit që përfundojnë klasën e nëntë në të gjitha shkollat e vendit, ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të orientohen në karrierë dhe të bëjnë klasifikimin e profesioneve në bazë të numrit të pikëve që marrin.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, tha për Radio Kosovën se ky test do të mbahet për herë të parë para testit të maturës, pasi kjo ishte kërkesë e prindërve dhe shkollave. “Ndryshimi i datës është bërë me kërkesë të prindërve dhe shkollave për arsye se në të kaluarën testi mbahej në fund të muajit qershor dhe shumica e prindërve e humbnin një pjesë të pushimeve, duke pritur mbajtjen e testit, publikimn e rezultateve, pastaj regjistrimin ne shkollën e mesme të lartë. Kështu që këtë vit është vendosur që të jetë më 23 maj”, tha Mustafa

Mustafa, tha se në bazë të rezultatit të dëshmuar semimaturantët do të kenë mundësi t’i zgjedhin drejtimet e preferuara në shkollimin e mesëm. “Rezultatet e testit të arritshmërisë semimaturantëve ju shërbejnë për zgjedhjen e drejtimit në shkollën e mesme të lartë. U bëjmë apel DKA-ve të jenë më rigoroze në menaxhimin e testit në mënyrë që nga testi të dalin rezultate të cilat tregojnë gjendjen reale dhe njohuritë e semimaturantëve, në mënyrë që në gjimnaze dhe shkolla me elitare të pranohen nxënësit që e meritojnë më shumë”, tha Mustafa.

Zëvendësministri Mustafa, vlerësoi se testi i arritshmërisë, përveçse mat arritjen e nxënësve gjatë shkollimit të ulët, është edhe një lloj vlerësimi që u bëhet mësimdhënësve dhe shkollave. Qëllimi kryesor i këtij testi janë pikët e arritura, që tregojnë edhe nivelin e cilësisë së arsimit.

Shqiptari kërcënon aeroplanin me shkrepëse, shishe dhe “Allahu Ekber”

0

AjroplaniJanë terrorizuar pasagjerët e aeroplanit që po udhëtonin nga Zurichu i Zvicrës për në kryeqytetin kosovar, të dielën herët në mëngjes.
Një burrë, rreth 35 vjeçar, po mbante në dorë një shkrepëse e një shishe me lëng, dhe po kërcënonte se do ta çonte në erë aeroplanin.

Nën thirrjen “Allahu Ekber”, i riu kishte nisur kërcënimet me tu ngjitur aeroplani në qiell, me më shumë se 150 veta në bord.

“Do të shkojmë të gjithë te Allahu. A doni që të shkojmë në xhenet a xhehenem? Allahu është i pari, Muhamedi është pas tij, ne të tjerët nuk jemi askushi”, citohet të ketë thënë ai në lartësi prej më shumë se 10 mijë metrash.

Dëshmitarët e tregojnë ngjarjen për “Kohën Ditore”. Ka qenë Nehat Llovca, mërgimtari nga Kosova, i shkathët në arte marciale, ai që ka neutralizuar gjithçka. Atmosferën e ankthit e përshkruan edhe njëri nga yjet e estradës kosovare, që deshi të mos i përmendet emri në gazetë.

SLS ishte në Beograd, aty mori leksione si të veprojë në Kosovë

0

Mitrovice-VeriuPërfaqësues të parlamentarëve serb, saktësisht SLS’së, kanë pasur të hënën me 5 maj një takim në Beograd.

Burime të gazetës Tribuna thonë se Qeveria e Serbisë i ka instruktuar ata që të shkohet sa më shpejt në zgjedhje, me qëllim që të krijohen kushtet për krijimin e asociacionit.

Beogradi ka marrë garanci ndërkombëtare se në mungesë të ulëseve të rezervuara, kompetencat e asociacionit të komunave do të zgjerohen.

Aderimet s’pritet të sjellin ndryshimin e madh

0

partite-politikeAderimet e pjesëtarëve të shoqërisë civile në partitë politike analistët politikë i shohin si përpjekje të pasuksesshme për reformimin e partive, që nuk do të mund të sjellin ndryshimin e madh.
Aderuesit e rinj, sipas tyre, nuk do të mund të ndikojnë drejtpërdrejt në formulimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave publike, sepse, siç thonë ata, subjektet politike nuk do t’u lejojnë hapësirë për të manifestuar njohuritë e tyre, shkruan Koha Ditore.

Sipas analistëve, nëse pjesëtarët e shoqërisë civile kanë kritikuar partinë në qeverisje për keqqeverisje, atëherë çdo ndryshim i këtyre mendimeve nuk është gjë tjetër pos tentim për legjitimim të hapët të keqqeverisjes në vend.

Por, ata nuk përjashtojnë mundësinë se aderuesit mund t’u sjellin kualitete të reja partive.

Qeveria e re kah fundi i korrikut

0

QeveriaKosoves-objekti Kosova pritet të bëhet me qeverinë e re diku nga fundi i muajit korrik apo fillimi i gushtit. Agjenda e procesit zgjedhor të 8 qershorit nuk premton që qeveria e re do të mund të formohet më herët. Kësisoj, vera e sivjetme tashmë parashihet të jetë e ngrohtë për kah temperaturat, ajo mund të jetë e gjatë dhe e nxehtë edhe për kah zhvillimet politike, ngaqë nuk do të ketë pushim fare.

Bazuar nga përvojat e mëhershme, procesi zgjedhor do të mund të përmbyllet nga 8 qershori deri në javën e parë të korrikut, me certifikimin e rezultatit. Për shkak se Kosova është një zonë zgjedhore, certifikimi nuk mund të bëhet pa u shqyrtuar të gjitha ankesat e subjekteve politike. Nëse do të ketë parregullsi, mund të ndodhë të organizohen edhe rivotime në qendra apo vendvotime të caktuara,shkruan Tribuna.

Burime të gazetës kanë deklaruar se gjatë konsultimeve të partive politike dhe presidentes Atifete Jahjaga kryesisht është lakuar një muaj kohë si i domosdoshëm për ta përmbyllur gjithë procesin. Kjo, sipas të njëjtave burime, ka qenë arsyeja pse nuk është pranuar data 15 qershor për organizimin e votimeve, ngase procesi do të shtyhej në verën e vonë.

Njohja e mbi një mijë diplomave mbetet në dorë të huaj

0

DiplomaMë shumë se një mijë ish-studentë kosovarë kanë marrë diploma nga institucionet e arsimit të lartë privat në Shqipëri, kryesisht në universitetin “Kristal”, por ato prej vitesh nuk janë nostrifikuar në Kosovë.

MASHT-i dhe Agjencia e Akreditimit kanë kontestuar marrjen e tyre. E tani ato krejt këtë proces ia kanë lënë në dorë një mekanizmi të huaj vlerësues, të angazhuar nga Shqipëria, shkruan Koha Ditore.

MASHT-i pritet që kah fundi i qershorit të marrë vendim përfundimtar për njohjen, ose jo, të tyre dhe këtë do ta bëjë varësisht nga rezultatet që do të dalin nga një vlerësim që po u bëhet këtyre institucioneve nga një mekanizëm ndërkombëtar i akreditimit

Kryeziu në Has: Platforma e LDK-së do të fitojë me 8 qershor

0

Eqa ne romaj te hasitKryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu është takuar me elektoratin e LDK-së në fshatin Romajë të Hasit.

Ai në këtë takim ka shpalosur platformën politike të LDK-së.

“Kjo platformë e e LDK-së do te fitojë në zgjedhjet nacionale që do mbahen më 8 qershor te këtij viti”, tha Kryeziu.

Sipas tij, Kosovës i nevojitet një qeverisje pa korrupsion.

“LDK-ja në Prizren ka dhënë prova që mundet të qeveriset mirë në zbatim të ligjit, dhe pa korrupsion”.

“Rrotacioni i pushtetit është një element demokracie, të cilën duhet ta bëjmë si shoqëri ne mënyrë që të tregojmë se sa jemi pjekur dhe jemi demokratizua si shoqëri”./PrizrenPress.com/

 

Listat, përçajnë PDK-në!

0

PDK-logo8-07Partia Demokratike e Kosovës si duket do të ketë edhe përçarje të reja me fillimin e hartimit të listave për deputetë. Lideri i partisë, Hashim Thaçi është duke menduar që në listën e PDK-së për deputet të mos futën kandidatë të cilët kanë humbur komunat në zgjedhjet e fundit lokale, si dhe ata që janë nën hetime dhe kanë probleme me ligjin.

Kështu i ka thënë Gazetës Blic një përfaqësues i lart i PDK-së, duke mos dashur të prononcohet me emër.

Sipas tij, edhe Thaçi mendon se nëse listën e PDK-së nuk duhet të përfshihen emrat e atyre që kanë humbur pushtetin në komuna, sepse kjo mund të dëmtoj me vota partinë.

“Ish – kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, ish – kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ai i Ferizajt Agim Aliu dhe ai i Mitrovicës Avni Kastrati, kanë shprehur ambicie për të qenë kandidat për deputet. Por shumica në parti mendojnë së të gjithë këta qe i kanë humbur komunat e mëdha në të cilat ka qeverisur PDK-ja, nuk do të duhej të ishin në listën e kandidatëve për deputet. Po të kishin voto dhe të kishin punuar mirë PDK-ja do i kishte ato komuna”, ka thënë ky zyrtar i PDK-së.

Sipas tij, kjo edhe mund të shkaktoj pakënaqësi, por më mirë është te kemi pakënaqësi të individëve sesa të elektoratit.

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, në një mbledhje të këshillit Drejtues të PDK-së, kreu i partisë Hashim Thaçi dhe zëvendësi i tij, Kadri Veseli kishin kërkuar nga humbësit e komunave që të reflektojnë. Në të kundërtën ata kanë paralajmëruar se do të marrin masa ndaj tyre.
Ndërkohë një burim tjetër ka bërë të ditur se njëri prej ministrave aktual të PDK-së, i cili është edhe ndër njerëzit kryesor të partisë e ka paralajmëruar liderin e partisë se në rast se në listë përfshihen emrat e atyre që janë nën hetime dhe që kanë probleme me ligjin, ai nuk do të futet në listë për deputet.
Sipas këtij zyrtari, përpilimi i listës së PDK-së do të ketë si pasojë paraqitjen e shumë pakënaqësive.
Ndërkaq, deri më tani janë disa prej njerëzve kyc të partisë si Hajredin Kuci, Ramë Buja e disa të tjerë që kanë paralajmëruar se më nuk do të jenë pjesë e listës së PDK-së për deputetë. /Gazeta Blic/

Të rinjtë e Nismës, të gatshëm për zgjedhje

0

te rinjet e NismesNisma e Rinisë për Kosovën sot ka mbajtur një takim pune me të gjitha kryesitë e NISMËS së Rinisë për Kosovën të të gjitha komunave. Ky ishte një takim pune, që në përmbajtje të tij kishte informimin rreth ecurisë së NISMËS për Kosovën në gjithë vendin, dhe mobilizimin e mëtutjeshëm dhe aktivizimin sa më të madh të të rinjve të NISMËS për zgjedhjet e qershorit.

Kryetari i NISMËS për Kosovën, Fatmir Limaj, ka falënderuar të rinjtë e NISMËS që sipas tij, me vullnet dhe sinqeritet të plotë po angazhohen çdo ditë e më shumë për ta ndalur këtë gjendje të keqe në Kosovë.

“Me shpresë që shumë shpejt me anë të vizionit të NISMËS për Kosovën të fillojmë që së bashku të punohet ndershëm për Kosovën. Ju rinia jeni intelektualët, jeni ju ata qytetarët, që e keni përgjegjësinë kryesore për ndërtimin e shtetit të Kosovës”, është shprehur Limaj.

Ndërkaq, kryetari i NISMËS së Rinisë për Kosovën, Kreshnik Cukaj, ka thënë se, si të rinj po kalojnë ditët më të vështira të vendit tonë. “Andaj prezenca juaj këtu tregon se me tepër se çdo kush, jemi ne të rinjtë e NISMËS për Kosovën, që mundemi dhe sigurisht do t’i themi jo kësaj qeverisje aktuale, e cila që një kohë të gjatë është duke e shkatërruar rininë me anë të politikave përjashtuese”, ka thënë Cukaj.